.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

Antologji e poezisė moderne shqipe 2 - Shaip Beqiri

SHAIP BEQIRI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

SHAIP BEQIRI

 

 

 

 

         

 

             Hyrje

  

            Shaip Beqiri lindi mė 25 mars 1954 nė Gllamnik (Kosovė). Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje dhe nė Besianė, ku kreu edhe gjimnazin. Studimet nė Degėn e Letėrsisė dhe Gjuhėsisė Shqiptare i kreu nė Fakultetin Filologjik tė Universitetit tė Prishtinės, ku ndoqi edhe studimet pasuniversitare.

            Beqiri ka nisur tė botojė poezi nė fillim tė vjetėve `70.

 

            Ka botuar librat themelorė tė poezisė:

            "Fontana e etjeve", Rilindja, 1976, Prishtinė; Konica, 2006², Prishtinė,

            "Flatrat e gjymta", Rilindja, 1983, Prishtinė,

            "Eklipsi i gjakut", Pashku, 2000, Prishtinė,

            "Muranat e muzgut", Konica, 2015, Prishtinė;

 

            Librat e zgjedhur tė poezisė:

            "Rekuiem pėr veten", Buzuku, 1997, Prishtinė,

            "Prangat e praruara", Toena, 1998, Tiranė,

            "Hinoret e njėjta", Toena, 2015, Tiranė (nė proces botimi);

 

            Librat e pėrkthyer tė poezisė:

            "Izmedju dva ponora" / "Ndėrmjet dy humnerave", Jedinstvo, 1988, Prishtinė, pėrkthyer serbisht nga Ramadan Musliu,

            "Hydra des Zorns" / "Hidra e mllefit", Limmat, 2014, Zürich, zgjedhur e pėrkthyer gjermanisht nga Hans-Joachim Lanksch;

 

            Librat e pėrgatitur dhe tė mbarėshtuar:

            Kadri Kadriu: "Ylli nė maja", Rilindja, 1982, Prishtinė,

            Natasha Lako: "Kėmisha e pranverės", Rilindja, 1984, Prishtinė,

            Adem Demaēi: "Kur zoti harron" / "Fėrkime", Zėri, 1990, Prishtinė,

            Sfida e gjeniut - Kadare * Ekzili * Kosova, Buzuku, 1991, Prishtinė,

            Anton Pashkui: "Galtina - Mbetjet letrare me dy shtesa e njė bibliografi", Konica, 2005, Prishtinė;

 

            Librat e pėrkthyer tė poezisė:

            Janis Ricos: "Vdekjes nuk i besoj" (me S. Ēomoron e A. Ēaēin), Rilindja, 1982, Prishtinė,

            Edvard Kocbek: "Puthja e plagės", Rilindja, 1989, Prishtinė.

 

            Beqiri nga mesi i vjetėve `70 merret me redaktim, publicistikė dhe pėrkthim. Nė fillim qe mėsimdhėnės nė Gjimnazin e Besianės, pastaj nė vjetėt 1976 - 1977 redaktor i rubrikės sė kulturės i gazetės sė studentėve tė Kosovės Bota e re; nė vjetėt 1977 - 1993 po ashtu redaktor i rubrikės sė kulturės i revistės Zėri; nė vjetėt 1978 - 1990 bashkėpunėtor i ndėrmarrjes botuese Rilindja; nė vjetėt 1990 - 1995 bashkėpunėtor i ndėrmarrjes botuese Gjon Buzuku; nė vjetėt 1990 - 1992 anėtar i redaksisė sė tė pėrkohshmes pėr kulturė, art e letėrsi Fjala; ndėrkaq nė vjetėt 1993 - 1994 e themeloi dhe e udhėhoqi (bashkė me Adem Demaēin) tė pėrjavshmen politike Forumi dhe mė 1995 (me Teki Dėrvishin) tė pėrjavshmen tjetėr Zeniti.

            Njė pjesė e veprės poetike tė Shaip Beqirit ėshtė botuar edhe nė gjuhė tė tjera, si gjermanisht, anglisht, frėngjisht, serbisht, rumanisht, kroatisht etj. Po ashtu ai ėshtė paraqitur nė shumė antologji tė ndryshme tė poezisė si dhe nė manifestime e lexime letrare. 

            Shaip Beqiri nga viti 1995 jeton nė Zvicėr.

            Edhe nė mėrgim ka vazhduar krijimtarinė nė fushė tė letėrsisė dhe tė publicistikės duke bashkėpunuar me revista e gazeta tė ndryshme: Eurozėri, Bota sot, Java shqiptare, Zėri ditor etj. 

            Ėshtė anėtar i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės nga viti 1976 dhe i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Zvicrės nga viti 1998. 

 

 

 

 

 

BALASTI

 

Nė shtėpinė time

Bėj jetėn e lumtur

Tė njė qeni me zgjebe

 

Ujin e zi e bart

Nga kati i trembėdhjetė

Nė tė shtatin

Tė bardhin e shpur

Nga i treti nė tė nėntin

 

I lėpij tė gjithė eshtrat e mėhallės

Dhe mėlcoj plagėn e madhe

Tė voglat i numėroj ndonjėherė

Duke i shumėzuar me yjtė

 

Ditėn e njimtoj nėn strehė tė huaj

Dhe kur tė bjerė muzgu

Ndizen tė gjitha xixėllonjat

E lirisė sime tė pėranshme

Brenda murit qė s'kalohet

 

Nė jetėn time tė thyeshme

Pėrnatė kapėrcej pragun e ėndrrės

Dhe dal nė tjetėr planet

 

Prishtinė, 18 fror 1991

 

 

XHELATI IM I NGOPUR

 

I babėzitur e hėngra  

Darkėn e mbramė me tė

Nėn kurorėn e dritės sė mekur 

Tė hėnės mes yjve tė magjepsur

 

Nė tė njėjtėn pjatė shqyenim

Mishin e gjallė tė jetės

Pėr fitoret e vdekjes

 

Ai numėronte betejat e humbura

Nėpėr terrin qė i stukohej nė sy

 

Unė i flisja pėr ujin qė futej thellė

Nė tokėn e mbetur nė rrjeta ėndrrash

 

Shpiknim kupat me verė qindvjeēe

Pėr luftėn qė do tė bėnim nesėr

Deri nė tė mbramėn pikė tė gjakut

 

Ai ngjitej kah burimi kaherė i shterur

Rroshponjave tė mia nė erė mbetur

 

Unė ecja symbyllas drejt hanxharit 

Kurthave tė ngrehura nga ēdo anė

 

Nė kthetrat e tij tė gjakosura 

E pėrzishme njė kėngė

Rrėnjat i ka shtėnė

 

Ky gopē kaq i lumtur

Nė jetėn time kur tė dojė

Hyn t`i marrė rraqet e veta

Po kurrė s`mund tė dalė

 

Kraljevo, 6 Dhjetor 1991

 

 

CENGA

 

Mė nė fund ja Zvicra

Njė pėlhurė krejt e kuqe

Mbetur pezull nė kryq tė bardhė

Hedhur befas nė fytyrėn e masakruar

Tė fushės sė pėrjargur prej ėndjesh

Me shikim tė gurėzuar ndėr bebėza

Nė ēastin kur deshi tė zgjohej  

 

Ē’shėmbėllim i shtrembėruar shpėrfytyrimi

I shkėmbinjve tė shkrėndur shqiptarė

 

Oh ē’vend mrekullish qenka Zvicra

Qė ngre kokėn si hidra ime e mllefit

Ndėr bashka resh e mjegullash

Pėrfundi qiellit tė vet tė zhubrosur

Si plaf me njolla hedhur kuturu

Pas epshit tė fashitur

 

Zürich, korrik 1999

 

 

HIMN PĖR ASGJĖ

 

Poetė shqiptarė me helm nė gjuhė e nė gjak

Qė i gėrryen brenga tė bėjnė ura pa udhė

Malėsorė grykėngjeshur e ndonjė fusharak

Rrėzakė pa vendlindje qė s`dinė pėr censurė

 

Atdheu nis t`u tėhollohet te zorra e trashė

Pasi ta kenė bartur gjithė jetėn me mashė

 

Mė nė fund e kuptuan qė muri duhet kaluar

Se jeta i ka majat e veta qė puqen me retė

Se e ka altarin ku ua mban kandilėt tė shuar

Njė fund kėnge me rrėfanėn qė lidh rrufetė

 

 

FATAMORGANA

 

Po tė mos isha midis kėtyre gėrmadhave

Dhe vendin e mungesės sime tė lėvizshme

Tė zinte duhma e mungesės sė vėnė nė kafaz

Si njė bishė qė ha veten me egėrsi

Brenda grilėve nga del sall zėri i zvargur

I mungesės tjetėr tė pandryshueshme

Qė ngrin zurkajė shekujsh qė shkojnė

Duke i vėnė lėmyshk harrese

Tėrė asaj qė s’e thashė pėr galtinėn

Nėn tė cilėn gdhijnė gėrmadha tė tjera

Rrotull hijeve tė kafazit tė zbrazur

Mbyllur nė guaskėn qė u bė kėngė imja

Nė ēastin kur prej urnės sė padukshme

U shpėrnda hiri im qė s’ringjall asgjė

Nėpėr detin qė dėnes si bishė e zbutur

Kundruall hijes qė tallet me veten

Tevona do tė futesha nė shkėmbin e hutuar

Nga i cili pak para se tė ngrysej

Nxora purpurin e mungesės sime tė re 

Dhe dola nė bregun qė nuk ėshtė mė

 

Bern, 12 mars 2004

 

 

SERBE

 

Zogj pa pupla na la qyqja

Nė ēerdhen tonė tė huaj

 

Jona ėshtė krejt toka

E mali dhe fusha edhe lumi

Bokėrimat rrafshinat hungėrimat

 

Poende edhe deti qė buēet

Nėn ēurg klithmash nė bunacė

 

Ēdo gjė qė duket e zhduket

 

Humbella shpella zgafella

Tonat ikonat kumbonat zezonat 

 

Ne bėjmė tatuazh nė bebėza

Me kryqin e kalbur pėrdhe

Hanxhar qė ngulet tok me ne

 

Lexojmė ne hartėn me kamė

Nė majė huri vėmė arnėn tonė

 

Bern, 28 qershor 2006

 

 

MURI

 

Zemra po tė mos mė mbetej

Bushtėr e zhdėpur ngashėrimi

Brenda kėtij muri pa fund e anė

Mė kot s`do t`ua nxirrja sytė yjve

As gjuhėn s`do t`ia kėputja njė bilbili

 

Erdhi ēasti i bukur

I shumėpritur

Me vdekur si kulpėr e pėrdredhur

Nėn brymė e pėshtymė 

 

Do tė mė shpurin tevona

Jashta kėtij muri tė mallkuar

 

Por do tė mbetet pėrgjithmonė

Tė mė regėtijė zemėrshkreta

Nė guaskėn qė bart krahaqafė

Duke ngrėnė veten nė pusi

 

Gjuha mė bie pluhur pėrdhe

Sipėr hijeve tė mbėrthyera

Ndanė lumit nėntokėsor

Qė ulėrin si tigri kur lėpin qiellin

Ndėr pasqyra tė thėrrmuara pezmi

 

Bern, 17 mars 2010