NJĖ PUNĖ QĖ FLET SHUMĖ


    Kjo pėrmbledhje punimesh nė lėmin e artit pamor me autor Sabir Krasniqin fletė shumė, madje mė shumė se ēka  krijohet pėrshtypja gjatė shikimit tė saj tė parė. Puna disa vjeēare e autorit bėhet mė e qėndrueshme meqė ajo nė vete ngėrthen gjuhėn e qartė tė pikturės nė rrafshin filozofik, artistik dhe estetik, punė kjo qė karakterizohet me koloritetin e saj brenda kornizave tė artit realist, por edhe modern. Vepra e Krasniqit flet me qartėsinė e gjuhės artistike dhe ka porosinė e veēantė tė autorit,  i cili pėr plotė 20 vite nuk ka reshtur sė vepruari nė shėrbim tė atdheut dhe tė botės liridashėse nė pėrgjithėsi. Nė kėtė kontekst vet puna  artistike, Sabir Krasniqin e radhitė nė rangun e shtresės sė tė pėrvuajturve tė shoqėrisė, tė cilėt me “armėt” e veta si: me penė, me brushė, me daltė e me shpirt, zbrazėn nė letėr duke gdhendur ngadalė e me kujdes, para sė gjithash atdhedashurinė e tyre pėr t’i dhėnė asaj forcė, jetė, kuptim e mbi tė gjitha porosi pėr brazat qė do tė vijnė nesėr.

    Tėrė ecjen e tij vertikale autori e ka bėrė nė kėrkim tė muzave, nė mėnyrė qė prurjet  dhe derdhjet e tyre nė pėlhurė tė transponohen pėrtej caqeve tė tė kuptuarit tė pasqyrimit tė realitetit tė transformuar qė quhet art. Autori duke dashur qė artit tė tij t’i japė edhe gjuhėn e qartė tė porosisė, nė tablotė e tij tė shumta shprehė shpirtin kolektiv tė shqiptarit tė ndodhur mes valėve tė jetės, tė cilat e pėrplasėn pamėshirshėm pas shkėmbinjve tė robėrisė, varfėrisė, shtypjes, internimeve, emigrimeve, burgosjeve, persekutimeve e deri edhe tek qėndresa heroike e UĒK-sė. Duke i shikuar tabllotė e Krasniqit  shikuesi i vėmendshėm krijon pėrshtypjen se UCK-ja me luftėn e shėnjtė kundėr okupatarit serb sikur ua kthen borxhin krijueseve, tė cilėt nė vend tė gjumit shkriheshin natė e ditė duke punuar me penė, me brushė, me notat muzikore, me daltėn e ēeliktė, me idenė dhe imagjinatėn e krijuesit pėr tė shėnuar epokat e fitoreve tė mėdha njė ditė!

    Piktori Sabir Krasniqi tashti e njė kohe tė gjatė jeton dhe vepron nė emigracion, por qė pėr as njė ēast nuk ka munguar sė vepruari nė shėrbim tė atdheut duke e dhėnė nga vetja njė copė tė jetės se sė tij, njė copė tė mendimit, tė kritikės sė mirėfilltė, por edhe tė krijimtarisė, madje nė shumė fusha si nė pikturė, grafikė, karikaturė, fotografi ku autori godet fuqishėm dhe me sarkazėm tė metat e shoqėrisė sonė nė tranzicion.   

    Vlen tė theksojmė se Sabir Krasniqi interesimet e veta i ka dėshmuar edhe nė lėmin e psikologjisė dhe parapsikologjisė ku ka treguar rezultate tė shquara. Sabir Krasniqi ėshtė nė moshė relativisht tė re, thuaja nė kulmin e krijimtarisė sė tij, prandaj dashamirėt e artit me tė drejt presin edhe mė shumė nga ai. Pa dyshim se ai tani e ka dėshmuar talentin, pėrkushtimin dhe dashurinė e tij pėr artin e mirėfilltė.

 

Mehmet BISLIMI

 

 

 

     PARAFJALĖ


    Arti figurativ, sidomos piktura,  ėshtė profesioni im shpirtėror.

   Nė opusin e veprimtarisė sime artistike radhitėn  qindra punime tė llojeve dhe stileve tė ndryshme, qė nga skica deri te skulptura. Pjesa mė e madhe e tyre i ėshtė prezantuar publikut pėrmes ekspozitave individuale dhe kolektive, si nė qytetin tim tė bukur dhe historik tė Prizrenit ashtu edhe jashtė tij. Shumė prej veprave tė mia janė publikuar nė forma tė ndryshme nėpėr gazeta dhe revista, qoftė shqiptare e qoftė edhe tė huaja. Disa prej punimeve janė pėrdorė edhe si ilustrime pėr kopertina librash.

    Nė kėtė Galeri digjitale janė tė ekspozuara  vetėm disa nga punimet e mia. Them disa, pasi pjesa mė e madhe e tyre, mjerisht, nuk ėshtė mė pronė e koleksionit tim. Njė pjesė tė madhe tė veprave ua kam dhuruar tė afėrmve, miqve dhe shokėve. Njė pjesė tjetėr, bukur tė mirė, sidomos ato tė punuara gjatė viteve rinore, pėr arsye financiare nė atė kohė, mė ėshtė dashur qė t’i qes nė treg. Mbi 20 punime, dhe ato tė dimensioneve tė mėdha (deri nė 4 metra gjatėsi), tė punuara gjatė shėrbimit ushtarak 1987 -1988, kanė mbetur pronė e kazermave tė Shkupit. Disa prej veprave mė janė zhdukur gjatė luftės sė fundit nė Kosovė (1999), gjatė sė cilės agresioni serb pos popullin shqiptar u mundua tė shkatėrrojė me themel edhe artin dhe kulturėn e pasardhėsve Ilir - njėrit ndėr popujt mė tė lashtė tė Gadishullit Ballkanik.

    Pėr shkak tė kostos sė lartė botuese nė formė libri tė shtypur, kėtė Galeri mė ėshtė dashur ta pėrpunoj dhe editoj nė formė digjitale. Punimet artistike tė plasuara nė kėtė faqe, tė punuar me gjuhėn e www-sė (html), nuk janė tė vendosura sipas rendit kronologjik, por nė formė tė lirė.

    Gjithashtu, ėshtė me rėndėsi tė ceket se disa prej punimeve, sidomos njė pjesė e vizatimeve, karikaturave dhe fotografive tė kombinuara, pėrkojnė me situatėn aktuale-politike qė ka zotėruar nė kohėn kur janė bėrė ato. Prandaj kuptimi i tyre objektiv, shikuar nga prizma e aktualitetit tė sotėm mund tė duket mė i zbehtė ose mund tė ketė humbur fare.

    Shpresoj se kjo Galeri e vogėl, ndonėse me karakter personal, do tė jetė njė kontribut modest nė thesarin e artit tonė kombėtar, e ndoshta edhe si frymėzim pėr artistėt e rinj qė vrullin e emocioneve tė brendshme dėshirojnė ta shprehin nė formė estetike pėrmes artit figurativ.

 

Kreuzlingen shtator 2007

 

Autori