Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 2 - Sekretet e vullnetit (2)

Shkruan: Harry BOX 

  Pėrktheu: Jetmir SHEHU

       SEKRETET E VULLNETIT   (2)

      Bindu mirė pėr kėtė tė vėrtetė: nuk ekzistojnė situata tė dėshpėruara: Njė zgjidhje gjithmonė ekziston: pėr atė qė di ta zbulojė. Ndonjėherė, ilaēi shfaqet atje ku se pret: nga ndonjė rrethanė me fat, nga ndonjė koinēidenė rastėsore, nga ndonjė fakt i harruar e i largėt. Jeta ėshtė shumė kapriēoze!

 

 

 

            GJAKFTOHTĖSIA

 

            Tristan Bernard shėtiste njė ditė nėpėr Paris me karrocė. Sapo karrocieri i ra kalit me kamxhik, kafsha e mjerė e trembur nga befasia e goditjes dhe filloi tė hidhej pėrpjetė, tė turfullonte e tė bėnte rrėshqitje, derisa, papritur, u lėshua pėrtokė e nuk lėvizi mė. Atėherė, Tristan Bernard duke zbritur gjakftohtė nga karroca, pyeti me qetėsi karrocierin, si tė gjendej nė njė rreth kalorsiak: Vetėm kėtė di tė bėsh?

            Pak njerėz dinė tė ruajnė, pėrballė kundėrtive tė vogla tė jetės sė pėrditshme, njė kthjelltėsi tė tillė tė shpirtit. Nga 10 persona qė do tė gjendeshin nė njė rast tė ngjashėm me atė tė Tristan Bernardit, tė paktėn 8 persona do tė ishin nxehur, do tė kishin humbur plotėsisht kontrollin e vetvetes, do tė kishin bėrtitur, do tė vėrsuleshin kundėr karrocierit o do tė shfrenin dufin kundėr kafshės. Ē'dobi ka?

            Ta zėmė se njė fatkeqėsi e njėjtė, njė mossukses i njėjtė bie mbi katėr individė tė ndryshėm.

            I pari ėshtė njė " maniak depresiv ": njė nga ata njerėz qė ligėshtohen pėr hiēgjė, qajnė lehtė, rrojnė nė njė gjendje tė vazhdueshme ankthi, frike e shqetėsimi.

            I dyti ėshtė njė tip thellėsisht i ndryshėm nga i pari. Violent, zemėrak, i pacipė nė fatmirėsi, i dėshpėruar nė fatkeqėsi, kalon nė ēast nga ekzaltime tė verbėta nė trishtime tė zymta e tė thella.

            I treti ėshtė njė individ moskokėēarės. Nėse shkon mirė, aq mė mirė; nėse shkon keq, pak rėndėsi ka. Ē'tė bėjmė?

            I katėrti ėshtė njė njeri i arsyeshėm, padron i vetvetes, i ndjenjave tė tij, i nervave tė tij.

            Si do tė reagojnė nė disfatėn o nė fatkeqėsinė qė do t'u ndodhė papritur?

            Maniaku depresiv: do tė lėshohet mbi njė kolltuk. Nuk do tė mund dot tė fshehė ngashėri­min qė e bėn t'i dridhet buza, do tė shkulė flokėt me dorė. Herė pas here, do tė nxjerrė nga xhepi shaminė pėr tė fshirė djersėn qė i rrjedh nga balli. Nuk do tė pushojė sė ankuari.

            "Paskam qenė budalla, i paaftė, i mirė pėr asgjė! I kisha tėrė mundėsitė pėr t'ia dalė mbanė, e i vetmi rast i favorshėm i tėrė jetės time. Nuk do tė kisha mundur tė gjeja njė kombinim mė tė sigurt: e megjithatė... bram; Duhej pikėrisht tė bėja budallallėk nė momentin e fundit! Njė rast i tillė nuk ka pėr t'u paraqitur kurrė mė. Jam njė njeri i shkatėrruar. Ėshtė shkatėrrimi, falimentimi me afat tė shkurtėr. Aq mė keq pėr mua. Vetė e desha! "

            Zemėraku: Do tė pėrshkojė me nervozizėm dhomėn e tij nga njė qoshe tek tjetra. Sytė e tija shkėlqejnė nga njė dritė armiqėsore, njė ngėrdhesh­je e tmerrshme i shtrembėron gojėn. Gjestet e tij janė tė vrazhda e tė ērregullta. Mė nė fund, ndalon para tavolinės, e duke goditur fort me grusht, i mban vetvetes kėtė diskutim:

            "Fatkeq! Ėshtė e treta herė qė gabon kėshtu. Ėshtė faji yt? Jo. Fati tė ra nė qafė. Nuk arrin tė bėsh as pėrpjekjen mė tė vogėl, se tė mashtrojnė menjėherė rrethanat. E kur nuk ka rrethana, janė njerėzit! S'ia vlen tė luftosh, tashmė! Mjaft!....Mė mirė jo. Do tė ishte budallallėk tė pėrpiqesh pėr njė idiotizėm tė tillė. Durim! Do tė marrė hak. E atėherė..."

            Moskokėēarėsi: Edhe ky do tė ecė gjerė e gjatė nėpėr dhomė, por hapi i tij do tė jetė luftarak, pothuaj alegro. Me gishtat e dorės tė futur nėn jelek, poshtė sqetullave, me njė buzėqeshje tallėse mbi buzė, do tė masė me qetėsi shkallėn e dėmit. Ėshtė plot respekt pėr vetveten:

            "Sigurisht, tani nuk mbetet gjė pėr tė bėrė.   Pėr mendimin tim, nuk do tė kisha mundur tė veproja mė mirė. Ah! Kėshtu e ka jeta. Fati dhe shkatėrrimi na prekin pa na kujtuar. Unė nuk kam asgjė qortuese ndaj vetes time: ishte e pamundur tė shmangej shkatėrrimi. Oh, mos mendo mė pėr tė! Gjithēka do tė rregullohet. Atje lart, qėndron gjithmonė ylli i fatit. E shikon? Jo, po fillon tė zbardhet... S' ka rėndėsi, ėshtė gjithmonė aty, jam i sigurt pėr kėtė..."

            Njeriu padron i vetvetes: I ulur pėrpara njė tavoline plot me libra e letra, mendon thellė. Pa nervozizėm, pa u turbulluar. Me qetėsi, gjykon pro dhe kundra. Herė pas here, ngrihet, bėn ndonjė hap tė lehtė me duart mbrapa kurrizit, kokėn pak tė pėrkulur pėrpara. Nxjerr konkluzione:

            "Po tė ishte vepruar ndryshe, do tė kisha mundur padyshim ta evitoja kėtė dėshtim qė pengon jo pak realizimin e projekteve tė mia. Por jo pėr fajin tim, duhet pranuar se ishte shumė e vėshtirė ta parashikoja se do tė kishte shkuar kėshtu. Kur jam futur kėsaj pune, nuk mundja absolutisht ta llogarisja kėtė tė papritur. Nga ana tjetėr, fjala e fundit akoma nuk ėshtė thėnė. Ndoshta unė mund t'ia nis nga e para pėrsėri e ta riparoj dėshtimin. Megjithatė, ishte njė leksion i mirė pėr tė ardhmen. Qė kėtej e tutje, do tė jem mė i matur e mė i kujdesshėm".

 

 

            NJĖ RRUGĖDALJE KA GJITHMONĖ

 

            Tė jesh i bindur se ekziston njė ilaē, cilado qoftė fatkeqėsia o mossuksesi qė na ka goditur, e qė ilaēi ėshtė nė dorėn tonė, ėshtė tashmė njė pritė kundėr rrezikut tė shkurajimit.

            Por nuk mjafton. Mbasi tė kesh fituar kėtė rezultat tė parė, do tė duhet tė kryesh njė pėrpjekje tjetėr. Do tė duhet, pra, tė kalosh nė shqyrtimin e situatės, pėr tė gjetur njė rrugėdalje. Shqyrtimi qė do t'i bėsh situatės duhet tė jetė i ftohtė, objektiv, pa pasione. Do tė duhet ta gjykosh rastin tėnd, si tė ishe thirrur pėr tė gjykuar njė rast qė nuk tė pėrket, si tė ishte fjala pėr tė dhėnė njė sugjerim njė tė huaji qė gjendet nė ato rrethana tė caktuara. Gjakftohtėsia ėshtė njė ndėr vetitė mė tė rėndėsishme e tė nevojshme tė njė njeriu superior. Historianėt e Napolonit na kanė dhėnė shembuj tė shumtė. Mbrėmjen e njė beteje tė humbur, nė njoftimin e njė pėrmbysje ushtarake o tė njė dėshtimi diplomatik, perandori i madh pėrqendrohej nė studion e tij e me gjakftohtėsi, qetėsisht, shqyrtonte tė dhėnat e situatės e pėrgatiste planin e njė kundėrsulmi stra­tegjik o tė njė kundėrofensive diplomatike. Deri edhe nė rrėmujė e nė eksitim tė ndonjė luftimi vendimtar, nė tė cilin ishin nė lojė fatet e tija e tė Francės. Napoleoni ishte i vetmi qė e ruante qetėsinė nė mėnyrė tė pėrkryer e qė organizonte me vetėpėrmbajtje tė shkėlqyer pėshtjellimin e njė situate qė dukej shkatėrruese. Ishte kjo pikėrisht forca e tij e madhe.

            Tė arrish tė mbetesh i qetė nė disa fatkeqėsi, tė arrish tė ballafaqosh me gjakftohtėsi shqyrtimin e disa situatave dėshpėruese nė mėnyrė tė dukshme, ėshtė njė gjė mė e vėshtirė sesa duket. Nuk ėshtė e lehtė tė eliminosh tronditjen, trishtimin, neverinė, qė paraqesin pasojat e natyrshme tė njė pėrmbysje financiare o ndonjė fatkeqėsi sentimentale. Megjith­atė, duhet t'ia dalim mbanė: e kush pėrpiqet, ia del. I vetmi preokupim qė duhet ndėrmarrė ėshtė qė tė mos ta lejojmė atė ndjenjė qė quhet shkurajim tė veprojė nė thellėsi tė shpirtit tuaj. Janė brejtės tė tmerrshėm. Prekin vullnetin, depėrtojnė nė thellėsi. dobėsojnė tėrė burimet e brendshme.

            Sapo tė shohėsh se po fillon tė pėsosh njė krizė shkurajimi, ndaloje menjėherė, nxito ta riparosh, fillo tė reagosh nė bazė tė besimit nė vetvete e nė tė ardhmen. Pėrsėriti vetes tėnde, pa pushim, vazhdi­misht, dhjetėra herė nė ditė: "S'ka gjė. Dua tė jem alegro. Do tė dalė shpejt nga kjo situatė". Pėrpiqu ta harrosh dėmin e pėsuar, me anė tė autosugjestio­nit. Mbasi ta kalosh njėherė depresionin fillestar, do tė jetė e lehtė pastaj tė vazhdosh me shqyrtimin e rastit e tė dalėsh nė fund me idenė e njė ilaēi. Do tė formulosh pra planin tėnd, do ta pėrgatisėsh hollės­isht e do tė kalosh me energji tė shpejtė, nė veprim.

            Bindu mirė pėr kėtė tė vėrtetė: nuk ekzistojnė situata tė dėshpėruara: Njė zgjidhje gjithmonė ekziston: pėr atė qė di ta zbulojė. Ndonjėherė, ilaēi shfaqet atje ku se pret: nga ndonjė rrethanė me fat, nga ndonjė koinēidenė rastėsore, nga ndonjė fakt i harruar e i largėt. Jeta ėshtė shumė kapriēoze! Shembuj tė pėrmbysjeve tė situatave shkaktuar shpesh nga fakte tė pamenduara, incidente tė paparashikuara, faktorė pa peshė, nga njė lojė me elemente fare mospėrfillės, ka me bollėk nė historinė e popujve e nė jetėn e individėve.

            Juria e njė gjykate ishte duke gjykuar rastin e njė tė akuzuari J. Hans, se kishte vrarė mikun e tij mė tė mirė, pėr vjedhje. Krimi paraqitej qartė nėn formėn e vrasjes me paramendim. Kjo do tė thoshte, praktikisht, dėnim mė karrigen elektrike. Kėshtu qė tashmė s'kishte mė asnjė shpresė. Por avokati mbrojtės nuk u shkurajua edhe pse mbrojtja e tij deri nė atė kohė ishte absolutisht negative: dėnimi ishte gati pėr t'u shpallur. Megjithatė, ai u ngrit dhe mbajti kėtė diskutim para jurisė: "Klienti im dhe gruaja e tij janė shumė tė varfėr. Ju lutem ta merrni nė konsideratė kėtė fakt. Njė mbrėmje, J. Hans kur kthehej nga puna i lodhur e i uritur, takoi njė qen, qė filloi t'i lėpinte kėpucėt. J. Hans e kuptoi se qeni po vdiste nga uria. E mori nė krahė dhe hyri nė njė dyqan. I bleu bukė, duke harxhuar ato pak para qė kishte nė xhep. Nuk kam gjė tjetėr pėr tė thėnė".

            Si juria dhe publiku, mbetėn thellėsisht tė pre­kur nga ky gjest njerėzor. Prokurori u ngrit e tha: "Pas kėsaj qė na tregoi avokati mbrojtės, gjyqi nuk e mendon mė tė drejtė ta dėnojė tė pandehurin nė karrigen elektrike. Askush, nė kėtė kohė kaq tė mjerė qė po jetojmė, nuk do tė shpenzonte lekėt e fundit pėr tė ushqyer njė qen tė uritur endacak. Sjellja e J. Hans ėshtė nė fund tė fundit e lavdėrueshme. Gjyqi e ndėrron pra dėnimin nga karrigia elektrike nė 20 vjet burgim".

            Sapo tė gjesh njė rrugėdalje, sapo tė kesh zbuluar njė pikėmbėshtetje, sapo tė kesh formuluar njė plan veprimi, mos humb mė kohė: provo. E nėse pėrpjekja nuk tė ecėn, reago pėrsėri: mos u shkura­jo, mos u pėrul, mos u ligėshto. Provo pėrsėri. Disa punėra, duhet tė provohen dhjetė herė, derisa tė arrijmė sukses. Kjo ėshtė bindja ime dhe e tė gjithė atyre qė, si unė, e kanė krijuar fatin me pėrpjekje e kėmbėngulje. Viktor Hygo ka thėnė: " Kokėfortėt janė tė madhėrishėm". Nėntėdhjetė pėrqind e njerėzve qė dominojnė botėn, janė tė pėrbėrė nga kokėfortė: kokėfortė inteligjent, kuptohet. Fatmirėsitė e mėdha, karrierat madhėshtore, zbulimet e rėndėsishme realizohen duke provuar, duke riprovuar e duke provuar nga e para.

            Edhe miku im Zaharoff (tregtar i famshėm armėsh) mė ka treguar njė herė se kishte pėsuar, nė karrierėn e tij tė mrekullueshme, goditje tė vazhdueshme shkurajimi: por gjithmonė i kalonte, sepse dinte tė provonte nė stil tė gjerė.

            - Kam pasur shumė kundėrshtarė - mė thoshte njė ditė Zaharoff - mė ėshtė dashur tė matem, sidomo­s nė fillimet e afirmimit tim nė botė, me armiq tė kalitur, me pėrvojė tė organizuar. Konkurrenca tė zanatit... Njėherė m'u desh tė luftoja me pėrfaqė­suesit e Skodės. Ishte fjala pėr furnizimin me armė tė ushtrisė ruse, disa vite para shpėrthimit tė luftės botėrore. Pengesa e pakapėrcyeshme ishte njė gjeneral i caktuar nė Ministrinė e Luftės qė - me sa duket i joshur nga agjentėt e Skodės - ngulmonte vazhdimisht tė mos pranonte ofertat e mia. Po ju them se shkurajimi qė kam provuar nė ato rrethana qe fatal, saqė mendova shumė herė se mos ishte rasti qė duhej tė tėrhiqesha.

            Por unė nuk jam nga ata qė nėnshtrohem lehtė. I vendosur ta kryeja kėtė punė nė njė mėnyrė o nė njė tjetėr, tė provoja akoma derisa tė merrja njė rezultat. Ėshtė mėnyra qė kam ndjekur gjithmonė nė momentet e vėshtira. Shkova nė Ministri dhjetėra herė, por gjithmonė dilja me pėrfundim negativ. E mė nė fund mė lindi ideja gjeniale.

            E ftova gjeneralin pėr drekė, nė hotelin tim. Nė njė farė momenti e luta tė pranonte njė cigare, e i af­rova kutinė, nga e cila dukej, e rrumbullakosur shumė mirė, njė kartėmonedhė njėmijė rublash. Pastaj u largo­va pėr njė ēast, duke i kėrkuar falje pėr kėtė. Kur u ktheva dhe hapa kutinė pėr tė marr pėr vete njė cigare, kartėmonedha nuk ishte mė. Prova eci. U zhyta nė kolltukun tim e vazhdova tė pi cigaren me qetėsi.

            Atėherė, gjenerali hodhi tutje cigaren me njė ngėrdheshje e murmuriti:

            E kotė: unė dua puro, jo cigare!"

            - Prisni - i thashė - Po shkoj ta marrė!!!...

            E u ktheva pas pak me njė kuti ku kisha futur nja dhjetė kartėmonedha si ajo e para. Prova doli me sukses. Tė nesėrmen nė mėngjes, nė njė nga zyrat e Ministrisė, vura firmėn time, pranė asaj tė gjeneralit qė i pėlqente shumė cigaret e trasha, nė fund tė njė kontrate furnizimi pėr qindra mijėra rublash..."

            E vetė Zaharoff, i intervistuar nga njė gazetar amerikan mbi metodėn e tij tė punės, u kufizua me kėtė deklaratė:

            -Nuk kam sekrete. Kur mbyllet njė portė, trokas nė portėn tjetėr. Nuk shkurajohem kurrė. Prandaj, gjithmonė ia dal".

 

            Fund i kapitullit te dytė

 

 (1)