Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Shkencė - Shqiponja me dy koka, simboli ynė, mė i lashti o botės

Shkruan: Albert HITOALIAJ

www.infoshkodra.com

SHQIPONJA ME DY KOKA, SIMBOLI YNĖ, MĖ I LASHTI I BOTĖS

(Pjesa e parė)

          Pėr tė lashtėt, shqiponja me dy koka ishte emblemė e ekuilibrit i cili konsistonte nė njė trup tė pėrbashkėt qė udhėhiqej nga dy koka, njėra femra tjetra mashkulli. Gjithashtu ajo simbolizonte universin nė tėrėsi, i cili ishte i ndėrtuar nga dy forca, ato superiore dhe ato inferiore.

 

 

            Kronologji e shkurtėr e pėrdorimit tė kėtij simboli

 

            1) Aparenca e parė historike: afėrsisht nė vitin 2300 para erės sonė nė disa gdhendje qė gjenden nė Lagash tė Babilonisė (Iraku i sotėm);
            2) E shfaqur nė monumente tė qytetėrimit tė Hititėve, 1250 para erės sonė;
            3) E pėrdorur si simbol kryesor i Perandorisė sė Bizantit;
            4) E pėrdorur nga Sulxhuket (Turqi) nė shekullin e 13 tė erės sonė;
            5) Pėr herė tė parė shfaqet e dokumentuar nė Evrope rreth vitit 1800 tė erės sonė (pikturat tė cilat e dokumentojnė ketė, ndodhen nė njė manastir nė St.Emmeram/Regensburg tė Gjermanisė);
            6) E pėrdorur pėr herė tė parė si simbol nė armatura nė Habsburg, 16 mars 1365;
            7) Qė nga 1433 ėshtė pjesė simbolikes sė ushtrisė gjermane;
            8) Qė nga shekulli i 15 ėshtė e pėrdorur nė Rusi, fillimisht nga Carėt e tani nga shteti;
            9) Shqipėria e pėrdor nė flamur dhe e ka simbol kombėtar. Ėshtė simboli ynė mė i lashtė.


            Ja se ē'simbolizon shqiponja me dy koka

 

            Shqiponja me dy koka konsiderohet nga shumė studiues si simboli mė i lashtė i botės. Ka simbolizuar gjithmonė pushtetin. Nuk ka asnjė emblemė dhe asnjė kuptim heraldik qė mund tė pėrafrohet me tė dhe tė jetė i mbushur me njė antikitet tė tillė.

            Po cila ėshtė rruga e kėtij simboli nėpėr shekuj, ēfarė simbolizon ai nė tė vėrtetė, ku e ka zanafillėn, pse e pėrdorin shumė shtete dhe ku mund tė ketė lindur?

            Kėto dhe pyetje tė tjera kanė qenė objekt i shumė studimeve tė cilėt janė bėrė nė lidhje me tė. Njė nga kėto ėshtė ai qė shpjegimin nė lidhje me simboliken e shqiponjės me dy koka e jep nėpėrmjet okultizmit. Le tė shohim se si ka ardhur deri nė ditėt tona simboli ynė kombėtar, por mbi tė gjitha le tė shohim nėse ėshtė vėrtet simboli ynė dhe a jemi tė sigurt nėse e dimė domethėnien e tij?

            Pėr tė kuptuar se ē'simbolizon shqiponja me dy koka duhet tė shikosh shumė larg nė lashtėsi. Janė rreth 4300 vjet qė na ndajnė qė nga gdhendja mė e lashtė qė tregon njė shqiponjė me dy koka (e gjetur nė Babiloni).

            Nė tempullin e vjetėr summer, nė qytetin Eshnunna (Tell Asmar), shfaqet simboli i njė shqiponjė me dy koka. Shqiponja me dy koka ishte simboli i zotėve dhe prezantonte pushtetin dhe absoluten. Ky simbol shfaqet nė monumentet e perandorisė sė parė Hittite dhe i atribuohej perėndisė Nergal. Gjithashtu, ai ishte njė nga simbolet mė tė fuqishme tė kulturės fenikase.

            Pra, lashtėsia e kėtij simboli daton qė nė fillimet e qytetėrimeve. Me e veēanta e tij qėndron nė pėrdorjen e elementit tė dy kokave. Ėshtė pikėrisht ky detaj ai qė ėshtė edhe ēelėsi i shpjegimit tė kuptimit tė kėsaj embleme tė lashtė.

            Po si ka mundėsi qė ky simbol i fuqishėm i botės antike dhe i qytetėrimeve mė tė njohura pagane tė qėndronte nė tė njėjtin rang, tė ishte pėrsėri mė i fuqishmi i heraldikes mesjetare, tė behej paradoksalisht simbol i krishterimit (perandoria bizantine e kishte simbol kryesor ndėrsa kisha ortodokse edhe sot e kėsaj dite e ka simbol shqiponjėn sė florinjtė me dy koka) dhe tė jetė edhe sot simbol i shumė shteteve, ushtrive e shoqėrive?!  Pėr tė bėre njė lloj krahasimi, ndahet nė dy periudha pėrdorimi i kėtij simboli, nė erėn tonė dhe para erės sonė.

            Studiues tė ndryshėm tė cilėt japin shpjegimin nė lidhje me ketė simbol, janė dakord nė tė njėjtėn pikė. Ky simbol, nė fillimet e erės sonė pavarėsisht se u pėrdor nga mbretėr e perandori, qėndroi vetėm si kompozim figurativ pasi kuptimi qė fshihte nė vetvete, u kamuflua qėllimisht.

            Prej kohėsh ėshtė arritur nė pėrfundimin se ky simbol nuk ėshtė shqiponjė me dy koka, ashtu si emėrtohet nga e gjithė bota, por ėshtė njė feniks, njė shpend legjendash e mistik i cili nė lashtėsi ishte qenia mė magjike. Pėr tė kuptuar se pėrse, e nga kush, ky simbol u transformua dhe u emėrtua shqiponjė me dy koka duhet tė dimė se ēfarė simbolizonin kėto dy shpendė, shqiponja dhe feniksi nė antikitet.

 

            Simboli i shqiponjės gjatė shekujve

 

            Ka simbolizuar diellin, zjarrin, ajrin, jetėn, qiellin dhe Zotat e diellit. Zeusi nė skeptrin e tij mbante njė shqiponjė. Ajo ishte simbol i perėndisė qė drejtonte gjithė hierarkinė qiellore (sipas mitologjisė sė grekėve tė lashtė, tė cilėt e trashėguan ketė tė fundit nga pellazgėt.) Pėr paganėt, shqiponja, ajo natyralja (me njė koke), ishte njė emblemė e Jupiterit, i cili ishte Zot i moralit, ligjit, rregullit dhe dėnues i fajtoreve. Tek Druidet ajo ishte simbol i qenies hyjnore.

            Nė Enciklopedinė e Kelteve thuhet se: "Shqiponja ėshtė emblemė e Zotėve tė Qiejve dhe e Diellit qė mbyt errėsirėn. Shqiponja me dy krerė, ėshtė simbol i zotėve binjake dhe simbolizon pushtet dhe gjithėdije tė dyfishtė. Ky ėshtė njė simbol me origjinė Lindore dhe shfaqet gjithashtu edhe nė traditat e Eellsit dhe tė Irlandės, por nė traditėn Kelte shfaqet mė rralle". Shqiponja dhe luani i Innishoeen ishin tė pėrdorura si simbole kryesore keltiko- druide.

            Sipas indianeve tė Amerikės, shqiponja ėshtė pika nėpėr tė cilėn rrjedh energjia nė Botė. Shqiponja gjithashtu kryen "udhėrrėfimin eterik mes boteve", ku ajo shndėrrohet nė udhėheqėse dhe u sjell personave energjinė dhe informacionin pėr tė kaluar nė botė tė tjera.

            Nė vitin 102 para erės sonė, konsulli romak Marius, dekretoi qė shqiponja me njė kokė tė bėhej simbol i Perandorisė sė Romes (mė poshtė do tė shohim se pėrse Perandoria e Romes pati ndikimin e shqiponjės me dy koka dhe kush e solli atė).

            Besohet se flamuri i parė standard i Profetit Muhamed, nė shekullin e 7-tė tė erės sonė, ishte njė flamur pa asnjė lloj simbolike nė tė, kjo pėr tė qenė nė kundėrshtim me flamurin kombėtar standard tė fisit pagan Quraish tribe, Al -Uqaab, i cili kishte njė shqiponjė te zeze tė vendosur mbi njė sfond tė bardhe. Shqiponja e tyre ishte e konsideruar si e shenjtė dhe besohej se merrte shpirtrat nga Toka pėr nė qiell.

            Shamanėt turq tė Azisė Qendrore gjatė ritualeve tė tyre ndėrtonin njė shkalle me 7-tė ose 9-tė stika druri dhe nė maje vendosnin shqiponjėn. Pėr ta, shqiponja ishte simbol i hyjnores dhe ajo konsiderohej si roje dhe shoqėrues i shpirtrave nė momentin e lėnies sė Tokės pas vdekjes.

            Gdhendjet e gjetura nė shkėmbinj nė kėto zona tregojnė se sa e rėndėsishme ishte kjo simbolike. Religjioni shaman turk mbijetoi edhe pėr shumė kohe pas pranimit tė Islamit. Tougrul Beig (993 - 1063 era jonė), themeluesi i shteti Selxhuk kishte emėrtimin metaforik "Shqiponjė". Nė heraldiken e mesjetės dhe nė atė moderne, shqiponja ėshtė simbol i guximit dhe mbahet pikėrisht pėr tė treguar njė gjė tė tillė.

 


            Shikim i shkurtėr mbi shqiponjėn me dy koka dhe heraldiken

 

            Pėr tė lashtėt, shqiponja me dy koka ishte emblemė e ekuilibrit i cili konsistonte nė njė trup tė pėrbashkėt qė udhėhiqej nga dy koka, njėra femra tjetra mashkulli. Gjithashtu ajo simbolizonte universin nė tėrėsi, i cili ishte i ndėrtuar nga dy forca, ato superiore dhe ato inferiore.

            Kjo qenie ėshtė perfekte nga tė gjitha pikat e shikimit dhe perfeksioni ėshtė i tipizuar nė tė dyja kokat, tė cilat kanė tė njėjtin dinjitet. Ėshtė emblemė e finalizimit tė individit, ku shpirti arrin ciklin final dhe fuqinė absolute. Duke pasur njė simbolike kaq tė fuqishme, ajo u pėrdor gjerėsisht nga shumė popuj.

            Shqiponjat janė tė pėrdorura nė heraldikė si nė formėn e pikturave ashtu edhe nė atė tė gdhendjes. Jo vetėm shqiponja e plotė por edhe pjesė tė saja si koka, flatrat apo kthetrat, janė pėrdorur si simbolika nga shumė vende.

            Ashtu si luani qė konsiderohet mbreti i kafshėve, ashtu dhe shqiponja konsiderohet mbreti i shpendėve. Duke qenė se ka njė simbolikė kaq tė fuqishme, shqiponja ėshtė pėrdorur gjerėsisht nė tė gjithė anėt e Globit. Ajo ka ekzistuar paralelisht si simbol me njė ashtu edhe me dy koka. Simboli i shqiponjės (si me njė dhe me dy koka) ėshtė pėrdorur mė shumė nė Evropėn Kontinentale sesa nė heraldiken angleze. Kur mbretėronte Henry III (1216 - 1272), shqiponja haset vetėm nė tre raste. Shpesh shqiponjat (pėrjashto heraldiken italiane), janė tė pikturuara me sqepin, gjuhen dhe majat e flatrave me ngjyra tė ndryshme nga ajo e trupit. Njė shqiponjė mund tė jetė e paraqitur me njė apo edhe me dy koka dhe tė paktėn nė njė rast (nė Gjermani) ekziston edhe njė variant ku shqiponja ėshtė me tre koka. Versioni i thjeshtė, ku dy kokat shohin nė drejtime tė kundėrta dhe shqiponja ka vetėm njė trup, ėshtė edhe simboli i cili trajtohet si ai origjinali. Ndryshimet e tjera dhe shtesat qė i janė bėrė si p.sh. kryqe, armė, kurora, luanė etj. i pėrkasin kryesisht periudhės sė shekullit tė 11-tė, periudhe e cila mbahet edhe si lulėzim i heraldikes.

            Monedha islamike tė periudhės sė Khalif Nasreddin Mahmoud bin Mohammad (vitet 1200) mbajnė nė njėrėn anė shqiponjėn me dy koka dhe nė anėn tjetėr yllin e Davidit. Ndėrsa shqiponja me dy koka e Bizantit ėshtė shfaqur fuqishėm, rreth shekullit tė 13 nė heraldiken perėndimore.

            Njė rast i veēantė ėshtė edhe pėrdorimi i emblemės sė shqiponjės me dy koka nga heraldika e hebrenjve. Ky ėshtė njė nga faktet mė interesante - veēanėrisht sepse bėhet fjale pėr periudhėn e mesjetės. Dihet botėrisht qė hebrenjtė, nuk kanė preferenca pėr tė tjerėt e kėsaj botė, pasi konsiderojnė vetėn si popull i zgjedhur. Nė njė dorėshkrim Mahzor ( libėr hebre ) tė shek. 15-tė, i cili ndodhet nė Bibliotekėn Ambrosiana tė Milanos, tregohet njė koleksion armesh, ku njė shqiponjė me dy koka shfaqet para tė gjitha shenjave tė tjera.

 

            Rusia dhe ndikimi i fuqishėm i shqiponjės me dy koka tė sllavet

 

             Ky simbol, njė ndikim tė fuqishėm pati edhe nė Rusi. Aktualisht, shqiponja me dy koka ėshtė emblemė shteti nė Rusi. Ajo ėshtė vendosur mbi monedha, flamuj, dokumente zyrtare, vula etj.

            Ky simbol u shfaq pėr herė tė parė nė Rusi nė vitin 1472 me dhėnien e tė drejtave tė fronit pėr Sofiya Paleolog, pėr shkak tė martesės sė saj me Ivan Vasilevich III. Sofiya Paleolog ishte mbesa e perandorit tė fundit tė Bizantit, perandorisė e cila pati shqiponjėn me dy koka si simbol kryesor.

            Carėt rus e konsideronin veten si perandorė tė perandorisė sė trete, ku e para ishte Roma (nė Romė u pėrdor shqiponja si simbol) ndėrsa e dyta ishte Kostandinopoja e mė pas Bizanti (po ashtu me shqiponjėn me dy koka si simbol). Edhe vete emri i tyre, Car, ishte transformim i emrit Cezar.

            Nė gjoksin e shqiponjės mė 1730 u vendos shenjtori Georgy Pobedonosec i cili shfaqet hipur mbi njė kalė tė bardhe duke vrare njė dragua. Ky ishte simboli i triumfit tė sė mirės mbi tė keqen. Kėtė ndikim ata e pėrcollėn edhe nė vendet e tjera sllave, tė cilat kishin qenė pjesė e perandorisė bizantine. Aktualisht shqiponja me dy koka pėrdoret nga Serbia dhe nga Mali i Zi.

 

            Ngjyra e zeze e shqiponjės dhe kuptimi i saj

 

            Ngjyrat e ndryshme tė shqiponjės kishin tė bėnin me rangjet e ndryshme tė cilat pėrfaqėsoheshin me kėtė shenjė. Sipas shpjegimeve tė autoreve tė ndryshėm, shqiponja e artė me dy koka, ishte simboli mbretėror.

            Kėshtu me radhė do tė vinin edhe ngjyrat e tjera, ku e argjendta ishte pėr rangje me tė ulėta, ato me ngjyra tė ndryshme (unike apo tė pėrziera) i pėrkisnin shtresave tė tjera, apo edhe momenteve e vende tė ndryshme sipas tė cilave pėrdoreshin. Ndėr kėto klasifikime, vend tė veēantė ka shqiponja e zeze, e cila nuk kishte shkėlqimin e artė tė shqiponjės mbretėrore, por me hijen qė ka impononte seriozitet dhe autoritet. Ajo ishte shqiponja qė pėrdorej nė luftė. Shqiponjat e zeza pėrdoreshin kur kryheshin luftėra dhe ngjyra e tyre nuk kishte tė bėnte me rangun pasi tė gjithė mbanin shqiponjė tė zeze nė beteje.

 

            Simboli i Feniksit, njė prej qenieve me mistike

 

            Tregojnė pėr tė emrat e njohur tė botės antike latine dhe greke.

            Pėr tė parė se ē'lidhje ka simboli i shqiponjės me dy koka me atė tė feniksit legjendar, duhet tė sqarojmė mė parė se ēfarė simbolizonte feniksi. Nė lidhje me feniksin kanė shkruajtur edhe disa prej emrave mė tė njohur tė antikitetit. Ja se ē'thonė dy prej tyre.

 

            Sipas historianit latin, Ovid:

            Ovidi e pėrshkruan kėshtu feniksin: "Shumica e qenieve tė gjalla lindin nga qenie tė tjera, por ekziston njė specie e cila riprodhon vetveten. E quajnė feniks. Ky nuk jeton me fruta apo me bimė, por me rrėshire dhe me lėngje pemėsh aromatike. Kur ai ka jetuar 500 vjet, ndėrton njė fole nė maje tė njė peme arre apo palme.

            Nė tė ai akumulon kanelle dhe gjithfarė lloje bimėsh tė tjera aromatike nga tė cilat nxirren esencat e parfumeve. Ndėrton me to njė fole nė tė cilėn vendoset dhe ndėrsa vdes, nxjerr jashtė frymėn e tij tė fundit e cila pėrzihet me erėn e bimėve aromatike.

            Nga trupi i feniksit qė vdiq del njė feniks i ri, i destinuar qė tė jetoje po aq gjatė sa edhe paraardhėsi i tij. Sapo rritet ai largohet nga pema e cila ishte vendlindja e tij dhe varri i paraardhėsit. Ai merr me vetė hirin e tė parit dhe e ēon nė tempullin e diellit nė Heliopolis, nė Egjipt. Ai jeton nė vetmi."

 

            Herodoti do tė shkruante pėr Feniksin:

            "Njė shpend tjetėr i shenjtė ėshtė feniksi. Unė vetė nuk kam parė ndonjė feniks, pėrveē rasteve kur e kam parė tė pikturuar, por ėshtė njė shpend shumė i rralle dhe viziton qytetin e diellit, Heliopolis, nė intervale qė zgjasin afėrsisht 500 vjet. Ai ėshtė momenti nė tė cilin feniksi vdes dhe nga hiri i tij lind pasardhėsi."

            Kėtu shihet qartė se feniksi ka tė beje me kultin e lashtė egjiptian tė diellit. Shpjegimin e kėtij simboli dhe lidhjen qė ka ky me atė tė shqiponjės me dy koka e japin studiuesit e okultit dhe tė Masonerisė. Masoneria ėshtė bazuar pikėrisht nė religjionet e lashta misterioze tė Egjiptit dhe tė Babilonisė.

 

Nė vazhdimin tjetėr do tė lexoni:

Si  lindi masoneria dhe ē’simbolizon ajo?;

Pse simboli i feniksit u emėrtua shqiponjė me dy koka;

A ėshtė shqiponja me dy koka simbol qė i pėrket shqiptarėve? etj.