Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Shkencė - Semantika e flijimit

Shkruan: Mr. Kadrush RADOGOSHI

www.pashtriku.org

 

           Lashtėsia e fenomenit tė flijimit

 

            SEMANTIKA E FLIJIMIT

 

        Fenomeni i flijimit ėshtė i lashtė sa vet bota njerėzore, i cili e ka pėrcjellė shoqėrinė gjatė tėrė historisė sė saj, prandaj haset nė kulturat e popujve tė ndryshėm me tiparet e veēanta kombėtare e mė shumė me tiparet universale, tė cilat kanė evoluar gjatė zhvillimit tė shoqėrisė njerėzore. Evoluimi i karakterit tė flijimit ėshtė njė dėshmi domethėnėse e nivelit tė zhvillimit tė kulturės sė njė kombi, qė gjithsesi nėnkupton edhe zhvillimin shoqėror tė tij.

 

 

            FENOMENI I FLIJIMIT

 

          Jeta njerėzore zhvillohet nė mes tė dy kufijve tė saj, lindjes dhe vdekjes. Raporti nė mes tė kėtyre dy kufijve ėshtė antinomik: derisa i pari shėnon fillimin e jetės, i dyti tregon fundin e saj. E tėrė historia njerėzore ėshtė njė luftė, herė mė e ashpėr e herė pak mė e dobėt, nė mes tė forcave qė e mbrojnė, e begatojnė dhe e fisnikojnė jetėn njerėzore dhe atyre qė e rrezikojnė atė deri nė zhdukje.

            Njerėzimi nė kėtė luftė tė vazhdueshme pėr ta mbrojtur dhe pėr ta bėrė mė tė denjė jetėn ėshtė detyruar ta flijojė pjesėn e vet mė tė dashur, mė tė ndėrgjegjshme dhe mė heroike. Flijimi i bėrė nė emėr tė idealeve tė larta, tė cilat nė esencė nėnkuptojnė lirinė, nėnėn e tė gjitha tė mirave, pa tė cilėn jeta njerėzore e humb kuptimin  e  saj,  ėshtė  shndėrruar, qė  nė  fillim,  nė aktin mė tė  lartė  dhe  mė  sublim  qė   mund   tė  bėjė  njeriu. Qėndrimi qė mban njė shoqėri ndaj kėtij akti, ėshtė dėshmia mė bindėse pėr vlerat morale tė saj.

 

            Lashtėsia e fenomenit tė flijimit

           

          Fenomeni i flijimit ėshtė i lashtė sa vet bota njerėzore, i cili e ka pėrcjellė shoqėrinė gjatė tėrė historisė sė saj, prandaj haset nė kulturat e popujve tė ndryshėm me tiparet e veēanta kombėtare e mė shumė me tiparet universale, tė cilat kanė evoluar gjatė zhvillimit tė shoqėrisė njerėzore. Evoluimi i karakterit tė flijimit ėshtė njė dėshmi domethėnėse e nivelit tė zhvillimit tė kulturės sė njė kombi, qė gjithsesi nėnkupton edhe zhvillimin shoqėror tė tij.

            Rrėnjėt e flijimit shtrihen thellė nė botėn e magjisė, religjionit, mitikės dhe historisė, prandaj nė kėtė kontekst simbolika e flijimit pėr Drurin e shenjtė apo Drurin e jetės, i cili haset te shumė popuj, mund t’i mbulojė me semantikėn e vet shumicėn e flijimeve tė njeriut nė vend dhe nė kohė tė ndryshme.

            I adhuruari Dru i shenjtė apo Dru i jetės ėshtė rritur nė Kopshtin e Shenjtė (sipas antropologut skocez Xhejms Xhorxh Frejzer) nė qendėr tė tė cilit shtrihej Liqeni i Nemisė, ku ka jetuar nimfa Egeri, e zbritur nga bjeshkėt shqiptare, tė cilėn e adhuronin gratė shtatzėna, pėr shkak se ashtu si Diana (Zana)  mund t’ua lehtėsonte  lindjet, ndėrsa uji i saj kishte forcėn e rritjes sė embrionit. Dhuratat e bėra Egerisė, tė gjetura nė atė vend, dėshmojnė se ajo mund tė ketė qenė njė formė tjetėr e Dianės (Zanės), perėndeshės sė madhe tė natyrės, pronares sė pyjeve dhe lumenjve tė rrėmbyeshėm, e cila jetonte nė skaj tė Liqenit tė Nemisė, nė sipėrfaqen e qetė tė tė cilit e kishte pasqyrėn, nė tė cilėn e shikonte fytyrėn e saj tė bukur dhe trupin e saj tė gjatė si Lisi i shenjtė nėn rrėnjėt e tė cilit ishte burimi i ujit tė pastėr.

          Edhe nėn rrėnjėt e Lisit tė shenjtė tė Dodonės ilire rrjedhte burimi tjetėr i nimfės Egeri, tė cilėn fije tė dukshme dhe tė padukshme e lidhin me etnosin ilir dhe kulturėn e tij shpirtėrore. Edhe emri i saj mund tė lidhet me emrin shqip ”Egėri”. Ėshtė besuar se njė gėllėnkė uji e pirė nga burimet e Egėrisė jep forcė profetizuese, prandaj nė kėtė fakt duhet kėrkuar burimin e menēurisė mbinatyrore me tė cilėn e ka pajisur burrin apo dashnorin e saj Numėn, tek i cili mund tė gjejmė pararendėsin e Virbit apo sinonimit tė tij grek Hipolitit tė Bukur, i cili s’ėshtė asgjė tjetėr pos pararendės mitik apo arketip i mbretėrve tė pyllit, detyra e tė cilėve ka qenė ruajtja e Drurit tė shenjtė, tė cilėn e kanė pėrfunduar me jetėn e tyre sepse janė vrarė nga pasardhėsi i tyre, tė cilin gjithashtu e ka pėrcjellė i njėjti fat.

            Njeriu nė periudhat e zhvillimit tė ultė shoqėror nuk ka qenė nė gjendje t’i kuptojė fenomenet e ndryshme natyrore, tė cilat kanė ndikuar drejtpėrdrejt nė jetėn e tij, duke e rrezikuar atė. Nė fillim, pėrmes formave tė ndryshme tė magjisė,  njeriu  ėshtė  munduar  tė  ndikojė  nė  kėto fenomene (thatėsia e madhe,  reshjet e  pandėrprera dhe  pėrmbytjet, tėrmetet etj.), duke bėrė edhe flijime me qėllim tė zbutjes sė shpirtrave tė kėqij. Megjithatė, njeriu duke arritur t’i njohė sadopak fenomenet rrezikuese tė jetės filloi t’u kundėrvihet, prandaj flijimet e bėra nė kėtė kundėrvėnie janė forma me e lartė dhe mė fisnike e flijimit njerėzor.

 

            Flijimi i virgjėreshave

           

          Njėra prej formave mė tė lashta tė flijimit ėshtė flijimi i vajzave tė bukura dhe virgjine. Kjo formė e flijimit ėshtė prezente nė kulturat e shumė popujve. Banorėt e ishujve Maldiv nė Oqeanin Hindian, saherė paraqitej shpirti i keq nė det nė formė barke tė ndriēuar me shumė drita, e merrnin njė virgjėreshė, e stolisnin dhe e shpinin nė njė faltore nė breg, me dritare tė kthyer nga deti. Aty e linin gjatė natės, ndėrsa kur ktheheshin nė mėngjes e gjenin tė defloruar dhe tė vdekur. Mbreti trojan Laomedonti e flijoi vajzėn e tij Hesionėn pėr t’i shpėtuar njerėzit nga pėrbindėshi i detit, i cili i hante ata dhe ua prishte tė lashtat.

            Shembujt e mėsipėrm tė flijimit na e kujtojnė njė tip tė tregimit popullor, variantet e tė cilit i hasim nė shumė vende tė botės, nga Japonia nė Lindje e deri te Skandinavia e Skotlanda nė Pėrėndim dhe prej aty e deri te Jugu evropian  e Veriu afrikan. Detajet  mund  tė  ndryshojnė  nga populli nė popull, por esenca e tregimit  mbetet  e pėrafėrt apo tėrėsisht e njėjtė.

            Paraqitet gjarpri shumėkrerėsh, pėrbindėshi apo kuēedra, e cila do ta zhdukte tėrė popullin, nėse nuk i bėhej fli ndonjė njeri, zakonisht ndonjė virgjėreshė. Shumė virgjėresha flijohen derisa i vie radha vajzės sė mbretit apo princit, tė cilėn e dėrgojnė nė vendin e flijimit, por nė ēastin e fundit e shpėton njė trim nga shtresa e varfėr e popullsisė, tė cilit si shpėrblim i jepet pėr grua vajza e mbretit apo princit. Nė kėtė tregim e hasim edhe fenomenin e flijimit, po edhe tė kundėrvėnies ndaj sė keqes dhe fenomenin e shpėrblimit tė merituar.

 

            Flijimi pėr dashurinė

 

          Shkakun e njė forme tjetėr tė flijimit njerėzor e gjejmė te dashuria si fenomen fundamendtal pa tė cilin nuk mund tė paramendohet jeta. Janė tė shumtė shembujt e flijimit tė tė rinjve shumė tė bukur, tė cilėt e kanė paguar me jetė dashurinė e shkurtė me ndonjė perėndeshė tė pavdekshme. Mė i njohuri dashnor mitik ėshtė padyshim Hipoliti i Bukur, i dashuruar nga Artemida, i vdekur nė lule tė rinisė dhe i vuajtur nga virgjėreshat pėr ēdo vit.

            Kėta dashnorė tė pafat nuk kanė qenė vazhdimisht vetėm figura mitike, gjithashtu edhe legjendat, tė cilat gjakun e tyre tė derdhur e gjejnė nė  ngjyrėn  e kuqe tė shumė luleve, nuk janė vetėm krijime popullore  me  simbole  tė  imagjinuara  poetike, por nė vete pėrmbajnė njė filozofi tė thellė pėr esencat e jetės njerėzore, tė vėshtruara gjithmonė nė raport me fenomenet natyrore. Kjo filozofi i ka tė veshura rrobat e pikėllimit meqė prej saj ka buruar gjithmonė, praktika tragjike. Dashuritė e mėdha kanė hasur nė pengesa tė mėdha dhe pėrpjekja e dashnorėve pėr t’i tejkaluar ato, shpeshherė, ėshtė paguar me ēmimin e jetės sė njėrit apo tė tė dy dashnorėve. Kjo praktikė tragjike nuk ėshtė e panjohur as nė kohėn tonė dhe ka qenė e ėshtė tematikė e preferuar pėr shumė poetė, prozatorė e dramaturg. Shembull domethėnės i flijimit tė dy dashnorėve nė traditėn shqiptare ėshtė kėnga popullore ”Hasan Aga dhe ēika patureshė”.

 

            Flijimi pėr shkak tė demaskimit tė tradhtisė

 

          Njėra prej formave mė tė larta tė flijimit ėshtė ajo, kur bėhet nė emėr tė demaskimit tė tradhtisė ndaj atdheut dhe lirisė sė tij. Shembulli mė domethėnės i kėsaj forme tė flijimit ėshtė ai i Laokoontit, djalit tė Antenorės dhe Teanit, i cili e zgjoi zemėrimin e Apolonit pėr shkak se dyshoi nė ar-syeshmėrinė e futjes sė Kalit tė Drunjtė nė Trojė, duke shqiptuar fjalėt proverbiale: ”Mos u besoni danajve kur bien dhurata”. Vėrejtjen e Laokoontit, tė menēur e trim, trojanėt nuk e  pėrfillėn, pra-ndaj kėtė mospėrfillje e paguan shtrenjtė: Troja u pushtua dhe u shkatėrrua gjer nė themel, sikur tė mos kishte ekzistuar kurrė, ndėrsa Laokoonti u ndėshkua nga  Apolloni  (kuptohet,  gjithnjė  sipas  versionit tė pushtuesve grekė, i cili mund tė jetė njė formė e kamufluar e krimit tė bėrė mbi tė nga njerėzit qė kanė marrė pjesė nė tradhtinė e madhe ndaj Trojės), i cili i dėrgoi dy gjarpėrinj tė mėdhenj deti, tė cilėt ia lidhėn dy djemtė e tij binjakė (Antifantin dhe Timbajin) dhe kur erdhi pėr t’iu ndihmuar e mbytėn edhe atė. Nė kėtė kontekst duhet vėnė nė spikamė faktin se nuk ėshtė rastėsi, qė Dante Aligeri, brezin e tretė tė rrethit tė nėntė tė Ferrit e  quan me emrin e nėnės sė Laokoontit Antenora dhe nė tė i vendos tradhtarėt e atdheut.

 

            Flijimi nė emėr tė triumfit mbi vdekjen

 

           Njė formė tjetėr e flijimit tė bėrė nė emėr tė fitores mbi vdekjen ėshtė flijimi i parashikuesit dhe mjekut tė njohur mitik Asklepit apo nė trajtėn latine Eskulapit, i cili u bė i famshėm nė saje tė forcės sė tij pėr t’i ngjallur tė vdekurit. Hadi, Zoti i botės sė tė vdekurve, i zemėruar pėr shkak tė ngjalljes sė Likurgut, Tindarit, Kapanejit, Glaukut dhe Hipoklitit nga Eskulapi, u ankua te Zeusi se po ia merrte tė vdekurit nga bota e tij e nėntokės, duke i thyer rregullat e vendosura nga perėnditė, prandaj ky i fundit e vrau me rrufe. Simbolika e kėtij flijimi me semantikėn e saj mbulon  tėrė   filozofinė  tragjike  tė   njeriut   pėr  ta mbrojtur ekzistencėn e vet, qoftė edhe duke kundėrshtuar ”zotėrat” cilėtdo qofshin ata.

 

            Prometeu dhe flijimi prometeik

 

          Prometeu, i shndėrruar nė simbol tė flijimit njerėzor pėr ngritjen e kualitetit tė jetės, ishte miku i madh i njerėzve dhe mė i menēuri nė mesin e titanėve, prandaj ua mėsonte njerėzve arkitekturėn, astronominė, matematikėn, lundrimin, mjekėsinė. Prometeu i kishte mbledhur tė gjithė shpirtrat e ligj, tė gjitha tė ligat, tė cilat e rėndojnė jetėn dhe i kishte futur nė njė arkė dhe e kishte porositur vė-llanė e tij Epimeteun ta ruante pėr tė mos e hapur di-kush. Nga ky informacion elementar pėr tė, shohim se Prometeu ishte paraardhėsi mitik i shumė profesorėve tė mėvonshėm, tė cilėt pėrgatitėn gjenerata tė tėra intelektualėsh, duke mos pranuar asnjė tabu tė vendosur nga zotėrat e qiellit apo tė tokės.

            Pėr t’iu hakmarrė Prometeut, Zeusi ua mori zjarrin njerėzve, por Prometeu me ndihmėn e perėndeshės Atena (Ethėna sipas njė rilindėsi tonė) arriti tė shkojė nė Olimp. Aty fshehurazi e ndezi pishtarin nė qerren diellore tė Heleut dhe pėrsėri ua solli zjarrin njerėzve nė tokė. Pėr kėtė vepėr Zeusi zemėrak e hakmarrės e lidhi me hekura pėr njė  shkėmb nė  Kaukaz.  Gjatė  ditės  njė  shqiponjė grabitqare  ia  hante  mėlēinė, e cila rritej gjatė natės, tė nesėrmen pėrsėri ia hante dhe kėshtu me radhė deri nė pambarim. Dhembjes dhe mundimit nuk i gjendej fundi. Hakmarrja e Zeusit nuk pėrfundon me kaq, ai e krijoi  Pandorėn,  gruan e bukur, por shumė mendjelehtė, me tė cilėn e detyroi tė martohej Epimeteun. Pandora mendjelehtė e hapi arkėn dhe nga ajo dolėn shpirtat e ligj, tė gjitha tė ligat, pre e tė cilave sė pari u bė vet ajo me tė shoqin.

            Nga flijimi i Prometeut u krijua nocioni pro-meteizėm, i cili mė vonė shėrbeu si mbulesė semantike pėr tė gjitha flijimet njerėzore tė bėra nė emėr tė korrigjimit dhe fisnikimit tė jetės dhe pushtimit tė vazhdueshėm tė hapėsirave tė pakufishme tė lirisė. Figura e Prometeut u shndėrrua nė simbol tė intelektualit veprues, pavarėsisht nga rreziku.

 

            Flijimi i intelektualit pėr shkak tė ideve dhe mbrojtjes sė tyre

 

            Intelektualėt, nė shumicėn e shoqėrive, formalisht janė ēmuar dhe respektuar, prandaj shpesh-herė kanė qenė tė priviligjuar, por nė tė shumtėn e rasteve, privilegjet kanė vlejtur pėr intelektualėt e instrumentalizuar nga politika apo nga pushtetarėt. Intelektualėt e instrumentalizuar, zakonisht, kanė qe-nė mediokėr. Por, intelektualėt  e mirėfilltė, ata qė kanė  bėrė  epokat  e  kanė  rrėnuar  statuskuotė  e ruajtura me fanatizėm nga mediokritetet, nė njėfarė forme  ata  kanė  qenė  heretikė  apo  sė  paku i  kanė shpallur tė tillė. Duke qenė vetėdije kritike e kohės sė vet, intelektuali ėshtė vizionar, ndėrsa vizionariteti ėshtė armik i rehatllėkut, qė e krijon e njohura, sepse ai sugjeron shtigje tė reja dhe tė panjohura nė botėn e ideve dhe mendimit njerėzor.

            Shembull emblematik i flijimit tė intelektualit ėshtė dėnimi i Sokratit me vdekje, duke ia dhėnė gotėn e helmit. Akuza kundėr tij ishte banale, siē ka-nė qenė, pothuajse gjithmonė, akuzat e mediokėrve ndaj mendjeve tė ndritura, tė cilat, me rrezet e mendimit gjenial, i kanė ndriēuar epokat e tyre e sido-mos ato qė kanė ardhur pas ndėshkimit tė tyre apo flijimit tė tyre tė ndėrgjegjshėm. ”Sokrati ėshtė fajtor - fillonte akuza – se humbet kohėn e tij duke vrojtuar misteret e tokės dhe tė qiellit, e bėn tė zezėn tė bardhė dhe tė bardhėn tė zezė dhe ua mėson tė tjerėve kėto, gjėra” duke vazhduar mė tutje-”Sokrati ėshtė fajtor sepse korrupton tė rinjtė, nuk beson nė perėnditė e Atdheut, po nė hyjni tė reja.”

            Nė ”Apologji…” Sokrati dėshmon se akuza e Anitit (tregtar i pasur), Meletit (poet mediokėr) dhe Likonit (demagog shumė dinak) dhe e tė tjerėve ėshtė vetėm njė pretekst, siē kanė qenė, pothuajse gjithmonė, akuzat kundėr intelektualėve, vizionariteti  i tė  cilėve  e  ka  lėkundur  gjithmonė amullinė shoqėrore, e cila ka prodhuar siguri pėr mėkatarėt e tė gjitha llojeve dhe qyqarėt, qė i frikėsohen ēdo ndryshimi nė jetėn njerėzore, ēdo risie, qoftė ajo edhe pėr tė mirėn e tyre.

            Vizionariteti i Sokratit u konsiderua herezi, prandaj me kohė kundėr tij u zgjua urrejtja e shumė njerėzve, tė cilėt patėn zili ndaj filozofit, prandaj u kujdesen me kohė ta ndėrtonin malin e thashethemave  dhe shpifjeve.  Sokrati  ėshtė i  vetėdijshėm se as nuk ėshtė i pari e as i fundit nga njerėzit e ndershėm, tė guximshėm dhe tė ditur, qė akuzohen nga smirėzinjtė, tė cilėt nuk mund t’i durojnė tė diturit, ata qė ua tregojnė publikisht tė vėrtetėn se nuk janė e as nuk mund tė jenė pronarėt e diturisė e tė virtytit dhe as qendra e botės, por qenie gjysmake, helmuese tė jetės njerėzore dhe armiq tė pėrbetuar tė zhvillimit tė shoqėrisė.

            Flijimi i Sokratit ėshtė tėrėsisht i vetė-dijshėm. Kėtė e dėshmon qėndrimi dinjitoz i tij gjatė gjykimit. Atij nuk i duhet mėshira e gjykuesve tė tij, prandaj shprehet kundėr saj dhe traditės sė shėmtuar tė kėrkimit tė mėshirės nė gjykatore, qoftė edhe duke i sjellur fėmijėt e mitur aty, sepse gjykatėsi, sipas tij, nuk shpėrndanė ndere, por pėrcakton atė qė ėshtė e drejtė, pra, ai, ėshtė betuar jo pėr tė ndihmuar kėdo sipas dėshirės, po pėr tė gjykuar drejtė, sipas ligjit. Sa mė i patundur, qė tregohet, gjatė gjykimit, nė qėndrimin e tij sfidues ndaj padrejtėsisė  dhe  mė-shirės qė mund tė ketė ajo, aq mė i madhėrishėm bė-het akti i flijimit nė emėr tė emancipimit tė shoqėrisė njerėzore, nė themelet e tė cilit janė murosur tė vėr-tetat e shumė Prometeve, Laokoontėve, Eskulapėve dhe Sokratėve.

            Fundi i Apologjisė sė Sokratit ėshtė njė tėrheqje e vėrejtjes atyre qė e dėnuan me vdekje se janė damkosur nga e vėrteta me turp e padrejtėsi tė pėr-jetėshme, apo njė mallkim, qė ka zgjuar nga gjumi ndėrgjegjen  njerėzore  dhe ua ka kundėrvėnė ato padrejtėsisė, gėnjeshtrės, smirės, po edhe mėshirės sė kėrkuar nga ato. Ky mallkim, qė tingėllon si kambanė madhėshtore nė veshėt e ndėrgjegjės sė qytetėrimit evropian, ėshtė i thjeshtė dhe aktual nė ēdo kohė: ”Mirė pra, o qytetarė, unė po ju them se mbi ju qė mė vratė, pas vdekjes sime, ka pėr tė rėnė njė ndėshkim i tmerrshėm, ju betohem, shumė mė i tmerrshėm se ai qė mė pėrcaktuat mua. Ju pandehni se duke bėrė atė qė bėtė do tė shpėtoni nga dhėnia llogari pėr jetėn tuaj, por do tė ndodh pikėrisht e kundėrta (…)”

            Nė kėtė mallkim tė Sokratit haset edhe kategoria e ndėshkimit tė sė keqes, pra dhėnia llogari para drejtėsisė pėr paudhėsitė e bėra. Kjo arritje e drejtėsisė mund tė jetė shpeshherė e vonuar, por ėshtė e pashmangėshme. Edhe pasi e dėnuan dhe gjendej nė burg, duke pritur fundin e jetės sė tij nga gota e helmit, Sokratit ia krijuan mundėsinė e arratisjes disa miq tė tij nė krye me dishepullin e tij tė devotshėm Kritonin, por ai nuk pranoi tė arratisej edhepse korrigjohej njė padrejtėsi e bėrė ndaj tij. Dėnimi i Sokratit apo flijimi i tij ėshtė njė tragjedi, e cila nuk e njeh rastėsinė.Heroi tragjik shkon drejt vdekjes apo zhdukjes fizike, pėr ta bėrė tė pavdekshme botėn e ideve, kėtė botė hyjnore pėr tė cilėn ia vlen tė flijohet mirėqenia materiale e nėse kėrkohet edhe jeta. Bota e ideve ėshtė nėna shtatzėnė, qė lind foshnjėn e saj tė quajtur LIRI.

 

        FLIJIMI NĖ KULTURĖN SHQIPTARE

 

             Nė kulturėn shqiptare, qoftė ajo mitiko-legjendare apo historike e hasim njė shumėsi mėnyrash tė flijimit. Simbolika e flijimit pėr Drurin e jetės mund tė mbulojė me semantikėn e vet shumicėn e flijime-ve nė kulturėn shqiptare. Gjatė shekujve tė kulturės njerėzore nė pėrgjithėsi dhe asaj shqiptare nė veēanti janė krijuar modele tė ndryshme tė flijimit dhe tė heronjve tė fli-juar. Brenda modeleve pastaj janė krijuar tipa e nėn-tipa tė ndryshėm. Nė varėsi nga shkaqet, motivimi, forma, qėllimi, lėmi etj. mund tė krijohen tipologji tė ndryshme tė aktit tė flijimit. Modeli mė i lashtė i flijimit nė kulturėn shqiptare ėshtė ai magjik-mitik dhe pasuesi i tij folklorik. Historia shqiptare gjatė shekujve krijoi modelin e saj tė flijimit. Modeli historik i flijimit u krijua si domosdo  historiko - ekzistenciale nė varshmėri nga faktorė historikė, po edhe nga tradita kulturore mitiko-folklorike. Modeli mitik-folklorik dhe ai historik morėn e dhanė te njėri tjetri nė mėnyrė tė ndėrsjellė, kush mė shumė e kush mė pak. Me krijimin e letėrsisė artistike shqiptare u krijua edhe modeli letrar i flijimit, i cili ėshtė ndėrtuar mbi dy modelet e para, por qė nuk mbetet njė sintezė e thjeshtė e tyre.

 

            Modeli magjik-mitik dhe folklorik i flijimit

 

          Kėtė model tė flijimit, siē e kemi theksuar edhe nė fillim e trajton antropologu anglez Xhejms Xhorxh Frejzer nė librin e tij ”Dega e artė”. Edhe pse ky antropolog i shquar nuk e  ka njohur gjuhėn shqipe dhe kulturėn tonė, sjell dėshmi, tė cilat na bėjnė tė besojmė se flijimi pėr Drurin e Jetės nė Kopshtin e Shenjtė tė Nemisė i ka rrėnjėt nė kulturėn e lashtė ilire, ndėrsa nimfa Egeri, qė jetonte nė Liqenin e kėtij Kopshti dhe nė burimin qė rridhte nėn rrėnjėt e Lisit tė Shenjtė tė Dodonės, nuk ishte asgjė tjetėr pos pararendėsja magjike e figurės mitike shqiptare, Zanės.

            Folklori shqiptar ėshtė i pasur me shembujt e flijimit tė njerėzve pėr t’i zbutur shpirtrat e kėqij apo qeniet e ndryshme mitike si kuēedra, katallanė, diva etj. Pėr ta lėshuar burimin e ujit, kuēedra kėrkon nga njė njeri nė ditė pėr ta ngrėnė e nė variante tjera pos njeriut i shtohet edhe ndonjė byrek apo  ndonjė gjellė tjetėr. Nė tė gjitha rastet,  pas flijimesh tė tilla del nė skenė heroi qė do t’i kundėrvihet kuēedrės dhe do t’i shpėtojė njerėzit nga flijimet e shumta.

            Derisa nė shumicėn e pėrrallave shqiptare flijimi dhe kundėrvėnia zėnė tė njėjtėn hapėsirė, nė kėngėn legjendare ”Gjergj Elez Alia” mbizotėron kundėrvėnia, si forma mė e lartė e flijimit nė emėr tė mbrojtjes sė nderit tė familjes si themel mbi tė cilin ėshtė ndėrtuar jeta e etnosit shqiptar. Kodi moral i shqiptarėve ishte shumė rigoroz, ai sugjeronte mė parė vdekjen se jetėn e shfytyruar moralisht. Nė kėtė kontekst spikasin shembujt e shumtė tė flijimit tė gruas shqiptare, duke u hedhur nė humnerė vetėm pėr tė mos rėnė gjallė nė duart e armikut, qoftė ai mitik apo historik.

            Motivi i flijimit tė gruas sė re e tė bukur nė themelet e Kalasė sė Shkodrės apo nė themelet e Urės sė Fshajt afėr Gjakovės, ėshtė dėshmi e njė akti tė lartė tė flijimit, mbi tė cilin zė fill qytetėrimi shqiptar. Filozofia e qytetėrimit shqiptar ėshtė e pikėllueshme sepse ėshtė krijuar mbi njė pėrvojė jetėsore tragjike, e cila s’ka se si tė mos e ketė pėrmasėn e vet heroike, thėnė troē, pėrvoja jetėsore shqiptare ėshtė njė bukuri qė vret. Kėngėt popullore shqiptare, qofshin legjendare apo historike, shpeshherė janė krijuar mbi motivin e flijimit.

 

            Modeli historik i flijimit

 

            Historia shqiptare, duke qenė histori e njė populli tė rrezikuar shekuj mė radhė ėshtė e mbushur me shembuj tė shumtė flijimi. Heronjtė e flijuar shqiptarė janė ēuditėrisht tė ngjashėm me para-ardhėsit e tyre mitikė dhe antikė. Po tė bėnim njė tipologji tė thjeshtė tė heronjve shqiptarė do tė dallonim dy grupe tė mėdha heronjsh, tė cilėt ndryshojnė vetėm pėr nga mėnyra dhe mjetet me tė cilat i kundėrvihen sė keqes, sė shėmtuarės, sė ultės, shpėrnderueses, ndėrsa janė tė gjithė tė njėjtė nė vetėdijen e plotė gjatė aktit tė flijimit.

            Nė grupin e parė hyjnė heronjtė luftėtarė tė guximshėm, tė cilėt pararendėsit e tyre mund t’i gjejnė te heronjtė homerikė apo te vet Prometeu. Shembuj tė kėtij tipi heronjsh ka shumė nė historinė shqiptare dhe ėshtė e pamundur tė pėrmenden tė gjithė, por ndėr mė emblematikėt janė: Oso Kuka, i flijuar nė kullė tė barotit nė Vraninė, Mic Sokoli, i flijuar nė grykė tė topit nė Slivovė. Nėse kėta dy heronj i krahasojmė me dy yje madhėshtorė nė qiellin e flijimit shqiptar, atėherė Adem Jasharin mund ta krahasojmė me diellin e madh, i cili e ndriēoi ndėr-gjegjen e pėrgjumur shqiptare dhe e vrau njėherė e pėrgjithmonė politikėn e zhurmės sė madhe patriotike e tė veprimit liliputan, politikėn e qyqarllėkut dhe tė lėmoshės. Flijimi i tij, i vllaut tė tij Hamzės, i babait Shaban dhe i pesėdhjetė e ca Jasharajve tė tjerė, ėshtė njė  shembull  madhėshtor i flijimit, para tė cilit dimensioni i madhėshtisė sė flijimit mitik na duket mė i vogėl, figurėn e Jasharajve nuk e zė asnjė mit. Atė e zė vetėm historia mė e re e Kosovės. Nė kėtė kontekst tė flijimit kosovar, nė epopenė e fundit, nuk mund tė harrohen emrat e shumė heronjve tė shkruar nė radhorin e pėrjetėsisė shqiptare, i cili mund tė fillojė me emrin e secilit prej tyre, mund tė fillojė me emrin e Fehmi e Xhevė Lladrovcit, tė Ismet Jasharit, komandant Kumanovės e tė pėrfundojė me emrat e Luan e Shkėlzen Haradinajt, Shaban Golės, Elton Zherkės, Pėrmet Vulės, Yll Morinės, Ilir Sobės e shumė e shumė heronjėve, tė cilėt e derdhėn gjakun pėr lirinė e atdheut, dhe, ky gjak i tyre, deshėn e s’deshėn shpirtrat e ferrit nė politikėn shqiptare, ėshtė shndėrruar nė peshore tė pagabueshme, ku maten vlerat e pėrjetėshme dhe sfidohen jovlerat.

            Nė grupin e dytė tė heronjve hyjnė pas-ardhėsit e intelektualit, parashikuesit dhe mjekut mitik Eskulapit apo tė Sokratit nė aktin e flijimit, pra, nė grupin e dytė hyjnė intelektualėt e shumtė shqiptarė, tė cilėt u flijuan pėr shkak tė ideve apo aplikimit tė tyre nė jetė, duke u dėnuar me burgime tė gjata, duke u mbytur nė tortura, apo duke qenė pre e atentateve. Nė luftėn Ēlirimtare tė Kosovės nė vitet 1998 dhe 1999 nevoja pėr mjekėt  shqiptarė ishte e madhe, disa prej tyre nuk qenė nė gjendje tė flijonin qoftė edhe njė qime floku dhe ashtu, si gjithmonė nė kėto  raste, mbetėn  tė  tėrhiqen zvarrė nė botėn e anoni-matit, por pjesa e ndėrgjegjshme e mjekėve shqiptarė u vu nė shėrbim tė popullit tė pėrndjekur e tė torturuar, po edhe tė luftėtarėve tė plagosur. Flijimi i mjekėve Lec Ukaj, Hafir Shala, Shpėtim Robaj Izet Hima po edhe Flora Brovina na e kujtojnė flijimin e Eskulapit mitik. Ngjashmėria ėshtė e plotė: Flijimi pėr ta shpėtuar jetėn nga kthetrat e vdekjes. Kėta emra mjekėsh janė pasardhės tė denjė tė Eskulapit mitik dhe ēekan qė rrah fort mbi ndėrgjegjen e fjetur tė njė pjese tė mjekėve shqiptarė.

            Te shqiptarėt figura sokratike ėshtė parė herė te njėri e herė te tjetri intelektual njėzet e katėr shekuj mė vonė nė gjykime tė montuara. kėta intelektualė shqiptarė akuzoheshin nga Anitėt, Meletėt dhe Likonėt shqiptarė, pra nga hajdutėt nė ekonomi, nga mediokritėt nė kulturė e letėrsi dhe nga demagogėt dinakė nė politikė. Ishte shumė irelevante se kush ishin gjyqtarėt qė gjykonin ”nė emėr tė popullit”, serbė apo shqiptarė, sepse njė gjė ishte e qartė: ata ishin antishqiptarė dhe antiintelektualė. Pjesa e tyre shqipfolėse edhe sot mund tė na sorollatet nė jetėn tonė publike e politike me maskėn e tejdukshme tė antikomunizmit e tė patriotizmit, po pse jo edhe tė kosmopolitizimit si mundėsi e re pėr ta vendosur prapanicėn e tyre nė ndonjė karrige. Tri gjykimet e Adem Demaēit s’kanė se si tė mos na e kujtojnė gjykimin e Sokratit, ndėrsa 28 vjetėt e jetės sė kaluar nė burgjet sllavo-komuniste na  e  kujtojnė  gotėn e helmit, por mė tepėr  Prometeun tė mbėrthyer me hekura dhe vuajtjet e tij tė pambarim. 

            Njėzet e katėr shekuj apo 2393 vjet mė vonė, nė Prishtinė u gjykua pėrsėri Sokrati, kushedi pėr tė satėn herė. kėtė radhė Sokrati ishte shqiptarė nga Dardhari i Madh i Dukagjinit dhe quhej Ukshin Hoti. Akuza banale, ngjashmėria e tėrėsishme, fund e krye. Ndryshimi edhe kur duket se ėshtė i madh, nuk ėshtė i tillė. Vėrtet gjykatėsit e Sokratit antik ishin tė tė njėjtit popull, pra ishin grekė, ndėrsa nė rastin e gjykimit tė Sokratit shqiptar gjykatėsit ishin serbė edhe akuzuesit formalė ishin serbė. I vėshtruar nga ky aspekt gjykimi dhe dėnimi na duket mė tepėr prometeik, por, kur nuk harrohet fakti se pėrpara akuzuesve formalė fshiheshin politikanė smirėzinjė e tė zhveshur nga ēdo lloj pėrgjegjėsie dhe mediokritete kulturore e shkencore nga rradhėt e shqipfolėsve, tė cilėt nuk mund t’i durojnė njerėzit me potencė tė madhe morale dhe intelektuale ēfarė ishte Mr. Ukshin Hoti, problemi ėshtė mė tepėr Sokratik. Apologjia e Sokratit antik dhe Apologjia e Sokratit shqiptar tė njohur me emrin Ukshin Hoti janė identitike. Anitėt, Meletėt dhe Likonėt pas 24 shekujsh nuk ishin vetėm serbė, por edhe shqipfolės dhe mjerė shqipja, qė e flasin edhe njerėzit e tillė!

            Sokrati antik ua pėrkujton akuzuesve po edhe ndėshkuesve tė tij turpin dhe dėnimin qė i pret nė tė ardhmen, tė njėjtėn gjė e bėri edhe Sokrati shqiptar  nė  Apologjinė  e  tij.  Si  nė  Rastin  e parė, ashtu edhe nė tė dytin, profecia doli shumė e saktė. Ngjashmėri tragjike me njė bukuri tė llahtarėshme brenda. Gjaku i derdhur nga mijėra luftėtarė trima, Gota sokratike e helmit e pirė nga shumė intelektualė shqip-tarė, vuajtjet e Laokoontėve shqiptarė tė shkaktuara nga gjarpėrinjtė e dalė nga deti i tradhtisė, Eskulapėt shqiptarė tė vrarė nga rrufetė e Zeusit serb, vuajtjet e Prometeve shqiptarė, akuzojnė politikanėt e Kosovės, tė cilėt jo vetėm qė s’u turpėruan nga qyqarllėku i tyre, por morėn guximin tė akuzonin dhe tė kėrkonin nga Zeusi tė gjuante me rrufetė e tij kriminale.

            Tė gjitha kėto flijime mund ta akuzojnė edhe klasėn e re politike, nėse me dashje apo pa tė fillon tė shkelė idealet nė emėr tė cilave u bėnė tė gjitha flijimet. Njė popull, i cili nuk e ēmon sa duhet flijimin si aktin mė tė lartė dhe mė fisnik nė jetėn njerėzore apo lejon, qė pjesėtarėt e papėrgjegjshėm tė tij nėn maskėn e moderimit tė tallen me tė, duhet tė brengoset seriozisht pėr tė ardhmen e tij, e cila do tė jetė e errėt nėse nuk pėrpiqet tė korrigjojė vetėdijen kolektive tė tij, apo kodin e tij moral, qoftė i shkruar apo i pashkruar.

 

            Modeli letrar i flijimit

 

         Kėtė model tė flijimit nuk e  krijojnė vetėm heronjtė letrar tė flijuar pėr ideale tė larta, po edhe krijuesit e kėtyre heronjve, pra vet shkrimtarėt. Historia   e  letėrsisė  shqiptare ka njė radhor tė gjatė me emra shkrimtarėsh, tė cilėt pėrjetuan fat tė ngjashėm apo tė njėjtė me personazhet letrare tė flijuara: Pjetėr Budi, i mbytur nė lumin Drini i Bardhė, Naum Veēilharxhi e Petro Nini Luarasi tė helmuar nga shovinistėt grekė, ndėrsa Papa Kristo Negovani i vrarė nga ta, Shtjefen Gjeēovi i vrarė nga shovinistėt serbė, Bernardin Palaj e Etėhem Haxhiademi (nuk janė kėta tė vetmit) tė mbytur me torturė nė burgjet e diktaturės komuniste nė Shqipėri, Fazli Graiēevci i mbytur me torturė nė Burgun e Prishtinės nga udbashėt jugosllavė, ndėrsa Rexhep Elmazi, Jusuf Gėrvalla e Enver Hadri tė vrarė me atentat, Ymer Elshani i vrarė gjatė luftės sė fundit nė Kosovė me po-thuajse tėrė familjen e tij. Ky radhor mund tė pėrfundojė me poetėt ushtarė tė UĒK-sė, tė cilėt u vra-nė duke luftuar nė vijėn e parė tė frontit.

            Letėrsia shqipe pi nė tė gjitha gurrat e flijimit shqiptar. Ithtarėt e letėrsisė ”oborrtare”, sidomos ata tė letėrsisė oportuniste, nė emėr tė kėrkesave ideo-logjike, apo kinse tė funksionit dhe vlerės estetike, herė nė mėnyrė tė kamufluar, herė haptazi, e kanė injoruar aktin e flijimit nė procesin e tyre krijues. Ata i kanė injoruar edhe veprat e shkrimtarėve tė tjerė, qė kanė trajtuar aktin e flijimit e edhe vetė ata shkrimtarė, tė cilėt shpeshherė kanė pasur fat tė ngjashėm apo identik me personazhet e tyre. Nė kėtė kontekst mund ta thėrrasim nė ndihmė njė  mendim  tė estetit tė njohur ēek, strukturalistit tė shkollės sė Pragės, Jan Mukarzhovski, i cili rrėnon arsyetimet e oportunistėve:

            ”Autonomia e veprės artistike, mbizotėrimi i vlerės dhe funksionit estetik  nė veprėn letrare paraqitet jo si mjet pėr mbytjen e kontaktit tė veprės letrare me realitetin natyror e social, por, pėrkundrazi, si ringjallje e tij”. Besoj se ėshtė e panevojshme ta bindim dikė se nė realitetin social tė kėtij mendimi hyn edhe fenomeni i flijimit. Njė ēėshtje e rėndėsishme, qė duhet aktualizuar nė kėtė kontekst, ėshtė vendi apo hapėsira, qė zė akti i flijimit nė letėrsinė shqiptare.

            Letėrsia e Rilindjes kombėtare aktin e flijimit pėr ēlirimin e atdheut e ngriti nė kult dhe ia dha vendin kryesor nė mesin e kulteve tė saj. Karakteri prometeik i letėrsisė shqiptare rrėnjėt i ka nė kėtė kult. Pjesa dėrmuese e heronjve tė letėrsisė shqiptare janė tė mėdhenj nė aktin e flijimit, i cili ėshtė pėrfundimi heroiko-tragjik i njė jete gjithashtu heroike. Letėrsia shqiptare e krijuar mbi kėtė heroikė dhe tragjikė nė tė njėjtėn kohė u shndėrrua nė njė ”bibėl” tė shqiptarėve, qė vuri nė lėvizje energjitė e tyre nė rrugėn e kėrkimit dhe ndėrtimit tė lirisė.

            Nė veprėn e parė tė romantizmit shqiptar ”Kėngėt e Milosaos”, personazhi kryesor i saj Milosao, pasi pėrjetoi fatkeqėsinė e vdekjes sė djalit dhe  gruas  sė  tij  Rinės,  gjen  forcė pėr tė shkuar nė luftė pėr ta mbrojtur atdheun. I plagosur pėr vdekje, i lė lamtumirėn jetės duke pėrshėndetur shokėt dhe Shkodrėn. E tėrė  poema  ”Kėnga e  sprasme  e Balės” e Gavril Darės sė Ri, njėra ndėr veprat mė tė shquara tė romantizmit shqiptar, ėshtė ndėrtuar mbi themelet e aktit tė flijimit. Rexhep Qosja pėr kėtė vepėr ndėr tė tjera shkruan:

            ”Pothuaj tė gjithė pėrbėrėsit e strukturės sė saj, sikundėr janė tregimtari, personazhet, situatat, hapėsira, koha, pamjet, dialogėt, bartin kuptimin kombėtar tė mbėshtetur nė kujtesėn historike”, e cila ”realizohet pėrbrenda, nė strukturėn e saj, sepse ėshtė brendi e saj estetike”

            (His. e let. II, f.354-5)

            Sintagma terminologjike ”kujtesė historike” nėnkupton rishpalosjen e aktit mė sublim shqiptar nė ”Motin e Madh”, aktit tė flijimit tė shqiptarėve nė mbrojtjen e lirisė sė tyre. Flijimi nė Betejėn e Beratit ėshtė kolektiv:

            ”gjak nė erė, gjak nė re,

              gjak nė ujė, gjak nė dhe,

              gur mė mur njė copė mish

              kokė e krah trimash kish!”

            Pėrfaqėsues tipikė tė kėtij flijimi tė madh shqiptar janė dy personazhet kryesore tė kėsaj poeme Nikė Peta e Pal Golemi. Poeti Gavril Dara i Ri pėr ta shquar edhe mė shumė heroizmin e personazheve tė tij. Nikė Petės e Pal Golemit, e krijon Moisi Golemin, ndėrsa mė vonė Ballabanin.

            Nikė Peta sė bashku me dashurinė e madhe pėr Marėn flijohet nė fushtė tė betejės, duke ndėrruar dasmėn dhe lumturinė e saj me njė lumturi mė tė lartė ”nė ditėn flamurtare” tė Arbėrit.Flijimi i Marės ėshtė nė shėrbim tė rritjes sė pėrmasave tė flijimit tė Nikės dhe tė vrasjes sė ēdo indiference njerėzore, jo nė kuptimin e zgjimit tė ndjenjės sė dhembjes, e cila ėshtė e huaj pėr kėtė atmosferė flijimore. Skena e flijimit tė Pal Golemit i ka tė gjitha pėrmasat dhe simbolikėn e admirueshme. qė ka ēuar pesh zemrat e shumė shqiptarėve tė ndeshur ballė pėr ballė me robėrinė. Skena e flijimit tė Pal Golemit pėr nga monumentariteti t’i kujton skenat mė emblematike tė Homerit…

            ”Pranė kalit njė ushtar

              me dhjetė ushta nė gji

              ishte shtrirė si ka i therur.

             Shtrėngonte me dhėmbė flamurin,

             mbante kordhėn nė grusht.

             Me fytyrė nga qielli kthyer

             edhe vdekjen e pėrbuzte.

            Megjithatė, kjo skenė flijimi e ka tė huaj ēdo ndjenjė tė dhembjes, sepse parimi estetik i poetit nuk ėshtė qė heroi gjatė flijimit tė shprehė  dhembje dhe vuajtje, por, pėrkundrazi, tė shprehė lumturinė e heroit qė po e mbyll jetėn nė mėnyrė madhėshtore. Pra, parimi estetik i poetit tonė ėshtė i njėjtė me atė tė skulptorit antik, i cili Laokoonin e paraqet  tė  bukur  gjatė aktit tė flijimit, prandaj po  tė  pėrcaktohej pėr shprehjen e dhembjes dhe vuajtjes sė Laokoonit, goja e tij e hapur dhe buzėt e tij tė zgjatura do tė ishin tė shėmtuara. Derisa Lesingu e vė nė spikamė kėtė parim tė zbatuar nė skulpturėn antike pėr Laokoonin ka parasysh parimin e kundėrt tė zbatuar nė letėrsi, ku heronjtė e flijuar shprehin vuajtjet, dhembjen pėrmes britmave. Nė kėtė kontekst edhe duhet parė karakteri i veēantė i modelit letrar kombėtar tė flijimit.

            Derisa De Rada dhe Dara i Ri me rrėfim tė drejėpėrdrejtė paraqesin skenat e flijimit, Asdreni nė poezinė e tij ”Burri i Dheut” nė mėnyrė tė tėrthortė rrėfen pėr aktin e flijimit tė njė luftėtari. Portretizimi i luftėtarit nė fillim bėhet pėrmes pyetjeve dhe rrėfimit tė nėnės sė tij e mė pastaj bėhet nga rrėfimi i shokėve tė tij tė luftės. Konceptimi i heroit tė flijuar nga Asdreni ėshtė i veēantė. Ai, pos bukurisė psikofizike, tipareve tė larta morale, guximit e heroizmit, qė pėrfundon me aktin e flijimit nė mbrojtje tė atdheut dhe ēlirimit tė tij (Vlorė 1920), ka edhe njė pėrmasė qė e bėn mė tė shtrenjtė aktin e flijimit: heroi ėshtė djalė i vetėm i nėnės i rritur jetim, sepse edhe babai ka pasur tė njejtin fat para tij. Nėse simbolikisht mendojmė se ēdo akt flijimi e krijon njė mitemė flijimi, atėherė mund tė themi se nė kėtė poezi Asdreni krijon ritualemėn e flijimit.

            Pėrmasat e madhėrishme tė aktit tė flijimit rrėnjėt i kanė  nė  idealet e shoqėrisė shqiptare pėr ta ruajtur hapėsirėn e vet gjeografike dhe pėr ta ndėrtuar jetėn e lirė nė atė hapėsirė. Tipin mitik-folklorik tė flijimit tė gruas nė themelet e kalasė apo tė urės e kanė trajtuar nė veprat e veta shumė shkrimtarė shqiptarė, por ne do tė mjaftohemi me dy prej tyre: Rexhep Qosja me dramėn “Beselam, pse mė flijojnė?” dhe Ismail Kadare me romanin ”Ura me tri harqe”.  Nė tė dy kėto vepra akti i flijimit tė nuses dhe nėnės sė re nė themelet e urės trajtohet nga pozita e demitizimit.

            Tipi mitik-folklorik i flijimit tė femrės shqip-tare, duke u hedhur nė greminė pėr tė mos rėnė nė duart e pushtuesit, ėshtė shfrytėzuar nga shumė shkrimtartė shqiptarė, disa prej tė cilėve nė veprat e tyre e kanė ruajtur atmosferėn mitike tė flijimit, ndėrsa tė tjerėt e kanė vendosur brenda kohės historike. Ismail Kadare nė qendėr tė poemės sė tij ”Princesha Argjiro” e ka vendosur princeshėn e Gjirokastrės, kuptohet sipas mitit apo legjendės, e cila flijohet duke rėnė nė greminė.  Kjo poemė me kohė ėshtė shndėrruar nė lektyrė tė dashur pėr shkollarėt tanė.

            Poeti tepelenas Maliq Lila nė poezinė e tij ”Thėllėzat e bardha” me invencion e trajton kėtė fenomen tė flijimit. Kėtė vlerėsim tė rastit po e argumentojmė me dy vargje…

          ”Ato janė tė egra: rrojnė me vetėtima:       

           Gremisen nė hone dhe s`bėhen robina!”

Romanin historik ”Skėnderbeu”,  pa  dyshim njėrin ndėr  romanet  mė tė  mira historike nė  letėrsinė shqipe,  shkrimtari  Sabri  Godo e pėrfundon  me njė epilog. Nė kėtė epilog me njė rrjedhė tė shpejtuar tė rrėfimit, tregon qėndresėn dhjetėvjeēare tė Krujės pas vdekjes sė Skėnderbeut dhe rėnien e saj nė duart e pushtuesve turq. Ndėr ngjarjet mė tronditėse, qė i parapriu rėnies sė kėshtjellės sė Krujės, nė duart e turqve, pas 35 vjetėve tė qėndresės heroike, qe vetėflijimi i nėntėdhjetė vajzave dhe nuseve, duke u hedhur nė humnerė, pėr tė mos rėnė nė duart e turqve. Ėshtė shumė domethėnėse simbolika e faktit se flijimi bėhet nė mėngjes…

            ”Kur lindi dielli, ndalėn mbi njė humnerė pesėqind metra lartė. (…) Ishin nėntėdhjetė vajza e nuse dhe nisėn tė hidheshin nė humnerė dorė mė dorė”. Edhe personazhi i Tringės nė ”Lahutėn e Malcis” flijohet pėr tė mos e lėnė vėllanė Curr Ulėn me plagė tė marra nė luftė dhe pėr tė mos rėnė nė duart e pushtuesve malazez, jo duke rėnė nė greminė, por duke luftuar me pushkė nė dorė. Personazhi i Tringės ėshtė i pėrmasave homerike. Shembujt emblematikė tė modelit historik tė flijimit Oso Kuka e Mic Sokoli kanė frymėzuar shumė poetė e shkrimtarė, por veprat mė tė njohura ku-shtuar kėtyre heronjve janė ”Lahuta e Malcisė” (Kėnga e dytė, e tretė, e katėrt dhe e pestė) dhe romanet e shkrimtarit Sulejman Krasniqi ”Oso Kuka” dhe ”Mic Sokoli”.

            Nė koncepcionin epik tė shkrimtarit akti i flijimit tė Oso Kukės nė Kullėn e Barotit nė fund tė romanit ėshtė i madhėrishėm dhe reflekton mesazhin e madh tė lirisė… ”U ul nė sheshin midis kokave. Pasi ia preku ballin secilit prej luftėtarėve tė rėnė, ndezi eshkėn. U vuri zjarrin fitilave. Ndėrsa flaka gjarpėruese pėr-shkonte fitilat pėr nė bodrum, Oso Kuka shtriu krahėt. Mbuloi kokat e tė rėnėve.  Tha: ” S’kam ē’tė bėj tjetėr, Shkodra ime! Pėr ty po djeg veten time! Edhe njėqind jetė po ti kisha pėr Shqipėrinė flakė do t’i digjsha!”

            Njė tip tjetėr i modelit letrar tė flijimit ėshtė ai qė na detyron ta aktualizojmė sintagmėn terminologjike ”legalitet kozmik”, e cila nėnkupton shtri-min e ēėshtjes sė padrejtėsisė mbi tė cilėn mbėshtetet fatumi jetėsor i heronjve qė flijohen dhe popullit tė tyre. Ky aktualizim domosdo na shpie te pa-rimi mbi tė cilin ėshtė ndėrtuar poetika e romanit ”Ra Berati” i shkrimtarit Bilall Xhaferri. Ėshtė ky njė roman pėr flijimin e shqiptarėve nė kohėn e Skėnderbeut, konkretisht nė tragjedinė e Beratit, e cila nėnkupton shumė ushtarė shqiptarė tė flijuar nė mbrojtje tė atdheut dhe lirisė sė tij, apo nė mbrojtje tė Drurit tė Jetės apo Drurit tė Shenjtė, i cili nė roman jepet pėrmes Rrapit tė Madh nė oborrin e Kullės Albashaj afėr Beratit dhe Rrapit te Kroi i Kangjeleve nė Dukagjin. Pėr kėtė rrap tė lashtė dhe tė lartė njėri nga personazhet e romanit Martin Ubini, ndėr tė tjera thotė: ”Thonė se ai ėshtė i  lashtė sa fisi ynė atje nė Dukagjin”. Nė vazhdim personazhi tjetėr, Axha Vranė i thotė: ”Ėshtė ēudi e tokės! Kudo te krojet e tė vendet e shenjta gjen nga njė rrap tė tillė!

Edhe nė kėngėt e kreshnikėve kemi rrapin e madh tė Jutbinės”.

            Kėtu nuk ėshtė fjala pėr ndonjė rastėsi, por pėr vazhdimėsinė e kulturės shqiptare tė ndėrtuar mbi aktin e flijimit pėr ta ruajtur Drurin e Shenjtė qė rritej  nė  kopėshtin e Shenjtė  tė Nemisė, tė cilin fije tė dukshme e tė padukshme e lidhin me Bjeshkėt e Nemuna apo me Lisin e Shenjtė tė Dodonės ilire. Nė mesin e asaj shumėsie ushtarėsh shqiptarė tė vrarė nė tragjedinė e Beratit, spikasin personazhet e romanit, tė cilat flijohen nė forma tė ndryshme. Vetė portretizimi i Marashit nė prag tė flijimit, pos tipareve tė tjera tė modelit kombėtar tė flijimit, shpreh dhembje dhe aktualizon vetvetiu sintagmėn e ”Legalitetit kozmik”…

            ”Fytyra e njomė dhe sytė e kaltėr i shkėlqenin ėmbėl e gazmorė, sikur tė ishte nė shėtitje, jo nė mes tė luftės. Mbi ballė i binin flokėt e verdha, tė njomura.” Ky portretizim ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me vdekjen, akti i flijimit ka pėrmasat e tė madhėrishmes, por ėshtė edhe akuzė kundėr padrejtėsisė. Rruga e kryepersonazhit tė kėtij romani, Strez  Piroli,  ėshtė  rruga  qė  fillon,  vazhdon  dhe pėrfundon  nėpėr  hapėsirėn   e gjerė  tė  flijimit,  tė dhembjes e tragjikės. Akti i flijimit tė heronjve tė epopesė sė fundit tė Kosovės ka filluar tė trajtohet nė tė gjitha gjinitė letrare, por ky proces letrar ėshtė ende nė fillim, prandaj vlerat e njėmendta letrare pėr kėtė fenomen do tė krijohen nė tė ardhmen. Letėrsia shqip-tare ka jo vetėm krijime letrare kushtuar flijimit dhe afirmimit tė tij, por edhe krijime, nė tė cilat shprehet keqardhja dhe revolta kundėr harresės kolektive. Kėto krijime letrare komunikojnė me realitetin shoqėror  shqiptar tė  mėparshėm,  por  edhe  tė  tashėm.

Krijimet e tilla janė monumente artistike, qė shprehin pakėnaqėsinė dhe qortojnė, duke trokitur nė ndėrgjegjen tonė pėr harresėn, kėtė pėrhershmėri negative tė shoqėrisė shqiptare, e cila ėshtė njėri nga shkaktarėt kryesor tė pėrsėritjes sė historisė sė veshur me rrobat e tragjikes.

 

Prishtinė, 30. 01. 2009

 

Autori aktualisht ėshtė  kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės.