Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime - Sekreti i lumturisė (pjesa e tretė)

Shkruan: Daut DEMAKU

           SEKRETI I LUMTURISĖ  (PJESA E TRETĖ)

 

       Kur pi ujė, mendo pėr burimin dhe thuaj: tė falemnderit o Zot pėr pijen mė tė mirė nė botė qė i plotėson tė gjitha kėrkesat e trupit tim dhe nuk shkakton asnjė dėm. Kur merr frymė thellė, falėnderoje Zotin pėr dendėsinė e oksigjenit qė nuk lejon tė zhvillohet virusi nė trupin tėnd. Kur je duke ecur, falėnderoje Zotin pėr shėndetin tėnd, se ti nuk e di qė nė trupin tėnd ekziston HORMONI I LUMTURISĖ qė ka fuqi shėruese deri nė 400 herė mė shumė se antibiotiku mė i mirė pėr diagnozėn e saktė.

                                  

                                    FAKTORI I KATĖRTĖ:

 

                                   JETA E MBUSHUR ME FALĖNDERIM

 

                        Njeriu jetėn e ka dhuratė. Askush nė botė asgjė nuk ka bėrė qė ta lindė e ta krijojė jetėn e vet. Secili njeri nė kėtė planet jetėn e ka dhuratė, falas nga MĖSHIRA  hyjnore. E tash, kur merr diēka falas nga dikush, a e ke pėr detyrė, pėr kulturė, pėr mirėsjellje, t'i thuash dhuruesit tėnd: TĖ FALEMNDERIT?

                        Shumica e besimtarėve – janė besimtarė LYPĖSARĖ. Gjithnjė kėrkojnė nga mėshira hyjnore: O Zot mė jep kėtė, mė jep atė, mė ndihmo, mė shpėto...e tė tjera dhe kurrė nuk dinė tė ndalen e tė mendojnė se Zoti ua ka dhėnė tė gjitha. TĖ GJITHA. Dhe asnjėherė nuk ndalen tė mendojnė se kėtij dhuruesi ia kanė njė borxh: t'i thonė njė herė nė ditė: Tė FALEMNDERIT pėr dritėn e syrit, pėr mendjen, pėr fėmijėn, pėr bukėn, pėr ujin, pėr ajrin qė marrin frymė.

                        FAKTORI I KATĖRTĖ: KURRĖ LYPĖSARĖ, GJITHNJĖ FALĖNDERUES!

                        Ēdo gjė qė posedon njeriu, tė gjitha janė mashtrim, nė qoftė se pėr themel dhe kulm nuk e kanė falėnderimin.

                        Vėreni me kujdes tė gjithė njerėzit qė krijojnė pasuri tė madhe: pėrfundimin do ta kenė tragjik: me sėmundje, me tragjedi, me vrasje, me humbje, me dhimbje. Pse? Sepse ata nuk kanė pasė nė pronėsi pasurinė e tyre, ajo pasuri ka qenė vetėm SPROVĖ dhe kur nuk kanė ditur ta pėrdorin FALĖDERIMIN, energjia e asaj pasurie ėshtė kthyer nė polin negativ dhe ka shkatuar tragjeditė.

                        Pasuria nuk tė sjellė LUMTURINĖ, por ta dhuron SIGURINĖ. Njerėzit e pasur nuk ecin, por fluturojnė. Dhe gjithnjė e gjithnjė e gjithnjė – HARROJNĖ tė jenė falėnderues.

                        Librat e vjetra fetare thonė: kur e pyetėn Zotin me ēka mund t'i kthejmė ty tė gjitha kėto tė mira qė na i ke dhanė falas, pasi ēdo gjė nė tokė e nė qiell tė takon Ty, Zoti u pėrgjegj: me njė fjalė goje, me njė FALENDERIM. Komentet e kėsaj thėnie nė kėto libra, thonė: njė falėnderim me krejt qenien ėshtė mė i fuqishėm se 60 vjet falje e lutje Zotit. Por njė FALĖNDERIM i sinqertė, ku merr  pjesė secila pore e trupit tė njeriut.

                        Falėnderimi lidhet me MEDITIMIN DINAMIK, qė do tė thotė: cilėndo punė qė ta bėsh, gjithnjė, tė jesh nė KĖTU E NĖ TASH dhe nė ēdo moment ta thuash me mendime fajlėn magjike qė e pėrshkon tejpėrtej universin: TĖ FALMNDERIT!

                        Kur pi ujė, mendo pėr burimin dhe thuaj: tė falemnderit o Zot pėr pijen mė tė mirė nė botė qė i plotėson tė gjitha kėrkesat e trupit tim dhe nuk shkakton asnjė dėm. Kur merr frymė thellė, falėnderoje Zotin pėr dendėsinė e oksigjenit qė nuk lejon tė zhvillohet virusi nė trupin tėnd. Kur je duke ecur, falėnderoje Zotin pėr shėndetin tėnd, se ti nuk e di qė nė trupin tėnd ekziston HORMONI I LUMTURISė qė ka fuqi shėruese deri nė 400 herė mė shumė se antibiotiku mė i mirė pėr diagnozėn e saktė.

                        Kur jeton nė nė falendrim, FITIMET materiale realizohen si nė lojė. Rregulla e fitimit tė parave ėshtė kjo: 1000 ditė punė nuk tė sjellin fitim sa NJĖ ditė nė tregti; 1000 ditė tregti nuk tė sjellin fitim sa NJĖ ditė nė politikė; 1000 ditė nė politikė nuk tė sjellin fitim material sa njė SEKOND nė lutje. Por tė tri gjendjet e mėparshme nuk JANĖ FITIME POR SPORVA, vetėm fitimi qė vie si pasojė e falėnderimit – ėshtė fitim i vėrtetė, i pėrjetshėm, qė tė takon ty, madje me shumė dashuri e gėzim.

                        Kur jeton nė falėnderim, shėndetin do ta kesh tė pėrkryer, sepse mjeku mė i menēur dhe barnatorja mė komplete nė botė gjenden nė trupin tėnd. Falėnderimi ėshtė ZILE qė e zgjon prej gjumit mjekun dhe i hapė dyert e barnatorės nė ty.

           

                        HAPI I KATĖRTĖ NĖ RRUGĖN

                        E LUMTURISĖ ĖSHTĖ: JETA NĖ FALENDERIM

 

 

                        FAKTORI I PESTĖ:

                        QĖLLIMI OSE SUNIMI JETĖSOR

                     

                      Caktimi i QĖLLIMIT ose i SYNIMIT jetėsor ėshtė ēelės universal pėr plotėsimin e DĖSHIRAVE nė jetė. Pa qėllim tė lartė nuk krijohet ENERGJI e duhur. Qėllimi i lartė krijon fuqinė e PANJOHUR nė njeriun dhe ia mundėson qė, me lehtėsi t'i realizojė tė gjitha dėshirat normale njerėzore.

                        Nė natyrė ēdo gjė zhvillohet me lehtėsi: zogu fluturon lehtė, pa mundim. Peshku thjesht noton. Era fryen. Shiu bie. Dielli lindė e perėndon. Toka sillet rreth boshtit tė vet dhe sistemit diellor, pa zhurmė. ME LEHTĖSI.

                        Pa asnjė tensionim, pa nervozė, pa shqetėsime dhe pa frikė: nuk ka dilema e dyshime do tė ndodhė apo jo? Sepse ajo ėshtė e sigurt se do ndodhė.

                        Njeriu pa Qėllim ėshtė si copė letre qė e bart era herė andej, herė kėndej. Njeriu pa Qėllim nuk mund tė quhet as njeri. Ai ėshtė krijesė e humbur. Pa vlerė.

                        Ēka bėn Qėllimi nė njeriun, mund ta PROVONI vetė. Caktojani vetes njė detyrė: ta kaloni nė kėmbė rrugėn prej 10 km. Kur tė arrini nė fund tė kilometrit tė 10 fuqia juaj shpenzohet. Po t'iu thotė kush tė ecni edhe njėqind metra – do t'iu duket punė shumė e zorshme. Por, po t'ia caktoni vetes detyrė tė ecni 5O km. Dhe t'iu thotė dikush nė kilometrin e 15 se s'keni nevojė tė shkoni mė tutje, ju do tė jeni plotėsisht tė ēlodhur dhe as qė do t'iu shkojė mendja se me ēfarė lehtėsie i keni kaluar ato 15 km. rrugė.

                        PSE NDODHĖ kėshtu? Sepse Qėllimi i lartė krijon energji tė madhe, molekula e merr impulsin se duhet krijuar energji pėr 50 km. rrugė dhe pėr aq krijon energji. Kur Qėllimi ėshtė i VOGĖL, edhe energjia krijohet e vogėl.

                        Kur t'i thoni vetit se dua tė bėhem MILIARDERĖ, molekula e merr impulsin, energjia krijohet pėr Qėllimin e lartė, tė gjitha PARAKUSHTET shpirtėrore krijohen pėr atė Qėllim dhe, edhe nėse nuk arrihet 100% miliarda, 10% qindpėrqind realizohet, vetėm nėe JU vetė e pengoni me dyshimet e sedimentin tuaj tė grumbulluar gjatė jetės negative.

                        PASURIA hyjnore ėshtė e PAKUFISHME. E vetmja pengesė serioze ėshtė nė njeriun e quhet KUFIRI YNĖ MENTAL qė e pengon rrjedhen e pasurisė, sidomos me dyshimet dhe me hartat tona tė vjetra: unė nuk di, unė nuk mundem, kjo ėshtė mashtrim e tė tjera tė kėsaj natyre. Nė qoftė se vėren se nė ty ekzistojnė parakushte tė kėtilla – mos u nisė kėsaj rruge, sepse ti vetveten e ke dėnuar tė kesh jetė MESATARE dhe me shumė vuajtje dhe – kjo rrugė – nuk ėshtė pėr ty, sepse DYSHIMET  tua janė pengesė.

                        Por, kur deponohet dėshira nė univers, kur caktohet Qėllimi i lartė, tė gjitha tensionimet duhet tė pushojnė. Thjesht duhet tė mirresh me punėn qė e do dhe KURRĖ MĖ tė mos mendosh pėr fitimit qė do tė vijnė. Brenda 24 orėve: 23 orė e 59 bėn ēka tė duash, puno punėn tėnde tė pėrditshme, vetėm njė minut duhet tė jesh i vetvetes dhe atė para gjumit, kur vetėdija ėshtė gjysėm e fjetur, e nėnvetėdija ėshtė e zgjuar, aty duhet tė pėrsėritet dėshira me mendime.  Asnjėherė tjetėr nuk duhet tė mendosh pėr plotėsimin e dėshirės.

                        LUMTURIA VIE GJITHMONĖ SI LAJM DYTĖSOR. Kur e tensionin veten duke e ndjekur dėshirėn, atėherė dėshira tė ikė si ylberi: ti nė atė kodėr – ylberi edhe tri kodra mė larg. Ky ėshtė vrap i pakuptimtė dhe kurrė nuk sjell pėrmbushjen.

                        Kur harrohesh nė punėn qė e do, papritur, vie lajmi: ndodhi kjo! Pikėrisht ajo qė ke qenė duke e pritur! Rrugėt e pasurisė hyjnore janė tė shumta dhe tė padukshme. Me punė tė madhe mund ta shtosh vetėm njė varr mė shumė. Me lutjen shkencore, pėrmes kėtyre parakushteve, mund tė arrish atė pikė qė as nė ėndėrr nuk ke menduar se do tė ndodhė.

                       

                        Cilat janė sekretėt tė tjera pėr realizim tė SYNIMIT JETĖSOR? Ato nuk shkruhen, por THUHEN nga Mėsuesi pėr secilin individ – janė tė veēanta.

                       

                        FAKTORI I PESTĖ: 

                        CAKTIMI I QĖLLIMIT TĖ LARTĖ OSE SYNIMIT JETĖSOR

 

                        PARAKUSHTET TĖ TJERA:

                       

  1. Krijimi i  filmin mental sikur tė kėtė ndodhur realizimi i SUNIMIT jetėsor.

 

  1. Duaje veten tėnde, fėmijėt, prindėrit, shokėt, miqtė, kombin dhe tėrė njerėzimin.

 

  1. Falja vetes gabimet, fali gabimet e prindėrve dhe tė gjithė tė tjerėve qė nė ēfarėdo mėnyre tė kanė lėnduar.

 

  1. Dhe: MEDITIMI

                        ...janė parakushte

                         qė mund tė mėsohen vetėm pėrmes  SUHTRIMEVE PRAKTIKE.

 

 

 

                        Pėr tė arritur kėto synime, qė nė aspektin human, shkencor e njerėzor ėshtė synimi e gjakimi i gjithė njerėzimit – duhet njė qasje e veēantė dhe domethėnėse. Sepse, ėshtė e qartė, LUMTURIA e njeriut ėshtė e shtrenjtė dhe nuk ėshtė lehtė tė arrihet, por nuk ėshtė e PAMUNDUR.

                         Prandaj , nėse organizohemi nė grupe, nėse punohet me pėrkushtim e dashuri, rruga mund tė lehtėsohet dhe arritjet do tė jenė tė mrekullueshme.

                        Kjo rrugė mund tė kalohet edhe me punė individuale, por puna nė grupe ofron mundėsi mė tė mėdha, sepse vetdija kolektive ėshtė shumė e FUQISHME.

                        Ėshtė mirė tė jenė grupe prej 7, 14 apo 21 anėtarėsh. (Ideal ėshtė grupe prej 21 anėtarėsh). Mund tė formohet grupi edhe deri nė 63 anėtarė (maksimumi), por edhe prej shumėsisė shkaktohen vėshtėrsitė praktike.

                        Ata qė e NJOHIN, ata edhe e DUAN kėtė rrugė. Kjo ėshtė edhe ardhmėria e njerėzimit. Tė menēurit e tė vetdijshmit nuk do tė hezitojnė, prandaj edhe do tė jenė fitimtar tė vėrtetė.      

 

 

Adresat elektronike:

dautdemaku@yahoo.com

mendimipozitiv@yahoo.com