Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Shpirti (1)

Shkruan: Safvet SENIH

 Pėrgatiti: Majlind SAMA

       SHPIRTI (1)

        Ėshtė diē e ndryshme tė pranojmė se nuk e njohim shpirtin dhe, diē krejt tjetėr, tė mohojmė ekzistencėn e tij. Pėrderisa ėshtė njė forcė qė fut nė punė trurin tonė dhe pėr tė menduar, kemi domosdoshmėri pėr trurin, atėherė ėshtė e pamundur ta konceptojmė aktivitetin e kėsaj force me aftėsi deri diku tė kufizuara tė trurit tonė.

 

  

 

            1 - Mendja, Shpirti dhe Lidhjet Shpirtėrore

 

            Ndėr gjallesa tė gjitha qelizat rinovohen ēdo gjashtė muaj. E ndėrsa struktura materiale e ēdo gjallese ndryshon dhe evoluon, tek njeriu vėrehet diēka e pandryshueshme - shpirti. Jeta humane ndahet nė etapa si fėmijėria, rinia, pjekuria dhe pleqėria. Ndryshimet fizike qė i karakterizojnė kėto etapa janė lehtėsisht tė dallueshme nė strukturėn humane. Ndryshimet janė tė qarta sidomos nė lėkurė, flokė dhe fytyrė.

            Nė fakt ēdo njeri, me sjelljen, e vet e pranon nė njė farė mėnyre ekzistencėn e shpirtit. Pėr shembull, nė Evropė, Amerikė, apo Rusi mund tė jepen dėnime penale me 20-30 vjet. Nė kėto raste dėnimet nuk presupozojnė asnjė sens material, i dėnuar ėshtė vetėm shpirti etern i atij individi. Ēdo qelizė materiale e atij individi pas 6 muajsh ėshtė ndryshuar. Pra, njė dėnim i materies nuk ka sens mė shumė se 6 muaj. Qelizat e reja janė tė pafajshme, sepse veprėn nuk e kanė kryer ato, armėn nuk e kanė mbajtur ato, nė kohėn e krimit ato nuk gjendeshin nė atė trup.

            Po ta vazhdojmė analizėn me veprėn penale, a ėshtė materiale tė menduarit dhe tė vendosurit, po ta marrim nė dorė  tė menduarit si njė funksion tė trurit, do tė vėrejmė njė zinxhir reaksionesh qė formohen dhe janė si reaksioni i oksigjenit me hidrogjenin pėr tė formuar ujin apo anasjelltas. Nuk i dimė saktė se cilat janė lėndėt qė hyjnė nė reaksione biokimike tė tij, por e dimė se funksionet e trurit janė tė karakterit elektrokimik. D.m.th. ne vendosim pėr diēka dhe kryerja e kėtij veprimi ėshtė e lidhur me pėrēimin e rrymave elektrike tek muskujt e ndryshėm.

            Le tė studiojmė tani materialisht njė vrasje. Reaksionet e ndodhura nė trurin e vrasėsit mund tė renditen nė kėtė radhė: Disa lėndė si dopio, dopamine, och, etj, hyjnė nė reaksion duke u bashkuar ose ndarė. Disa prej molekulave janė rritėse e disa tė tjera zvogėluese. Me anė tė tyre pėrfitohen marrėdhėniet e elektroneve. Po mė sė fundi, duke menduar krahun qė mban armėn, patjetėr qė ėshtė njė rrymė qė vjen nė krah, pastaj nė parakrah, nė dorė e nė muskujt e saj duke bėrė qė tė gjithė kėta tė hyjnė nė lėvizje. Mė nė fund tėrhiqet kėmbėza e armės dhe kryhet vrasja.

            Kurse tani tė kėrkojmė vrasėsin. Duke kėrkuar tej veprimtarisė sė trurit, mund tė arrijmė nė pėrfundimin se fajtor pėr vrasjen janė elementėt qė pėrfituan krijimin e elektricitetit ne tru, sepse nė analizėn materiale, tė parat qė bien nė sy, janė elementet e qelizave para reaksionit. Pas pėrfitimit tė elektricitetit ata elementė nuk janė si mė parė - probabilisht janė copėtuar. Fundi i  tyre do tė jetė si njė mbetje e njė funksioni jetėsor sė qelizės, metabolizmi dhe gjaku do ti hedhė ata jashtė. Pra, shkaktarin e vrasjes mund ta gjejmė nė urinė apo jashtėqitje. Dhe pas kėsaj mund tė themi me gojėn plot se shkaktari material i vrasjes nuk ėshtė mė, ose ka ndryshuar brenda trupit, ose ėshtė hedhur me mbetjet trupore. Atėherė kush dėnohet?

            Pyetjes se ē'ėshtė shpirti dhe a ėshtė truri veprues kryesor, Prof. Dr. Ayhan Songar, nė epilogun e veprės sė tij "Truri dhe sistemi nervor", i pėrgjigjet kėshtu: "Sherington, mori stimuluesin me rrymė elektrike dhe i dha rrymė elektrike pjesėve tė ndryshme tė trurit. Nga disa zona mori reagimet e lėvizjeve dhe tė ndjeshmėrisė. Mė sė fundi, cipa e ndjeshme e turit ishte zbuluar. Pėr vite tė tėra ishin bėrė eksperimente dhe kėrkime. Kanadezi Wilder, Penfield dhe grupi i tij, Jasper e te tjerėt i thelluan edhe mė tej  kėto zbulime. Treguan se me rritjen e ndjeshmėrisė sė trurit nė zonėn e tėmthave, njeriu mund tė rijetojė pasazhe tė sė kaluarės. Provuan se kjo zonė e cefalit funksionon si njė depo dhe stivim i kujtesės. Sė fundi zbuluan se nė qendėr tė trurit, aty ku zgjatet rrjeta nervore qė vjen nga palca kurrizore, ndodhet Lėnda Retikulare, qė ka lidhje me gjendjen zgjuar tė njeriut."

            Me ngacmimin e zonave tė trurit qė kanė lidhje me dorėn, krahun apo gishtėrinjtė, mund tė pėrfitohen disa lėvizje tė paqėllimta dhe deforme, por kurrė lėvizje tė tilla, si tė mbėrthehet njė kopse, apo tė qohet njė mollė gjer tek goja, sado te thjeshta qofshin ato.

            Nė kėtė rast ne i ngjajmė dikujt qė ėshtė ulur para pianos po nuk di tė lozė. Sikur ai, qė i bie tastierės kot me kot, pa qėllim dhe pa dije, me prekjen e cipės sė trurit reagimet e marra janė fare pa qėllim dhe pa rregull. Nuk mund tė merren kurrsesi nga truri me ngacmime dosido, veprime te rregullta, ashtu sikurse nuk mund tė pėrftohet njė melodi e rregullt nga prekja dosido e tastierės sė pianos.

            Nė kėtė fazė duhet tė pranojmė se, sikurse ėshtė e domosdoshme prania e njė pianisti pėrballė pianos, pėr tė pėrftuar tingujt e dėshiruar, ashtu edhe pėrtej trurit ėshtė njė fuqi tjetėr rregullator i veprimtarisė sė tij. Dhe kėshtu, truri e humbė aftėsinė e tė qenit iniciatorė dhe i aftė nė vetvete pėr gjithēka qė vepron. Truri ėshtė njė mjet, njė aparat i vogėl, si pianoja qė nuk funksionon dot vetvetiu. Ngacmuesi dhe pėrgjegjėsi kryesor pėr aktivitetin e trurit ėshtė njė forcė e ndėrgjegjshme dhe e vullnetshme, SHPIRTI. Dhe nuk ėshtė aspak materia ose energjia e pandėrgjegjshme dhe e paarsyeshme, e pafuqishme pėr kėtė veprimtari.

            Ėshtė diē e ndryshme tė pranojmė se nuk e njohim shpirtin dhe, diē krejt tjetėr, tė mohojmė ekzistencėn e tij. Pėrderisa ėshtė njė forcė qė fut nė punė trurin tonė dhe pėr tė menduar, kemi domosdoshmėri pėr trurin, atėherė ėshtė e pamundur ta konceptojmė aktivitetin e kėsaj force me aftėsi deri diku tė kufizuara tė trurit tonė. Ėshtė e pamundur qė truri human tė kapėrcejė vetveten dhe tė konceptojė aktivitetin e shpirtit, duke zgjidhur problemet e ekzistencės sė tij. Sikurse ėshtė e pamundur qė njė vegėl tė konceptojė forcėn e atij qė e ka shpikur, krijuar dhe futur nė punė, apo tė arrijė forcėn e tij. Krijuesi i shpirtit ėshtė ZOTI.

   "Tė pyesin pėr shpirtin. Thuaj qė ai ėshtė njė urdhėr i Zotit dhe ju ėshtė dhėnė shumė pak njohuri pėr tė."(Isra,85)

            Kur dashurojmė, zemėrohemi etj, aktiviteti i trurit ėshtė i njėjtė. Me njė shpjegim pak material, molekulat nė basenet e neuroneve tė trurit, lumturohen, zemėrohen etj. Po a janė pikėrisht kėto molekula tė trurit qė nxehen, lumturohen a mėrziten?

 

            Lidhjet Spirituale

 

            Pėr shembull pensionistet, marrin pėr vitė pension si shpėrblim pėr punėn qė kanė bėrė. Ky shpėrblim ėshtė pėr trupin qė ndryshon vazhdimisht apo pėr shpirtin e personit. Megjithėse ėshtė 60 vjet, ai ende e thėrret nėnė njė grua 80-vjeēare. Po tė ishte lidhja nėnė-bir diēka materiale, kjo lidhje materiale do tė humbiste bashkė me ndryshimin e fizikut nė gjithė kėtė periudhė kohe. Po atėherė nė ē'lidhje tjetėr veē asaj shpirtėrore mund tė mbėshtetet lidhja e pėrjetshme mes nėnės dhe fėmijės. Njė lidhje e tillė pėrjetohet edhe mes vėllezėrve binjakė. Edhe po tė jenė nė vende tė ndryshme, po u sėmur njėri e ndien edhe tjetri. Nė rast tė vdekjes kjo ndjenjė bėhet edhe mė e theksuar. A mund tė ketė shpjegim tjetėr , pėrveē atij shpirtėror, nė kėto raste, kur materialisht nuk kanė mė asgjė tė pėrbashkėt?

            Ėshtė interesante, diē e tillė ndodh edhe tek kafshėt.

            Tani po pėrcjellė disa shembuj pėr lidhjet spirituale nga vepra "Kthimi tek Zoti nė Rusi".

            Pavel Naumov ėshtė psikolog qė bėn etyde psikike nė klinikėn e Lindjes nė Moskė. Nė lidhje me temėn thotė: "Janė tė pamohueshme lidhjet psikologjike qė ekzistojnė mes nėnės dhe fėmijės. Nė klinikė vendi i nėnave ėshtė i ndarė nga vendi ai i foshnjave, ato nuk e dėgjojnė dot tė qarėn e tyre. Por kur njė foshnje qan, nėna e tij menjėherė nervozohet dhe ndryshon humor. Sidomos kur foshnja ka ndonjė moment tė zorshėm, si nė rastet e kur i ndėrrohet gjaku, gjendja e tensionuar e nėnės bie nė sy menjėherė. Po ashtu, nėse nėna ka ndonjė dhimbje tė rėndė a diēka tė tillė, foshnja fare mirė mund ta ndjejė dhe nis tė qajė. Ne 65% tė rasteve, kėtė telepati dhe komunikim ndjenjash e vėrtetuam me sukses."

            Nė botėn perėndimore janė bėrė shumė vėzhgime dhe njė lidhje e tillė telepatike ėshtė vėnė re mes personave tė familjes, mes njerėzve qė duhen , apo mes shokėve tė fėmijėrisė.

            Njė nga biologėt e parė, Dr. Gellerstein, i cili ėshtė i njohur me kėrkimet e tij mbi ndjenjat pėrtej shqisave, nė njė raport pėr juristin e madh Alexander Coney, te cilin e quan "njė dėshmitar kritik, tė saktė dhe pa paragjykime mistike", mbi njė ngjarje tė jashtėzakonshme, shprehet:

            “Coney ndėrsa shkonte me tren drejt Moskės, pa nė ėndėrr miku e tij tė vjetėr Lajechnikovin. Nė ėndėrr, Lajechnikovi i kishte zgjatur duart dhe kėrkonte ndihmė prej tij.

            U zgjua.

            Coney kishte vite qė nuk e kishte parė mikun e tij tė vjetėr. Ai ishte plakur tashmė dhe mund tė kishte nevojė pėr diēka, prandaj vendosi ta vizitonte. Me kėto mendime nė kokė e kishte zėnė gjumi prapė. Sėrish sheh ėndėrr mikun e tij, po kėtė herė me kėmbėngulje kėrkonte diēka. Kur ishte zgjuar, Coney nuk e kujtonte dot se ēfarė i kishte kėrkuar miku i tij, po ėndrra e kishte ndikuar aq fort se vendosi ta vizitonte atė sapo tė mbėrrinte nė Moskė. Sapo zbriti nga treni, iu afrua njė kioske ku mund te gjente njė tregues adresash. Por ishte e diel e kioska nuk punonte. Si do ta gjente tani? Ėndrra e kishte ndikuar aq shumė sa vendosi ta kėrkonte vet. Kaloi rrugėn Nikitsky, pastaj atė Zoologicheskaya… papritur iu duk sikur e pa fare qartė imazhin e tij para syve. Ndaloi. Para syve lexoi njė plakat tė vogėl mbi derė. E. E. Lajechnikov…

            Njė grua e moshuar ia hapi derėn. ”Ke mbetur shumė vonė, i tha. Para se tė vdiste Lajechnikov ju pėrmendte vazhdimisht, vetėm Alexanderi do tė mė kishte ndihmuar thoshte”   

            Pianisti i madh dhe kompozitori i mirėnjohur Anton Rubenstein, njė ditė po diskutonte me nxėnėsin e tij William Nishja, i cili besonte jetėn pas vdekjes . “Nėse do tė vdes para jush, i tha ai, do tė mundohem tė vij t’ju bėj njė vizitė”. Pėrballė kėtij besimi kaq tė ngrohtė dhe tė pastėr, Rubenstein nuk ngurroi tė jepte pėrgjigje:

            “E pranoj… Edhe unė nė qoftė se vdes para, do provoj tė njėjtėn gjė…”

            Nė vitin 1894 Nishja ndodhej nė Paris, kur u zgjua nga gjumi thėrriste i tmerruar. Maestro Rubenstein, tepėr i vuajtur dhe plot dhimbje ishte pėrkulur mbi tė. Duke u dridhur nga frika, Nishja u zgjua nga shtrati dhe ndezi gjithė dritat. Donte tė bindej se ankthi kishte mbaruar. Mes frikės dhe ankthit, as qė i ishte kujtuar premtimi i maestros. Nė mėngjes, mori tė lexonte gazetėn. Aty mėsoi lajmin e dhimbshėm, Rubenstein kishte vdekur. Mė pas, nga njė mik i Rubensteinit qė ishte ndodhur pranė tij nė momentin e vdekjes do tė mėsonte se ai kishte vdekur fare papritur nga njė atak zemre.

            Nishja e kishte kujtuar bisedėn: ”Si i gjallė, edhe i vdekur, ai do ta mbante fjalėn”, -do thoshte pėr tė.

            Edhe tek kafshėt janė bėrė kėrkime pėr tė provuar nėse ekziston telepatia mes tyre. Pas njė pune trevjeēare mbi lepujt femra dhe vogėlushet e tyre, P. Naumov, duke marrė pėr bazė rezultatet e kėtyre kėrkimeve, shprehet kėshtu: “Sikurse dihet, nė momente alarmi, nėndetėset nuk mund tė krijojnė lidhje me tokėn. Radiot nuk funksionojnė. Studiuesit i futen lepujt e vegjėl nė njė nėndetėse dhe nėnat lepuj, pasi u kishin vendosur nga njė elektrodė nė tru, i morėn nėn vėzhgim nė laborator. Pasi nėndetėsja u largua, lepujt e vegjėl u vranė njė nga njė. Nuk kishte asnjė mundėsi qė nėnat e tyre ta dinin se tė vegjlit do vriteshin dhe as kur do vriteshin. Po pikėrisht nė momentin e mbytjes sė lepurushave, truri i nėnės pėrkatėse reagonte. Komunikimi mes tyre ishte realizuar. Dhe aparturat pas vdekjes sė ēdo lepuri i kishin regjistruar ato reagime tė shfaqura nga nėnat e tyre.”

 

 

 

            2-ĖNDRRAT

 

            Njė tjetėr dėshmi pėr vėrtetimin e ekzistencės sė shpirtit janė edhe ėndrrat, dhe nga tre llojet e tyre, janė ėndrrat e sakta. Trupi jonė, qė ėshtė material, ėshtė i varur nga konceptet vend dhe kohė, por nė ėndrra njeriu i kapėrcen kufijtė e vendit dhe kohės. Ja kjo ėshtė njė provė e ekzistencės tė njė diēkaje tjetėr, pėrtej materies. Nė kėtė pikė po japim sėrish njė shembull nga libri “Kthimi tek Zoti nė Rusi”

            E ėma e shkrimtarit te njohur Nikolai Ostrovski, autor i librit “Si u kalit ēeliku”, ishte njė grua me aftėsi tė njohura psikike. Nė 1936, dy herė radhazi, u dėshmua pėr ngjarjet qė ajo i kishte ditur dhe parandjerė. Nė gazetėn "Ogonik", ajo thoshte:

            “Unė jam njė fshatare e thjeshtė. Nuk keni pse zemėroheni nėse unė me njė gjuhė tė thjeshtė iu tregoj ē'kam parė nė ėndėrr. Kisha rėnė tė flija. Nė ėndėrr pashė sikur mbi shtėpinė time po kalonin aeroplanėt. Aq sa mė dhembėn veshėt nga zhurma e tyre. E kuptova se kish nisur lufta. Prapė, nė ėndėrr, dola nga shtėpia duke vrapuar. Pashė tim bir, Koljan (Nikolai Ostrovski) qė ishte shėruar krejt. Kishte njė kapotė ushtarake pėrsipėr dhe mbante nė dorė revole. Kishte edhe helmetė. Rreth tij pashė tela me gjemba, mbrojtėse, gropa plumbash e gėzhoja. Desha ta pyesja se pse kjo luftė, cilėt po luftonin, po e kisha tė pamundur. Desha te kthehesha mbrapsht, po ishin hapur gropa tė mėdha dhe telat me gjemba mė hynin nė kėmbė”

            Pesė vjet pas kėsaj ėndrre, kur gjermanėt hynė nė Rusi, kudo flitej pėr ėndrrėn e nėnės Ostrovski.

            Nė revistėn “Shkenca dhe teknika”, nė numrin e gushtit 1980, Halil Ibrahim Gokturk shkruan njė artikull tė quajtur "Selimije", ndėr tė tjera:

            “Njė natė, Perandori Justinianus sheh nė ėndėrr Jezusin. Biri i Merjemit e kėshillon atė qė tė ndėrtojė faltoren mė tė madhe nė botė. Pas kėsaj ai vendos dhe ndėrton Shėn Sofinė”

            Nė numrin e gushtit te 1972, sėrish nė revistėn “Shkenca dhe Teknika”, jepen shumė shembuj qė lidhin dhe zbulime shumė tė rėndėsishme pikėrisht me ėndrrat.

            Nė fillim te shek. tė njėzet, Niels Bohr, qė ėshtė student, sheh njė ėndėrr tė tillė: Ai vetė ndodhet nė qendrėn e gaztė tė diellit, ndėrsa planetėt tėrhiqen rreth diellit me fije tė holla. Ēdo planet, kur i kalonte Bohrit afėr, fishkėllente. Mė pas, gazrat qė digjeshin, u shuan. Dielli dhe gjithė planetėt rreth tij u zhdukėn. Bohri u zgjua. Ishte pikėrisht kjo ėndėrr qė e shty atė tė mendonte mbi pėrngjasimin e sistemit diellor me strukturėn e atomit. Kjo ngjarje na dhuroi ne, Tablonė e parė moderne tė Atomit: nė mes njė bėrthamė, nucleus, dhe elektronet qė sillen rreth saj. Kėshtu teoria moderne e atomit bazohet nė njė ėndėrr.

            Edhe kimisti i madh Kekule tregon pėr njė ėndėrr tė tillė:

            “Kisha drejtuar karrigen time drejt zjarrit dhe po dremisja. Sėrish atomet vallėzonin para syve tė mi. Atomet e vegjėl, tepėr modestė, ishin tėrhequr nė plan tė dytė. Pėrveē kėtyre shihja edhe disa forma tė mėdha; ishin disa zinxhirė tė gjatė qė pėrdridheshin nė formė gjarpri. Por papritur, njėri nga gjarpėrinjtė u kthye dhe kapi me gojė bishtin e vet mu pėrpara syve tė mi dhe vazhdoi vallėzimin ashtu si njė hallkė. Atėherė u zgjova me shpejtėsinė e njė rrufeje.”

            Nė sajė tė atij gjarpri qė kafshonte bishtin e vet, Kekule zbulon formulėn e Benzenit, qė i ngjan shumė njė hallke. Pėrgjithėsisht tregohet me njė gjashtėkėndėsh. Po ashtu pėr herė tė parė hodhi teorinė e zinxhirit tė mbyllur, ose tė hallkės, qė tregon rėndėsinė e strukturės molekulare nė kiminė organike.

            Nė periodikėn “Historia e Jetės”, nė numrin e 5-tė tė majit 1974, nė faqen 85, zė vend njė ėndėrr e jashtėzakonshme.

            Njė nga prijėsit e Sirisė, Nureddin Mahmut Zengi (1146-1174), njė natė sheh nė ėndėrr profetin Muhamed (s.a.s) i cili i tregon tre persona dhe i kėrkon qė ta shpėtojė prej tyre.

            Zengi shkon menjėherė nė Medine dhe thėrret gjithė njerėzit t’i dalin pėrpara me pretekstin se do ju japė dhuratat. Megjithėse urdhri zbatohet menjėherė, tre personat qė i ishin treguar nė ėndėrr, nuk janė. Pyet se mos ka mbetur ndonjė pa ardhur. I thonė qė tre endacakė afrikanė qė banonin afėr varrit tė profetit, nuk ndodheshin aty. Urdhėroi qė t’i silleshin menjėherė edhe ata. Sapo i pa, kujtoi fytyrat e tyre qė i kishte parė nė ėndėrr. Dha urdhėr tė arrestoheshin dhe bėri njė kontroll nė banesėn e tyre. Atje pa njė nėnkalim qė ata kishin gėrmuar dhe qė shkonte deri tek varri i profetit (a.s). Mėsoi se kėta tre vetė nuk ishin myslimanė dhe qėllimi i tyre ishte ta vidhnin trupin e profetit dhe ta qonin ne vendin e tyre. Zengi dha urdhėr qė ata tė vareshin menjėherė dhe, pėrveē kėsaj, ai bėri gėrmime tė thella nė tė katėr anėt e varrit dhe derdhi atje kallaj tė shkrirė, pėr t’i prerė rrugėn ēdo ndėrmarrjeje tė tillė tė mundshme nė tė ardhmen.

 

            Vazhdon...

            (2)