Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 2 - Shpirti

Shkruan: Bujar PLLOSHTANI

SHPIRTI

        Ēdo qenie e gjallė qė lėviz, jeton dhe ushqehet, bart me vete shpirtin nė formėn mė tė fshehtė tė mundshme. Ky shpirt ėshtė njė atom i pandashėm, i cili po na orienton subjektin tonė jetėsor drejt njė ekzistence njerėzore, me tė gjitha idetė progresive gati pėr tė njohur natyrėn, njeriun, Zotin.

 

 

            Shpirti ėshtė pamja e brendshme e njeriut. Ėshtė shtytja thelbėsore pėr tė krijuar tė bukurėn si njė element i brendshėm i kuptimit tė imagjinatės sė njeriut. Shpirti si pamje hyjnore dhe e domosdoshme te njeriu ėshtė krijuar si shprehje e vullnetit tė fenomenit tė natyrės absolute. Pamja e shpirtit ka ardhur si gjymtyrė e pėrhershme dhe e domosdoshme te njeriu, qė ky i fundit tė mund tė arsyetojė, kritikojė dhe njohė sistemin inteligjent tė natyrės njerėzore. Roli i tij ėshtė njė shprehje e vullnetit absolut qė buron nga trajtimi etik i influencės sė Zotit, ai po kryen tė gjitha funksionet qeverisėse tė natyrės njerėzore pėrballė ēdo fenomeni relativ nė natyrė e mė gjerė. Padyshim qė ėshtė njė ndėr konceptet mė misterioze dhe mistike nė realitetin e vazhdueshėm njerėzor, ku ai orienton me bindje hyjnore ēdo pjesė tė fshehtė tė psikikės dhe mendjes njerėzore. Sipas cilėsive hyjnore ėshtė i pavdekshėm, i pandashėm dhe vullnet absolut i paperceptuar, ku frymėzon veprėn e njeriut nėpėrmjet akteve tė pėrgjegjshme duke e bėrė, qė ēdo veprim njerėzor tė gravitojė te njeriu. Ēdo akt njerėzor i kryer vullnetarisht me arsye dhe logjikė pa ndikimin e askujt, nė tė kundėrt veprimi fizik apo moral drejtohet te shpirti, sepse ai ėshtė i angazhuar nga vullneti i Krijuesit tė pėrjetshėm tė ruajė ēdo vlerėsim tė mundshėm tė veprimit psikik a moral tė njeriut, pėr shkak se shpirti po kryen punėn vlerėsuese tė ēdo akti tė kryer njerėzor. Njeriu sipas arsyes intelektuale duhet tė orientojė mendjen pėr t’i evituar e shmangur problemet dhe aktet psikike qė mund t’ia ēorientojnė jetėn nė kthesa misterioze. Shpirti ėshtė gjymtyrė misterioze mė i pashmangshėm i njerėzimit qė nuk le tė kuptohet nė asnjė shteg. Shpirti mbeti njė mister i domosdoshėm, sepse ėshtė njė sistem absolut i vullnetit tė Zotit, i cili kryen tė gjitha funksionet intelektuale dhe morale te njeriu. Njė qenie njerėzore qė arrin tė shohė pėrtej sė mirės dhe etikės njerėzore, sipas meje nuk ėshtė rezultat i njė bote materialiste, por si dėshmi e njė shpirti estetik tė ngritur emocionalisht me pėrmasa idealiste. Materia jonė ėshtė njė lėndė e krijuar nga Zoti, ose njė krijim i pėrkohshėm i cili nuk ėshtė i krijuar sipas njė mirėqenie absolute qė tė mund tė ndikojė nė njė ekzistencė pafundėsisht tė lumtur dhe inteligjente, por kjo inteligjencė dhe lumturi qė fsheh natyra njerėzore vjen si njė botėkuptim real i shpirtit tonė qė kryen funksionin e njė perceptimi ndiesor, duke bėrė tė mundur tė ndjejmė dhe tė sajojmė mendime imagjinare tė vlefshme. Materia jonė gati ėshtė njė pėrdorim i vullnetit tė shpirtit tonė, ndėrsa shpirti ėshtė njė lėndė qė duhet ta bartim me vete kudo dhe kurdoherė, sepse varet i gjithė sistemi ynė moral nė ekzistencėn transite. Ėshtė pjesė intime qė vėshtirė se mund tė ndahemi apo shkėputemi me vullnetin tonė, pėr shkak se materia ėshtė e paaftė tė orientojė vlerėn dhe gjymtyrėt e saja tė mistershme, gati nė pėrbėrje hyjnore.

 

 

            Ēdo qenie e gjallė qė lėviz, jeton dhe ushqehet, bart me vete shpirtin nė formėn mė tė fshehtė tė mundshme. Ky shpirt ėshtė njė atom i pandashėm, i cili po na orienton subjektin tonė jetėsor drejt njė ekzistence njerėzore, me tė gjitha idetė progresive gati pėr tė njohur natyrėn, njeriun, Zotin. Duket qė ėshtė kaq i thjeshtė, po aq dhe i ndėrlikuar nė sistemin e krijimit tė lėvizjeve tona pėrballė kėtij universi. Ēdo njohje nė bazė kritike, apo dhe ēdo lėvizje e materies sonė pėr tė kuptuar thelbin e natyrės ėshtė njė funksion i pėrbėrė nga idetė e shpirtit, qė udhėheq materien me krejt psikikėn tonė njerėzore. Parimi i shpirtit mendon mbi vullnetin pėr jetėn njerėzore, ashtu qė nė thelbin e tij tė mos ketė asgjė nga nevoja materiale, por tė burojė nga instinktet mė tė larta shpirtėrore ku qėllimi pėr tė pėrmbushur misionin hyjnor tė arrijė te e vėrteta dhe njohja mbi arsyen njerėzore. Udha e tij ėshtė njė mėnyrė pėr tė fshehur pamjen qė sjell vetėdijėn e ndėrgjegjes njerėzore, nga ku njeriu gėzon tė drejtėn e lirisė pėr tė qenė i pėrshtatshėm me vullnetin dhe intelektin. Tė njohurit e vėrtetė duhet tė jetė nė brendinė e thellė, pra nė thelbin e pamjes sė shpirtit, qė arsyeja ta njohė shpirtin prej vėrteti. Arsyeja jonė shpirtėrore i pėrgjigjet mendimit tė krijimit tė botės, ndėrsa aplikimi i mendjes sonė nxjerr faktet nga pėrvoja shpirtėrore. Mirėpo njė arsye e kulluar nga gjykimi mund tė arrijė tė shohė parimet e njohjes njerėzore qė janė pėrtej sė mirės dhe sė keqes me kuptimin pėr tė drejtuar imazhin e sjelljes dhe ndėrgjegjes njerėzore. Njė arsye e kulluar dhe njė shpirt i arsyeshėm ėshtė njė shprehje qė argumenton udhėn e pėrjetshme tė njeriut duke e bėrė qė gjėrat nė natyrė t’i shqyrtojė intelektualisht dhe qenėsisht. Sipas sistematizimit kėto janė tė ngarkuara tė vėrtetojnė udhėn drejt njė pėrjetėsie absolute, sepse arsyeja dhe shpirti janė tė virgjėr tė pa hulumtuar ndonjėherė nga angazhimi i mendjes sė njeriut. Aplikimi i mendjes sė njeriut nuk ka mundur tė nxjerrė deri mė tani njohjen e kuptimit tė arsyes dhe shpirtit, por vetėm vullnetin e tyre tė pėrfaqėsuar. Me edukim sistematik ajo zhvillohet drejt shkallėve intelektuale, dhe kėshtu veprimet e mendjes nisin tė veprojnė drejt arsyes pėr t’i shquar objektet me siguri shpirtėrore. Kur po zbėrthejmė joshjen e panjohur tė shpirtit, arsyes dhe mendjes te njeriu, fillimisht duhet kuptuar atė si pasojė e njė misteri tė pashmangshėm tė udhehequr nga ideja pėr tė vepruar mbi individualitetin e tij. Ne asnjėherė s’mund tė shqyrtojmė pamjen e arsyes dhe mendjes sesi punon, por mund ta orientojmė gjersa e pėrfitojmė njohjen e mjaftueshme pėr jetė intelektuale. Shpirti frymėzon njohje deri nė besimin nė Zot, sepse misioni tij ėshtė i gjithėpushtetshėm, ku tejkalon gjithė idealizmin jetėsor ndaj pėrpjekjeve pėr tė besuar tė vėrtetėn. Ai ėshtė i frymėzuar nga qielli, dhe rregullin qiellor e pason te njeriu duke i vėzhguar veprimet psikike qė sajojnė deri nė aktet e ndryshme morale. Shpirti, si misiticizėm klasik ka lindur si nevojė e kėsaj ekzistence me pretendimin duke ia kthyer njeriut besimin absolut ndaj botės absurde, dhe tekefundit udhėtimin drejt absolutes nė botėn e pėrjetėsisė. Shpirti ėshtė i pavdekshėm sepse nuk sajohet me asgjė materiale, thjesht mbetet njė frymė hyjnore e pashmangshme pėrtej ēdo tė mete fizike apo shpirtėrore. Shpirti nuk ka asgjė tjetėr, pėrpos hyjnores qė ėshtė i shkėputur nga ēdo vullnet dhe edukim tjetėr estetik. Ėshtė veti e virgjėr, e pakonsumuar ndonjėherė nga objekte tė panjohura pėr ne. Shpirti ėshtė tėrėsisht i thjeshtė, pa komplikime, i pėrhershėm qė s’mund tė pėrkufizohet, pasi ėshtė pėrtej krijimit mistik. Gjithsecili mendimtarė ėshtė shtyrė me pėrvojėn e tij intelektuale dhe shpirtėrore drejt mendimit tė pėrgjithshėm me tė vetmin botėkuptim qė tė formojė pėrkufizimin e pashmangshėm pėr shpirtin dhe pamjen estetike tė tij, por misterin qė Zoti ia dedikoi shpirtit tė njeriut mbeti pafundėsisht njė koncept hyjnor, ku mendja e mendimtarėve shpesh mund tė kish qenė e diskutueshme. Shpirti ėshtė brenda nesh, por sipas intuitės sė zhvilluar vėren pėrtej nesh, dhe ėshtė ai qė i pėrjeton ndryshimet nė qenien tonė, pra thjesht vėrteton ēdo ndryshim tė gjendjes njerėzore pėrmes intuitės hyjnore.

            Shpirti ndahet nė shpirt tė arsyeshėm, dhe tė pa arsyeshėm. Nė njė shprehje pa nocionin e shpirtit tė arsyeshėm nuk mund tė kemi modelin e njė filozofie moraliste. Unė mendoj se gjithēka qė shpirti lidhet me njohjen dhe tė vėrtetėn paraqet esencėn e njė shpirti tė arsyeshėm. Veprimet tona qė krijojnė imagjinatat mund tė realizohen sipas disa ligjeve tė intelektit, dhe se shpirti ėshtė pėrjetėsisht i lirė, por manifestohet me veprimin kundrejt imagjinatės nė mėnyrė krejtėsisht pasive. Shpirti ndikohet sipas veprimit tė mendjes, ndėrsa mendimet sipas arsyes. Ndėrkaq, veprimi i arsyes shquan sendin deri te njohja reale, ndėrsa njohja mund tė bėhet ende mė e sigurt nėse ndiqet nga pėrsiatjet, qė sjellin pėrvojė shkencore. Njė mendim i shprehur pa arsye ėshtė njė veprim i mendjes heretike, pa koncept njerėzor. Ndėrsa mendimet e shprehura nga arsyeja e kulluar apo nga plani i pėrvojės janė shprehje e njė koncepti intelektual tė frymėzuar prej njė shpirti elastik. I gjithė sistemi njerėzor ėshtė i ndėrtuar nė atė mėnyrė qė tė funksionojė sipas njė ligji tė rreptė, ku i gjithė sistemi shfrytėzohet me njėri-tjetrin si njė qėllim njerėzor, ndėrsa ai shpirtėror si qėllim hyjnor.

 

           Nga libri " Traktati mbi arsyen e mendimit" tė cilin mund ta shkarkoni falas nė sektorin „Literaturė“