.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Parapsikologji - Shpėrlarja e trurit

Shkruan: Sabir KRASNIQI

       SHPĖRLARJA E TRURIT

 

       Metoda tė kėtilla jashtėligjore dhe antinjerėzore u pėrdorėn nė ish-BRSS, Kinė, Haiti... si dhe nė ish- Jugosllavi. Edhe pse  nė ligjin e ri, tė sė vetėquajturės Jugosllavi, nė paragrafin 3 tė nenit 259, ekzistojnė veprime dhe ndikime tė tilla, ku thuhet: „Nuk ėshtė e lejueshme qė ndaj tė pandehurit ose dėshmitarit tė aplikohen intervenime mjekėsore ose t’u jepen mjete tė atilla me tė cilat ndikohet nė vullnetin e tyre me rastin e paraqitjes sė  deklaratės“, UDB-ja prapėseprapė pėrdori  mėnyra tė tilla ndaj tė burgosurve tė pathyeshėm, sidomos atyre politikė tė kombit shqiptar, duke u munduar t’i paaftėsojė ata pėr njė jetė normale  nėpėrmjet shkatėrrimit tė personalitetit dhe moralit tė tyre.

 

 

 

            Kjo metodė, e cila zbatohet zakonisht nėn pushtetin e hipnozės,  ėshtė ndėr metodat mė tė rrezikshme qė njeh njeriu deri mė sot nė kėtė drejtim, sepse nėpėrmjet kėsaj metode, jo vetėm qė mund tė bėjmė pranimin e informatave tė dėshiruara nga individi, por njėkohėsisht, duke bėrė pastrimin e pėrmbajtjes sė trurit  dhe instalimin e urdhrave tė rinj, mund tė ndryshojmė komplet personalitetin e tij, duke e bėrė atė vegėl tė verbėr pėr shėrbime tė caktuara dhe duke e shfrytėzuar pėr veprime tė llojeve nga mė tė ndryshmet.

 

            Kjo metodė ka qenė e njohur qė nga kohėt e lashta kur ėshtė pėrdorur pėr qėllime konversive nga religjionet e ndryshme, por  pėrmasa tė gjėra pėrdorimi mori gjatė luftės sė dytė botėrore.  Dr. M. T. Orn, anėtar i Institutit tė Mjekėsisė nė Filadelfi, i cili u bė i njohur  me rastin e mbrojtjes sė Peti Herstit, vajzės me „tru tė shpėrlarė“, u mor shumė me zbatimin e hipnozės pėr ēėshtje tė armatės. Ai, me anė tė hipnozės pėrforconte imunitetin  e ushtarėve, qė ata tė mund t’i pėrballonin dhembjet, tė ftohtit, mundimet, izolimet, sėmundjet e detit etj. Rėndėsi tė posaēme i kushtoi mėnyrės se si t’i hipnotizonte ushtarėt dhe, nė gjendje tė thellė hipnotike, t’u jepte detyra tė rėndėsishme tė pėrcjella me amnezi paraprake totale. Njėkohėsisht u jepte shifrėn, me tė cilėn mund tė hipnotizoheshin dhe mund t’i pranonin detyrat vetėm nga personat e posaēėm. Nė bazė tė shtypit  tė atėhershėm, pohohej se gjenerali i paktit NATO, Dozijer, i cili u kidnapua nga Brigada e Kuqe, ishte i pajisur qysh pėrpara, qė  me anė tė autohipnozės tė mund ta ruajė sekretin. Supozohet se tė gjithė funksionarėt e lartė ushtarakė nė SHBA dhe tė paktit NATO, qė janė tė njohur me materiale me rėndėsi shumė tė madhe politike dhe ushtarake, kalojnė nėpėr procesin e indoktrinimit pėr neutralizimin e efektit.

 

            Problem kryesor kėtu paraqiste mėnyra e hipnotizimit. Pasi qė secili individ nuk mund tė hipnotizohej me metoda klasike, u  futen  nė pėrdorim mjetet narkotike. E sidomos me aplikimin e narkotikėve nė mjekėsinė legale, pėr hipnotizim rritet edhe interesimi, si nė ēarqet mjekėsore ashtu edhe nė ēarqet policore e ushtarake pėr kėtė drejtim. Edhe pėrkundėr protestave nga shumė asociacione, kjo metodė merr pėrmasa edhe mė tė mėdha dhe mė tė rrezikshme.

 

            Nė shumė qendra kryesore botėrore krijohen edhe institute tė posaēme tė hipnozės. Problemet qė i trajtonin kėto institute ishin tė llojllojshme, ndėrsa ekspertėt qė punonin nė to, ishin njerėz tė specializuar pėr ēėshtje specifike. Njė ndėr ekspertėt  mjekėsorė mė eminentė, qė punonte pėr nevojat e CIA-s, ishte Mathan Kline.  Ky kishte pėr detyrė t’i stėrviste operatorėt pėr operacione tė ndryshme, ndėrsa nė projektin ndėrkombėtar - dirigjimin e mendimeve. Pėrndryshe, Kline  ėshtė i njohur si kryetar i Komitetit Ndėrkombėtar kundėr Sėmundjeve Mentale (ICAMI), njė ndėr pikat e sė cilės ishte edhe dhėnia e barėrave me efekte antidepresive tė porsalindurve, te tė cilėt duhet tė veprojnė gjatė gjithė jetės. Kline, nga diktatori i Haitit, papa Dak Duvalier, mori mirėnjohjen mė tė lartė pėr pastrimin e trurit tė haitasve. Gjithashtu, ekzistojnė fakte se ICAMI, ndėr tė tjera, me ndihmėn e kėsaj metode i ka shfrytėzuar njerėzit me tė meta psikike, si forcė pune nė industri.

 

            Pėr kėtė drejtim, interesim tė posaēėm tregoi sidomos  policia, e nė veēanti ajo e shteteve socialiste ku hipnozėn medikamentale e aplikoi tek tė burgosurit politikė pėr t’i nxjerrė informacionet e duhura dhe pėr ta bėrė thyerjen e moralit tė tyre. Metoda tė kėtilla jashtėligjore dhe antinjerėzore u pėrdorėn nė ish-BRSS, Kinė, Haiti... si dhe nė ish- Jugosllavi. Edhe pse  nė ligjin e ri, tė sė vetėquajturės Jugosllavi, nė paragrafin 3 tė nenit 259, ekzistojnė veprime dhe ndikime tė tilla, ku thuhet: „Nuk ėshtė e lejueshme qė ndaj tė pandehurit ose dėshmitarit tė aplikohen intervenime mjekėsore ose t’u jepen mjete tė atilla me tė cilat ndikohet nė vullnetin e tyre me rastin e paraqitjes sė  deklaratės“, UDB-ja prapėseprapė pėrdori  mėnyra tė tilla ndaj tė burgosurve tė pathyeshėm, sidomos atyre politikė tė kombit shqiptar, duke u munduar t’i paaftėsojė ata pėr njė jetė normale  nėpėrmjet shkatėrrimit tė personalitetit dhe moralit tė tyre. Rasti mė i fundit, qė dokumenton njė veprim tė kėtillė, ėshtė ai i procesit  kundėr 21 shqiptarėve tė akuzuar pėr „terrorizėm“ qė u mbajt nė muajt e fundit tė vitit 1997, ku i pandehuri A. Neziri, 23 vjeēar, student i vitit tė katėrt tė mjekėsisė, u mor nė pyetje nėn ndikimin e hipnozės.

 

            Ky nuk ėshtė rast i vetėm, ku UDB-ja, me qėllim tė zbulimit tė „grupeve armiqėsore e terroriste“, zbatoi kėso metoda si dhe metoda tjera antinjerėzore pėr ta shuar Lėvizjen tonė Gjithėkombėtare. Ajo, kėso lloj metodash  pėrdori edhe kundėr I. Hajredinit (burgu i Pejės) nga Gllogjani i Deqanit, i cili u dėnua 12 vite burgim si dhe ndaj S. Sutajt (burgu i Beogradit), kolonel i AUSH-sė nė Beograd, i dėnuar me 5 vite burgim, si dhe ndaj shumė tė burgosurve tjerė politikė, tė cilėt mbetėn me pasoja tė pėrjetshme.  Gjithashtu, sipas informatave tė QIK-ut (23. 03.1994, Rilindja - botimi nė Zvicėr) bėhej e ditur se ndaj ish-eprorėve shqiptarė, gjatė torturave, inspektorėt serbė po pėrdornin substanca kimike dhe metoda tjera jashtėligjore...

 

            Njė veprim tė kėtillė tė organeve policore dhe ushtarake e pohonte edhe gazeta londineze „Times“,  e cila kishte ribotuar njė artikull tė revistės Beogradase „Profil“, nė tė cilėn ish-zėdhėnėsi i APJ-sė, kolonel L. Stojadinoviq, theksonte se strategjia serbe gjatė luftėrave  ballkanike ėshtė mbėshtetur nė mistikė dhe astrologji!...