.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Kulturė 3 - Rrugėtim brenda botės sime

Shkruan: Mehmet BISLIMI

      

RRUGĖTIM BRENDA BOTĖS SIME

 

        Kalaja e krenarisė sime pėr trungun tim tė vjetėr, ngritur mes bėmave qė i takojnė  historisė dhe besėtytnive qė i takojnė mitologjisė pėr tė parėt tanė, bėrė njėsh me kureshtjen e shpėrfytyrimit tim pėr tė prekur me dorėn time urėzat e vatrės sė lashtė stėrgjyshore, themelet e shenjtėrisė, pėr tė bėrė pajtimin tim shpirtėror, tek po pėrpiqesha tė pėrpij me sy gjithė atė horizont tė kuqėrremtė qė kishte rrethuar tokat e pamatura tė Prefekturės sė Vitisė pjellore

 


            Kishte kohė qė  po mendoja pėr tė shpėrthyer rrethin tim vicioz qė mė kishte ngėrthyer pa ndonjė arsye tė qėndrueshme nė kryeqytetin e “njėmijė e njė mrekullive”, mė duhej ky vendim, pa dyshim se mė duhej edhe forca e Mohikanit nė mėnyrė qė tė pabindurėn imagjinatė ta nėnshtroja e ta bėja zap, duke e vėnė atė plotėsisht nėn pushtetin e ndjenjės sime tė arsyeshme. Unė do tė komandoj tani - i thashė dhe mora rrugė me afshin e shpirtit tim pėr tė qenė pranė themeleve tė tė parit tė trungut tonė tė lashtė, duke u gjunjėzuar aty ku stėrgjyshi im i lashtė ishte betuar nė kėrthizėn e kėsaj toke, nė qiell e nė Zot, nė Krisht e nė fe, nė bukė e nė kripė... ky ritual i rrėnjės sonė, mbase sot simbolik, por ėshtė mė i fortė dhe mė i pėrshpirtshėm se rituali i ditės sė ujit tė bekuar, ngase autoktonia jonė ėshtė mė e hershme, pra shumė para Krishti!... Sipas historiografisė kishtare dita e ujit tė bekuar qė shėnohet nė muajin shkurt, nga tė gjithė besimtarėt e krishterė si ditė kur Krishti u pagėzua ( pas moshės 33-vjeēare), nė ujėrat e lumit Jordan nga Gjon Pagėzori, i cili gjatė pagėzimit shpalosi tri pikat unikale tė besimit tė Krishterė siē janė: ati, biri dhe shpirti i shenjtė. Ndėrkohė qė i pari i rrėnjės sonė kishte bėrė ritualin aty tek themelet e Arbrit, aty ku Zoti zbriti sė pari, aty ku kemi rrėnjėt tona tė lashta, mė tė lashta nga tė gjithė!

            Kalaja e krenarisė sime pėr trungun tim tė vjetėr, ngritur mes bėmave qė i takojnė  historisė dhe besėtytnive qė i takojnė mitologjisė pėr tė parėt tanė, bėrė njėsh me kureshtjen e shpėrfytyrimit tim pėr tė prekur me dorėn time urėzat e vatrės sė lashtė stėrgjyshore, themelet e shenjtėrisė, pėr tė bėrė pajtimin tim shpirtėror, tek po pėrpiqesha tė pėrpij me sy gjithė atė horizont tė kuqėrremtė qė kishte rrethuar tokat e pamatura tė Prefekturės sė Vitisė pjellore-  toponim ky i lashtė sa vetė jeta, qė nė gjuhėn e lashtė do tė thotė: Vitė- Jetė, Vita- Jeta, pra kjo ėshtė Prefektura e Vitės - Jetės sė kėtyre anėve qė tė joshė si shtojzovalle me bukurinė e saj tė pa pėrshkruar. Bazuar nga kėto tė dhėna pėr begatinė dhe plleshmėrinė e kėtyre anėve, pushtuesi tinėzar serb nė tokat tona kishte futur thellė thonjtė e vet tė ndyrė. Kjo nuk ishte rastėsi...

            Pak histori


            Qė nė kohėn e Perandorisė sė Bizantit (gjysma e dytė e shek. IV), kur Perandori Konstantini i Madh urdhėroi shpėrnguljen e kryeqendrės sė Perandorisė Romake prej Perėndimit nė Lindje, nė mėnyrė qė kėtė ndarje mė vonė ta jetėsojė Perandori Teodosije nė Pars Occidentis dhe nė Pars Orientis. Mė tej, pjesa lindore e kėsaj Perandorie vazhdoi rrugėn e jetėgjatėsisė sė saj gjatė njė mileniumi tė tėrė. Madje nėn sundimin e Perandorit Justiniani I, i cili pretendonte restaurimin e Perandorisė Bizantine, duke pushtuar Italinė, Afrikėn Veriore dhe Spanjėn, qėllimi i tij ishte pėr tė depėrtuar drejt Perėndimit. Pėrderisa ushtritė e Justinianit I po korrnin fitore nė Afrikėn Veriore dhe nė Spanje, kufijtė veriorė tė kėsaj Perandorie kishin ngelur tė hapur dhe tė pambrojtur, kėshtu qė sllavėt dhe avarėt nuk e kishin tė vėshtirė qė tė vepronin nė mėnyrėn e vet mė tinėzare (si gjithmonė). Ata kishin zbritur nga malet e Karpateve, pėr tė bėrė mė vonė njė vėrshim tė vrazhdė e barbar nė tokat ballkanike, duke rrėnuar e shkatėrruar ēdo gjė qė hasnin para vete.

            Pas vdekjes sė Justinianit, sllavėt, tė ndihmuar edhe nga avarėt, pėrveē qė vėrshuan Ballkanin, depėrtuan madje edhe nė Azi tė Vogėl! Nė vitin 627, nė krye tė Perandorisė Bizantine vjen Herakliu, i cili, nė saje tė zotėsisė sė tij, u bė njė ndėr perandorėt mė tė njohur tė kėsaj Perandorie. Herakliu korri fitore tė madhe kundėr ushtrisė sė Persisė, por edhe kundėr asaj sllave dhe avare. Mirėpo edhe pėrkundėr disfatave tė mėdha qė Herakliu u shkaktoi sllavėve dhe avarėve, ishte e pamundur qė kėta tė dėboheshin nga territoret e Perandorisė qė kishin pushtuar, pėr nė malet e Karpateve, andej nga edhe kishin ardhur, pėr faktin e thjeshtė ngase sllavėt kishin shkatėrruar e shpopullzuar territore tė tėra, duke ushtruar dhunė tė paparė. Ata me sjelljet e tyre barbare kishin boshatisur tokat e shumta tė gadishullit Ballkanik nga popullata vendėse, kjo bėri qė Perandoria nė fjalė, duke e ndier nevojėn pėr popullzim, tė lejojė vendosjen dhe qėndrimin e sllavėve nė Gadishullin Ballkanik, duke iu dhėnė atyre ngastra toke nė shfrytėzim. Me kalimin e kohės dhe zhvillimin e ngjarjeve, qė nga shek. XIII, Serbia ishte bėrė fuqi e rėndėsishme ballkanike e cila kishte pretendime tė pareshtura ndaj Bizantit, me theks tė veēantė gjatė sundimit tė Kral Milutinit ( 1282 – 1321), dhe nė vazhdim me sundimin e Car Dushanit (1333 – 1355). Nė fakt, pas vdekjes sė car Dushanit, Krajlia Serbe u shpartallua, por ardhacakėt serbė mbetėn edhe sot e kėsaj dite nė Ballkan, pėrkatėsisht mbetėn edhe nė tokat shqiptare, mbetėn me mentalitet tė njėjtė, me pretendime tė pareshtura territoriale ndaj fqinjėve tė vet, me tė njėjtat sjellje vulgare e barbare qė i treguan nė vazhdimėsi gjatė gjithė kohės.

            Kėshtu edhe nė Viti, si edhe nė gjithė Kosovėn e mė gjerė nė tėrė hapėsirat Ballkanike, serbėt gllabėruan tokat mė  tė mira tė shqiptarėve, duke u bėrė pronarė tė dhunshėm tė tokave tona, me prezencė tė dhunshme, me dokumente tė dhunshme dhe me qėndrime dhe sjellje tė dhunshme ndaj popullatės sonė nė veēanti...


            Copėza tė pashlyera kujtimi gjatė udhėtimit tim pėr nė Viti - Jetė, nė mesin e miqve tė mi - veprimtarė tė devotshėm tė ēėshtjes kombėtare, si Xhevat Bislimi, Gasper Demaj, Daut Xhemajli, Skėnderbe Hebibi, Enver Rrustemi, Sarė Gjergji, Refik Ahmeti etj.

            Me tė hyrė nė Viti, vizitori i ndėrgjegjshėm pėrkulet me respektin mė tė madh para shtatoreve madhėshtore tė Dėshmorėve tė Kombit si; Gursel e Bajram Sylejmani, Njazi Azemi e dhjetėra dėshmorė tjerė qė ranė nė gjirin e kėsaj toke mė herėt e mė vonė. Mė pas, dolėm nė qytet, kėshtu duke shijuar dhe duke u kėnaqur me pamjet e reja tė Vitisė qė prijėsit e saj ia kishin hijeshuar shtatin me rrugė e trotuare tė gjėra, me shkolla e godina tė reja, me kanalizime, me disiplinimin e lumenjve dhe pėrroskave, me pastėrtinė e duhur tė qytetit e shumė e shumė gjėra tė tjera qė ishin bėrė pėr mrekulli si pak kund nė Kosovė. Pimė edhe kafetė e radhės dhe u nisem pėr tė prekur skajin e tokės sė Kosovės atje lart ku qielli puthit Debulldenė e lashtė. Pėr tė shkuar nė Debullde duhet kaluar nėpėr Binēe dhe Buzvig. Fshati Debullde kufizohet me fshatin kufitar Mjak dhe me fshatin Tanushė qė ka mbetur brenda kufijve tė Maqedonisė, kufi qė kalon mes pėr mes tokave shqiptare. Fshati Mjak ėshtė djegur dhe shkatėrruar tėrėsisht gjatė Luftės sė fundit, dhe mjerisht sot nė kėtė fshat nuk ka mbetur asnjė banor. Nė fshatin De-bull-de, ka njė shkollė me rreth 80 nxėnės. Shumė familje tė Debull-de- asėve, janė larguar nga fshati dhe janė tė vendosur kryesisht ne Viti, ku pėrbėjnė rreth 50 familje. Fshati Debullde ėshtė njė tokė kryesisht kodrinore-malore, merren me blegtori dhe me bagėtinė e imtė, kultivojnė drithėra qė lejojnė lartėsitė mbidetare, kryesisht merren me patate, si dhe me shfrytėzimin e lėndės drunore etj.

            Malėsorėt e Debulldesė na priten aq mirė si i thonė fjalės: me bukė e kripė e zemėr, me traditė e burrėri, na shtruan drekė e tėrė gaz e batuta kaluam atė pasdite tė kėndshme, aty nga ku nuk vėreheshin ndasitė politike, aty ishin tė gjithė qė pėrfaqėsonin nė rend tė parė interesat kombėtare, dhe pikėrisht mbi kėtė bazė mori kahun edhe biseda jonė qė zgjati deri nė muzgun e vonė tė asaj ditė tė bukur dhe tė paharruar pėr mua qė po shkelja pėr herė tė parė nė truallin e De- bull- des, nė tokėn shqiptare tė malėsorėve tė kėtushėm qė e kishin mbrojtur sa e sa herė me gjakun e tyre nga armiq dhe pushtues tė ndryshėm, deri te pretendimet e yshtura tė fundit tė surrogateve maqedonas qė kishin mėsyrė tokat e Kosovės!...

 


            Dėbėllde, fjalė kjo e pastėr (puro) shqip, qė do tė thotė De- bull- de!... Pra dikur pėr t’u ngjitur atje lart mbi majat e maleve, ku shqipet kishin folenė e tyre tė ngrohtė, Dėbėllde-asit duhej tė pėrshkonin rrugėn gjarpėrore tėrė leqe-leqe, ngase ke tė bėsh me njė terren tepėr tė vėshtirė e kodrinor. Atė kohė Debullde-asit punonin kryesisht me buaj, dhe i ndihmonin buajt pėr ta ngjitur qerren me ushqime atje lart, duke i futur krahun qerres, pėr t’ia lehtėsuar barrėn bagėtisė sė gjallė me tė cilėn siguronin kafshatėn e gojės dhe i miklonin me dashamirėsi, me pėrkėdheli dhe me fjalė tė buta, si: de-bull- de, de-bull- de... nga kėtu edhe i mbeti emri Debullde, qė sot e quajnė Debėllde. Fshat ky, qė ėshtė mu nė mes tė zemrės sė tokave shqiptare, tė cilit Maqedonia gllabėruese me njė marrėveshje tinėzare me Serbinė, si dhe me ndihmėn e planit tė Ahtisarit, tentoi t’ia verė gurin tek porta e shtėpisė!...

            Toponime tė ngjashme, tė cilave pushtuesi ynė shumėvjeēar ėshtė munduar t’ua vrasė kuptimin shqip, ka edhe nė dhjetėra fshatra tė tjera, si Buzovig, qė do tė thotė, buzė-vig, pra fshat, ose vendbanim buzė lumit, ku duhej tė kalohet mbi njė vig pėr tė dalė matanė lumit etj.
           Do tė bėja mėkat tė pafalshėm sikur tė mos rrėfenja nė rrafshin tim shpirtėror pėrkushtimin e vendasve pėr vlerat tona tė trashėgimisė, autoktonisė, historisė sė dhembshme e tragjike, por edhe krenare e tė lavdishme tė rrėnjės sonė, tė cilat tė bėnin qė tė mos pėrmbaheshe nga joshjet e reja qė po rrinin pezull nė horizontin artistik nėn qiellin e kupolės sė Kishės sė Binēės e cila sė bashku me afresket kishtare kishte pėrjetėsuar brenda saj, nė gjirin e vet, edhe njė pjesė tė historisė sė gjallė e tragjike qė ka pėrjetuar populli shqiptar ndėr shekuj, ku ishte pasqyruar aq besnikėrisht qėndresa jonė krenare, por edhe sjelljet barbare tė Perandorisė Osmane pėr tė konvertuar dhe tjetėrsuar dhunshėm bindjen fetare tė rrėnjės sonė ndėr mė tė lashtat nė Gadishullin Ballkanik! Kėtė tė vėrtetė tė madhe nuk e kam hasur gjetkė tė pasqyruar kaq bukur nė artin pamor, pėrveē nė Kishėn e bukur tė Binēės, tė realizuar aq mjeshtėrisht nga dora e piktorit dhe mjeshtrit tė madh Demir Behluli.

            Artisti, piktori dhe mjeshtri i madh Behluli kėtu projekton qartė dy linja tė artit tė tij, njėkohėsisht edhe dy porosi tė qarta: kujtesėn dhe perspektivėn, ku misteri i botės sė tij fillon me pikturėn simbolike tė dashurisė sė ndaluar, dhe e dyta rikujton shijen e sė hidhurės tragjike, tė dhunshme, tė imponuar... rrobė e huaj, veshur dhunshėm nė trupin tonė kundėr dėshirės dhe vullnetit shpirtėror tė robit tė Perėndisė!... Duket se dashuria e piktorit pėr trungun e vet ia hapi shpirtin e madh atij pėr tė rrėfyer me ngjyra simbolikėn e brengės sonė individuale por edhe kolektive, madje ėndrrat tona tė vrara nė mes tė rrugės, dashuritė e humbura dhe plot gjėra tjera qė ne nuk i shohim dot me shqisa, por i shohim me sytė e shpirtit dhe i ndiejmė me tė rrahurat e zemrės, njashtu qė shpirti i madh i artistit Behluli nuk do tė gjente prehje as nė kėtė botė dhe as nė atė tė pėrtejmen, po tė mos i zbrazte kėto brenga nė kupolėn e hyjnisė sonė nė Binēė ku qiellin puthit!...

            Ėshtė njė e vėrtetė e madhe, dhe kjo nuk ka si tė mohohet, konvertimi ynė nė fenė islame u bė nė mėnyrėn mė tė vrazhdė dhe mė tė dhunshme nga Perandoria Osmane e asaj kohe, qė me rėnien e Bizantit (1453), atėherė kur ra edhe bastioni i fundit i saj (Konstantinopoja). Perandoria Osmane nė Ballkan kishte ushtruar dhunė - thjeshtė dhunė me zjarr e hekur pėr tė bindur popullatėn vendėse qė tė nėnshtrohet, madje duke na konvertuar nė besimin mysliman pa kursyer format pėr tė arritur qėllimin! Pėr kėtė periudhė tė errėt, fatkeqėsisht nuk ka shumė tė dhėna, ose dokumente tė shkruara nėpėr arkivat tanė, ngase pushtuesi serb nė bashkėveprim me atė osman i kishte zhdukur kėto dėshmi me kohė, pėr tė na konsideruar ne si turq tė cilėt mė pastaj do tė dėboheshin pėr nė Turqi, dhe kjo u realizua pjesėrisht mbi kurrizin e zi tė marrėveshjes sė fshehtė tė shtetit turk dhe tė atij serb, shpėrngulje kjo qė pasoi deri nė vitet e 60-ta!..., edhe sot e gjithė ditėn nė Turqi jetojnė mbi ter milionė shqiptarė tė cilėt atje i thėrrasin, apo i njohin si arnautė!

            Tė vetmin roman, pak a shumė historik qė kam lexuar, dhe qė i pėrshkruan ngjarjet e asaj periudhe, ėshtė romani “Selaēka buna” i autorit kroat August Shenoa, ku pėrshkruan njė kryengritje fshatare kundėr perandorisė Osmane tė shek XVI. dhe ai i atdhetarit dhe intelektualit tė dėshmuar, zotit Ahmet Qeriqi me titull “Koha e jeniēerėve”. Andej e kėtej tokave shqiptare kjo periudhė (1600-1900), e sa mė shumė, ka mbetur e mbuluar pėrjetėsisht me misterin e enigmės qė gėrryen ashtin tonė shekullor!

            Piktori Behluli, nė afresket e kishės sė Binēės, paraqet njė peizazh tė shkėputur tė asaj kohe qė kishte ndodhur mė 1846, kur pushtuesi osman kishte detyruar popullatėn e krishterė shqiptare qė nė mėnyrė masive o tė shpėrngulej, o tė konvertohej nė besimin islam! U desh mund, u derdh gjak, nė mėnyrė qė mė nė fund dikė nga Evropa e lashtė ta vrasė ndėrgjegjja, pėr tė bėrė qė motrat franceze tė nderit tė intervenojnė, pėr tė ndikuar te pushteti lokal osman i asaj kohe. Motrat franceze tė nderit ndėrhynė qė tė ndalej dhuna pėr shpėrnguljen dhe konvertimin e popullatės sė krishterė tė Binēės me rrethinė atė kohė, ku gjaku nuk u bė ujė!...

            Ca ditė mė vonė, nėn shoqėrimin magjeps tė peizazheve tė vjeshtės, unė dhe Xhavati, tė shoqėruar edhe nga zonjat tona, morėm rrugėn pėr nė Stubllėn e lashtė, duke kaluar rrugės gjarpėrore tė luginės sė grykės Viti-Verboc-Stubėll, arritėm nė Stubllėn e lashtė dhe historike. Shtėpitė dhe rrugėt e saj prej zemrės sė gurit, qė kushedi sa e sa burra tė dheut i kanė pėrpirė me sy e zemėr, i kanė shkelur me kėmbė, i kanė prekur me dorė, duke e ndier peshėn e  rėndė tė mallit tė djegur pėr atdheun tonė tė degdisur rrugėve tė huaja, duke e ndier peshėn e atyre gurėve; tė mėrguarit tanė deri nė skajin e botės sė pafund - kush tjetėr pėrveē shqiptarit(!), nga ku edhe mbeti pėrjetė filozofia e gjallė shqiptare e mbledhur nė njė fjali tė thjeshtė: ”Guri rėndė pushon n’vend t’vet!”.

            Stublla kala prej guri, ishte dhe mbeti unikat, pėr tė  dėshmuar pėrpjekjet tonė shekullore qė dėshmon mbijetesėn tonė shekullore pėr tė ruajtur tė paprekur unin tonė hyjnor e kombėtar.

            Nė tė hyrė  tė Stubllės, mirėseardhje tė urojnė shkolla fillore “Dom Mikel Tarabulluzi” dhe ajo e mesme “Kuvendi i Lezhės”, ku dėshmohet pėrkushtimi pėr tė ngritur dhe arsimuar brezin e ri. Stublla ka rreth 360 shtėpi me mė shumė se 3500 banorė, njė numėr i tė cilėve ėshtė nė botėn e jashtme, tė cilėt me kontributin e tyre, kush mė vonė e kush mė herėt, kush mė pak e kush mė shumė, kanė dėshmuar se nuk e kanė harruar vendlindjen - Stubllėn e tyre tė lashtė dhe tė dashur. Pastaj renditen “shtėpitė e zotit”, si: kisha e re famullitare e “Shėn Jozefit”, kisha e vjetėr qė njihet edhe si “Kisha e Shėn Gjergjit” ( Shėn Gjergji ka qenė edhe ushtarak i martirizuar, festė kjo tė cilėn zakonisht e feston fisi Gash).

            Rinia e fshatit begaton jetėn kėtu me aktivitetet e saj sportive e kulturore. Te varrezat e fshatit veēojmė varrin e Dom Zef Ramajt (1882 – 1914), i cili kishte pagėzuar Nėnė Terezėn! Nė veri tė Stubllės, ngritė lart kokėn e saj krenare Maja e Stubllaqėve, nė njė lartėsi mbidetare 984 m. Nga poshtė deri nė majėn e saj kalohet kėmbė, pėrmes njė rruge tė mundimshme dhe gjarpėrore e cila pėrshkohet ēdoherė gjatė (shkurtit – prillit) nga vizitorėt besimtarė dhe nga popullata vendėse. Nė majat e saj mbahen takimet nė vendin e quajtur: ”Rrafshi i Peharėve”. Kjo rrugė simbolizon pėrshpirtjen e mundimshme tė rrugėtimit tė Krishtit! Vargmalet e Karadakut tė Shkupit shqiptar, pėrreth Stubllės qė dikur lidhej me kėtė vilajet, puthitin Shusharėn, Vernakollin, Stubllėn e Poshtme, Godenin, Selishtėn dhe nė veri deri te Fusha e Madhe.

            Ndjenja tė veēanta tė zgjon Muzeu i shkollės sė parė shqipe nė Kosovė: “Dom Mikel Tarabulluzi”. Mėsues dhe prift (1868 – 1933), qė nė fakt jetėgjatėsia e fijes sonė tė shkruar shqip daton qė nga Kolegji i Shėn Llukės ( 1584) e deri te shkolla e Dom Mikelit (1905), kohė kjo gati pesė shekullore, qė e bėn edhe mė karakteristike nxėnien e shkrim-leximit shqip.

            Ky shkrim- epitaf, nė kėtė gurė, ėshtė bėrė madje para Kongresit tė Manastirit (1908), duke pėrdorur alfabetin e Mjedės dhe tė shoqėrisė ”Agimi” tė asaj kohe. Kėtė e dėshmon kaq fuqishėm nė kėtė kryq prej guri (unikat), qė pėr mrekulli i ka rezistuar kohės, nė tė cilin ėshtė shkruar me kėtė alfabet. Ėshtė diēka e mahnitshme ta shikosh tė gjallė nė atė gurė kulturėn e lashtė qė valoi ndėr vite lartėsive si flamur i patundur!... aty shkruan (me alfabetin qė ka pėrdorur Mjeda atė kohė):

 

            “Kyo Vor i Simonit Rames 75 vjeq diq n’letnica statori 28- 1907 syrghynit fees babes vet, bijt Pera e Deda”...


            Kėtė histori tė gjallė qė flet vetė, e jona ėshtė ta ruajmė dhe tė mburremi me te. Mė tutje, nė oborrin e kėtij Muzeu, ngrihet edhe “Memoriali i Karadakut tė Shenjtė”, ku janė tė gdhendur emrat e 200 martirėve tė fshatrave Binēė, Vėrnakoll, Terzi etj. Mė tej morėm rrugėn pėr tė vizituar edhe Letnicėn - Veroren, e lashtė e cila sot ka 30 – 40 shtėpi. Aty ngrihet kisha madhėshtore e “Zonjės sė Zezė”, e vetmja shenjtore ( me statut) nė Kosovė. Kėtė kishė dhe territorin e saj “Plani i Ahtisarit” dėshironte ta linte nėn juridiksion dhe nėn administrim tė Patrikanės ortodokse serbe(!). Sipas kėtij Plani komuna e Kllokotit do tė pėrfshinte edhe Letnicėn me rrethinė, si Verrnezin dhe Verrnakollin. Ē’ėshtė e vėrteta me pėrfshirjen e kėtyre fshatrave komuna e Kllokotit do tė lidhej dhe do tė siguronte dalje nė kufi me Maqedoninė (!), zaten ky edhe ishte qėllimi i Serbisė dhe i Patrikanės ortodokse serbe.

            Kur doli ky plan nė diskutim publik, nė valėt e radios sė makinės fillimisht e kishte dėgjuar Xhevat Bislimi, i cili pa humbur kohė kishte marrė nė telefon Gapin (Gaspėr Demajn), duke i sugjeruar atij qė menjėherė tė marrė lidhje me priftin e Stubllės dhe me atė tė Letnicės, qė urgjentisht t'i bėjnė shkresė Ipeshkvit tė Kosovės dhe fill mė pas Ipeshkėvisė sė Vatikanit, pėr t’i sqaruar asaj vendosmėrinė e banorėve dhe tė besimtarėve tė kėtyre anėve se: “ Nė asnjė mėnyrė ne nuk do tė  pranojmė qė kishat tona shqiptare tė futen nėn juridiksionin e komunės serbe tė Kllokotit!". Me anė tė kėsaj shkrese dhe me takimet qė ka bėrė Don Krista nė vazhdimėsi, pasoi edhe korrigjimi i Planit tė Ahtisarit, duke u marrė njė vendim i menēur dhe real, i pranueshėm pėr besimtarėt dhe banorėt vendės, pėr vetė Kosovėn dhe pa dyshim edhe  pėr vetė Ipeshkėvinė shqiptare, fatkeqėsisht mbeti i vetmi korrigjim qė iu bė planit tė Ahtisarit, i cili nė mėnyrėn e vet mė arbitrare, duke pėrkėdhelur shijet e vjetra serbe-ortodokse, bėri operacione si ia deshi shpirti mbi tokat e Kosovės sė pa zot, duke i sakatuar ato si mos mė keq dhe njėanshėm, plagė kėto qė do tė mbesin mbase pėr njė kohė tė gjatė! Nė Letnicė- Verore, pėr ēdo 2 gusht festohet “Dita e Zonjės sė Zezė”, ku mblidhen shumė bashkatdhetarė tė krishterė e myslimanė, ceremoni kjo qė zgjat pėr dy javė rresht.

            Pa harrur kėtu tė falėnderojmė mikpritjen e Stubllasve qė na e kishin pėrgatitur, ishte Zefi ai tė cilin e takuam sė pari ( rastėsi kjo), por ai theu udhėn qė kishte marrė pėr nė Kroaci, duke u futur nė lokal me ne, ku na qerasi me nga njė pije pėr mirėseardhje, pastaj Luzi, erdhi me tė shpejtė Gasperi me zonjėn e tij, pastaj Sara me zonjėn e tij dhe tė tjerė qė na shoqėruan gjatė tėrė kohės dhe shumė pėrzemėrsisht.

            Me t’u kthyer, ishte Xhavati ai i cili me zonjėn e vet nuk na liroi pa na dhėnė drekė tė pėrzemėrt nė restorant “Dajti”, aty erdhi edhe Xhelili me zonjėn e tij. Nė kėtė restorant vėrehej njė pastėrti, njė sjellje dhe njė kulturė evropiane, njė shėrbim i pėrkryer, njė gatim i shkėlqyer pėr ēka duam ta falėnderojmė zonjėn dhe zotėri Mehmetin, pronarė tė lokalit, tė cilėt po e administronin pasurinė e tyre me kujdes tė veēantė, ku dukej se ia kishin arritur qė t’ia shijonin frytin dhe rehatinė djersės sė vet, tė cilėt po punonin nė mėnyrė tė pėrkushtuar dhe nė harmoni tė plotė me tė gjithė anėtarė e familjes sė vet qė kishin angazhuar aty.

            Duke e mbyllur botėn time intime tė kėtij udhėtimi, pėr tė mos mbetur zjarri i shpirtit tim tė vogėl peng i kohės sė vrazhdė, na ėshtė dashur tė bėjmė luftė disavjeēare pėr tė fituar nė kohė, megjithatė e rėndėsishme ėshtė se rrėnja jonė mbijetoi pėrjetėsisht... na ėshtė dashur tė vuajmė padrejtėsisht... rrugėtimi ynė nėpėr histori ishte i gjatė, mė duket se kėrkon ende kohė qė tė kthjellohet pėr ata qė nuk e njohin si duhet historinė shpirtit tonė shtegtar, rrugėtim ky qė s’ndaloi, eci, vrapoi, nuk u gjunjėzua para misterit tė mbijetesės, ra dhe u ngrit pėrsėri si feniksi, i vetėdijshėm se bashkimi ynė nė tokė e nė qiell ėshtė i vetmi shpėtim kombėtar e njerėzor, pa dyshim ėshtė edhe krijimi i njė jete tė re pėr kombin dhe besimin tonė tė krishterė, myslimanė e ortodoks gjithėshqiptarė!


                                                                                                                          Tetor,  2010