Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Zona e muzgut - Shtėpia qė vizitohet nga qeniet mistike

Shkruan: Hasan HAMĖZBALA

 

      Nga pėrvoja mistike e njerėzve tanė

           

      SHTĖPIA QĖ VIZITOHET NGA QENIET MISTIKE

     U dėgjua njė zė: “Fatmir”! e dėgjuam unė dhe motra. Dil, dikush po thėrret!- mė tha motra. Dhe dola. Shikova sė pari nė vrimėn e derės. Pranė derės shiheshin kėmbėt e dikujt. Gjithnjė i kam parasysh: pantollone tė hekurosura bukur, teget, ēorapėt e bardha dhe kėpucė tė zeza. E hapa derėn. Mirėmbrėma! Nuk foli gjė.

 

            Kjo shtėpi ndodhet nė Shkup, nė rrugėn: Sheshi “Brigada Sulmuese Kosovaro-Maqedonase”, Topansko Polje. Nė tė jetojnė 8 anėtarė familjeje. Ishin edhe dy vajza tjera, tė cilat nė ndėrkohė u martuan. Por, fenomenet mistike, qė e pėrcjellin kėtė shtėpi ende, edhe sot e kėsaj dite, ishin aktuale edhe atėherė kur Adifeti e Myrveti akoma ishin tė pamartuara.

            Kjo shtėpi ėshtė njėra prej atyre, jo edhe gjithaq tė pakta nė rruzullin tokėsor, qė disi ėshtė e mbėshtjellė me njė vello misterike. Pothuaj herė pas here kėta njerėz e kėtė shtėpi e vizitojnė qenie misterioze, tė paidentifikueshme qė i sheh ndonjėri apo disa nga anėtarėt e familjes. Ato paraqiten, rėndom, nė figura tė panjohura njerėzish. Nuk flasin, por lėvizin, ecin, ndihen. Thjesht: priftojnė...dhe pastaj zhduken, duke lėnė pas trazime tė ndryshme nė shpirtin e kėtyre njerėzve tė thjesht, tė cilėt thua se janė mėsuar me to, me praninė e tyre misterioze, qė kurrė nuk mund ta shpjegojnė, por qė ata thjesht e ndjejnė, e pėrjetojnė... Dhe heshtin pėr tė tėra kėto... Vetėm rrallė, kur ndodh qė, spontanisht, nė ndonjė rast, tė hapen bisedat e kėtilla, ata, pas njė maturie tė gjatė, fillojnė t’i shpalosin pėrjetimet e tyre... Dhe, me atė rast, dėgjuesi mbetet i mahnitur nga begatia e kėsaj pėrvoje mistike.

            Ja, si rrėfen, nė njė mėnyrė posaēėrisht atraktive vajza e dytė e Tefik dhe Halide L., Adifetja, rreth tridhjetė vjeēare, e cila tashmė ėshtė martuar, por nuk ka fėmijė:

            -Prindėrit nuk ndodheshin atė natė nė shtėpi. Ishim vetėm ne dy motrat e mėdha, si dhe vėllezėrit e motrat mė tė vogla. Vėllai i madh, Fatmiri, kishte dalė nė qytet. Ne rrinim. Dikush shikonte programin, motrat dhe njė vėlla mė i vogėl luanin letra, e kėshtu mė radhė. Ora ishte afėr tetė e mbrėmjes. U dėgjua njė zė: “Fatmir”! e dėgjuam unė dhe motra. Dil, dikush po thėrret!- mė tha motra. Dhe dola. Shikova sė pari nė vrimėn e derės. Pranė derės shiheshin kėmbėt e dikujt. Gjithnjė i kam parasysh: pantollone tė hekurosura bukur, teget, ēorapėt e bardha dhe kėpucė tė zeza. E hapa derėn. Mirėmbrėma! Nuk foli gjė. Para meje qėndronte njė djalė i ri, i veshur bukur, siē thashė pantollone e sako teget, ēorapėt e bardha, qė i dalloheshin qartė, dhe kėpucė tė zeza. Njė frizur tė qartė e tė bukur. Por nuk fliste gjė. Urdhėroni! Kė kėrkoni? - e pyes. Nuk mė kthente pėrgjigje. Nė ndėrkohė doli motra nė derė tė shtėpisė. Fillova t’i flasė maqedonisht, mendova se mund tė mos e dijė gjuhėn shqipe. Mirėpo, prapė asgjė nuk foli. Motra zuri po mė pyet nga dera e shtėpisė: kush ėshtė, ēik, ai? Nuk di! - thash. Nuk po pėrgjigjet... Dhe, nė kėto ēaste unė kokėn e ktheve kah motra, gjersa i ndėrrova kėto fjalė. Kur ktheva kokėn pėrsėri kah figura e njeriut tė panjohur, mė nuk ishte aty!

            Motra tani erdhi aty. Ku ėshtė, ēik? Pėr njė ēast nuk ishte askund. Por kjo nuk vonoi as disa sekonda. Njė ēast mė vonė se kjo: unė dhe motra e shihnim tė panjohurin, disa metra mė larg, nė njė livadh apo mė mirė t’i themi njė copė lėndinė e kulluar, ku ishte shtrirė nė profil, me kokėn e ngritur, tė mbėshtetur nė shuplakėn e dorės, dhe vetėm na shikonte pėrsėri...

            Tashmė jemi alarmuar. Natyrisht, njė frikė e papėrmbajtur zuri tė burojė nga thellėsitė tona. Kemi ftuar gruan e fqinjit tė parė, qė e kemi tepėr pranė. Vetėm njė mur na ndan me tė. Dhe dolėn ata, fqinji, gruaja e tij... Dhe vajzat. U treguam. Por tanimė nuk shihnim asgjė as ne as ata. I panjohuri u zhduk andej prej nga edhe erdhi disa ēaste mė parė, nė tė panjohurėn...

            Pastaj nė rrjedhėn e rrėfimeve lėshohet me takt tė matur e ėma e Adifetit, Halidja:

            -Ishim atėbotė ende nė Gazaibabė (lagje e Shkupit, ku banonin dikur, para se tė shpėrnguleshin nė Topansko Polje). Xh. e kisha ende nė djep. Ishte akoma i vogėl. Bėja punėt e shtėpisė, si zakonisht ne femrat, qė kurrė nuk mund tė themi se i kemi kryer, siē bėni ju meshkujt me punėt tuaja. Isha pikėrisht nė dhomėn ku ishte djali. Ajo ėshtė njė dhomė e gjatė, disi nė formė tė njė salloni, djali ishte nė fund ė tij, te dritarja. Njė  hije, porsi drita e pasqyrės, kur e lėshon dikush, erdhi prej sė jashtmi. Dhe, gjithnjė e lėvizshme, si e gjallė (e di ju mund tė ēuditeni, por ėshtė mėse e vėrtet) erdhi, hyri brenda nė dhomė, u soll nėpėr dhomė nė lartėsinė e tavanit dhe, papritmas, shkoi e ra mbi djalė. Ra mbi djalin qė flinte nė beshik... Djali bėrtiti dhimbshėm. Kur shkuam tė shohim - nga njė vijė tė hollė gjaku kishte nė hundė e nė buzė, qė lėvareshin teposhtė. Kokėn e kishte pak tė kthyer anash, pikėrisht andej nga ishte bartur gjaku...

            Prej kėsaj ngjarjeje kaluan shumė vite. Tani Xh. u bė 7-8 vjeēar. Tash e kisha pėr gjini vajzėn tjetėr. Dhe tashmė nuk banonin mė Gazibabė, por  patėm kaluar nė Topansko... Isha duke i thėnė gji vajzės, siē thashė. E ulur nė dysheme pranė djepit, vajza me gjithė djep e ofruar tek gjini. Disi ēlodhesha dhe shikoja shkujdesur nė oborr. Para kisha pompėn e ujit. Pranė saj - korita. Njė koritė e thellė betoni. Nė ēast, krejt befas, njė njeri me tė bardha ndodhej nė koritėn e pompės. Ishte krejt nė tė bardha. Zgurdullova sytė. Vetėm shikoi kėndej...Dhe zuri tė sharrojė teposhtė. Sharronte gradualisht, thua e pėrpinte toka. Nė ēastin kur u zhduk, kur sharroi tėrėsisht - njė tym i bardhė “gufoi” pėrpjetė. Tė nesėrmen kam shkuar pėr t’i dhėnė djalit tjetėr, A. inxheksion. Kur jam kthyer nga ambulanca - po nė atė vend Xh. 7-8 vjeēar m’u kishte sėmur. Ishte ligur keq... Dhe prej atėherė e deri mė sot ai vuan nga epilepsia. Kurrė mė nuk u shėrua. Dhe u sėmurė pikėrisht aty ku, njė ditė mė parė, u duk e u zhduk, nė mėnyrė misterioze, njeriu nė tė bardha. Te korita, ku njė ēast mė parė laja rrobat, pranė pompės sė ujit... Gjithnjė besoj se sėmundjen e pashėrueshme djalit tim ia solli krijesa e panjohur, qė buroi nga e panjohura dhe u zhduk nė tymin e bardhė e tė panjohur...

            Edhe Naseri rrėfen si, disa herė, ka ndodhur tė priftojė dikush kah dritarja e ballkonit, dhe kur kemi dalė askush nuk ishte. Madje, njė herė thotė e pamė unė dhe daja im M. B. Nga Ferizaj qė kishte ardhur pėr tė bujtur. Kur dolėm, nuk kishte asgjė nė ballkon, as nė oborrin qė shtrihej tej ballkonit, pos njė gjethe, qė s’ishte nga oborri ynė, qė ēuditėrisht prehej nė shkallė. Gjethe tė tilla ndodhen vetėm nė parkun qė ndodhet mjaft larg...

            Kurse Halidja, mė vonė, na rrėfen se ende sot e kėsaj dite, vajzės sime mė tė vogėl, 12 vjeēare, Gyldenit, i paraqiten dy vajza tė vogla e, siē thotė, me flokė tė gjata deri nėn bel. Flokėt e gjata e tė bardha, qė  herė pas here ua bėjnė me dorė nė njėrėn anė. Dhe kur i paraqiten, vajza bėrtet, na tregon: ja, ja ku janė! Ato dy ēikat e vogla!...Qė, si i pėrshkruan ajo janė simpatike, por nuk flasin asgjė., pos qė herė pas here lajmėrohen nga e panjohura dhe zhduken prapė nė tė panjohurėn, duke i shkaktuar Gyldenit tė vogėl njė shqetėsim tė lehtė, kurse tė tjerėve njė preokupim, qė e panjohura nuk i lė t’ia gjejnė njė zgjidhje logjike...

            Kur jemi tek anėtarėt e familjes, mendojmė se e vlen tė theksohet se edhe kryefamiljari i kėsaj familjeje, Tefiku, ka disa vite ėshtė paralizuar dhe i ėshtė marrė edhe goja. Tani shpeshherė i duket se ėshtė dikush nė shtėpi, por do tė tregoj e s’mundet dot, meqė, siē thamė, paraliza ia ka marrė edhe gojėn...Krejt ajo qė ai dėshiron t’ua rrėfejė tė pranishmėve -i takon tė panjohurės...

            Dhe, siē thamė, kjo shtėpi ndodhet nė Shkup. Dhe, herė pas here, kėta njerėz e kėtė shtėpi e vizitojnė qenie misterioze, tė paidentifikueshme, por pa dyshim reale. Ata, qė, eventualisht, mund tė kenė dyshim nė tėrė kėtė qė u rrėfye besnikėrisht pėr shtėpinė e mbėshtjell me vello mistike, qeniet e dimensioneve tjera, njė ditė, pa dyshim do t’i vizitojnė edhe ata dhe atėherė me siguri do tė binden, por atėherė domosdo do tė jetė vonė...