Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe - Shahbaze Vishaj - Grajēevci

SHAHBAZE VISHAJ - GRAJĒEVCI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

SHAHBAZE VISHAJ - GRAJĒEVCI

 

 

 

 

         

 

            Hyrje

 

            Shahbaze Vishaj Grajēevci (Pejė, 27.6.1963), ka kryer stu­­dimet pėr Gjuhė dhe Letėrsi Shqipe nė Uni­­ver­sitetin e Pri­shtinės. Punon nė Shko­llėn e Mesme tė Ulėt: ''Hasan Prishtina'', nė Milloshevė -  Kastriot. Pėr punėn edukati­vo-arsimore pėr njė ēerek shekulli si pe­dagoge e gjuhės dhe e letėrsisė shqi­pe ka marrė disa mi­rė­­njohjeje nė mesin e tė ci­lave edhe atė ’’Mėsim­dhėnės i da­llu­ar’’.

            Me shkrime filloi tė merret qysh si nxė­nėse e shkollės fillore. Botoi nė ga­zeta dhe re­vista qė dalin te ne, Shqipėri dhe Ma­qedo­ni. Ėshtė laureate e shu­mė shpėr­bli­me­ve letrare. Shkruan poezi e prozė pėr fėmijė dhe tė rri­tur, si dhe kritikė letrare, ese, publicis­tikė etj. Ėshtė anėtare e Lidhjes sė Shkrim­ta­rė­ve tė Kosovės, si dhe anėtare e redaksisė sė revistės letrare pėr fėmijė ’’Pionieri’’.

            Deri mė tash ka botuar kėto vepra let­rare: ’’She­njė dhe vragė’’ 2000, (poezi pėr tė rritur); ’’Shtjellė dhe vurratė’’ 2004, (poezi pėr tė rri­tur); ’’Shend e verė’’ 2006, (poezi pėr fėmijė);  ’’Shiu i harresės’’ 2007, (poezi pėr tė rri­tur);  ’’Shtrezė nė ve­tulla’’ 2010, (poezi pėr tė rri­tur); ’’Shegė vje­shte” 2010, (poezi pėr fėmijė); ’’Shtatori me vio­linė’’ 2010, (tregime pėr fė­mijė); “Shtigje va­shėrie” 2011, (roman pėr tė rritur); “Shfletim vep­rash” 2011, (kri­tika let­rare); “Shpalim vlerash” 2011, (kritika letra­re); “Letėrsia si art dhe inter­pretim poetik” (me H. Hasanin) 2011.

            Libri me poezi pėr fėmijė “Shporta me vi­sh­nje” ėshtė li­bri mė i ri dhe i dymbėdhjeti me radhė i kėsaj autoreje.

            Shahbaze Vishaj  Grajēevci jeton dhe vepron nė Pri­­­­shtinė.

 

 

 

 

LUMTURIA HESHT

 

Kur ti nuk je

Lumturia hesht

Jeta merr formė tjetėr

Nė shpirtin e lėnduar

Rrezja e diellit ēdo mėngjes

Pikturon shumėēka nga pamja ime

Dhembja mbetet dhembje

Heshtja heshtje

Vitet kalojnė

E ti nuk ndryshon

Shpresa mbetet shpresė

Por pritja pritje

Jeta tė thėrret

E ti udhėton

Nė rrugėn tėnde tė panjohur

Ti prapė jeton

 

 

 

MOS MĖ PYET

 

Flokėt mė janė lagur

Trupi mė digjet nga zjarrmia

Mos mė pyet

Pse mė avullon koka

Kėtu

Ėndrra ėshtė lodhur

Harresa e ka zhdukur buzėqeshjen

Sytė mė janė zvogėluar

Nga bryma e vetmisė

Lulet kanė harruar tė ēelin

Nė ėndrrėn time tė fshehur

 

 

 

ĖNDRRA IME

 

Vjeshta...

Vajzat i vesh me unaza

Pemėt i zhvesh nga gjethet

Ėndrra ime

Pret unazė kėtė Pranverė

Po ndjej aromėn e saj

Kur t’mė buzėqesh Ėndrra

Hėnės i shtohet njė yll

E diellit njė rreze

 

 

 

NATA HARRON

 

Kur nata harron tė zhduket

Dita harron tė kthehet

Nė shtratin ngjyrė blu

Zjarrmia djeg

Vetmia zbehet

Pritja numėron degėt e thara

Nė Kopshtin Magjik

Vetmia ėshtė borė e ftohtė

Sikur brymė vjeshte

 

 

 

LOTI I PEMĖVE

 

Kur hyra nė oborrin

e shtėpisė sime

vetėm oxhaku kishte

mbetur nė kėmbė

para sysh m’u rishfaqen

shumė korba

ēdo hap e laga me lot

edhe loti i pemėve

u bashkua me lotin tim

mėrzia e dhimbja

nuk ma kthyen kurrė shpinėn

 

 

 

LULET PIKOJNĖ LOT

 

Ēdo natė

daja flet me hėnėn

eshtrat e Yllit

edhe pas 10 vitesh

nuk ia solli Liria

mė fal o Zot

as ty nuk po tė shoh

nė sytė e mi fle Dimėr i Zi

Shpresa ia ka mbyll derėn shpresės

lulet mbi varr pa eshtra

pikojnė lot

 

 

 

NĖ DHOMĖN E GJUMIT

 

Kudo sytė e nėnės

kėrkojnė hijen e Luanit

nė dhomėn e gjumit

ende s’ka hyrė liria

ėndrrat shumė herė

ua bashkojnė duart

nė shtratin e tij

kujtimet janė shndėrruar

nė lotore ngashėrimi

nėna e dėshpėruar

ende kėrkon ilaē

pėr zemrėn e copėtuar