Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 2 - Shpėrthimi i errėsirės

Shkruan: Afrim MORINA

      

Dramė

SHPĖRTHIMI I ERRĖSIRĖS

 

Dramėn  “Shpėrthimi i errėsirės”, mund ta shkarkoni falas nė sektorin:

 „Literaturė“ 

 

 

 

Pamja e parė

 

Ambient parku. Nė skenė Qėndrimi me uniformė ushtarake, me pushkė nė krah, ndėrsa plisin e ka futur nė rrip tė pantallonave. Duket i gėzuar. Endet duke i rėnė guralecėve.

 

Qėndrimi

 

Eh, u afrua kjo ditė qė ta gėzojė Fitoren- Fishkėllen.

Hyn Shpėtimi, edhe ky i gėzuar.

 

Shpėtimi

 

Hė, Qėndrim, ėshtė afėr qė tė realizohet ėndrra?

 

Qėndrim

 

Shpėtim, erdhe?...- (Gjithnjė i gėzuar)- Mė nė fund do ti heqim kėto armė nga brezi dhe ti kthehemi ndėrtimit tė vendit.

 

Shpėtimi

 

Ashtu Qėndrim. Erdhi koha qė edhe ne tė jetojmė si tė tjerėt. Nuk kalon jeta gjithnjė me armė nė krah. Megjithėse ende na paraqiten pengesa qė ta gėzojmė Lirin dhe Fitoren.

 

Qėndrimi

 

Jam i vetėdijshėm pėr kėtė, por duhet mbledhur forcat pėr tė shkuar gjer nė fund. Dasmorė kemi mjaftė, por janė tė lodhur dhe tė varfėr.

 

Shpėtimi

 

Por nuk u mungon vullneti.

 

Nė skenė duken dy vajza tė reja. Njėra ka tė veshur njė fustan tė gjatė ngjyrė tė kuqe, qė paksa i shihen kėpucėt gjithashtu tė kuqe. Flokėt i ka tė lėshuara prapa shpinės dhe tė rregulluara me njė kordele tė kuqe. Tjetra sikurse shoqja e saj, por ngjyrėn e fustanit, tė kėpucėve dhe tė kordeles i ka tė bardha. Ato me hap tė ngadalshėm i afrohen djemve.

 

Qėndrimi

 

Ja ku duken. Vijnė drejtė nesh. Duhet t’i mbledhim forcat dhe tė shkojmė drejtė tyre.

 

Shpėtimi

 

Tė shkojmė!

 

Fillojnė tė afrohen tė dy qiftet. Nė prapaskenė dėgjohen tė shtėna armėsh, kalibrave tė ndryshėm. I pjekin armėt nga krahėt dhe marrin pozicion mbrojtės.

Shpinė pėr shpinė shkojnė drejtė vajzave. Edhe ato kapėn pėr njėra tjetrėn dhe fillojnė tė ecin nė drejtim tė djemve. Krismat e armėve shpeshtohen. Dėgjohen sirena alarmi. Dritat nė skenė fillojnė tė dobėsohen. Dėgjohet edhe gjėmimi armėve artilerie dhe zhurma e aeroplanėve. Gjatė tėrė kėsaj kohe nga prapaskena vijnė edhe zėra njerėzish, tė gjinive dhe moshave tė ndryshme.

 

 

Qėndrim!

Shpėtim!

Fitore!

Liri!

 

Nė armė pėr ti mbrojtur nuset tona!

Bashkohuni qė tė shkojmė drejtė tyre!

Nuk lejojmė qė tė na i marrin ato!

 

Zėri i altoparlantit

 

Qetėsohuni! Do tė pėrdorim gjithė arsenalin ushtarak dhe nuk do tė gėzoni Fitoren dhe Lirinė! Banditėt tė zihen dhe tė dėnohen me pushkatim!

 

Oh!

Bir!

Nėnė!

 

Shkova me djemtė!- Zė mashkulli.

 

Shko! Fėmijėt do ti ruaj unė!- Zė femre.

 

Nė skenė dy qifte fillojnė ti afrohen njėri tjetrit. Skena gati ėshtė errėsuar.

 

Qėndrimi

 

Shpėtim, e gėzofsh Lirinė! Vetėm pėrpara!

 

Shpėtimi

 

Qėndrim e gėzofsh Fitoren! Pėrpara!

Skena errėsohet nė tėrėsi. Zhurma fillon tė pakėsohet, mė parė nga armėt e rėnda, zhurma e aeroplanėve, sirenat e alarmit. Dikur nuk dėgjohen as zėrat e njerėzve dhe krismat e armėve.

 

Pjesė nga drama “Shpėrthimi i errėsirės”