Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 3 - RUAJU NGA SOCIALIZMI (1)

Bhagwan Shree Rajneesh - OSHO

   Shqipėroi: Valdet FETAHU  

Shkoqitur nga libri i Osho-s “Ruaju nga socializmi” ligjėrata ėshtė mbajtur 13/04/1970

 

RUAJU NGA SOCIALIZMI (1)

 

      Natyra e njeriut ėshtė e tillė qė e pranon njė gėnjeshtėr mirė tė publikuar si tė vėrtetė. Gėnjeshtra e pėrsėritur shumė herė fillon tė duket si e vėrtetė. Dhe e vėrteta e thėnė pėr tė parėn herė nuk duket si e vėrtetė. Pėr njėqind vitet e fundit njė mit sistematik ėshtė krijuar rreth socializmit.

 

 

            Unė do tė doja tė fillojė bisedėn time sot me njė anekdotė.

 

            Nė njė qytet tė madh, njė ditė, rrugėt ishin mbushur me dhjetėra mijėra njerėz. Ata ishin duke pritur me pritje tė madhe ardhjen e mbretit. Pak mė vonė procesioni mbretėror erdhi, dhe tė gjithė nė atė turmė tė madhe  filluan tė flasin me admirim pėr veshjen hyjnore tė mbretit. Por, mjaft ēuditshėm, mbreti ishte krejtėsisht lakuriq, ai nuk kishte asnjė cope tė rrobave tė tij.

            Nė gjithė atė turmė vetėm njė fėmijė i vogėl, i cili erdhi i ulur nė supet e babait tė tij, e pa atė, dhe me habi i tha babait tė tij: “Tė gjithė ata njerėz po flasin pėr veshjen e mbretit, por unė po shoh se ai ėshtė plotėsisht i zdeshur.” Babai i tha: “Heshtė budalla. Do tė jemi nė telashe tė mėdha nėse dikush dėgjon se ēfarė thua.” Dhe babai me nxitim largoi djalin nga turma.

            Mbreti ishte lakuriq e njerėzit lavdronin veshjen e tij. Cila ishte arsyeja?

            Disa muaj mė pare njė njeri i menēur kishte ardhur nė pallatin mbretėror dhe kishte ofruar pėr tė sjellė rrobat e perėndive pėr mbretin. Ai i tha mbretit: “Edhe pse ju keni pushtuar botėn, ju akoma nuk keni rroba perendish. Unė mund t’i bėj tė gatshme pėr ju.” Lakmia e mbretit pėrnjėherė ishte ngjallur. Ai i kishte tė gjitha, por nuk i kishte rrobat e perėndive. Ai nuk kishte pare ato, ai madje nuk kishte dėgjuar pėr rroba tė tilla. Dhe burri i urtė i tha: “Ju mos u brengosni. Do t’ju kushtojnė pak, por unė do i sjellė ato pėr ju.” Mbreti kėrkoi qė ato rroba tė jenė gati pėr gjashtė muaj. Burri ishte mbyllur nė njė shtėpi nė pallatin mbretėror, dhe roja e armatosur ishte vendosur rreth e qark tij. Ku njeri, kohė pas kohe, kėrkonte shuma tė mėdha parash. Dhe pėr gjashtė muaj rresht, atij iu ishin paguar shumė miliona rupi nga thesari. Por pasi ai ishte i burgosur nė pallat dhe kėshtu qė nuk mund t’i ikte me para, mbreti nuk shqetėsohej. Pas gjashtė muajsh burri u kthye nė pallatin mbretėror me rroba perėndish nė njė kuti tė ēmuar. Shumė mbretėr kishin qenė tė ftuar nė pallatin mbretėror si dėshmitar tė ngjarjes sė madhe. Burri e hapi kutinė  dhe I tha mbretit: “Ju lutem mė jepni ēallmėn tuaj.” Ai e futi ēallmėn e mbretit nė kuti,  mori njė tjetėr, dhe vazhdoi ta vendos atė nė kokėn e mbretit. Por duartė e tij ishin bosh, dhe kėtė mbreti e pa mire. Burri i tha mbretit: “A po e shihni ēallmėn?” Atėherė, ai nė pėshpėritje i tha: “Kur u nisa tė vij nė pallatin tuaj perėnditė mė thane se vetėm ata qė janė bijė tė ligjshėm tė etėrve tė tyre do tė jneė nė gjendje tė shohin kėto rroba perėndish.” Duart e ti ishin bosh, por mbreti pėrnjėherė filloi tė “shoh” ēallmėn. Dhe mbreti tha: "Kurrė nuk kam parė njė ēallmė tė tillė tė mrekullueshme."

 

            Kėshtu, njė nga njė, tė gjitha rrobat e mbretit u zhveshėn dhe u futun nė kuti. Dhe mbreti kur i futi nė kuti tė gjitha rrobat mbet pa to fare. Ai gradualisht u zdesh. Dhe kur ardhi tek pjesa e fundit ai u shqetėsua shumė. Por burri i tha: “Ėshtė e padobishme tė brengoseni tani. Udhėtimi drejtė tė vėrtetės, kur tė fillojė njėherė, duhet tė kompletohet. Nuk ka kthim prapa. Dhe ēfarė do tė thonė njerėzit?” Atėherė ai njoftoi haptazi se kėto rroba do tė jenė tė dukshme vetėm pėr ata qė me tė vėrtetė janė bijtė e tyre atėror. Dhe mbreti ishte i privuar nga artikulli i fundit i rrobave tė tij. Por tani tė gjithė nė pallat “e shihnin” veshjen hyjnore, aty ku fare nuk kishte rroba. Secili prej oborrtarėve mendonte se kur rrobat janė tė dukshme nga tė gjithė, ato duhet tė jenė aty. Ai gjithashtu ndjeu, pėr turpin e tij, se ai ėshtė i vetmi nė tubim qė ėshtė nė gjendje tė shoh rrobat, kėshtu qė origjina e tij ishte nė dyshim, por ai ishte i menēur pėr ta mbajtur pėr vete kėtė.

E gjithė kjo ka ndodhur brenda nė pallatit.

            Mandej burri i tha: “Shkėlqesia juaj, zotat gjithashtu thanė se kjo ishte hera e pare qė rrobat hyjnore janė dėrguar nė tokė, ėshtė e nevojshme qė kėto tė jenė tė festuara duke i marrė jashtė me procession. Qerrja juaj ėshtė gati. Le tė dalim jasht.” Mbreti prapė ishte i shqetėsuar. Por burri i tha menjėherė: "Mos u shqetėsoni fare. Daullėxhitė do tė shkojnė nė krye tė procesionit tuaj duke lajmėruar se rrobat do tė jenė tė dukshme vetėm pėr ata qė janė tė lindur me tė vėrtetė nga etėrit e tyre. Kėshtu qė tė gjithė do t’i shohin ato, ju nuk keni pse tė brengoseni.”

            Mbreti u ngjitė nė qerre dhe procesioni u nisė. Tė gjithė nė turmė nė rrugė pane se mbreti ishte lakuriq, por askush nuk kishte guxim pėr tė thėnė atė. Vetėm njė fėmijė tė vogėl kishte thėnė kėshtu, dhe pėr kėtė ai u qortua nga babai i tij. Babai i kishte thėnė: “Hesht budalla, ti je i papėrvojė nė rrugėt  e botės. Kur tė rritesh, do tė fillosh tė shohėsh rrobat. Eja tė shkojmė nė shtėpi, sepse do tė jemi nė telashe nėse dikush dėgjon atė qė ke thėnė.”

            Pse e fillova fjalimin tim mbi socializmin me kėtė anegdotė. Cili ėshtė qėllimi?

            Nė emėr tė socializmit sot ėshtė duke u ngre njė trazirė e madhe nė gjithė botėn. Nė kėtė turmė tė madhe, duke thirrur urra socializmit, pozita ime ėshtė si ajo e fėmijės sė vogėl qė tha: “Baba, mbreti ėshtė lakuriq, nuk ka rroba nė trupin e tij.” Unė mendoj se ėshtė koha qė dikush ta thotė kėtė.

            Natyra e njeriut ėshtė e tillė qė e pranon njė gėnjeshtėr mirė tė publikuar si tė vėrtetė. Gėnjeshtra e pėrsėritur shumė herė fillon tė duket si e vėrtetė. Dhe e vėrteta e thėnė pėr tė parėn herė nuk duket si e vėrtetė. Pėr njėqind vitet e fundit njė mit sistematik ėshtė krijuar rreth socializmit. E propaganda konstante e saj dhe kushtrimi nxitės ka krijuar socialist edhe ata qė fare nuk janė socialist. Madje edhe ata qė nuk e kanė pasur fare nė zemėr kanė filluar tė kėndojnė hymne pėr socializmin. Dhe duket se askush nuk ka guximin tė flasė kundėr socializmit. Unė jam njė njeri i papėrvojshėm nė botėn e pėrvojės, dhe, pėr kėtė arsye, unė do t’ju flas kunder socializmit.

            Historia e njerėzimit thotė se nuk ėshtė e domosdoshme qė ajo e cila pranohet nga turmat, masat, tė jetė e vėrtetė. Turma gjithmonė i pranon gėnjeshtrat e mėdha, dhe jeton me to. Tani njė gėnjeshtėr e re, nė emėr tė socializmit, i ka pushtuar mendjet e njerėzve. Kėshtu qė ėshtė esenciale tė kuptohen implikimet e plota tė saj.

            Gjėja e parė pėr tė kuptuar ėshtė se socializmi sot qėndron si njė armik, nė kundėrshtim me kapitalizmin. Por, ēfarėdo qė mund tė jetė socializmi, ai ėshtė fėmijė i kapitalizmit. Kapitalizmi u ngrit nga sistemi feudal. Dhe nė ēoftė se kapitalizmit i lejohet tė zhvillohet plotėsisht, ai do tė ēojė nė socialize. E socializmi, nėse e drejton kursin e vetė plotėsisht, do tė ēojė nė komunizėm. Dhe nė tė njėjtėn mėnyrė komunizmit mund tė ēojė nė anarkizmit. Por kushti themelor ėshtė qė kėto sisteme duhet tė lejohen qė tė zhvillohen plotėsisht, tėrėsisht. E njė fėmijė mund tė nxirret para kohe nga barku i nėnės, dhe njė nėnė mund tė jetė e joshur tė ketė njė fėmijė mė heret se mė vonė. Njė nėnė e padurueshme mund tė dėshiroj tė ketė njė fėmijė pėr pesė muaj, nė vend se nėntė; ajo do t’i shpėtojė katėr muaj pune dhe tė sheh fėmijėn e saj tė pare. Por, njė fėmijė i tillė do tė jetė foshnje e vdekur, jo njė e gjallė. Mdje edhe nėse mbijeton ai fėmijė, do tė duket mė keq se i vdekur.

            Socializmi qė ka lindur nė Rusi ėshtė sin jė fėmijė i parakohshėm. Rusia nuk ishte njė vend capitalist, kėshtu qė socializmi ishte shtyer tė lindė shumė para kohe. Socializmi lindi, por ai  lindi i vdekur. Kjo ėshtė arsya pse dhjetė milion njerėz, tė gjithė njerėz tė varfėr, pikėrisht njerėzit prej tė cilėve socializmi ėshtė krijuar, kanė qenė tė vrarė pamėshirshėm. Ndoshta, nė historinė  e njerėzimit asnjė shtet tjetėr nuk ka prirė me aq vrasje sa kanė bėr Rusia dhe Kina. Dhe ironia ėshtė se njerėzit qė u vranė ishin ata qė sollėn socializmin. Rusai kurrė nuk i ka pasur dhjetė milion capitalist. Dhejtė million kapitalist nuk ekzistojnė madje as nė Amerikė sot. Megjithatė  dhjetė million janė therur nė Rusia, aq sa e dimė ne. Dhe ata ishin po ata pėr tė cilėt socializmi u shfaq.

            Por Vrasja bėhet e lehtė kur vrasja ėshtė bėrė "nė interesin tuaj". Kur dikush vret nė emėr tuaj ju jeni ēarmatosur, ju mė nuk mund ta mbroni as veten. Por, edhe pas vrasjes sė dhjetė million burrave, grave dhe fėmijėve Rusia prapė mbeti vend i varfėr. Edhe sot Rusia nuk ėshtė vend i pasur. Socializmi i saj ėshtė anemik dhe i sėmurė, ai ėshtė i vdekur. Dhe kjo ėshtė arsyeja pse Rusia, pėr disa vitet e fundit, ka tendenca tė kthehet nė mėnyrėn kapitaliste. Gabimin qė ka bėrė ėshtė duke u korrigjuar nga njė kėthim nė sistemin capitalist. Dhe baza e konfliktit tė Mao Ce Tung me Rusinė ėshtė pikėrisht kjo: se Rusia gjithnjė e mė shumė ėshtė duke iu kthyer kapitalizmit.

 

 

            Pėrvojat e pesėdhjetė viteve tė fundit kanė bėrė qė Rusia tė kuptojė se socializmi ishte hap i nxituar nga ana e tyre, sepse ata nuk ka krijuar kapital, nuk kanė krijuar mirėqenie. Mbane mend, nėse kapitalizmi zhvillohet ashtu siē duhet, socializmi do tė jetė rezultat i saj i natyrshėm – nė njė shtatzėni nėntė muajshe fėmija del nga barku i nėnės natyrshėm dhe nė heshtje. Pra, tė flasėsh pėr socializmin kur kapitalizmi  nuk ėshtė rritur nė gjatėsinė e tij tė plotė, ėshtė vetėvrasje.

            Unė vetė jam socialist, por do t’ju befasoj kur t’ju them qė tė ruheni nga socializmi. Unė gjithashtu dua qė fėmija i socializmit tė vijė nė Indi, por me njė kusht, qė tė jetė i kompletuar nė barkun e nėnės pėr nėntė muaj. Ky vend akoma nuk e ka mbėrri kapitalizmin e plotė. Kėshtu qė tė flasėsh nė kėtė vend pėr socializmin nė kėtė moment ėshtė shumė rrezik, po aq i rrezikshėm si ai qė ėshtė dėshmuar nė Rusi, dhe do tė vazhdojė tė dėshmohet edhe nė Kinė. Kina ka vrar me miliona, dhe socializmi nuk ka ardhur akoma aty, sepse asgjė nė jetė nuk ngjanė para kohės sė vet. Ligji i jetės nuk e lejon nxitimin. Ky vend ka ende pėr tė zhvilluar sistemin e tij kapitalist.

            Ėshtė e nevojshme pėr tė kuptuar se ēfarė do tė thotė kapitalizėm. Sot fjala "kapitalizmi" vjen nė mendjet tona si njė fjalė e ndyerė. Ajo tani ėshtė njė fjalė shumė e urryer. Ne nxitojmė pėr tė dėnuar kapitalizmin duke mos ditur se ēfarė tė mire i ka sjellė shoqėrisė njerėzore, dhe ky ėshtė instrument qė do tė ēojė shoqėrinė njerėzore nė socializm. Nėse tė gjithė njerėzit ndonjėherė do tė arrinė barazinė e plotė, nėse tė gjithė njerėzit ndonjėherė do tė ēlirohen nga varfėria dhe tė arrijė begatinė, atėherė garancė e qindpėrqind pėr kėtė do tė jetė kapitalizmi.

            Ėshtė, gjithėsesi, me rėndėsi qė ne tė kuptojmė shumė qartė disa gjėra rreth kapitalizmit.

            E para, kapitalizmi ėshtė njė sistem qė krijon kapital, krijon mirėqenie. Para kapitalizmit, asnjė sistem nė botė nuk kishte krijuar capital. Me fjalėn kapital unė nuk mendoj nė burimet natyrore – por nė tė mirat material qė janė krijuar nga vetė njeriu, nė ato qė nuk kanė ardhur as nga toka e as nga qielli. Pasuri do tė thotė pasuri e ngurtė –material, pasuri e akumuluar, e cila sot ėshtė burim i tė gjitha investimeve, i gjithė prodhimit.Pasuria nė botėn e sotme ėshtė pasuri e krijuar. Dhe kjo nuk pėrfshin pasurinė e natyrės qė ėshtė nė dispozicon nga toka dhe deti, nga miniera dhe mali, nga lumi dhe ujėvara, apo nga kudo tjetėr. Gjatė njėqind e pesėdhjetė vjet e fundit, kapitalizmi solli nė jetė njė sistem tė vėrtetė prodhimin e pasurisė.

            Tė gjitha sistemet shoqėrore qė i kanė parapri kapitalizmit ishin sisteme grabitqare - sisteme tėrėsisht nė bazuara tė plaēkitje dhe grabitje. Nėse ai ishte Gengmhis apo Taburlaine apo cilido sundimtar feudal tjetėr i botės, tė gjithė ata kanė plaēkitur popullin e tyre dhe kanė mbushur arkat e tyre me pasuri tė plaēkitur. E pasuria nė sistemin capitalist ėshtė krejt ndryshe: kapitalizmi ka krijuar vetė pasuri.

            Pa dhėnė mendim mbi kėtė, ne jemi mėsuar tė barazojmė sistemin kapitalist me atė feudal. Ne mendojmė gjithashtu se edhe kapitalizmi ka shfrytėzuar pasurinė e tė tjerėve. Kjo nuk ėshtė ashtu. Kapitalizmi me tė vėrtetė ka krijuar kapital, ai me tė vėrtetė ka prodhuar pasuri, shumė pasuri. Kur pasuria krijohet, atėherė, dhe vetėm atėherė, ėshtė e mundur tė shpėrndahet pasuria nė mėnyrė tė barabart. Pa krijuar pasuri, ēfarė ne mund tė shpėrndajm? Sot, Indira Gandi dhe shokėt e saj budalla mendojn se socializmi mund tė vendoset nė Indi, dhe se pasuria mund tė shpėrndahet. Kjo do tė thotė se ata janė duke menduar pėr tė shpėrndarė pasurinė pa pasur atė. Sot, vendi nuk ka pasuri. Nėse do tė nisė shpėrndarjen, ne mund tė shpėrndajmė vetėm varfėri, jo pasuri. Nuk ka pasuri dhe varfėri kemi me bollėk. Dhe kjo ėshtė tashmė gjerėsisht e shpėrndarė.

            Shpėrndarja ėshtė e nevojshme, por para se tė shpėrndajmė ne duhet tė kemi pasuri. Prodhimi vjen i pari, shpėrndarja e pėrcjellė atė. Kapitalizmi prodhon pasuri dhe socializmi e shpėrndan atė. Nėse nuk ka kapitalizm, dhe kėshtu qė nuk ka pasuri, atėherė socializmi mund tė shpėrndajė vetėm varfėri dhe mjerim. Nėse vendi ynė vendos pėr tė shkuar nė socializėm, kjo do tė thotė se ne vendosim pėr tė mbetė tė varfėr, dhe tė varfėr pėrgjithmonė. Ajo nuk mund tė jetė asgjė tjetėr, pėr shkak se ne nuk kemi instrumente qė prodhojnė pasuri.

            Gjėja e dytė pėr tė kuptuar ėshtė se tė gjithė njerėzit e botės nuk kanė kontribuar nė krijimi i pasurisė. Pasuria sot ėshtė vepėr e njė grusht njerėzish, e disa individėve. Ajo nuk ėshtė krijuar nga masa. Vetėm njė Rockefeller, vetėm njė Morgan, njė Rothschild, njė Tata, njė Birla, njė Sahu krijuan kapital, jo tė gjithė. Nėse do i largonim dhjetė emrat nga Amerika, Amerika do tė ishte e varfėr njėjtė siē jemi ne. Pa ata, Amerika nuk do tė kishte mundur tė arrij pasurinė aktuale tė saj.

            Kam dėgjuar se njėherė kur Henry Ford kishte shkuar nė Londėr. Nė aeroport kishte ecur deri tek zyra e informacionit dhe kishte pyetur pėr hotel tė lire. Zyrtari pėr informata e kishte njohur atė dhe I kishte thenė: “Unė e kam pare fotografin e juaj nė gazeta, duket se ju jeni Henry Ford. Pse ju po kėrkoni njė hotel tė lirė? Kur djali dhe vajza juaj kanė ardh kėtu, ata kanė pyetur pėr hotelet mė tė shtrenjėta.” Ford ishte pėrgjigjur: “Djali im ėshtė djali i Henri Ford-it, bir i njė njeriu shumė tė pasur, ndėrsa unė jam bir i njė njeriu tė varfėr. Unė e kam bėrė vetė pasurinė time. Unė nuk jam bir i njė Fordi qė ka prodhuar pasuri. Kėshtu qė mė lerė tė gjej njė hotel tė lirė.”

            Ēfarėdo pasurie qė sot Amerika posedon ėshtė krijim i njė pakice krijuesish gjenial dhe e disa tė tjerėve qė e njihnin artin e prodhimit tė pasurisė. Pse e gjithė bota nuk prodhon pasuri? Pse India nuk e prodhon atė sot? Ajo ėshtė akoma shumė e varfėr. India e ka kulturėn mė tė vjetėr, por ne nuk mund tė prodhojmė pasuri. Ne dėshtuam nė krijimin e artit tė prodhimit tė kapitalit, sepse ne si popull kemi qenė kundėr pasurisė. Kjo ėshtė arsyeja pse gjeniu ynė nuk mund tė marrė rrugėn e prosperitetit dhe mirėqenies. Ēfarėdo inteligjence dhe talenti tė kemi pasur, ne  e kanalizojmė nė drejtim tė sannjas, heqje dorė. Njeriu i cili do tė kishte mundur tė bėhet Ford, u bė Shankaracharya. Njeriu I cili do tė kishte mundur tė bėhet Rockefeller u bė Gautam Buddha. Kėshtu qė ne kemi prodhuar sannjasin tė mėdhenj; ne kemi prodhuar Buddha, Shankara, Nagarjuna, Mahavira. Por ne nuk arritėm tė prodhojmė kapitalist tė aftė – ata qė janė tė aftė pėr tė krijuar pasuri. Pėr shkak tė kundėrshtimit tonė pėr pasurinė, ne nuk mund ta orjentojmė talentin tonė nė atė rrugė.

            Udhėtari, Count Keyserling, pas vizitės sė tij nė Indi, shkroi nė ditarin e tij njė fjali tė shkurtėr:”India ėshtė njė vend i pasur, ku jetojnė njerėz tė varfėr.” Unė mbeta pak i hutuar kur lexova kėtė. Dhe mendova thjeshtė se Keyserling ėshtė i ēmendur. Nėse India ėshtė vend i pasur, si mund tė jenė njerėzit e saj tė varfėr? Dhe nė qoftė se njerėzit e saj ishin tė varfėr, si mund tė quhet njė vend i pasur? Por mandej kuptova shakan e tij. Njė paradox – dhe ende India shumė e vėrtetė ka potencial, talent pėr t’u bėrė vend i pasur, por ėshtė e rėndėsishme qė talenti i vendit tė rrjedhė nė atė drejtim tė njė menyre tė organizuar. Atėherė vetėm pasuritė prodhohen.

            Ju lutem, mos qėndroni nėn iluzionin se kapitali ėshtė prodhuar nga puna, nga mundi i punėtorėve. Punėtori, argati, nuk ėshtė krijues i pasurisė. Tė gjithė njerėzit primitive pėr shekuj kanė qenė tė munduar, dhe ata as sot nuk mund tė prodhojnė kurrfarė pasurie. Tė varfėrit e Afrikės kanė qenė shumė tė munduar, dhe Afrika akoma ėshtė e zhytur nė varfėri. Tė varfėrit e Azisė gjithashtu kanė qenė tė munduar, por janė mė tė varfėr se tė gjithė. Nėse puna do tė prodhonte pasuri, egjithė bota do tė kishte qenė e mbėshtjellur nė pasuri. Prodhues i pasurisė ėshtė dikush tjetėr. Ai ėshtė sipėrmarrės – talent kreativ prapa kapitalizmit. Kapitalizmi iu dha mundėsi talentėve tė tillė tė prodhojnė, organizojnė dhe menaxhojnė pasurinė. Kapitalizmi ėshtė prodhim i organizuar nė njė shkallė masive.

            Ndryshimin e madh qė e bėri kapitalizmi ėshtė ai se zėvendėsoi punėn fizike me makina. Pėr shka se puna e njeriut nuk mund tė prodhojė pasuri. Megjithate, puna e mundimshme e duarve tė tij, ato madje nuk mund tė prodhojnė mjaft as pėr tė ngopur stomakun e tij. Nė kohėn e Budės, e gjithė popullsia e Indisė ishte njėzetmilion. Dhe kjo popullsi nuk mund tė ishte mė e madhe se kaq, sepse nėntė prej dhjetė fėmijėve vdiste nė mungesė tė ushqimit, ilaēeve dhe strehimit. Nuk kishte asnjė mėnyrė pėr t’i shpėtuar ata. Por, gjatė njėqind e pesėdhjetė vitet e fundit, njė gjė e madhe ka ndodhur, ajo quhet eksplodim i popullsisė. Sot nė planetin tonė janė tre miliard e gjysmė njerėz. Tre miliard e gjysmė njerėz jetojnė sot, vetėm pėr shkak tė kapitalizmit. Pa kapitalizėm ata do tė ishin zhdukur. Kjo ishte  e pamundur tė mendohej nė kohėn para kapitalizmit se kjo planet mund tė mbaj njė popullėsi aq tė madhe. Ēfarė bėri kapitalizmi?

            E para, kapitalizmi zėvendėsoi njeriun me makinė; ai futi teknologjinė. Kapitalizmi e ēliroi njeriun nga puna fizike dhe angazhoi makinėn. Ky ėshtė rezultat i dyfisht i kapitalizmit. Kapaciteti i makinės ėshtė i palimituar; kapaciteti i njeriut ėshtė shumė i limituar. Atė qė e bėn njė makinė pėr njė ditė, do tė duhej dhjetė mijė njerėz, madje edhe miliona, tė bėjnė me duart e tyre. Kjo ėshtė pėr shkak tė makinės qė fenomeni i prodhimit nė masė ishte i mundur. Me makinė filloi edhe grumbullimi i madh i pasurisė nė botė.

            E dyta, me ardhjen e makinės njeriu u bė i lirė – i lirė nga skllavėria. Fundi i robėrisė, likuidim i skllavėrisė, ishte njė tjetėr dhuratė e kapitalizmit pėr njerėzimin. Po mos tė kishte ardhur makina nė ekzistencė skllavėria kurrė nuk do tė kishte pėrfunduar. Ishte e pamundur tė bėdohej robėria dhe skllavėria pa makinėn. Pa makinė njeriu do tė kishte mbetur nė robėri, sepse ai atėherė ishte i detyruar me forcė tė punojė, pėrkulshėm tė punojė vėshtirė. Pa forcė ėshtė e pamundur tė detyrosh njeriun tė punojė shumė. Vetėm me ardhjen e makinės ka qenė e mundur tė largohet skllavėria. Sot njeriu ėshtė i lirė dhe nuk ėshtė mė skllav.

 

     Vazhdon...

 

   (2)     (3)