Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 4 - Drejt shtegtimeve tė reja e mė tė thella poetike

Shkruan: Dr. Zenun GJOCAJ

      

DREJT SHTEGTIMEVE TĖ REJA E MĖ TĖ THELLA POETIKE

 

(Me rastin e botimit tė librit “Shpirtndrituri” i autorit, Mehmet Bislimi)

 

 

 

Ekskluzivisht pėr

www.sa-kra.ch dhe www.syri3.com

Librin mė tė ri me poezi autorit Mehmet Bislimi “Shpirtndrituri”, qė doli nga shtypi kėto ditė (maj 2012), mund ta shkarkoni falas nė sektorin:

 

„Literaturė“

 

Shfrytėzoj rastin qė ta falėnderoj  personalisht, por edhe nė emėr tė bashkėpunėtorėve e vizitorėve tė kėsaj web faqeje, mikun tim tė ēmuar, krijuesin e palodhur nė fushėn e letėrsisė dhe publicistikes, MEHMET BISLIMIN, pėr kontributin qė po jep nė shpėrndarjen e rrezeve tė arta tė dritės sė dijės, pa asnjė kushtėzim, duke u ofruar tė gjithė dashamirėsve tė fjalės sė shkruar, pasurinė e tij shpirtėrore, thesarin mė tė ēmuar, krijimtarinė shumėvjeēare - tė gjitha librat, pėr shkarkim falas.

 

E falėnderoj pafundėsisht nga thellėsitė mė tė pastra tė zemrės!

 

 

  

 

            Nga shkaku i veprimtarisė atdhetare, pėrndjekjes dhe vuajtjes sė dėnimit nga pushtuesi sllav, sa i pėrket veprimtarisė letrare, M. Bislimi, megjithatė, e arriti hapin e kohės. Nė mėnyrė intensive me veprimtari artistike ai u mor qė nė vitet tetėdhjeta, sidomos kur u deshtė tė mėrgohet nė Zvicėr, nga shkaku i pėrndjekjeve tė pushtuesit, ku jeton edhe sot e kėsaj dite. Shkrimet e para tė tij botohen sė pari nė “Bota e re” mė 1986. Ndėrkaq, me botime veprash, filloi qė nė fillim tė kėtij shekulli, pikėrisht mė 2002, ku pothuaj pėr ēdo vit botoi nga njė vepėr tė zhanrit tė ndryshėm, sidomos poezisė.

            Veprat e tij poetike shprehin veēoritė e botės sė modeluar poetike, pėrdegėzimet metonimike tė shprehjes evokative, njė imazh magjeps tė hapėsirės lirike. Te fundi, edhe shkrimtari Borges e dokumentoi se vetė imagjinata e poetit ėshtė poetike.

            Nė poezitė e tij, nė pėrgjithėsi, M. Bislimi shquhet pėr intuitė tė veēantė krijuese, intonim tė theksuar lirik, tė thurura pėrmes njė shprehjeje tė kursyer lakonike. Andaj, konteksti i tij lirik e lakonik zgjon asociacione tė ndryshme kuptimore-metaforike, gjithnjė mė tė thelluar nė krahasim me pėrmbledhjet e mė parme, ku fshehtėsia e magjisė dhe domethėnia e verbit nuk mund tė rroket gjithaq lehtė.

            Poenta kryesore e mesazhit poetik tė autorit, apo parimi bazė krijues i tij, ėshtė lidhja e fortė emocionuese me atdheun, kohėn dhe realitetin. Nė kėtė kontekst, shpirti i poetit pėrmban poezinė e jetės tjetėr, qė pėrthyhet nėpėr artin poetik. Pėrmes kėsaj, autori shpalos metaforėn e mendėsisė mė tej se etnike.

            Si pjesėmarrės aktiv i lėvizjes ēlirimtare, qė e vuajti mė lėkurė, nė poezi autori e shpreh dramėn kombėtare nėpėr shtėrgata shekujsh, ku shfletohet historia e kėtij trualli etnik dhe stuhia e saj simbolike. Kėshtu nė ciklin “Madhėshtia e yjeve” ai poetikisht i skalit ca figura dhe ēerdhe tė rėndėsishme historike kombėtare qė kryen funksionin triumfues ose gjenden ende nė shkallėzimin e mėtejshėm tė piedestalit historiko-etnik, siē ishte heroi legjendar A. Jashari, Remzi Ademaj, Luan Haradinaj, pastaj, Kruja, Vlora, “Ēamėria”, Prishtina (“Hyrje nė Pranverė”) etj., ku pos tjerash, M. Bislimi e poetizon legjendarin Adem Jashari, “me syrin pishė e zemrėn prush”, ky hero:

 

            ”…mė i bukuri yll gjithėsie

            kėrthizė e atdheut lidhur nyje

            mbaje fort nė gji birin tėnd

            si lum pėr ty Shqipėria nėnė!”

 

pastaj: Remzi Ademin / Petrit Kodrėn, qė “tokės sonė arbėrore / pėrjetėsisht / po i bėjnė dritė”, mandej “pas kushtrimit / gjithė njė zėri/ Luan ishte vetėm njėri”, ėshtė kjo gjetje e papėrsėritshme e autorit pėr Luan Haradinajn, si dhe qindra dėshmorė tjerė qė nxorėn Kosovėn nga kthetrat e bishės serbe.

            Vetė brumi i poetizuar nė kėtė pėrmbledhje, nxjerr nė shesh metaforėn epike tė njė lloji tė veēantė, si risi nė poezinė tone, siē ėshtė poezia “Ndėr shekuj”, ku “pushtuesi e ka ngrėnė kokėn e vet”, pastaj si nė ėndėrr, ku vėllai e mban besėn e dhėnė motrės, motiv ky i zgjeruar nė poezi folklorike, artistike dhe nė prozėn mė bashkėkohore, sidomos te I. Kadare, pastaj “Vatėr krenare”, “Rreze dielli”, “Pika loti”, “Hyrje nė pranverė” (shpėrthimi i demonstrative nė Kosovė mė 1981-9), pa i lėnė anash edhe plagėt po aq tė mėdha, siē ėshtė “Ēamėri”, “Vlora” etj. Tė gjitha kėto me synime tė realizimit tė aspiratės shekullore pėr njė Shqipėri etnike, tė pėrmbyllur pėrmes Krujės skėnderbejane, Lidhjes shqiptare me seli nė Prizren, Vlorės, Prishtinės sė 81-shit, dhe sė fundi Prekazit, tė reflektuar pėrmes udhėtimit tė flamurit me buzė nė gaz. Aty shpaloset edhe harta metaforike e dhembjes sė lashtė iliro-dardane, dinjiteti lirik pėrballė dramės sė etnisė, duke krijuar situata tė pėrthyera pėrmes fitores sė jetės ndaj vdekjes metaforike, deri te rrezet e diellit qė s’e lėnė poetin tė vdesė, pa i parė ato. Andaj, sipas poetit, ende nuk kanė dalė rrezet e vėrteta tė lirisė, pėrderisa: “...gjaku im / Preshevė / Medvegjė / Bujanoc / Ēamėri / Ulqin,  janė krenari e gjallė, qė presin ditė mė tė mira nė hapėsirėn  etnike; atje ku:

 

            kėngės ia thotė shqiptari ...

            ku ka jetuar i pari

            i rrėnjės sonė tė patretur

            i rrėnjės sonė tė vjetėr

            nga Ulqini nė Janinė

            nga Medvegja nė Prishtinė

 

 

            (Vatėr krenare)

 

            Janė kėto disa nga tufat subjektive tė strukturės poetike tė veprės sė M. Bislimit, ku sitet drama tronditėse e pėrsėritur ndėr shekuj, e fiksuar nė hapėsirėn e fatit. Pos tjerash, bie nė sy se autori sikur e njeh mirė pafundėsinė e ėndrrės etnike, pėrgjithėsisht njerėzore. Si i tillė, ai i shfrytėzon me mjeshtri nuancat mė tė rralla tė fjalės e shprehjes poetike, tė shkrira nė njė simbiozė metaforike.

            Nė vazhdim bie nė sy njė shkallėzim mė cilėsor i nervit poetik tė autorit nė shkallė refleksive, njė peshė mė e matur shprehėsie poetike. Nė ciklin: “Urtarė mjekėrbardhė” autori, pos tjerash, e modernizon shprehėsinė e ideve poetike tė “Shqypnisė sė robnueme” tė Vaso Pashės, e shkruar gati njė shekull e gjysmė mė parė, duke u bazuar se na ka bėrė njė nėnė. Nuk ėshtė motiv i pėrsėritur apo i vjetruar. Vetė mosrealizimi i dėshirave tė kėrkuara kombėtare pėr njė Shqipėri etnike qė atėherė, fatkeqėsisht, edhe sot e kėsaj dite, ėshtė e pakryer. Andaj, pothuaj, tė gjitha poezitė e kėtij cikli i shėrbejnė bashkimit shpirtėror e kombėtar nė kornizat e sė drejtės dhe tė vėrtetės njerėzore, se “s’ka gjė mė mirė / kur s’kemi pėrse tė frikohemi nga e vėrteta e guximi / pėr t’i thėnė gjėrat me emrin dhe mbiemrin e vet. (E gjeta). Sipas poetit, kjo ėshtė “Bujari njerėzore”, madje edhe kur ata gjithēka dhanė pėr tė tjerėt dhe ndėrruan jetėn me lirinė, pėr ta gėzuar tė tjerėt (Botė e pėrtejme)

            Aty haset malli i kursyer pėr atdhe, sepse, sikur autori duket se ėshtė shfryrė nė pėrmbledhjet e mė parme, por edhe pse i duket se nostalgjisė tashmė i ka kaluar koha, tani nė kushtet e komunikimit bashkėkohor. Megjithatė, paksa prekėse, metaforike ėshtė edhe poezia “Tė urtės nėnė”, qė mbetet nė pritje pėr t’iu kthyer bijve tė vet. Ėshtė njė mall i metaforizuar i dhembjes sė gjatė shekullore pėrcjellė me gjak e lot.

            Autori di ta gdhend vargun e metaforėn me njė mjeshtri tė rrallė poetike. Ai tashmė e ka kapėrcyer pragun e sprovave dhe e ka formuar individualitetin e vet poetik, me shtyllat: Zanoret e bardha, Malli i pėrflakur, Lirikat e fjetura, Tingulli i gėrvishtur dhe sė fundi Kumbim kambanash, tė pėrcjella me kontekstin e frymėzimeve poetike.

            Poezia e M. Bislimit vjen nga zjarri i zemrės, gėrshetuar me realitetin jetėsor dhe e shkrirė me metaforėn e kėndshme tė stolisur me fshehtėsitė e shpirtit tė shprehur pėrmes tablosh poetike tė kohės, jetės dhe tė poezisė. Kėshtu:

 

            burrat e motit

            fjalėn e dhėnė pėr liri

            nuk e mohuan,

            me gjithė sakrificat.  

               

 

                              

            (Sprovė)

 

            Madje, as sot e kėsaj dite, ata burra unin e vet nuk e qesin nė lojė (Nuk erdha). Jepet njė laryshi e begatshme temash poetike e pikturimesh shpirtėrore tė skalitura me mjete tė pasura stilistike-poetike. Poezia e tij bulon atje ku syri i mprehtė i frymėzimeve shpirtėrore vlon jo vetėm pėrmes  reflekseve patriotike, por pėr tė gjitha rrezet jetėsore qė e freskojnė lirinė njerėzore, madje edhe e shėrojnė nga mungesat jetėsore-kombėtare. Kėshtu, poeti thur lirika tė sė sotmes, qofshin ato tė kėndshme a tė hidhura pėr kohė dhe njerėz, gjithnjė duke kėrkuar zgjidhjet fatlume, pėrkundėr poezisė sė Rilindjes, ku kryesisht kishin melodi vajtuese, duke mos kėrkuar gjithaq shtigje pėr tė dalė nga ajo amulli, me ca pėrjashtime te Naimi, Ēajupi etj. 

            Vargjet poetika tė M. Bislimit kanė njė figuracion tė pasur poetik e stilistik, mjaft tė kursyer, tė cilėt me tė shprushur, qesin flakė. Janė poezi tė motivuara e tė frymėzuara, qė burojnė nga thellėsitė e shpirtit dhe shkrihen nė frymėmarrjen e kohės, madje dhe mė tej se nė truallin arbėror.               

            Shpirti poetik e atdhetar i poetit ėshtė i shkrirė nė universin njerėzor tė qenies kombėtare qė synon tani njė formėsim tė ri artistik e kombėtar, pėrgjithėsisht njerėzor, kur kombi ende gjendet nė njė kryqėzim tė njė rendi tė ri shoqėror ende tė pakompletuar, ndėrsa i kėrkohet tė mos e kthejė kokėn prapa, me gjithė copat e lėna jashtė truallit, pėr tė hyrė e pėr t’u shkrirė nė vallen e madhe tė njė bashkėsie me mungesa gjymtyrėsie tokėsore, kombėtare, shpirtėrore etj. Pėr kėtė, poeti porosit:

 

            kohė dhe njerėz

            ngritni zėrin

            mos heshtni kur gjėma mbi tjetrin bie

            kur ngriheni nė mėngjes

            thoni me sa zė keni

            o qafėn e theftė

            kurrė mos paftė ditėn e vet

            bukė e besė shkelėsi

 

 

            (Zėrin e ngrita)

 

            Ndėrkaq, kjo pritje e gjatė shekullore, “... atė ditė / kur tek kjo derė / do bėhet i zoti / ...do thahet loti (Pritje). Realiteti i sotėm na tregon se ende jemi me sy tė pėrlotur, por poezia po tregon rrugėn e daljes nga kjo pėrlotje.

            Pos tjerash, vetė malli i pėrflakur edhe si cikėl mė vete, sipas poetit, ėshtė rrjedhė e njė gjendje jetėsore kombėtare nė rrugėtim tė dhimbshėm, qė kėrkon njė kahe tė pėrskuqur edhe pėr tė tjera dhembje. Prej kėndej poeti na tregon “Portėn e pėrgjakur”: “…po kthehemi tė pėrgjakur me lėmshin e mbledhur nė grykė / po rikthehem / unė birit yt i tretur / flokė bardhė  / e plak me mjekėr / po kthehem tek pragu yt / me lėmshin e mbledhur nė grykė...” (Porta ime e lashtė)

            Nė ciklin e fundit “Kumbim kambanash” poeti tubon poezi tė zhanrit tė ndryshėm, nė mes tjerash:

 

            “Stublla e gurtė

            Stublla e murtė

            nė tokė kur Krishti zbriti s'pari

            ku

            e priti shqiptari.

 

            i ndanin tokat e shqiptarisė

            reliev gunga-gunga

            tė tkurri kaq shumė koha

            tė tkurri dhuna

            toka qė vazhdon tė thėrrasė

            ku jeni o burra

 

 

            (Tkurrje)

 

            Cikli “Lirikat e fjetura”, pėrbėhet nga poezi kryesisht me motive intime, ku poeti (mos i ngjaftė me jetė) sa janė tė perėnduara si lirikat e tilla tė Migjenit (nga koha e kaluar e asaj shkalle rinore), po aq e njomin veprėn me ndjenja intime tė njė stili tė mėvetėsishėm poetik. Po ashtu edhe cikli “Tingull i gėrvishtur” pėrbėhet kryesisht prej poezive satirike, me theks kryesor:

 

            pėr bijtė e lakmisė

            ēakėrritur me gishtėrinjtė e thatė

            tapitė e humbjes sė dekadave

            po mbanin nė duar

 

 

            Nė kėtė vepėr poetike, M. Bislimi pėrdor stil konciz me pasuri fjalėsh e shprehjesh tė figurshme e tė spikatura. Figurat janė tė lidhura me tematikėn, gėrshetuar me asociacione imazhesh. Poeti gjendet nė rrugėn e pasurimit tė tipareve tė individualitetit poetik, ecje drejt njė shkalle gjithnjė mė cilėsore, krijuese i semantikės poetike, begatuar me njė figuracion tė goditur e vetjak, me ritme e rima tė larmishme.

            Motivet e tij janė pėrcaktues tė rrugės sė tij poetike, gjithnjė nė kėrkim tė individualitetit tė tij, nė bazė tė burimit tė pashtershėm frymėzues, nė qasje me rrjedhat e kohės, brumosur me material jetėsor, kombėtar, shpirtėror e refleksiv, qė synon njė sintezė tė shkrirė me elementet estetike e metaforike, sidomos tani pas njė gjumi tė rėndė e tė gjatė robėrie, kur duhet luftuar pėr mėkėmbje, dhe pėr pavarėsinė e pjesėve tė mbetura etnike nėn zgjedhė tė huaj…

            Te  autori vėrehen edhe prurje elementesh tė reja poetike, nė krahasim me krijimtarinė e tillė tė mėparshme, gjė qė flet pėr ambicie serioze, kėmbėngulėse dhe avancuese tė shkallėzuar me njė talent nė zhvillim e sipėr. Ka edhe figura befasuese. Pėrdor njė figuracion tė thellė e tė larmishėm metaforik, nė harmoni me stilin konciz. Temperamenti impulsiv i poetit M. Bislimit ėshtė i gjallėrishėm, ku detaji luan rolin kryesor organizues. Tanimė libri ėshtė nė duar tė lexuesve, ėshtė ky libri i tij i dhjetė qė  ka botuar deri me tani.