Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 3 - RUAJU NGA SOCIALIZMI (3)

Bhagwan Shree Rajneesh - OSHO

   Shqipėroi: Valdet FETAHU  

Shkoqitur nga libri i Osho-s “Ruaju nga socializmi” ligjėrata ėshtė mbajtur 13/04/1970

 

RUAJU NGA SOCIALIZMI (3)

 

    Njėherė kur tė kalojnė prona dhe mjetet e prodhimit nė duart e shtetit, ai shtet bėhet absolutist, despotik. Dhe nė masė tė njėjtė individi bėhet i pandimshėm dhe i paaftė para tij. Individi bėhet i pafytyrė, madje edhe pa shpirt. Pėr pesėdhjetė vitet e fundit njė grup I vogėl prej pesėdhjetė personave qeverisin nė Rusi.

 

 

             Ėshtė e rėndėsishme tė shihet dhe tė kuptohet se ēfarė ėshtė fshehur pas fasadės sė socializmit. Ne po flasim pėr socializmin, ku nė realitet ėshtė shtet teorik qė vjen. Nė emėr tė socializmit, shteti i kapitalizmit ėshtė kurorzuar. Ky nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse shtet kapitalist. Socializmi do tė thotė se shoqėria duhet tė zotėrojė pasurinė; qė do tė thotė se pasuria duhet tė jetė nė duart e shoqėrisė. A ka ndodh kjo me tė vėrtetė nė vendet socialiste? Ka ndodh e kundėrta. Nga duart e shoqėrisė, pasuria kalon nė duart e shtetit. Ku kemi pasur kapitalist tė panumėrt, tani ėshtė vetėm njė – shteti. Dhe ne e dimė se sa i paaftė ėshtė shteti. Paaftėsia e shteti ėshtė e tmerrshme. Edhe shitėsi i vocėrr i ushqimeve, edhe pazarxhiu, ėshtė mė inteligjent se shteti. Edhe njė shitės nė kooperativėn e fshatit nu ėshtė mė i paaftė se shteti. Dhe ne mednojmė t’ia besojmė gjithė pasurinė e vendit dhe tė gjitha mjetet e prodhimit kėtij shteti. Njeriu pyetet, a mos India ka vendosur tė bėj hara-kiri(hara-kiri = vetėvrasje japoneze)!

            Kjo do tė jetė e rrezikshme. Burratė qė mbajnė pushtetin janė tashmė tė ēmendur – tė ēmendur pėr pushtet. Ata tani duan tė marrin pushtetin mbi pasurinė dhe tė mirave material. Ata nuk mund tė tolerojnė qė pasuria tė mbetet nė duart e tė tjerėve. Nė fakt, njerėzit e dehur me pushtet anembanė botės janė tė shqetėsuar pėr tė grabitur pushtet ekonomik vetėm pėr veten e tyre. Pastaj ata do tė kenė pushtet total, pushtet absolute nė duart e tyre. Pushteti politik plus fuqia ekonomike e bėn atė qė quhet totalitarizm. Pushteti politik i vetėm ishte i mjaftueshme pėr ta kthyer kokat e tyre; nėse fuqia ekonomike gjithashtu kalon nė duart e tyre, ata do tė bėhen diktatorė. Dhe atėherė asgjė mė nuk mund tė bėhet pėr t’i larguar ata. Nė fund tė fundit, asgjė nuk mund tė bėhet pėr tė hequr Stalinin dhe Hitlerin nga pushteti. A e dini se Hitleri ishte njė socialist?Emri i partisė sė tij ishte Partia Nacional Socialiste. Ai gjithashtu ishte socialist. Tani Mao nuk mund tė hiqet nga pushteti.

            Dhe gjithashtu mos harroni, qeveritė nė botė tashmė po mbajnė pushtet tė madh, pushtet politik. Nėse pushteti ekonomik gjithashtu kalon nė duart e tyre, individi do tė bėhet mjaft i pafuqishėm. I gjithė kombi do tė bėhet i pafuqishėm. Atėherė individi lihet pa pushtet, pa asgjė. Ju mund tė mos jenė tė vetėdijshėm se liria individuale, liria e mendimit, mund tė ekzistojnė vetėm nėse ka liri politike, nė qoftė se ka liri ekonomike. Nėse pushteti ekonomik dhe politik janė nė duart e njė grupi tė vetėm, atėherė individi ėshtė i privuar nga liria e mendimit tė tij. Nuk ka liri tė mendimit nė Rusi. Nuk ka liri tė mendimit nė Kinė. Nesėr mund tė mos ketė kėtu nė Indi gjithashtu.

            Por kėto gjėra ndodhin hap pas hapi – gradualisht, dhe njerėzit i pranojnė padashur. Merrjani njė njeriu pasurinė dhe ju do ta shkatėrroni nėntėdhjetė pėqind tė personalitetit tė tij. Me humbje tė pasurisė ai ėshtė nėntėdhjetė pėrqind i vdekur. Me humbjen e pasurisė kapaciteti i tij pėr tė menduar shuhet. Individi do tė vdes nėse shteti ka pushtet absolute. Akutalisht, problem mė i madh me tė cilin po ballafaqohet e gjithė bota, madje edhe ky vend, ėshtė si tė mbrohet individi. Shteti ėshtė aty pėr tė grabitur ēdo gjė, por ai grabitė me dinakri. Ėshtė njė metodė nė kėtė ēmendurinė e tij. Ai grabitė pushtet nė emėr tė vetė popullit. Ai thotė se kjo ėshtė bėrė nė interes tė tyre, se ėshtė nė interes tė tyre qė pasuria dhe mjetet e prodhimit tė jenė tė marrura. Kėshtu qė politikanėt nuk janė vetėm uzurpator tė pasurisė, ata gjithashtu fitojnė duartrokitjet e njerėzve, vetė ata njerėz tė cilėt po dėbohen. Njerėzit tė cilėt i duartrokasin ata nuk e dinė se janė duke duartrokitur varjen e vetė, tė cilėt po shtrėngojnė litarin rreth qafave tė tyre. Sė shpejti ata do tė jenė tė varur.

            Njėherė kur tė kalojnė prona dhe mjetet e prodhimit nė duart e shtetit, ai shtet bėhet absolutist, despotik. Dhe nė masė tė njėjtė individi bėhet i pandimshėm dhe i paaftė para tij. Individi bėhet i pafytyrė, madje edhe pa shpirt. Pėr pesėdhjetė vitet e fundit njė grup I vogėl prej pesėdhjetė personave qeverisin nė Rusi. Pushteti vazhdimisht ka mbetur nė duart e kėtij grupi, ata nuk kanė lejuar tė kalojė nė duart e dikujt tjetėr. Nėse Stalin vdes vjen Hrushqovi, nėse Kosigini vdes vjen Brezhnjevi apo kushdo qė ėshtė aty, nga ky grup parlamentar prej pesėdhjetė vetave, tė ngulitur fort nė pushtet, ka mbajtur Rusinė nėn ēizmėn ushtarake tė tij. Ky grup ka qenė Frankeshtajni i Rusisė. Asnjė opzitė nuk ka mundėsi tė ekizistoj, asnjė disident nuk mund tė ketė. Njė njeri para se tė mendojė tė kundėrshtojė, gjuha e tij mund tė jetė e prerė; para se tė mendojė tė kundėrshtojė, ai mund tė jetė i zhdukur nga kjo botė. Ēfarė mund tė bėj individi nėse i gjithė pushteti ėshtė nė duart e shtetit?

            Pra mbane mend, forca e pushetit tė njė shteti duhet tė reduktohet nė mėnyrė konstante, dhe nė asnjė rastė nuk duhet lejuar tė rritet. Sepse, nė fund tė fundit, nė kemi nevojė pėr njė shoqėri ku shteti do tė jetė vetėm njė njėsi funksionale, asgjė mė shumė. Unė nuk mendoj se njė ministėr i ushqimit duhet tė ketė mė shumė rėndėsi. Si mund tė jetė ai i rėndėsishėm? Kuzhina ka njė vend nė familje – tė njėjtin vend ministri i ushqimit ka nė raport me vendin. Ai ėshtė kuzhinier i madh. Nėse ai shėrben mė mirė ushqim, ai do tė jetė i lėvdruar disa here, por vetėm aq sa lėvdrohet njė kuzhinier. Nganjėherė ju mund t’i jepni atij bakshish, por vetėm aq sa i jepni ju njė kuzhinieri. Por ministri aktual i ushqimit nuk ėshtė njė kuzhinier, ai ėshtė njeri i pushtetit. Ai ka pushtet shumė mė tė madh. Por ai ėshtė i vetėdijshėm se pushteti tė tij i mungon diēka. I mungon diēka sepse njerėzit kanė pronė personale, private. Dhe prona private mund tė rebelohet. Prona private mund tė mospajtohet, tė rezistojė dhe tė luftojė. Njeriu i pasur mund tė mendojė, dhe tė mendojė lirshėm. Njeriu nė pushtet dėshiron ta privojė atė nga kjo.

            Politikani ėshtė shumė ambicioz. Ai dėshiron tė ketė gjithė pushtetin nė duart e tij. Por kur shteti uzurponon tė dyja edhe pushtetin politikė edhe atė ekonomik, revolucioni bėhet i pamundur, atėherė nuk ka asnjė mėnyrė pėr rebelim dhe shprehje revolte. Sa e ēuditshme ishte qė Rusia kishte njė revolucion, dhe sot Rusia sovjetike ėshtė njė vend ku revolucioni ėshtė i pamundur. Ėshtė e pamendueshme tė ngrehet njė tjetėr revolucion atje sepse shteti ka njė kontrollė tė madhe atje dhe mėnyra tė padėgjuar pėr tė shtypur popullin e vet, pėr t’i vėrė nė regjim dhe kontrolluar ata. Muret kanė veshė, dhe brithyerit e shtetit janė tė shpėrndar gjithandej. Burri ka frikė nga gruaja e tij. Derisa bisedon me tė ai mendon dy herė se a duhet t’i tregojė asaj atė qė dėshiron t’i thotė, sepse, ku ta dishė, mund tė jetė ajo njė agjent sekret? Babai nuk guxon tė bisedojė lirshėm me djalin e vet sepse biseda e lirė ėshtė e rrezikshme. Ndoshta djali i pėrketė lidhjes sė rinisė komuniste, dhe ai mund t’ia pėrcjellė informacionin autoriteteve. Ēdo djal mėson se kombi ėshtė ai qė ėshtė i rėndėsishėm, jo nėna e babai. Burri dhe gruaja nuk janė tė rėndėsishėm. Ajo qė ėshtė e rėndėsishmė ėshtė shoqėria, shteti.

            Socializmi ėshtė nė pėrhapjen e njė ideje shumė tė rreme se individ nuk ka vlerė, e ku nė realitet, indvidi, dhe vetėm individi, ka vlerė. Ai ėshtė nė tė vėrtetė vlera mė e lartė. Ēfarė ėshtė shoqėria, pėrpos njė fjalė bosh, njė abstraksion. Individi ėshtė real, indvidi ėshtė konkret. Shoqėria thjeshtė ėshtė njė koleksion individėsh, njė konglomerat. Por nė zhurėm tė madhe dhe nxitim tė socializmit, edhe atė qė nuk ka vlerė e ka bėrė tė vlershme. Kjo ėshtė arsyeja pse individ mund tė sakrifikohet nė altarin e shoqėrisė. Nė fakt, individi gjithmonė ka qenė i sakrifikuar pėr zotat qė nuk kanė ekzistuar. Njė perėndi, nė perendeshė, ēdo gjė ėshtė e mirė pėr ta sakrifikuar individin pėr ata.

            Perėndia e fundit ėshtė shoqėria. Dhe prapa shoqėrisė qėndron zoti i tyre i vėrtetė – shteti. Individi mund tė sakrifikohet pėr kėtė super-perėndi. Ju mund tė masakroni individin sepse ai nuk ka kurrfarė vlere, ai ėshtė hiē. Grupi ėshtė ai, shoqėria ėshtė ajo, qė ėshtė e vlefshme. Po ku ėshtė ajo gjė qė quhet shoqėri? Unė kurrė nuk kam arritė tek ajo. Unė po e kėrkojė atė kėtu, atje dhe kudo. Por, unė gjithandej kam takuar individ por jo edhe shoqėri. Ngado qė shkoni, ju do tė takoni individ. Vetėm individi ėshtė. Dhe ai ėshtė vlera supreme. Dhe ėshtė e rrezikshme tė shkatėrrohet kjo vlerė.

 

 

            Njė ditė socializmi do tė vijė; kjo ėshtė e sigurt. Por kjo do tė vijė pėr tė mos e pėrfunduar indvidin, por pėr ta plotėsuar atė. Keni kujdes nga socializmi qė vjen pėr ta zhdukur individin. Ky nuk ėshtė socialize, kjo ėshė njė vrasje e pastėr dhe e thjeshtė e individit.

            Prapa socializmit ėshtė shteti - prapa socializmit ėshtė politikani i uritur pėr pushtet. Ata janė tė frikėsuar nga decentralizimi i pushtetit, dhe kėshtu qė ata duan tė kenė tė gjithė pushtetin pėr veten e tyre. Dhe gjėja e fundit qė dua ta them ėshtė se kurrė shteti nuk ka pasur mė shumė pushtet se sa qė ka sot. Dhe kjo ėshtė kėshtu pėr shkak tė zhvillimit tė madhe nė teknologjisė. Para ca kohesh njė mik mė dėrgoi njė fotografi. U tmerrova kur e pashė atė fotografi. Nuk kam fjetė tėrė natėn. Isha shumė i shqetėsuar. Dhe unė bėja pyetje nėse ėshtė dikush tjetėr i shqetėsuar rreth kėsaj nė pjesėn tjetėr tė botės. Lajmi nė lidhje me tė ėshtė shtypur nė gazeta kudo. Njė shkencėtar hapi kafkėn e njė kali, instaloi njė elektrodė nė tė dhe pastaj mbylli kafkė.Dhe kali nuk di gjė pėr kėtė. Tani sinjali mund tė dėrgohet tek ky kal pėrmes radios nga vendet qė janė larg me mija kilometra, dhe kali do ta pėrcjell sinjalin; dhe ai do tė bėj atė qfarė i thuhet tė bėjė. Kali do tė mendojė se sinjalet janė ardhė nga mendja e tij. Nėse shkencėtari, qė rri ulur me mijra kilometr alarg nė laboratorin e tij, sinjalizon kalin tė lėvizė kėmbėn, kali do ta bėj kėtė me dėgjueshmėri. Nėse shkencėtari kėrkon nga ai qė tė vallėzojė, ai do tė vallėzojė. Miku ma dėrgoi fotografinė e kėtij kali, dhe mė tha: “Ēfarė shpikje e madhe!” Unė ia ktheva fotografin duke i thėnė: “Kjo ėshtė gjėja mė keqardhėse. “ Pse e thash kėshtu? Sepse heret a vonė, shteti do tė vendosė kėtė elektrodė nė trurin e njeriut, dhe ai nuk do tė dijė pėr kėtė. Atėherė rebelimi do tė jetė i pamundur.

            Njė revolucion kimik ėshtė duke zėnė vend. Droga tė tilla janė duke u zbuluar saqė do ta bėjnė tė pamundur tė ndodhė ndonjė revolucion. Ėshtė zbuluar se njė rebel ka elemente tė caktuara, kamikate tė caktuara nė sistemin e tij qė janė jo rebeluese, konformiste, tė mangshme. Dhe njė kėrkim qė po ndodh pėr tė gjetur droga tė tilla si LSD, meskalin dhe tė tjera, pėr tė pėrfunduar rebelimin e njeriut. Njė ditė, kjo do tė jetė e mundur me ca pika kemikatesh qė do tė pėrzihen fshehurazi me ujin nė rezervuarin e qytetit tuaj – nga i cili i gjėthė populli furnizohet me ujė – dhe pa diturinė  e tyre, ata do tė humbin shpirtin e tyre rebelues, forcėn e tyre pėr tė thėnė “JO”. Kjo ėshtė jashtėzakonisht e rrezikshme pėr tė lejuar qė shteti tė marrė pėrsipėr pushtetin absolut, sepse ai ka nė dispozicion teknologjinė e tij superiore qė mund tė fshijė individin plotėsisht.

Teknikat e reja tė ahpėrlarjes sė trurit janė zhvilluar dhe pėrsosur qė mund tė fshijnė kujtesėn e njeriut. Nė qoftė se njė njeri ėshtė mbajtur nė njė qeli i burgosur pėr gjashtė muaj, kujtesa e tij mund tė fshihet me ndihmėn e goditjeve elektrike, drogave, metodave tė shpėrlarjes sė trurit dhe qetėsimit. Nėse ai ka qenė njė folės, njė jo-konformist, njė rebel, ai do i harrojė tė gjitha, ai madje do tė harrojė se kush ka qenė. Nėse ai ka pasur njė ideologji, ideologjia e ti do tė zhduket. Ai do tė dėshtojė pėr tė treguar se kush ishte dhe ēfarė ishte ideologjia e tij. Ai do tė jetė si njė fėmijė i vogėl dhe do ta mėsojė alfabetin edhe njė here. Ai do tė duhet tė fillojė prej fillimit.

Nėse shkanca do tė vė aq shumė pushtet nė duart e shtetit, dhe pastaj forca ekonomike do tė merret gjithashtu pėrsipėr nga i njėjti agjencion, kjo do tė thotė se ne jemi duke pėrgatitur funeralin pėr veten tonė.

            Politikani gjithashtu e di se nėse thotė se e gjithė pushteti, e gjithė pasuria, duhet t’i pėrketė shtetit, njerėzit do tė thonė se pėr ta s’ka asgjė. Kėshtu qė ai vė njė tjetėr maskė dhe thotė se gjithė pushteti, e gjithė pasuria, duhet t’i pėrketė shoqėrisė. Por shoqėria ėshtė njė abstraksion, dhe kėshtu shteti pėrvetėson ēdo gjė nė emėr tė shoqėrisė. Ēfarėdo qė, sot, bėhet nė emėr tė socializmit ėshtė me tė vėrtetė kapitalizm shtetėror. Dhe unė mbajė qėndrimin se kapitalizmi privat ėshtė shumė mė superior ndaj kapitalizmit shtetėror. Pse?

            Kapitalizmi privat ėshtė superiore Sepse individi nė kapitalizėm private ėshtė i lirė. Ėshtė superior pėr shkak se ēdo individ ka nxitje pėr tė prodhuar pasuri. Ėshtė superiore pėr shkak se pushteti ėshtė i shpėrndarė dhe i decentralizuar. Dhe ėshtė superior sepse nė qoftė se njė ditė pasuria prodhohet nė bollėk, socializmi do tė vijė vetė. Jo se ai do tė jetė i detyruar pėr tė ardhur, ai do tė vijė vetė. Ai do tė vijė, nuk do tė detyrohet pėr tė ardhur. Socializmi detyruar do tė jetė i rrezikshėm. Le tė vijnė vetė. Por si do tė vijė?

            Ai do tė vijė si njė farė e lulėzuar nė lule. Ai do tė vijė natyrshėm dhe vetvetiu, jo i detyruar tė vijė nga kopshtari. Nėse kopshtari pėrdorė ndonjė forcė, ekziston ēdo mundėsi qė fara tė shpėrbėhet dhe tė zhduket. Dhe lulja do tė mbetet njė thirrje e largėt. Por atėherė, pyetja mbetet: Cili duhet tė jetė roli i kopshtarit?

            Kopshtari duhet tė pėrgatisė tokėn, tė mbjellė farėn, ujit atė, tė kujdeset pėr tė, dhe pėr tė mbrojtur atė nga armiqtė e saj. Atėherė fara do tė mbijnė, bima do tė rritet dhe do tė mbaj lule dhe fruta do tė pasojė. Nė tė njėjtėn mėnyrė duhet tė kujdesemi pėr kapitalizmin, nėse duam qė tė vijė socializmi.

            Shumė njerėz gjejnė kotradikta nė atė qė them. Por atė qė e them ėshtė aq e thjeshtė, aq e qartė. E pėrsėris. Socializmi do tė rrjedhė nga kapitalizmi nėse kėtij tė fundit i lejohet rritja e plotė. Por, kapitalizmi duhet tė shkojė pasi tė pėrfundojė punėn e vetė nė tėrėsi. Por sot, pėr fat tė keq, vetė kapitalisti ėshtė kapluar me frikė. Ai nuk po ga guxim tė thotė se kapitalizmi ka njė arsye pėr tė qenė, pėr tė jetuar. Ai gjithashtu thotė se socializmi ėshtė nė rregull, dhe se ka arsye pėr kėtė.

            Kapitalisti ėshtė i frikėsuar. Ai ėshtė i frikėsuar nga thithė ajo turmė e madh rreth tij. Ai ėshtė i frikėsuar nga sloganet dhe flamujt dhe zhurma e ngritur nga ana e politikanėve tė etur pėr pushtet. Dhe nė panik ai thotė: "Atėherė socializmi ėshtė i drejtė." Unė shoh se edhe kapitalisti i madh ėshtė tmerruar; ai po dridhet. Ai mendon se ka bėrė njė mėkat dhe ndihet fajtor. E kjo ėshtė e mahnitshme.

            Kapitalizmi ka siguruar mėnyra dhe mjete pėr tė mbajtur tė gjallė njė shoqėri aq tė madhe njerėzish. Kjo ėshtė fal kapitalizmit qė, sot, tremiliradė burra dhe grash janė tė gjallė nė kėtė planetė. Kapitalizmi ėshtė ai qė ka krijuar pasuri dhe ka hequr skllavėrinė, dhe ka future makinėn dhe teknologjinė dhe e ka liruar njeriun nga puna e rėndė dhe punė krahu. Dhe nė fund, socializmi do tė vijė pėrmes tij. Por, tagjedia ėshtė se inxhineri, arkitetkti i kėtij sistemi tė madh, ėshtė goditur nga frika.

            Ajsenhauer ka thenė se njė here, derisa kishte qenė duke biseduar me njė komunist, ai ishte ngathur; ai nuk kishte mundur tė argumentojė me tė, sepse ai mendonte se atė qė po e thotė komunisti ishte e drejtė. Edhe Ajsenhauer nuk kishte argument. Kapitalizmi nuk ka pėrgjigje, nuk ka filozofi. Atėherė ai do tė vdes, nėse nuk ka pėrgjigje pėr komunizėm.

            Unė dua qė kapitalizmin tė ketė pėrgjigjen e tij. Kapitalizmi duhet tė ketė filozofinė e vet, nė mėnyrė qė ai tė jeton plotėsisht, dhe nga ana tjetėr, lind socializmit. Socializmi ėshtė fėmija i kapitalizmit. Dhe mbani mend, nė qoftė se nėna ėshtė e sėmurė, fėmija nuk do jetė i ndryshėm; ai ėshtė i detyruar tė jetė i sėmurė. Por pėrpjekja ėshtė pėr tė sjellė fėmijėn duke vrarė nėnėn. Ėshtė e nevojshme qė tė kini kujdes nga kėta budallenjė tė cilėt janė duke bėrė pėrpjekje tė tilla.

            Gjatė katėr ligjėratave tė ardhshme unė do tė bisedojė me ju nga shumė anė tė kėtij problem. Dhe unė kasha dashtė qė tė m’i dėrgoni pyetjet, nėse keni, me shkrim, pėr tė pasur mundėsin qė mė gjatė tė merrem me to.

             Kjo ėshtė njė pyetje shumė e rėndėsishme, dhe meriton konsideratė serioze. Rishqyrtim i madh ėshtė i nevojshėm nga ēdo anė e problemit. Pėrpjekja ėshtė e vlefshme. Nuk ėshtė e domosdoshme qė ajo qė unė them tė jetė e drejtė; ajo mund tė jetė e gabuar. Kėshtu qė unė ju ftoj vetėm tė mendoni, por objektivisht. Unė nuk pres tė bėni mė shumė. Nėse shumica prej nesh kėtu mendojmė sė bashku dhe ka njė perspektivė tė socializmit, kjo do ta ndihmojė  gjithė vendin.

            Unė jam mirėnjohės pėr dėgjimin tuaj me vėmendje dhe dashuri tė bisedės sime. Dhe pasi Zoti banon nė zemrat e secilit prej jush. Ju lutem, pranoni pėrshėndetjet e mia.

 

            Fundi i kapitullit tė pare

 

(I nderuari lexues, nėse gjatė leximit ke hasur nė ndonjė paqartėsi apo fjalė tė panjohur, mos hezito, mė shkruaj nė kėtė adresė:

 

www.Valdetfetahu.com

 

dhe do tė mundohem tė jap shpjegime sa mė tė detajizuara.)

 

 (1)    (2)