Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe - Sadik Pėrvetica

SADIK PĖRVETICA

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

SADIK PĖRVETICA

 

 

 

 

 

          

             Hyrje

  

            Sadik Pėrvetica lindi nė fshatin Breznicė, rrethi i Prishtinės.

           Disa vjet punoi si mėsues nė vendlindje, kurse pas kryerjes sė studimeve nė Universitetin e Prishtinės, punoi si profesor i Gjuhės dhe i Letėrsisė Shqipe nė njė shkollė tė mesme, pėr tė vazhduar punėn, mė vonė, edhe si gazetar, lektor e redaktor nė Radio-Prishtinė, mė vonė edhe nė Radio Kosovė, si dhe nė disa gazeta e revista tė kohės.

            Ėshtė fitues i disa ēmimeve letrare pėr tregime dhe pėr pjesė teatrale.

            Shkruan prozė, poezi, drama, vėshtrime letrare, ese dhe publicistikė. Deri mė tani ka botuar 14 vepra letrare.

            Jeton nė Prishtinė.

 

 

 

 

IMAZHI I ATDHEUT 2015

 

Ėshtė nata e Vitit tė Ri 2015

Jemi ulur rreth sofrave

Sofrat plot e zemrat bosh

Qirinj tė ndezur pėr ata qė na mungojnė

Pėr lypėsit e kontejnerėve

Pėr fėmijėt qė na i hėngrėn qentė

Pėr qentė me maska njerėzish

Pėr njerėzit qė u shndėrruan nė qenė

Pėr tė pagjeturit e luftės

Pėr Atdheun e copėtuar e tė nėpėrkėmbur

Pėr ata qė po ikin nga ... vetvetja

Pėr fėmijėt e ndarė nga bankat shkollore

Pėr lumin e lotėve tė ndarjeve

Pėr dhembjet qė s’po kanė fund

Pėr...

Pėr gjokset plot me medalje pėr merita

Pėr shkeljen e Atdheut nė njėmijė mėnyra

Pėr barkaēokėt pa fytyra

 

Ėshtė nata e Vitit tė Ri 2015

Gėzuar pėr ata qė sonte

Mund tė mos mendojnė pėr asgjė

 

 

 

ATDHE I CUNGUAR DHE I MUNGUAR

 

Zbrazėti e mohuar

Gjėmon e lėngon

Dėnes e loton

Dhembjeve tė Atdheut

 

Diēka mė djeg nga brenda

Diēka mė gėrryen nga jashtė

 

Frymė e brymė ndrydhen e ndizen

Gjoksit tė Mėrgatės

Shqiptari dje dhe sot

Kėndon e qan

 

Atdheut tim dje dhe sot

Dikush po ia lėndon zemrėn

Dikush po ia rrjep lėkurėn

 

 

 

IKJE NGA ATDHEU

 

Kur  peshku i madh e ha tė voglin

E tė voglit nuk i mbetet vend nė det

Ai detyrohet tė ik edhe nėpėr male

Tė ik e tė dalė nė kurbet

 

 

 

NJĖ MINUTĖ HESHTJE

 

Nė emėr tė tė gjithė popujve tė robėruar

Njė minutė heshtje

Pėr drejtėsinė qė shtiret

Nė emėr tė humanizmit

Nė emėr tė paanėsisė

 

Kur vonesat janė vendimtare

Pėr jetėn e njerėzve dhe

Pėr pėrfitim nė kohė

Nga keqbėrėsit e tė gjitha ngjyrave

Nga pėrfituesit e luftėrave

 

Kur nė emėr tė paēes

Bėhen luftėrat mė tė pista

 

E nėn maskėn e humanizmit

Nė kurriz tė tė robėruarve

Bėhen intervenime “humanitare”

Pėr pazare bizare

 

 

 

 

 

KUSH THA

 

Kushtuar tė gjithė heronjve dhe dėshmorėve tė kombit

 

Kush tha se ju keni vdekur?!

Ju tashmė jeni shkrirė aq natyrshėm

Nė tė gjitha buzėqeshjet e fėmijėve tė Kosovės

Nė tingujt e bukur tė violinave

Nė ēerdhe vogėlushėsh ku vlon gėzimi e hareja

Nė lule pranverash tė livadheve tė gjelbėruara

Nė fytyrat e gėzuara tė mėrgimtarėve

Nė bukėn e pėrditshme nė sofrat e vendlindjes

Nė imazhe solemne tė qyteteve tona

Nė ditė festash e gėzimesh

Nė fjalėt mė tė bukura artistike

Nė piktura e peizazhe mahnitėse diellore

 Nė dashurinė dhe lirinė e tė rinjve

Nė imazhin e bukur tė shtetit

Nė tė drejtėn e ēdo njeriu

Pėr frymėmarrje tė lirė e pa ofshama

Nė gjumin e qetė pa ėndrra trishtues

Nė barin shėrues tė tė sėmurėve

 

Nė secilin shesh e kėnd tė Atdheut

Kurmet tuaja roje nderi

Lapidarė krenarė e kufimbrojtės

Ku nuk do guxojė tė shkelė kurrė mė

Kėmbė e barbarėve

 

Gjaku Juaj gjerdan i lirisė

Hartė bashkimi e gjithė Shqipėrisė