Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 2 - Sa e bukur ėshtė miqėsia

Gazeta Shqip

      

SA E BUKUR ĖSHTĖ MIQĖSIA

 

 

      E pazėvendėsueshme, joformale, e hapur, qė pėrshtatet me lehtėsi. Mė shumė se dashuria dhe familja, miqėsia ėshtė lidhja mė e fortė dhe mė e sigurt e kohės.

 

 

 

            Nga pikėpamja objektive, me miqėsi kuptohet njė lloj lidhjeje shoqėrore e ndėrthurur me njė ndjenjė tė fortė dashurie dhe reciproke mes dy ose mė shumė personave tė sė njėjtės ose jo gjini. Nga pikėpamja subjektive, sė bashku me dashurinė, miqėsia ėshtė njė qėndrim ndaj tė tjerėve qė karakterizohet nga njė emocion i fortė duke zbukuruar edhe mė shumė jetėn sociale tė njė individi.

            Pothuajse nė tė gjitha kulturat, miqėsia kuptohet dhe perceptohet si njė marrėdhėnie e barabartė, e bazuar te respekti, vlerėsimi dhe gatishmėria reciproke. Nė pėrgjithėsi dallohen miqėsi tė ndryshme tė mėdha. Pėr shembull njė prej tyre ėshtė miqėsia e rastėsishme qė lidhet me njė simpati: lind papritur nė njė rrethanė tė caktuar. Njė miqėsi tjetėr ėshtė edhe ajo e ashtuquajtur e ngushtė, ose mė saktė qė lidhet me njė marrėdhėnie tė vazhdueshme nė kohė, mes personave tė cilėt arrijnė tė krijojnė njė shkallė mirėbesimi reciprok tė krahasueshėm me atė tipik tė lidhjes nė ēift. Nė ēdo epokė, miqėsia ėshtė konsideruar njė nga eksperiencat mė tė rėndėsishme njerėzore dhe ėshtė shenjtėruar nga tė gjitha besimet.

            Risia e fundit vjen nga Shtetet e Bashkuara, iniciativė qė ka vėnė nė lėvizje sociologė dhe docentė, psikologė dhe shumė familje. Qėllimi ėshtė: zbulimi i mitit tė mikut tė zemrės. Promovuar nga “New York Times” dhe prezantuar nga site e bloge tė ndryshme, tema nė fjalė ėshtė shumė mė tepėr se njė provokim: “friendship coaches”. Gjithēka ėshtė organizuar pėr tė treguar dėmet qė shkaktojnė miqėsitė e ngushta. Studimi i fundit ėshtė kryer nga “Harris Interactive” te tremijė amerikanė nga mosha 8-24 vjeē: 94 pėr qind e tė intervistuarve janė pėrgjigjur se kanė pasur njė mik tė ngushtė, njė pėrqindje goxha e lartė krahasuar me emigracionin dhe shqetėsimet e ndryshme. “Duhet tė bėjmė gjithēka pėr tė mos i lejuar miqėsitė e ngushta”, thotė njė studiuese. “Fėmijėt duhet tė nxiten qė tė frekuentojnė grupe tė mėdha shoqėrore, nė mėnyrė qė tė mos zhvillojnė ndjenja posesiviteti”. Arsyeja? Sepse miqėsia mund tė jetė njė lidhje e fortė dhe e gjatė deri nė vdekje, si nė romanin e momentit, bestsellerin “Beautiful Malice”, i autores Rebeca James.

            "Zbulimi i mikut mė tė mirė ėshtė njėsoj si tė eksplorosh botėn”, thotė njė mėsues amerikan i cili i mėson fėmijėt se si tė bėhen miq me tė gjithė. “Fėmijėt janė tė pėrfshirė nė shumė aktivitete jashtėshkollore; ėshtė e pamundur tė rrethohesh vetėm nga personat qė njeh”.

            “Asnjė i rritur nuk mund tė jetė njė mik i mirė, nėse kur ka qenė i vogėl nuk ėshtė lejuar tė njihet me persona tė ndryshėm”, thotė njė neuropsikiatėr, autor i librit “Fėmija prej ēokollate”. “Pjesa nė tė cilėn njerėzit gabojnė ėshtė se nuk dinė t’i ndajnė miqėsitė. Krijimi i njė miqėsie tė ngushtė nuk ėshtė e kėshillueshme, sepse mund tė jetė vėrtet njė limit; shoku i preferuar ju imponon tė bėni njė zgjedhje, qė mė vonė e bėni spontanisht etj.”.

            Debatit mbi miqėsinė e ngushtė vazhdon tė mbetet i hapur. Tė rriturit nuk e ngatėrrojnė lehtė ndjenjėn e miqėsisė me tė tjerat. Pėr shumė persona miqėsia ėshtė e pazėvendėsueshme, joformale, e hapur, qė pėrshtatet me lehtėsi. Mė shumė se dashuria dhe familja, miqėsia ėshtė lidhja mė e fortė dhe mė e sigurt e kohės.

            “Familja ėshtė gjėja mė e rėndėsishme nė jetė. E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr miqėsinė. Miku i zemrės ėshtė njėsoj si njė i afėrm, qė e ke tė vėshtirė tė ndahesh prej tij. Me shokėt e shoqet mund tė jesh vetvetja. Miqėsia moderne ėshtė pėrgjigjja e shumė ndryshimeve sociale. Ajo sintetizon nevojėn e lidhjeve tė vėrteta. Familjet me origjinė tė largėt, marrėdhėniet e paqėndrueshme nė ēift dhe pasiguria bėjnė qė miqėsia tė jetė struktura mė e fortė e njė marrėdhėnieje. Miqėsia ėshtė mbėshtetja mė e madhe, sidomos nė momentet mė tė vėshtira tė jetės: nė rast divorci, zie, vėshtirėsish”, thotė njė 35-vjeēare.

 

 

            “Pėr mua miqėsia ka qenė gjithmonė mė e rėndėsishme se familja”, shprehet aktorja Serra Yilmaz. “Kam miq tė mirė tė cilėt mė kanė zgjedhur pėr atė qė jam jo pėr atė ēka pėrfaqėsoj. Rri me ta sepse mė pėlqen tė ndajmė ēdo gjė bashkė. Edhe pse janė shumė tė ndryshėm nga unė, kanė disa gjėra misterioze qė na bashkojnė”.

            Cili ėshtė ndryshimi mes meshkujve dhe femrave? Mos vallė femrat kanė rreth mė tė zgjeruar shoqėror sesa meshkujt?. “Femrat bėjnė dialogė mjaft tė rėndėsishėm; meshkujt e kanė tė vėshtirė tė flasin, preferojnė “tė bėjnė” gjėra bashkė. Nuk mė pėlqejnė rrethet miqėsore vetėm me homoseksualė: sekreti fshihet nė pėrzierjen e tė dyja gjinive. Kam pasur lidhje dashurie me persona me tė cilėt fillimisht kemi qenė shokė. Nuk duhet tė harroni kurrė qė dashuria mbaron, ndėrsa miqėsia mbetet pėrgjithmonė”.

            Miqėsia ėshtė mė e rėndėsishme se dashuria? “Ndonjėherė po”, thotė njė studiuese nga Universiteti i Manēesterit. “Miqėsia infekton me joformalitetin e saj edhe vetė dashurinė. Kolonizon lidhje tė tjera. I bėn tė njėjta me veten”. Ngatėrruese, por jo totalizuese. “Miqėsia ėshtė mė e rėndėsishme se dashuria”, pohon para psikologėve njė 29-vjeēare. “Miqėsia ėshtė mė e nevojshme se dashuria”, ndėrhyn njė 28-vjeēar. “Nuk bazohet te seksi, por te njė afėrsi mė e rėndėsishme, karakteri”, shton njė tjetėr.

            “Dashuria tė krijon ankth, ėshtė shumė e ngatėrruar. Miqėsia duket mė pak e ndėrlikuar. Nėse nuk je i kėnaqur me diēka i hapesh menjėherė tjetrit”. Miqtė janė burim ndihme, njė thesar i vėrtetė.