Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 2 - Sfida e shqipes

Shkruan: Dr. Jorgji KOTE

Burimi: "Koha Jonė"

SFIDA E SHQIPES

 

       Po bėhet gjithnjė e mė e qartė se kulturė dhe qytetari tregojnė ata qė pėrdorin nė ēdo rast njė shqipe tė lirė nga fjalėt e huaja tė panevojshme. Kėshtu, veē mjeshtėrisė sė tij, Noli e bėri Shekspirin tė ”flasė” shqip, edhe falė pasurisė dhe forcės shprehėse tė shqipes. Mirėpo, kjo edukatė fillon me tė folurin dhe tė shkruarin e pėrditshėm, pa pritur realizimin e strategjive tė mėdha dhe afat-gjate.

 

 

            Ėshtė vėrtet sfidė intriguese shoqėrore; siē pohohet dhe nga personalitete tė fushės, gjuha simbolizon mjetin mė tė bukur tė qenies njerėzore dhe produktin mė tė mire tė pronėsisė shpirtėrore te njė populli. Sot edhe gjuhet kryesore nė botė kėrcėnohen nga tė njėjtat dukuri dhe rreziqe: mungesa e frymėzimit letrar dhe gjuhėsor nė familje, nė shkollė dhe nė institucione, mangėsi nė kulturėn e leximit, zėvendėsimi i tij me DVD, mospraktikimi i lojėrave tė pėrbashkėta me programe kompjuterike, etj. Shtoju kėtyre dhe ”mėkatet” e medias, gazetarėve, pse jo dhe tė disa politikanėve qė me pėrdorimin fare tė panevojshėm tė fjalėve tė huaja, kanė ndikuar nė ”pėrmbytjen” e njė gjuhe me fjalė tė huaja. Ndaj mjaft vende kanė shpalosur strategji dhe veprime tė shumta qytetare dhe institucionale. Kėshtu, Gjermania para njė viti hapi siparin e “Festivalit te Gjuhės” pikėrisht aty ku mė 1802 Getja do tė krijonte teatrin e parė gjerman. Nė vijim tė tij organizohen me dhjetėra veprimtari pėr mbrojtjen dhe zhvillimin e gjuhės gjermane. Nismėtare ėshtė ”diva” e operės gjermane dhe botėrore, Edda Moser e cila ka kėnduar pėr gati 35 vjet nė skenat mė tė mėdha tė botes me Pavarotin dhe yje tė tjerė. Bie nė sy mbėshtetja dhe shoqėrimi i kėtyre veprimtarive edhe nga yjet e politikės gjermane, duke filluar me ish-Kancelarin historik tė ribashkimit H. Kohl dhe Ish- Ministrin e Jashtėm legjendar, H. D. Genscher, pėr tė ardhur tek artistėt, poeti mė i madh gjerman i ditėve tona, Hans Markus Enzenberger, i pėrkthyer edhe nė shqip. Synimi nė kėtė rast ėshtė qė tė shmanget zėvendėsimi, siē thonė atje, i gjuhės gjermane “deutsch” nė “danglisht” (mbushja e gjermanishtes me fjalė anglisht).

            Edhe nė vendin tonė po vėrehen mė shumė pėrpjekje, sensibilizim dhe njė vullnet mė i madh pėr tė “shpėtuar” edhe shqipen, po ta shprehnim kėshtu pėr analogji, nga “shanglishtja”. Qeveria ka lėshuar njė thirrje tė fuqishme para disa kohėsh, tė shoqėruar me masa konkrete. Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve thotė se po ecėn me njė strategji tė sajėn, po shtohen programet, e po kėshtu kanė rritur rolin e tyre edhe media dhe shtypi i shkruar. Pėr hir tė sė vėrtetės, ka mjaft politikanė dhe personalitete tė tjera qė flasin e shkruajnė shqipe tė pasur dhe tė pastruar nga ”parazitėt” e huaj; kėtu mund tė pėrmendim edhe drejtuesit kryesorė tė diplomacisė, qė edhe pse te kualifikuar jashtė vendit dhe nė shumicėn e kohės nė kontakt me tė huaj pėrdorin njė shqipe korrekte. Po bėhet gjithnjė e mė e qartė se kulturė dhe qytetari tregojnė ata qė pėrdorin nė ēdo rast njė shqipe tė lirė nga fjalėt e huaja tė panevojshme. Kėshtu, veē mjeshtėrisė sė tij, Noli e bėri Shekspirin tė ”flasė” shqip, edhe falė pasurisė dhe forcės shprehėse tė shqipes. Mirėpo, kjo edukatė fillon me tė folurin dhe tė shkruarin e pėrditshėm, pa pritur realizimin e strategjive tė mėdha dhe afat-gjate. Ndaj, pėr tė qene konkret, me poshtė janė rreshtuar 100 nga fjalėt qė hasen me shpesh tė pėrdorura pa vend nė gjuhė tė huaj, kur shqipja i ka fjalėt e duhura, madje dhe tingėlluese. Nuk janė pak, kur mendon se ēdo ditė ne pėrdorim afėrsisht rreth 1500-2000 fjalė.

 

 

 

Absorboj - thith;

adoptoj/aprovoj  - miratoj

adaptim/adaptoj - pėrshtas/pėrshtatje

aksion -  veprim

amendoj -  ndryshoj

akseptoj - pranoj

akseleroj - pėrshpejtoj

aktivitet - veprimtari

aplikim - kėrkesė

aproksimim - pėrafrim

aproach - pėrqasje

asete - pasuri

atraktiv - tėrheqės

bilateral/multilateral - dypalėsh/shumėpalėsh

benefic - pėrfitim

civilizim - qytetėrim

curriculum Vitae - Jetėshkrim

deadline - afat kohor

definicion - pėrkufizim

deskribsion - pėrshkrim

determinoj - pėrcaktoj

draftoj/draftim - hartoj/hartim

elaboroj - pėrpunoj

elektoral - zgjedhore

eskalacion - pėrshkallėzim

eveniment - ngjarje

esencial - thelbėsor

ekselent - i shkėlqyer

ekspansion - zgjerim

eksplozion - shpėrthim

ekspoze - paraqitje

eksepsion - pėrjashtim

ekstrem - i tejskajshėm

ekskluzivisht - pėrjashtimisht

follow - up - vijues

fundamental - themelor

fluktuacion - luhatje

fraxhil - i brishtė

implementoj - zbatoj

impakt - ndikim

incentiv - stimul

interlokutor - bashkėbisedues

imazhe - pamje

interference/intervenim - ndėrhyrje

imediat - i menjėhershėm

impresionant - mbresėlėnės

inicioj - nis/filloj

indikacion - tregues

inkludoj/inkluziv - pėrfshij/pėrfshirės

kalkulim - pėrllogaritje

kooperim - bashkėpunim

kontemporan - bashkėkohor

koordinoj - bashkėrendoj

kualitativ - cilėsor

kuantitativ - sasior

konformitet - pėrputhshmėri

kolokium - bashkėbisedim

konkluzion - pėrfundim

konkludoj - pėrfundoj

komerc - tregti

kompeticion/kompetitiv - gare/konkurrencė

komprehensiv - tėrėsor

koncesion - lėshim

koshient/koshienca - i ndėrgjegjshėm/ ndėrgjegjja

konfrontim - ballafaqim

kreativ - krijues

kualitativ - cilėsor

kuantitativ - sasior

lokal(e) - vendor(e)

lancoj - nis/lėshoj/ hap

legal(e) - ligjor(e)

materializoj - sendėrtoj

menaxheriale - drejtuese

minoritet - pakice

mazhoranca - shumica

maniere - mėnyra

mediator - ndėrmjetėsues

nacionalitet - kombėsia

nuclear - bėrthamor

opinion - mendim

parafinoj - sigloj

performanca - ecuria

poll anketim - sondazh

procedim penal - ndjekje penale

prominent - i shquar

promocion - nxitje

relata - raporte

servise - shėrbime

star - yll

solucion - zgjidhje

supervision - mbikėqyrje

stabil - i qėndrueshėm

show - shfaqje

shokues/shokant - tronditės

trend/tendence - prirje

trafik i automjeteve - qarkullimi i automjeteve

tentative - orvatje

tete į tete - koke me koke

updejtoj - pėrditėsoj

xhenuine - i vėrtetė