Thuhet: njeriu i ka njė milion probleme. Jo. Njeriu
ėshtė krijuesi i problemeve tė veta, prandaj, ndihmoje njeriun tė
qendėrzohet problemet shuhen e tejkalohen.
Moti ėshtė thėnė
se: 1) Nuk ka jetė pa VUAJTJE; 2) Nuk ka vuajtje pa SHKAK; 3) Nuk ka shkak
qė nuk mund tė TEJKALOHET.
Pse nuk ka jetė pa vuajtje dhe cilėt janė shkaktarėt e
vuajtjes?
Tė gjitha ligjet e natyrės punojnė pėr tė mirėn e
njeriut, vetėm njeriu punon kundėr vetvetes. Pse? Njeriu me lindjen e tij e
fiton tė drejtėn tė jetojė i shėndetshėm, shumė i pasur, i hareshėm dhe
shumė i lumtur. Kėto janė gjendje normale. Ndėrkaq, sėmundja, varfėria,
mėrzia dhe mjerimi janė gjendje abnormale, SĖMUNDJE MENTALE, qė ia shkakton
njeriu vetes, me mendime negative. (Humbolti ka thėnė: do tė vijė dita kur
edhe sėmundja do tė jetė turp, sepse tė gjitha sėmundjet bazėn e kanė nė
mendimet negative).
Tė gjitha librat
e vjetra tė besimeve fetare thonė: mos iu friko Zotit, frikoju vetes tėnde.
Pse? Sepse Zoti - (menēuria universale, fara hyjnore apo fuqia e natyrės
thoni qysh tė doni) - njeriut ia ka dhėnė TĖ GJITHA, pra, ia ka dhėnė tė
drejtėn tė zgjedh e tė merr ēka tė dojė dhe sa tė dojė nga jeta e vet!
Tė gjitha krijesat tė tjera nė
planetin tokė e kanė skicėn gjenetike, janė esenca tė fikėsuara janė tė
detyruara ta ndjekin vetėm skicė gjenetike dhe asgjė tjetėr nuk mund tė
ndryshojnė: zogu duhet tė jetė vetėm zog; lulja vetėm lule; peshku vetėm
peshk; molla vetėm mollė dhe asgjė tjetėr.
Njeriu e ka LIRINĖ e madhe dhuratė hyjnore: prej
SHĖMTIE deri nė SHĖNJTRI. Nė pėlhurėn e bardhė tė jetės, me dėshirėn tėnde,
me dorėn tėnde, mund ta shkruash fjalėn MJERIM dhe tėrė jetėn do ta kesh tė
mjerė dhe, poashtu, nė pėlhurėn e bardhė, me dorėn tėnde, me dėshirėn tėnde,
mund ta shkruash fjalėn LUMTURI dhe tėrė jetėn do ta kesh tė lumtur. Kjo
ėshtė dhurata mė e shtrenjtė e hyjnores pėr njeriun qė, njeriu i gjorė, nuk
DI ta pėrdorė.
Prandaj nuk ka jetė pa vuajtje, sepse nė njeriun gjenden
shkaktarėt e vuajtjes. E ku gjendet, atėherė, mundėsia pėr tejkalimin e
shkaktarėve tė vuajtjes? Pėrgjigjen do ta them nė vazhdim.
CILĖT JANĖ FAKTORĖT
QĖ IA MUNDĖSOJNĖ NJERIUT
ECJEN NĖ RRUGĖN E BUKUR TĖ LUMTURISĖ?
FAKTORI I PARĖ dhe FAKTORI themelor i jetės ėshtė:
BESIMI me BINDJE tė thellė, qė pėrshkon tėrė qenien e njeriut.
(Shihni veēantitė e individit. T'i marrim vetėm tri
veēanti qė i ka pranuar hetuesia botėrore: gjurmėt e gishtit, nėnshkrimin
dhe aromėn e trupit. Secili njeri qė merr letėrnjohtim, kudo nė botė, duhet
t'i le gjurmėt e gishtit. Mbi 6 miliardė banorė i ka bota dhe askund nuk
mund tė gjenden dy njerėz tė njėjtė, me veēantitė identike. Tė gjithė i
takojnė gjinisė njerėzore, por asnjė nuk ėshtė i njėjtė. Ky ėshtė argumenti
i parė se secili njeri ka ardhė nė botė jo tė bėhet kopje e dikujt, sepse
bota s'ka nevojė pėr dy njerėz tė njėjtė, por tė jetė vetė origjinali, ta
kryejė njė detyrė madhore dhe tė shndėrrohet nė bjeshkė krenare tė suksesit
e tė lumturisė).
E pse nuk bėhemi bjeshkė krenare tė suksesit e tė
lumturisė, por dėshtojmė dhe hamė pėr drekė e darkė vuajtje e dėshtim? Sepse
na mungon besimi i thellė me bindje tė plotė.
(Edhe derisa po i lexoni kėta rreshta, ju po
mendoni mė vete: kjo qė po thotė ky njeri, mos ėshtė tepėr e bukur pėr tė
qenė e vėrtetė?)
Prapė pse?
Trupi i njeriut pėrbėhet mbi 75% nga uji. Vlera e
njeriut varet nga temperatura e brendshme e pėrbėrėsit kryesor tė trupit tė
njeriut. Pra: nga temperatura e ujit nė njeriun. Kjo ėshtė njė alkimi e
brendshme qė, patjetėr, duhet ta kuptojmė sa mė thellė qė tė mundemi.
GJENDJA E PARĖ: Kur temperatura e ujit ėshtė nėn zero,
uji shndėrrohet nė akull, njeriu ėshtė i vdekur. Nė polin e veriut, nė
akullnaja, nuk ka jetė ose ėshtė njė jetė e pavlerė. Kjo ėshtė gjendja pa
jetė e njeriut me temperaturė nėn zero.
GJENDJA E DYTĖ: Kur njeriu gjendet me temperaturė tė
rėndomtė, pra nė gjendjen e ujit tė zakonshėm, (e kjo ėshtė GJENDJA jonė e
pėrgjithshme), ligji themelor i ujit tė zakonshėm ėshtė: tė rrjedh teposhtė,
tė mbushė zbazėtėsirat dhe t'i nivelizojė ato. Pikė pėr pikė sipas kėtij
ligji vepron edhe njeriu qė ka temperaturėn e ujit tė zakonshėm: me shumė
dėshirė ecė teposhtė, si uji; me shumė dėshirė bėn punė tė lehta e tė liga;
me shumė dėshirė i beson tė keqes e tė shėmtuarės; madje gėzohet kur tė
tjerėt bėjnė punė tė liga dhe, atyre shėmtive, iu beson dhe ato i nderon,
sepse ecja teposhtė ėshtė shumė e lehtė; nuk BESON ME BINDJE nė asgjė, sepse
po tė besojė do tė detyrohet tė merr rugėn e mundimshme, thikė pėrpjetė, qė,
natyrisht, ėshtė rrugė qė kėrkon impenjim.
GJENDJA E TRETĖ: Kur rritet temperatura e ujit mbi 100
shkallė, uji vlon dhe shndėrrohet nė AVULL. Avulli nuk e ka rrugėn e ujit
teposhtė, por ka drejtim tjetėr: me lehtėsi shkon thikė pėrpjetė. Por, kur
shtohet temperatura edhe mė shumė, uji i shndėrruar nė avull ka fuqi ta vejė
nė lėvizje edhe lokomotivėn e trenit dhe tė tėrheq edhe shumė vagona tė
rėndė. Kjo gjendje arrihet me besim tė vėrtetė, me BESIM E BINDJE ēilen
qendrat e energjisė. Kėto qendra e shtojnė energjinė, temperaturėn e
motivimit dhe, nga dy gjendjet e mėparshme krijohet gjendja e tretė,
kryesorja, kur thjesht e shkurt: arrihen caqet mė tė larta tė qėllimeve nė
jetėn njerėzore nė tėrėsinė e saj.
NĖ KĖTO TRI GJENDJE uji dhe njeriu janė tė njėjtė: edhe
akull, edhe ujė, edhe avull ėshtė e njėjta pėrbėrje: H2O! Por CILĖSIA dhe
FUQIA e tij ndryshojnė tėrėsisht:
prej gjendjes sė ngurtė, tė pajetė, deri nė gjendjen kur
edhe trenin e ve nė lėvizje.
Pėrmes kėsaj alkimie tė brendshme qartėsohen gjendjet
kur: dikush ecė zbathur nėpėr prush me 800 gradė temperaturė dhe nuk digjet;
kur dikush (nė rast rreziku) kėcen murin e lartė dy metra e tė nesėrmėn
habitet me vetveten; kur dikush, nė aksidente tė ndryshme, ka arritur tė
mbahet vetėm me dy gishta, dhe, ata dy gishta, kanė pasė forcė ta mbajnė
tėrė trupin; kur dikush i kundėrvihet gravitacionit dhe e sfidon (rasti i
fundit: para Shtėpisė sė Bardhė nė Amerikė, njeriu qendronte nė meditim me
orė njė metėr mbi tokė, pa asnjė mbėshtetje, nė ajėr).
Mė kėtė alkimi qartėsohen edhe sukseset mahnitėse tė
studentėve, tė aktorėve, tė sportistėve, tė shkenctarėve, tė shkrimtarėve,
tė piktorėve... e, sidomos, fitimet materiale tė biznismenėve ose mė saktė:
tė aristokracisė ekonomike, qė prekin kufijtė e tė pabesueshmės si
Rokfeleri, Karnegia, Sorosi e tė tjerė.
Apo kur sėmundjet e ashtuquajtura tė pashėrueshme, me njė
mashtrim tė vogėl tė falltorit -shėrohen si nė lojė. (Ēka pėrdorė falltori
pėr shėrim: dhe tė varrit, flokė, thonjė, plumb e hiēgjėra tė tjera. Merrni
kėto heēgjėra qė njėmend janė njė hiē, dhe dėrgoni nė laborator: a pėrmbajnė
vitamin C, a janė antibiotikė? Janė ZERO vlerė. E, megjiatė, dikėnd e
shėrojnė. Kush e shėron? Vetėm besimi dhe asgjė tjetėr.)
Kėto tri gjendje, pa asnjė mėsues e metodė speciale, nė
formė tė natyrshme krijohen vetvetiu nė tri raste dhe, kėto raste i keni
pėrjetuar shumica prej jush: tek tė DASHURUARIT (a ka pengesė qė e ndalė nė
rrugė tė dashuruarin pėr tė arritur tek caku?), nė rast rreziku nga VDEKJA
(mijėra raste, sidomos gjatė luftės, kur fuqitė e panjohura nė njeriun kanė
bėrė mrekullinė); dhe nė rast tė FRYMĖZIMIT tė fuqishėm (te shkrimtarėt e
mėdhenjė, tek humanistėt, luftėtarėt dhe sidomos tek shkencėtarėt krijues).
|