Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - SHUMĖINTERPRETUESHMĖRIA NĖ VEPRAT E ALBERT CAMUS

Shkruan: Shkelqim PSATHA

www.dituria.se

      

SHUMĖINTERPRETUESHMĖRIA NĖ VEPRAT E ALBERT CAMUS

 

            Tė gjitha veprat e A. Camus, ndonėse nė veēanti aq tė spikatura nga njėra-tjetra, nė fund tė fundit janė njė unitet artistik qė pėrcaktojnė fenomenin brilant Camus-ian qė u shfaq dhe rrezatoi aq fuqishėm jo vetėm nė letėrsinė franceze, por edhe nė atė botėrore.

 

 

 

            Vepra artistike nuk ėshtė vetėm njė ide. Nuk mjaftohet me kaq. Njė vepėr artistike ėshtė njė shumėsi idesh. Pran­daj ajo lejon njė shumėsi interpretimesh.

            Filozofia qė ngėrthen njė vepėr artistike rifuqizohet nga forma e paraqitjes. Ndryshe nuk do tė kishte art.

            Dhe para sė gjithash, veprat e Albert Camus janė vepra arti.

            Duke kaluar nga njė roman nė tjetrin lexuesi mrekullohet me lirinė qė i ėshtė lėnė nė mundėsinė e shumėinter­pretimit tė veprės.

            Ajo ēfarė bie menjėherė nė sy nė veprat e Camys ėshtė njė fakt shumė i thjeshtė, por tepėr domethėnės, fakti qė autori asnjėherė nuk merr pėrsipėr tė gjykojė, tė japė mendime, tė shprehė ndjenjat e tij. E gjithė kjo ėshtė mirėfilli e bazuar nė vetė bindjet e tij, filozofinė e tij. Autori pėrqendrohet nė dhėnien e faktit. Rreth kėtij fakti i takon lexuesit tė mendojė e tė vlerėsojė. Autori jep minjte duke ngordhur. Ai pėrqendrohet nė dhėnien e faktit si pėrpėlitet, si i del gjak nga goja, si ngordh. Dhe kaq. Autori pėrshkruan plagėt nga murtaja nė trup tė tė sėmurit. Dhe kaq. Autori tregon se ai nuk qau, ndėrsa po i varrosej nėna. Dhe kaq.

            Tė tjerat, sa i pėshtirė ėshtė miu i mbytur nė gjak, habia se si tjetri nuk qau nė varrimin e nėnės, sa ndoht tė vjen nga ato plagė tė pėshtira nė trupat e sėmurė, etj. etj. i takon tjetėrkujt t’i mendojė e t’i rikrijojė nė imagji­natė e t’i pėrjetoj emocionalisht, e t’i interpretoje. Autori nuk merr pėrsipėr as tė gjykojė, as tė vlerėsojė. Dhe ėshtė e natyrshme. Secili ka gjykimin e tij, vlerėsimin e tij efektiv. Dikujt mund t’i ndjellė pėshtirė, dikush s’ndjen asgjė, pėr dikė tjetėr mund tė jenė zbavitės ata minj nėn gjak. S’ėshtė ēudi! Tė gjitha janė tė vėrteta, veēse jo pėr ēdo njeri.

            Ėshtė pikėrisht mundėsia pėr ta shumėinterpretuar veprėn ajo ēka na ofron Camus me romanet e tij. Njė vepėr e hapur, qė i lė mundėsi lexuesit ta interpretojė atė sipas konstruksionit tė tij shpirtėror duke shprehur njė­kohėsisht shumė tė vėrteta pėr individė tė ndryshėm, gjithmonė i shmanget komentit tė fakteve qė ajo jep sipas afeksionit shpirtėror tė autorit tė saj. Natyrisht ne, lexuesit, do tė lexonim duke pranuar si tė vėrteta, ndoshta edhe rregulla morale, ato qė nė fakt nuk do tė ishin gjė tjetėr veēse pėr njė individ, tė autorit. Por Camus ėshtė larg kėsaj. Camus e di, e vlerėson kėtė mangėsi, prandaj ka edhe aftėsi, falė edhe talentit tė tij, qė ta shmangė plotėsisht kėtė negativitet tė padėshirueshėm.

            Nė tė gjithė romanin e tij “Murtaja” duket se objektivi kryesor ėshtė paraqitja e situatės kur tė gjithė janė tė dėnuar me vdekje dhe si reagojnė ata. Gjithēka tjetėr duket dytėsore. Shkrimtari nuk jep pėrgjigje. Ai vetėm tregon. Pėrgjigjen ēdo lexues ia jep vetes kur e lexon veprėn, secili sipas tė vėrtetės sė tij. Pėr tė arritur kėtė, sh­krimtari ka gjetur njė formė tė veēantė ndėrtimi pėr romanin e tij. Romani ka njė hyrje-pėrshkrim,ka njė sub­jekt-kronikė, ka edhe njė fund qė jepet me fillimin e lėvizjes. Diēka e ngjashme me jetėt njerėzore nė lėvizjen e tyre drejt amėshimit. Rrėfimi dhe dialogu qė mbizotėrojnė nė vepėr janė njė formė e marrė ndoshta hua nga jeta jonė. Fundja ē’bėjmė tjetėr ne nė ekzistencėn tonė ? Bisedojmė mė njeri –tjetrin dhe rrėfehemi me veten. Sipėr nesh ėshtė mbase dikush qė na sheh dhe lexon ditaret tonat e na lė lirisht tė endemi, tė pėrpiqemi, tė luftojmė, tė qajmė dhe tė qeshim nė lirinė e burgut tonė. Ndoshta ky dikushi ėshtė autori. Por edhe ky ėshtė njė interpretim.

            Forma e gjetur pėr shprehjen e qartė tė fakteve tė atij realiteti qė shtjellohet nė romanin “Murtaja’ madje njė qartėsi e tejskajshme deri nė njė akullsi, jep njė shumėsi rrugėsh pėr interpretimin e kėsaj vepre. Ėshtė e log­jikshme qė kjo vepėr tė tingėllojė si njė himn pėr dashurinė, pėr jetėn. Trenat lėvizin. Por po aq e pėrligjur ėshtė edhe vlerėsimi i saj si njė vepėr e denjė pėr tė paraqitur nė lakuriqėsinė e saj potenciale vetė vdekjen. Varret e rralla nė fillim pėr tė mbaruar me krematoriumet pėr njerėzit, nuk mund tė tė ngjallin veēse rrudhjen pėrpara vdekjes sė plotfuqishme, tmerrin dhe ankthin njerėzor pėrpara fundit tė pashmangshėm.

 

 

            Nė romanin “I huaji” vėmendja e lexuesit tėrhiqet nga individi, nga fati i tij nė shoqėri, por pa tendencėn pėr ta mbyllur individin nė guackėn e moralit tė shoqėrisė. Tė pėrcaktosh formėn me tė cilėn autori e ka shprehur problemin qė e shqetėson, nėse ėshtė njė formė e thjeshtė apo e ndėrlikuar , ėshtė e pamundur. S’do tė ishte tjetėr veēse njė gjykim tejet subjektiv. Vetė autori ka thėnė se ai thjesht ka pėrshtatur formėn me pėrmbajtjen. I gjithė  romani ėshtė njė mundėsi shumėinterpretimi. Duket sikur ėshtė i ndėrtuar mbi fragmente jetėsore, si nė kine­matografinė moderne, ku kuadrot zėvendėsojnė njėri – tjetrin, nė dukje pa ndonjė lidhje midis tyre, duke ndėr­tuar njė tėrėsi kohore. Romani mund tė konceptohet si njė hymn pėr jetėn po aq sa edhe si njė papėrgjegjshmėri pėrballė saj, nganjėherė duket madje se tė thotė qė jeta ia vlen vėrtet tė jetohet, por njėkohėsisht edhe se vdekja nuk ėshtė diēka qė nuk mund tė pranohet. Jeta mund tė konceptohet si njė dhuratė qė ta kanė dhėnė dhe si ēdo dhuratė nuk ėshtė mirė ta kthesh mbrapsht, por jo se nuk ke tė drejtė ta kthesh. Gjithsesi ėshtė vetėm njė inter­pretim edhe ky. Romani “I huaji” ėshtė po aq njė aktakuzė ndaj tė drejtės sė shoqėrisė, pėr tė dėnuar me vdekje anėtarėt e saj kur nuk i binden rregullave dhe moralit tė shoqėrisė. Po mos ėshtė fjala pėr njė rast tė veēuar, tė ēuditshėm tė njė individi tė huaj qė nuk i intereson tė shfajėsohet? Tė gjitha mund tė jenė tė vėrteta, por nė veēantinė e tyre pėr individė te veēantė.

            Ashtu si fundi i jetės mund tė jetė njė fillim nė amshim, edhe fund i njė vepre tė tillė mund tė jetė njė fillim nė arsyen dhe imagjinatėn e secilit. Ēdo linjė e veēantė nė roman mund tė jetė njė roman mė vete. Tashmė njė roman nė mėndjen e lexuesit. Autori shtron probleme dhe ngre ēėshtje qė shtrohen si pyetje pėr t’iu pėrgjigjur lexuesi. Thirrja e tij pėr t’i parė gjėrat nė ekzistencėn reale ndikon fuqishėm te lexuesi pėr ta ambjentuar atė me njė formė tė re, pėr t’u shprehur sa mė qartė dhe plotėsisht vetė dhe pėr tė ngjallė edhe te lexuesi po tė njėjtėn ndjesi, duke ngacmuar njėkohėsisht interesin e lexuesit, duke shtruar e ngritur pėrballė tij njė mori problemesh e duke shtyrė atė qė tė mendojė e tė gjykojė mbi kėto probleme, paqartėsi e pikėpyetje qė shqetėsojnė shpirtin njerėzor.

            Tė gjitha veprat e A. Camus, ndonėse nė veēanti aq tė spikatura nga njėra-tjetra, nė fund tė fundit janė njė unitet artistik qė pėrcaktojnė fenomenin brilant Camus-ian qė u shfaq dhe rrezatoi aq fuqishėm jo vetėm nė letėrsinė franceze, por edhe nė atė botėrore.

            Tė gjithė personazhet qė gjallojnė nė veprat e Camus, nė veprimet, pasionet dhe mendimet e tyre, nė gjithēka qė pėrbėn ekzistencėn e tyre, shprehin nė fund tė fundit vetė mendimin filozofik tė vetė autorit.

            Tė ndėrgjegjshėm pėr “lirinė e tyre tė cunguar, pėr revoltėn e tyre pa tė ardhme, pėr ndėrgjegjen e tyre tė asgje­sueshme”, ata e jetojnė jetėn brenda mureve tė kėsaj bote absurde duke pėrfaqėsuar ndoshta ekzistencėn e mil­iona fytyrave njerėzore qė e jetojnė jetėn brenda kėtij realiteti absurd.

            Gjithsesi asgjė nuk ėshtė absolute, e veēanėrisht kjo nė botėn e mendimit. Gjithmonė do tė gjendet dikush qė do ta interpretojė ndryshe apo ta kundėrshtojė mendimin qė dikush tjetėr ka thėnė pėrpara tij.

            Kjo ndeshje tė kundėrtash, thonė, ėshtė kusht i domosdoshėm dhe i paracaktuar pėr ecjen pėrpara.

            Pėrpara. Po pėr ku?