Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 3 - Romani "PSE"

Shkruan: Vangjush ZIKO

www.gazetakritika.net

      

ROMANI ''PSE?''

(Njė pėrvojė moderne e letėrsisė sonė)

 

      Romani “Pse?” ėshtė, nė radhė tė parė, njė monolog filozofik i heroit me vetveten, monolog i cili i jep veprės njė ngjyrim filozofik. Nė tė njėjtėn kohė, heroi i romanit dhe pėrjeton gjithshka si njė karakter i gjallė letrar: ndjen, dyshon, pėrjeton dhe vuan emocionalisht.

 

 

 

            Nė literaturėn studimore dhe atė kritike botėrore flitet shpesh pėr gėrshetimin e krijimit letrar me filozofinė e pastėr.

            Teorikisht, letėrsia (arti) ėshtė njė pasqyrim apo riprodhim i realitetit nė mėnyrė krijuese dhe figurative, ndėrsa, filozofia ėshtė shkenca e zhvillimit shoqėror dhe mendor njerėzor. Tė dyja i bashkon objekti i pėrbashkėt, jeta dhe mendimi njerėzor, pra, i njėjti brumė, por i gatuar dhe i servirur nė mėnyra tė ndryshme, artistike dhe shkencore. Gėrshetimi i tyre nuk ka pse tė quhet njė gjė e pamundur dhe as ndonjė zbulim i papritur. Gjersa nė qendėr tė veprės letrare ėshtė njeriu si qėnie e ndėrgjegjshme shoqėrore, ai, si karakter letrar, jo vetėm do te emocionohet apo do tė fantazojė, por edhe do tė meditojė pėr veten e vet dhe pėr shoqėrinė.

            Njė gjė e tillė nuk ndodh me filozofinė, e cila ka si objekt jo direkt njerinė (personazhin konkret), por ndėrgjegjen dhe mendimin njerėzor, nuk synon “rikrijimin” e njeriut, por pėrpunon bazat e pėrgjithshme tė metodės pėr njohjen e shndėrrimin e shoqėrisė dhe tė ndėrgjegjes sė tij, pa pasur aspak nevojė pėr pėrvojėn artistike.

            Kurse letėrsia e ka tė nevojshėm arsyetimin filozofik nė mėnyrė tė pastėr apo tė figurshme.

            Nė mėnyrė tė figurshme mendimi filozofik ėshtė mishėruar nė folklor dhe nė letėrsinė botėrore nėpėrmjet gjuhės sė figurėshme, me anėn e sentencave apo figurave letrare pėrgjithėsuese, simbolike.

            Duke patur parasysh evolucionin, qė ka ndodhur nė historinė e zhvillimit tė shoqėrisė njerėzore, nė mėnyrėn e tė jetuarit, tė komunikimit, tė menduarit dhe abstragimit tė njeriut, vlerėsimi i shijeve dhe normave tė jetesės, tė mundėsive qė krijon zhvillimi teknik dhe shkencor pėr t’u thelluar nė enigmat dhe sekretet kozmike dhe tokėsore, ka pėsuar ndryshim edhe mėnyra e perceptimit dhe pasqyrimit figurativ tė realitetit natyror dhe atij jetėsor; mendja njerėzore shkon ēdo ditė e mė shumė drejt gėrshetimit, ndėrthurjes tė shumė disiplinave dhe kategorive shkencore, filozofike dhe estetike, pėr pasojė, ka lindur natyrshėm dhe kėrkesa pėr ta modifikuar edhe filozofinė krijuese artistike. Dhe tė gjitha kėto, pėr arsyen kryesore, pėr ta afruar krijimin letrar sa mė pranė perceptimit, gjykimit dhe shijeve te lexuesit tė epokės sė globalizmit gjithėpėrfshirės.

            Kjo prirje ėshtė ndjerė nė letėrsinė tonė qė nė gjysmėn e parė tė shekullit tė kaluar kur kemi dhe shembujt e parė tė atij modernizmi, siē ėshtė edhe romani “Pse?” i Sterjo Spasses. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė kjo risi e letėrsisė sonė nuk pati asnjė mundėsi tė konsolidohej me zyrtarizimin e metodės sė realizmit socialist nė letėrsisė tonė.

 

 

            Romani “Pse?” ėshtė fillimi i kėsaj risije nė prozėn tonė tė gjatė. Njė fillim tė cilit edhe vetė autori i saj, Sterjo Spasse, iu shmang i detyruar nga kushtet letrare dhe jashtėletrare, e “harroi”, e “mohoi” duke shkruar gjithė ato vepra, romane sipas metodės sė realizmit socialist, qė, jo vetėm nuk i pranonte, por edhe i ndėshkonte risi tė tilla.

            Sterjo Spasse e shkroi dhe e botoi romanin e tij nė vitet tridhjetė tė shekullit tė kaluar kur ishte fare i ri, nė moshėn njėzetedyvjeēare; kohė kur ishte nėn ndikimin e letėrsisė moderne europiane dhe tė shkollave filozofike ndikuese tė atyre viteve. Ai guxoi dhe talenti i tij krijues i spikatur i dha letėrsisė sonė njė etalon tė ri krijues, etalonin e gėrshetimit tė krijimit letrar me meditimin e drejtpėrdrejtė filozofik, tė mishėruar ne figurėn e heroit tė veprės, Gjon Zaverit.

            Gjon Zaveri ėshtė njė karakter letrar qė pėrfaqėson tė riun shqiptar me origjinė katundare, tė ushqyer me mendimin artistik dhe filozofik europian tė kohės sė vet. Ai ka lexuar klasikė tė letėrsisė europiane qė nga Bokaēio e gjer nė Tolstoi, ka shfletuar vepra tė filozofėve antikė dhe atyre bashkėkohorė qė nga Aristoteli e Platoni e deri te Nitēe dhe Shopenhauri.

            Nga ana tjetėr, filozofia e jetės sė tij reale ėshtė nėn presionin e vazhdueshėm dhe agresiv tė zakoneve, mentalitetit dhe traditave patriarkale tė familjes sė vet katundare dhe tė opinionit tė mjedisit fshatar, ku u lind dhe me tė cilin nuk arriti dot te shkėputet, t’i kundėrvihet realisht.

            Gjon Zaveri ėshtė nė kontakt tė vazhdueshėm edhe me jetėn moderne tė qytetit shqiptar tė atyre viteve dhe tė mentaliteteve tė mbingarkuara dhe kontradiktore metafizike. Atė e mundon dilema hamletiane e dashurisė dhe martesės, si institucione shpirtėrore dhe morale tė errėsuara nga koncepti i tij tragjik: “Bota e hiēit, prej hiēit, pėr hiēin, rrotullohet rreth qėllimit tė hiēit”. Autori shkruan;”Gjėrat qė dukeshin dhe prekeshin, i ngjanin (Gjon Zaverit) sikur i bėnin pyetjen pa fund:”Pse? Jeta pyeste: Pse? Vdekja pyeste: Pse? Ai e mbyti Kėshtu veten e tij ndėrmjet pse-ve pa fund e pa pėrgjigje. ”

            Brumi i romanit, pra, ėshtė sa brumė jetėsor, real (shkollimi, dashuria, martesa e detyruar nga kanuni drakonian, ēmenduria dhe mbytja nė valėt e liqenit) aq edhe arsyetimet e tija filozofike pėr t’u dhėnė pėrgjigje pyetjeve mbi dashurinė dhe martesėn.

            Gjon Zaveri ėshtė sa njė medium filozofik, po aq edhe njė karakter letrar.
Sterjo Spase i vetėdijshėm i ka vėnė pėr titull romanit pyetjen klasike tė filozofisė, Pse-nė, duke nėnvizuar kėshtu prirjen e risisė sė tij letrare.

            Romani “Pse?” ėshtė, nė radhė tė parė, njė monolog filozofik i heroit me vetveten, monolog i cili i jep veprės njė ngjyrim filozofik. Nė tė njėjtėn kohė, heroi i romanit dhe pėrjeton gjithshka si njė karakter i gjallė letrar: ndjen, dyshon, pėrjeton dhe vuan emocionalisht.

            Ai, njėherėsh, filozofon dhe pėrjeton kalvarin e ndjenjave, mendimeve tė jetės sė tij tragjike.

            Autori ka gėrshetuar kėshtu natyrshėm riprodhimin e karakterit njerėzor nė mėnyrė krijuese me mendimin dhe ndėrgjegjen njerėzore.

            Hullia filozofike e romanit, pyetjet, arsyetimet, tezat dhe antitezat racionale, ashtu si tezat dhe antitezat filozofike ilustrohen nė roman me episode tė shkėputura dhe tė rastėsishme me personazhe episodike qė takon apo i ka rrotull heroi i romanit. Pėrvoja e jetė sė kėtyre personazheve pohon ose mohon konceptet e tije filozofike.

            Ndėrsa, subjekti i romanit, historia e marrėdhėnieve tė ndėrsjella ė heroit me njerėzit, me mjediset qytetare apo katundare, veprimet e tij emocionale, pėrbėjnė shtratin e subjektit tė romanit, duke i dhėnė veprės ngjyrimin e mirėfilltė letraro-artistik, riprodhimin krijues dhe figurativ tė realitetit.

            Romani “Pse?” ėshtė kėshtu njė vepėr krejtėsisht letrare qė na bėn, nė radhė tė parė, ta lexojmė dhe ta pėrjetojmė emocionalisht dhe figurativisht, si njė pėrgjithėsim artistik krahas forcės sugjestionuese tė arsyetimit filozofik.

            Romani “Pse?” i Sterjo Spases shėnon kėshtu njė risi tė vėrtetė e tė suksesshme nė historinė e romanit kombėtar, njė hap drejt modernizimit tė tij.

            Po sjell disa mendime dhe vlerėsime tė lexuesve dhe tė kritikės sė asaj kohe pėr romanin.

            “Sterjo... nė romanin tėnd shihet njė filozofi, qė kur e nis e deri sa e mbaron...” “... e lėēita tri herė me radhė, sepse mė tėrhiqte shumė... ”

            “Vepra juaj e parė sentimentale e plot mendime filozofike, do tė korrte suksesin mė tė bukur dhe opinioni publik i atjeshėm (i Korēės) do tė impresionohej si edhe nė Gjermani kur kėndoi Vertherin e Gėtes. ”

            “Pse-ja” ėshtė roman qė del nga rrethi historik patriotik dhe njė roman i ideve nė Shqipėri”.