Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 5 - Rrahim Ganiu

RRAHIM GANIU

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

RRAHIM GANIU

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

          U lind nė fshatin Mateē tė Kumanovės, aty ka kryer klasėn e pestė, ndėrsa pjesėn tjetėr tė shkollimit fillor nė Kumanovė. Shkollėn e mesme nė Shkup po aty edhe Fakultetin Filozofik, dega e FILOSOFISĖ. Qė kur i ka pasur pesė vjet ka ngelur pa babė, pasi babin e tij 36 vjeēar dhe axhėn e tij gjithashtu i rinj i ka  likuiduar Shteti Jugosllavė, axhėn nė vitin 1945, ndėrsa babanė e tij nė vitin 1948. Shumė mė herėt nga shteti i Mbretėrisė sė sllavėve tė jugut ėshtė likuiduar edhe gjyshi i tij...

            Ka punuar nė Radio Shkup, Programi nė gjuhėn Shqipe, si gazetar, redaktor. Ka pėrgatitur dhe emituar mbi 1200 emisione shkencore dhe mbi 800 qind emisione kushtuar Ēėshtjes sė Kosovės dhe shumė emisione tjera tė sferave tė ndryshme.

            Rrahim Ganiu me punime letrare, shkencore dhe publicistike ėshtė paraqitur nė shumė mediume tė shkruara dhe elektronike. Ka marrė pjesė nė shumė simpoziume shkencore publicistike e tė tjera nė vend dhe nė suaza ndėrkombėtare, duke u prezantuar me punime nga sfera e publicistikės, filozofisė, estetikės...

            Deri mė tani ka botuar nėntė libra me poezi: ,,KTHIM NĖ PELLAZGJI’’ ,,,MARRAMENDJE KOHE’’, ,,SYTĖ DHE YJET’’, ,,KUSHTRIM SHKĖMBI’’, ,,TA VODHA SHIKIMIN’’, ,,HOMERI I GJALLĖ’’, ,,KUR E SULMOVA TERRIN’’, ,,ORFEU NĖ KOPSHTIN E MUZAVE ‘,’ ,,LUMI I SHENJTĖ ‘’.

            Nga shkenca Filozofike dhe Estetike: ,,MENDIME FILOZOFIKE DHE ESTETIKE PĖR ARTIN (nga antika deri mė sot) dhe ,,MARRAMENDJE METAFIZIKE  E ARTIT’’. Ka botuar edhe njė roman voluminoz me afro 500 faqe titulluar ,,BALADĖ NĖ GURĖ’’. Nė dorėshkrim ka edhe gjashtė vepra, tri me poezi, dy romane, njė shkencore dhe njė publicistike. Mjetet financiare janė shkaku kryesor qė kėto vepra nuk e shikojnė dritėn e botimit. Rrahim Ganiu tetė vepra i ka botuar me mjete veta.

 

 

 

 

 

ĖNDRRA IME DRITĖ

 

Vazhdon rrugėtimin

Nė mote e shekuj

Unė ēmallem duke pėrqafuar

Xixat e para

Tė zjarrit promethean

E me ngjyra kuq e zi

Shėnoj imazhin

Ku orėt e vona pikturojnė bukuri

Fjalė e lirė

Ku i ke rrokjet

Qė ngushėllojnė frymėmarrjen

 

Pres njė gamė

Tė mė sjellė shirat

Tė mė shmangin shkrumbin e gojės

E ta shijojė aromėn

Qė 2000 vjet e kėrkojė

Ta puthi gjer sa tė mė zihet fryma

E tė mė alivanos pėr tokė

Si i marr e i lodhur

Nga pritja e gjatė

E kėshtu tė shpalosi

Emrat e tokave sekrete

Qė i kam vendosur

Thellė nė memorien time

 

Nuk e dua njė minutė heshtje

Kur unė heshti 20 shekuj

Mė shkeli djalli

Si tokėn qė e shkel ēdo kush

Rruga e jonė

Rruga e ime

Me plotė enigma

Po ne nuk e humbėm pamjen

E plepave tonė

Edhe nė skėterrė

Nuk pranuam gjymtyra tė llahtarshme djalli

Nė trupin tonė

Tė pastėr tė bukur

 

Dhe kam dėshirė hyjnore

Me shkėlqimin tim

Ta vrasė tė keqen

Po i ngopur

Me qerpik tė fikur

Plotė iluzione

Hapi mė ngatėrrohet

Po nuk do tė lejoj

Ėndrra ime

Tė mė bėhet kėngė

Pa zė

 

Unė do tė hapėroj

Drejtė yllit tim

Fat gjithėsie

Do ta lus

Tė mė shpien atje

Ku mė falin dashuri dhuruese

Tė mė sogjojė

Trashėgimia ime mijė vjeēare e ngrohtė

Tė shpalli lajmin

Se pėrfunduan

Klithjet e kohės

Ti thėrrasė

Tė gjithė shpirtrat e djegur

E zemrat e pėrvėluara

Nė dasmėn e gėzimin tim

Mrekulli e shpėrblyer

Tė festojmė gjatė

Sė bashku tė mė pėrfundoj

Ėndrra e ime e vetmisė

Nė ekstazė

 

 

RRUGA E FATIT

 

Fati dhe pėrvoja ime

Janė kreshtė e ashpėr

Qė mė shumė duhet tė ngjitem

Sesa tė eci me kėmbė tė lira

 

Nuk kam asnjė

Porosi

Pėr tė ardhmen

Tė kaluarėn e kam

Nė pėllėmbė tė dorės

Po sot nuk e di se ku

Mė shpien dita

 

Nga fati dhe pėrvoja ime

Mėsova

Se ēdo gjė nė ēdo moment

Mund tė ndodhė

Ēdo kund ėshtė qendra

Unė di vetėm pėr gjėra

Tė forta

E ulėrima ujqish

 

Jam gjithmonė udhėtar

Qė dua tė riatdhesohem

Nganjėherė kėrkoj atdhe

Edhe mbi yjet

E dhėmbėt na ranė

Nė shėtitje midis

Skillės e karibdės

Se di nėse u ngjitėm nė njė

shkallė

 

Qoftė e bekuar

Nga Zoti

Intimja ime

Peshore e vėrtetė

E ėndrrės sime

Fluturuese

E me kėta dy duar

Do ta pastroj

Dimrin e madh

E do t’i dal zot

Drurit tė pagdhendur

E urtėsisė sė vjetėr

E tė re

 

 

MĖ JEP SHPRESĖ

 

Hyjneshė e mirėsisė

E di vetminė si kėngėn

E heshtur

E dora ime pret shtrėngimin

E dorės

Sė ritmit tė zemrės

Unė erdha sot brenda

Nė tempull

Tė marr njė grimcė

Shprese dhe besimi

Pėr buzėt e thara nga qetėsia

Qė mė vret mėngjesin

 

Me ritual grigjesh

Nė shkrepore

Le tė mė rrėmbejnė

Sonte

Nimfat e burimit

Tė ujit mė tė ēiltėr

Qė krijoi i vetmi

Le tė mė vendosin

Atje ku nuk ka

Ēoroditje

Do ta madhėroj

Ēastin e bekimit

Hija tė mė bėhet

Pranverė

Para acarit fortune

 

 

ETJE

 

Sonte

Po mė mbyt etja

Pėr njė cakrrim gote

Pėr njė fjalė

Zemre

Nuk erdh flutura

As

Dallėndyshja

As hėna e elvana

Nuk cingėroj celulari

Nuk u aktivizua

Interneti

As fejsbuku as mesenxheri

Nuk erdh drita

Nuk di ku ka humbur

Rita

Si ta shuaj etjen

Pėr njė fjalė goje

Pėr njė aromė portokalli

Pėr njė cakėrrim gote...

 

Dua tė jem nė vakum

Ta ndiej veten krejtėsisht

Tė lirė

E nė gji tė fushės

E lumit tė ėndrrave

Presė dritėn e hėnės

Tė mė qetėson kėnga

E ritės elvanės leonorės

Norės

E tė shtrihem

Nėn trungun e thėnės

 

 

EJA PĖRSĖRI

 

Eja pėrsėri

Mė dhuro

Zjarrin e shpirtit

Oazė amshimi

Drenushė mali

Mė robėrove

Shpirtin tim

E mė le nė prush