Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 2 - Salvador Dali - Piktura dhe pasionet

Shkruan: Aulona MINGA

www.ballkanweb.com

      

Mjeshtrit e mėdhenj

 

 

SALVADOR DALI

PIKTURA DHE PASIONET

 

 

    Jeta dhe vepra e Salvador Dalģ janė tė lidhura nė mėnyrė tė pazgjidhshme me njėra-tjetrėn. Shumė ndodhi tė jetės sė kėtij artisti, pasqyrohen nė mėnyrė tė drejtpėrdrejt nė krijimet e tij dhe numri mė i madh i pikturave mund tė kuptohen vetėm nė bazė tė ngjarjeve qė kanė shėnuar biografinė e tij.

 

 

            Jeta dhe vepra e Salvador Dalģ janė tė lidhura nė mėnyrė tė pazgjidhshme me njėra-tjetrėn. Shumė ndodhi tė jetės sė kėtij artisti, pasqyrohen nė mėnyrė tė drejtpėrdrejt nė krijimet e tij dhe numri mė i madh i pikturave mund tė kuptohen vetėm nė bazė tė ngjarjeve qė kanė shėnuar biografinė e tij. Dalģ mori mėsimin e parė te vizatimit nė moshėn 10 vjeēare, nėn drejtimin e piktorit tė famshėm impresionist Ramon Pichot (1872 - 1925), mik i babait. Gjatė kėtyre le­ksioneve, qė u zhvilluan nė “Mulģ de la Torre”, njė mulli nė pronės­inė e familjes Pichot, Dalģ mėsoi tė njohė teknikėn e impresionistėve. Mė vonė do tė tregojė qė ka qenė i influencuar fuqishėm nga vepra e Pichot, tė cilat pėrfaqėsojnė lidhjen e tij tė parė me njė rrymė artistike, jo akademike.

            Nė vizatimet dhe pikturat e kėsaj periudhe Dalģ pikturon, pėrveē portreteve familjare, sidomos pejsazhet e tokės sė tij Katalonjės, qė do tė shfaqen shumė shpesh nė veprėn e tij.

            Nė 1922, pas mbarimit tė periudhės shkollore, Dalģ fillon studimet pranė Akademisė Mbretėrore tė Arteve tė Bukura nė Madrid. Studenti rebel, menjėherė pasi u regjistrua nė akademi u pezullua, sepse u quajt lider i njė manifestimi studentor kundėr emėrimit tė njė profesori tė konsideruar tepėr konservator.

            Pak kohė mė vonė nė 1925, galeria Dalmau e Barcelonės organizon ekspozitėn e tij tė parė personale, qė ngjalli kritika veēanėrisht pozitive. Nė qershor tė 1926, i riu Dalģ duhet sidoqoftė tė lėrė Akademinė pėr herė tė dytė, sepse refuzoi tė jepte provimet. I bindur pėr talentin e tij, mendon se kurikulumi i pedagogėve nuk ėshtė i denjė pėr njė gjykim tė drejtė.

            Kėshtu Dalģ kaloi shumė kohė nė Figueras, ku i kushtohet intensivisht studimeve artistike. Megjithatė, periudha e shkurtėr e kaluar nė Madrid rezulton thelbėsore pėr fazėn e mėvonshme tė jetės sė tij, edhe sepse pėrputhet me lindjen e miqėsisė me Luis Bunuel e Federico Garsia Lorca dhe me lidhjet e para tė surrealizmit.

            Periudha midis 1929 dhe shpėrthimit tė luftės nė Evropė, pėrkon me fazėn mė prodhimtare dhe domethėnėse tė aktivitetit artistik tė Dalisė. Nė kėto vite ai takon Gala Eluard, qė do tė bėhet gruaja e tij, hyn nė grupin e surrealistėve dhe zhvillon metodėn e famshme “paranoike-kritike”, njė proces artistik me tė cilin do tė qėndrojė i lidhur pėr tė gjithė jetėn dhe qė pėrbėn njė nga kontributet mė tė rėndėsishme qė i ėshtė dhėnė ndonjėherė lėvizjes surrealiste.

            Nė studimet e shumta nė numėr qė shfaqen nė publikimet surrealiste, Dalģ ilustron idetė e tij dhe evolucionin e tyre, meqenėse tash­mė ka elaboruar (zhvilluar) nė pikturėn e tij, njė stil krejt personal qė do ta bėjė tė famshėm nė tė gjithė botėn.

            Nė kėtė periudhė lindin veprat e tij mė tė famshme dhe mbėrrijnė edhe kėnaqėsitė e para financiare: kontratat me tregtarė tė artit i sigurojnė tė ardhura tė rregullta dhe krijojnė kėshtu, kushtet ekonomike pėr t’i lėnė rrugė tė lirė krijimtarisė artistike.

            Vitet midis 1936-1939 u kushtėzuan nė mėnyrė tė ndjeshme nga ngjarjet politike qė pasuan Europėn. Kur nė verėn e 1936 shpėrtheu lufta civile spanjolle, Dalģ gjendej nė Londėr. Pėr shkak tė gjendjes politike, do tė arrijė tė kthehet nė atdhe vetėm dy herė dhe pėr kohė tė shkurtėr, pėrpara se tė nisej mė 1940 pėr azil nė Amerikė. Veprat e Dalisė tregojnė nė kėtė periudhė njė siguri stilistike dhe njė maturi qė shėnojnė suksesin sa nė Evropė, po aq edhe nė Shtetet e Bashkuara. Pak mė herėt se tė fillonte lufta civile artisti i jep jetė njė sėrė pikturave, qė duket sikur i paraprijnė mizorive tė luftės sė pashmangshme, ndėrkohė qė nė vepra tė tjera fut referime tė qarta mbi realitetin politik evropian. Gjithmonė nė kėtė periudhė Dalģ pikturon anamorfozėn e tij, “imazhet e shumėfishta”, njė lloj enigmash mbi telajo, nė tė cilat shikuesi mund tė shohė tė pasqyruara subjekte qė heshtin sipas aftėsisė sė imagjinatės.

            Ndryshe nga periudha e frytshme si pasojė e takimit me Galėn, nė tetė vitet e azilit Dalģ pikturon relativisht pak, nga ana tjetėr shkruan biografinė e tij tė parė, “Jeta sekrete e Salvador Dalģ” dhe mbi tė gjitha krijon vepra me porosi: lindin kėshtu njė numėr i madh ilustrimesh pėr libra, skenografi, projekte pėr kostumografi teatri. Ndėrkaq Dalģ projekton dekoracione dhe punon pėr botėn e reklamave dhe pėr gazeta periodike (revista).

            Megjithatė gjatė periudhės sė azilit, shfaqet tek ai nostalgjia pėr besimin katolik dhe njė interes i veēante pėr klasicizmin.

            Nė autobiografinė e tij rrėfen: “Deri nė atė moment mė mungonte besimi dhe kisha frikė se do tė vdisja pa shkuar nė parajsė” dhe e ilustron kėtė frazė me njė pikturė qė paraqet figurėn e njė njeriu pėrpara njė kishe tė periudhės sė rilindjes, me dorėn e majtė tė ngritur drejt qiellit qė pėrpiqej tė mbante njė kryq, sikur tė priste njė iluminim ose njė shenjė hyjnore. Nė korrik 1948, pas tetė vitesh tė qėndrimit nė Shtetet e Bashkuara, Gala dhe Dalģ ndėrmarrin kthimin nė Evropė dhe qė kėtej e tutje do ta kalojnė gjithmonė verėn nė Port Lligat, vjeshtėn nė Paris, dimrin nė Nju Jork.

            Nė veprat e Dalisė tė kėsaj peri­udhe do tė pėrvijohen dy linjat me tendencė thelbėsore: nga njėra anė artisti interesohet gjithmonė e mė shumė mbi dukuritė shkencore dhe teorinė e atomit, aq sa zhvillon konceptin e “pikturės atomike” ose “pikturės nukleare”; nga ana tjetėr lindin vepra qė trajtojnė tema fetare, si “Madona e Port Lligat”.

            Qė nė fillimin e viteve 40 u shfaq hapur afrimi i Dalisė me fenė katolike, por tani ai ballafaqohet nė mėnyrė akoma mė tė fortė me rrėnjėt e tij fetare dhe i dedikohet studimit tė spanjolleve mistikė.

            Nė 1949 arrin madje tė fitojė njė audiencė private me Papėn, gjatė sė cilės i tregon atij “Madonėn e Port Lligat”, tė parėn e njė serie tė tėrė. Me kalimin e viteve Dalģ konstaton se ka arritur kufijtė e pikturės sė tij dhe kėrkon t’i zgjerojė ato duke pėrshkruar teknika tė reja dhe duke ndėrmarrė kėrkime mbi perceptimin e optikės. Interesi i tij pėr shkencat natyrore moderne, transformohet tani nė njė simbol qė shpesh rėndon pikturat e tij.

            Ēdo vit gjatė verės nė Port Lli­gat lind njė pikturė monumentale qė nė tė shumtėn e rasteve ėshtė njė temė historike dhe kėrkon tė pėr­faqėsojė vizionin e artistit pėr botėn, sintezėn midis shkencės natyrale dhe metafizikės. Nga kėndvėshtrimi stilistik puna mbi veprat e mėparshme pėrzihet me citimin e traditės klasike, ndėrkohė qė shfaqen jehonat e rrymave artistike bashkėkohore. Dalģ e konsideron tani pikturėn si njė instrument pėr tė pėrfaqėsuar imazhin e tij nė botė, nė njė pėrzierje pėrgjithėsuese tė jetės dhe eksperiencės.

            Ne vitet 70 Dalģ pikturon gjithmonė e mė pak dhe i pėrkushtohet nė njė mėnyre akoma mė tė zellshme, projektimit dhe organizimit tė muzeut dedikuar atij nė qytetin e lindjes, Figueras. Shfaqja e tij e vazhdueshme nė massmedia dhe disa retrospektiva te shkėlqyera nė muzetė mė tė rėndėsishėm, e bėjnė popullor nė tė gjithė botėn dhe e afrojnė me njė publik tjetėr me njė moshė mė tė re.

            Nė tė njėjtėn kohė ai kryen eksperimente pėr realizimin e pikturave nė tavolina tredimensionale, qė kėrkojnė njė sistem priz­mash dhe pasqyrash; si dhe olograma artistike, qė kėrkojnė njė teknikė tė krijuar vetėm pak kohė mė parė. Nė 1982 vdes Gala. Pavarėsisht ftohjes nė rritje tė lidhjes sė tyre gjatė viteve tė fundit, Dalģ ngeli me tė vėrtetė i tronditur dhe u mbyll gjithmonė e mė shumė nė vetvete. Tashmė nuk pikturon thuajse fare dhe ėshtė gati i fiksuar mbas idesė qė do tė bėhet i pavdekshėm.

            Nė 23 janar 1989 artisti shuhet nė Torre di Galatea nė muzeun e Figueras, ku jetonte prej disa vitesh.

 

 

            Miqėsia me Lorkėn, vetėm miqėsi

 

            “Odė pėr Salvador Dalģ” e Garsia Lorkės, nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė dėshmi e intensitetit tė lidhjes sė tyre qė, siē do ta parashikonte Dalģ mė vonė, pėr poetin homoseksual ėshtė mė shumė se njė miqėsi.

            Dalģ ndihet tepėr i mrekulluar nga miqėsia me Lorkėn, por nuk ka aspak eksperiencėn e duhur seksuale dhe ndihet nė pozitė tė vėshtirė se mos edhe atė e marrin pėr homoseksual. Edhe shumė kohė pas vdekjes sė Garsia Lorkės, artisti do tė vazhdojė tė ngul kėmbė se midis tyre nuk ka patur kurrė lidhje fizike. Megjithatė, fotot e asaj periudhe tregojnė pėr njė familjaritet, gati intim, midis dy tė rinjve. Miqėsia midis artistit dhe Garsia Lorkės do tė zgjasė thuajse deri mė 1928, kur Dalģ nisi ta vlerėsonte reaksionare mėnyrėn me tė cilėn poeti fuste elementin folkloristik dhe dialektik nė veprat e tij, duke refuzuar kėshtu, gjithmonė e mė me tepėr forcė, sjelljet romantike nė drejtim tė tij. Garsia Lor­ka, qė gjate luftės civile spanjolle do tė luftojė nė krah tė republikanėve dhe nė 1936 do tė pushkatohet nga fashistėt e gjeneral Frankos. Dalģ nė atė periudhė, pas shumė vitesh ndarje, kishte pak kohė qė ishte riafruar me mikun e vjetėr dhe si pasojė do tė ngelet shumė i tronditur pėr vdekjen e tij.

                       

 

            Dali dhe kinematografia surrealiste...

 

            Ne 1928 Luis Bunuel i propozon Dalise tė xhirojnė njė film sė bashku, “Un chien andalou” (“Njė qen andaluzian”). Piktori shfaqet menjėherė entuziast pėr projektin, por jo pėr skenarin, aq sa do tė vendoste ta shkruante vetė atė. Bunuel ėshtė i detyruar ta pranojė qė propozimi i Dalisė ėshtė mė i miri dhe kėshtu tė dy miqtė u takuan nė Figueres pėr tė punuar mbi projektin.

            I vetmi rregull qė filmi do tė respektojė ėshtė shumė i thjeshtė: idetė prej tė cilave lindte ēdo skenė nuk duhet t’i nėnshtrohen asnjė logjike; janė tė lejuara vetėm paarsyeshmeria dhe efekti surprizė. Xhirimet u kryen nė Paris brenda dy javėve, edhe pse nuk dihet kur ka marre pjesė Dalģ, i cili nė kėtė film luante si figurant nė rolin e njė prifti.

            Nė qershor 1929 u zhvillua shfaqja e parė private e filmit, nė tė cilėn merrnin pjesė ndėr tė tjerė edhe Pablo Picaso, arkitekti Courbusier dhe poeti Andrč Breton, udhėheqėsi i surrealistėve. Ky i fundit e dalloi menjėherė talentin e jashtėzakonshėm tė Dalģ dhe Bunuel dhe pa hezituar e vlerėson pelikulėn si filmin e parė surrealist. Pak kohė mė vonė reēensione tė shumta, tė publikuara pėrpara se filmi tė shfaqej, e lavdėronin atė duke e cilėsuar si kthesė nė historinė e kinemasė dhe njė kryevepėr tė surrealizmit. Fati i kėsaj vepre ėshtė i pėrcaktuar tė zėrė njė vend tė rėndėsishėm nė historinė e kinemasė. Teknika e montazhit dhe intriga e temave narrative tė kujtojnė proēesin e zhvillimit “tė shkrimit automatik” tė ideuar nga surrealistėt dhe qė ka si qėllim tė nxjerrė nė dritė mendime tė pandėrgjegjshme dhe tė paarsyeshme qė konsiderohen edhe sot si zbulime thelbėsore nė estetikėn e kinematografisė sė shekullit XX.

            Nė fund tė xhirimeve Dalģ kthehet nė Spanjė dhe i pėrkushtohet pėrsėri ekskluzivisht pikturės, aq sa nė tetor nuk do tė paraqitet nė premierėn e filmit pėr publikun dhe do tė kthehet nė Paris vetėm nė nėntor.

 

 

            Dali dhe Gala, gruaja ideale...

 

            Nė muajt e verės tė vitit 1929 artisti krijon pikturėn e famshme “Loja e kobshme”, qė do tė skandalizojė edhe vetė miqtė surrealistė. Sjellja e Dalisė pėrmban momente esterike, ndėrkohė qė pikturat zbulojnė mankthet e tij tė vėrteta dhe janė tė mbushura me pamje qė tė trondisin.

            Mė nė fund nė Cadaques takon poetin francez Paul Eluard, tė shoqėruar nga e bija dhe bashkėshortja Gala. Dalģ ndihet menjėherė i tėrhequr prej kėsaj tė fundit. Ndėrkohė esterija e tij bėhet kaq e theksuar, saqė miqtė fillojnė tė shqetėsohen dhe i luten Galas tė kujdesej pėr tė.

            Pėr tu vendosur nė qendėr tė vėmendjes, Dalģ sillet nė mėnyrė akoma mė tė ēuditshme dhe sikur tė mos mjaftonte, sa herė qė takonte Galan e kapte njė krizė tė qeshurash tė pakontrollueshme. Pėr ta qetėsuar ajo detyrohej t’i kapte duart dhe t’i premtonte qė nuk do ta linte kurrė. Shumė shpejt do tė duket qartė, qė Gala dhe Dalģ janė bėrė tė pandashėm dhe kur Eluard i shtron gruas sė tij ultimatumin duke e urdhėruar tė kthehej me tė nė Paris, Gala vendos tė qėndrojė nė Cadaques me piktorin.

            Gala (emri i vėrtetė i tė cilės ėshtė Helena Devulina Diakonoff) ėshtė dhjetė vjet mė e madhe se Dalģ dhe ka origjinė ruse. Eluard e ka njohur nė njė sanatorium zviceran nė 1912 dhe martohet me tė pas katėr vitesh.

            Nėpėrmjet tė shoqit, Gala vendos lidhjet me surrealistet dhe me shumė artistė tė tjerė modernė, midis tyre edhe me piktorin Max Ernst, me tė cilin nė tė kaluarėn gruaja e lirė dhe pa paragjykime kishte patur njė histori dashurie. Gala zotėron njė ndjeshmėri artistike tė veēantė dhe tepėr tė gjallė, e cila vlerėsohet shumė nga surrealistėt. Roli i saj si kėshilltare dhe muzė frymėzuese, ishte bėrė i njohur nga Max Ernst nė 1922 nė njė pikturė me titull “Rendezvous e miqve”, nė tė cilėn gruaja shfaqet si i vetmi personazh qė nuk ushtron njė aktivitet krijues nė mes te piktorėve, poetėve dhe filozofėve.

            Tek Gala, Dalģ gjen shoqen ideale tė jetės, pa tė cilėn ka shumė mundėsi qė esterija e tij tė kthehej nė patologji. Ashtu siē nuk do tė harrojė tė nėnvizojė vetė artisti nga Katalonja nė shkrimet e tij, Gala nuk ėshtė pėr tė vetėm e dashura qė kishte kohė qė e priste, por ėshtė edhe njė terapeute e aftė pėr t’i shpėtuar j etėn.

            Nė 10 qershor 1982 ndahet nga jeta Gala. Thuhet se kur Dalģ e mori lajmin pėr vdekjen e saj, u pėrgjigj se nuk mund tė ishte e vėrtetė, sepse “ajo nuk do te vdesė kurrė”. Gala u varros nė kėshtjellėn e tij nė Pubol dhe menjėherė njė muaj mė vonė Dalisė i dorėzohet nga mbreti Juan Carlos I, titulli i markezit tė Pubol.

            Nė fillim tė 1983 gjendja shėndetėsore e artistit pėrkeqėsohet dhe si pasojė e refuzimit qė ai i bėn ushqimit. I fiksuar mbas idesė sė tė qėnurit i pavdekshėm, ai nė fakt shpreson tė arrijė tė bie nė gjendjen e letargjisė artificiale, aq sa nė nj ė moment do tė duhet tė ushqehet tėrėsisht vetėm nga njė sondė gastriti.

            Shėndeti i tij do tė pėrmirėsohet vetėm pėr njė kohė tė shkurtėr. Por, pavarėsisht kujdesit qė iu tregua, si pasojė e njė goditje apoplektike, Dalģ u shua nė 23 janar 1989. Sipas dėshirės qė ai kishte shprehur, trupi i tij u ballsamos dhe u ekspozua pėr njė javė nė muzeun e Figueras. Mė pas ai u varros nė ndėrtesėn e muzeut, ku njė lapidar i vogėl tregon varrin e tij.

 

Marr nga revista “Milosau”