Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - ROMANCĖ PARISJENE

Shkruan:Sotir ATHANASI

ROMANCĖ PARISJENE
    ( PARAMNEZI* )

 

            Se "Jo"-ja duhet tė ketė brėnda dridhjen jo vetėm tė buzės e tė zėmrės. Por tė tė gjithė trupit. Shkaku? Tepėr i thjeshtė: dikur, tė gjitha tiparet nė atė portret, mė dukeshin nė shpėrpjestim me botėn e saj tė brėndshme  ku, njė lloj trishtimi dilte mė nė pah.

 

 

 

- Ai s'qe thjesht njė vėshtrim, por vetėtimė e nisur nga matanė kaltėrsisė pėrqėndruar nė atė qelqe e cila, si pickimin e bletės, tejet ėmbėlsisht, nė fillim e ndjeva.
Por, kur ula kryet nė dritarezėn ēark, kuptova se ishin nė tė vėrtetė dy shigjeta tė ngulura thellė, nė kraharorin tim. Prandaj ndjeva dhimbjen e njė lėkurėkuqi raca e tė cilit, jo vetėm me tė bardhėt, por edhe brėnda llojit lufton.
- Po. Dhe kur ndodhi kjo "katastrofė femrore"? - e ngacmova unė, mikun tim.
- Pesė vjet mė parė.
- Pesė vjet dhe e mban mėnd me detaje atė?
- Po.
- Atėhere duhet tė kesh qėnė rreth tė dyzetave, besoj?
- Nė kokė mė ke rėnė.
- Po ajo?
- Besoj te tė tridhjetat. Por mos mė ndėrprit se nuk ėshtė si befasimi, pėr tė cilin, tė kam folur dikur.
- Pa m'a kujto pak, se ty, ēdo pesėvjeēar, do tė ndodhi diēka pėr t'u rrėfyer, e ironizova pėr t'i dhėnė shtytje tė mė tejshme gjasės.
- Mos u tall se nuk ėshtė roman.
- Atėhere duhet tė jetė ROMANCĖ.
- Po. Edhe mund tė merret si ROMANCĖ. . . .
Por, mė parė dėgjo se ē'i ndodhi njė mbarshtrues papagajsh kur Bonoparti u shpall Perandor. Ky, dėgjoi se njė i ngjajshėm i tij kishte fituar njė shumė tė majme kur Papagalli i tij i tha NAPOLONIT:
"TĖ UROJ PERANDOR I PERANDORĖVE" !
Kaq duhej qė ai tė niste punėn raskapitėse me Papagallin e vet tė "paaftė" pėr t 'a mėsuar lehtėsisht kėtė shprehje. Prandaj ai, herėpas'here, thoshte:
- A i mjeri unė i mjeri, ē'po mė venė mundimet dėm!
Gjithsesi, mbėrrijti t 'a mėsojė dhe mbėrrijti edhe  t'u mbushė mėndjen kujdestarėve tė NAPOLONIT qė t'a priste.

Ky, kur dėgjoi shprehjen: "TĖ UROJ PERANDOR I PERANDORĖVE, vari menjėherė buzėt.
Pikėrisht pas kėsaj, PAPAGALLI, aspak i paaftė, por tepėr i zgjuar, pėrsėriti shprehjen e dėshpėruar tė pronarit tė tij:
A I MJERI UNĖ I MJERI, Ē'PO MĖ VENĖ MUNDIMET DĖM!
Pas kėsaj, NAPOLONI entusiazt,  urdhėroi shpėrblimin e tij.

- Tė kthehemi miku im, te vėshtrimi i asaj tridhjetėvjeēareje.
Ai kridhej ndėr yje drite e hije bashkė ku:
brenga, vuajtja e ndrydhja, pa vėshtirėsi lexohej.
Se  ngjante i pėrhershėm dhe kurrsesi spontan.
Aq mė tepėr, teksa mundohej t'a fshihte me njė buzėqeshje tė sforcuar, tė turbullt e krejtėsisht tė natyrshme.
Kjo e tregonte megjithatė edhe mė tė hutuar, por edhe mė joshėse. Dhe...., dalldinė e zalisjen, shfaqja e saj provonte.

Si shitėse, bashkė me grishjen pėr tregtimin e mallit, ishte e detyruar tė buzėqeshte.
Por ē'e kishte, qė e marrtė djalli e marrtė, atė strukje e cila, nė tablonė e atij portreti, i ngjante busullės akrepat e tė cilit qarkonin nė drejtim tė kundėrt?
Kė priste dhe ēfarė kėrkonte?
Se unė i kisha propozuar tashmė dhe ajo:
as nuk i flakte tej si marrėzi tė ēastit, fjalėt e pėrbetimit e pėrgjėrimit tim tronditės, sepse tė tilla ato ishin.
Por, nuk ėshtė se i miratonte, sido qė tė qenė ato.
Ndonėse tė siguroj qė mė kishin dalė nga shpirti.

Ajo vetėm buzėqeshte hidhur, si tė qe e sigurt pėr njėmėndėsinė e tyre, qė . . .megjithatė, tėrėsisht tė parealizueshme. Pra, tė pavlerė.
Shkaku?
Pėr ēastin, do tė mbetej plotėsisht monopol i saj.
Gjithsesi, sa mė pėrkiste mua, nuk besoja pėr ndonjė kauz qė ndalonte tė dashuronte njė shqiptar. Ndonėse frėngjishten e flisja rrjedhshėm dhe ajo as qė e vuri fare nė diskutim kombėsinė time. Pėrveē faktit qė, ishim nė Paris dhe kėto koncepte kanė shekuj qė janė gremisur.

 

 

Tė nesėrmen, avioni mė ktheu nė Tiranė duke mė larguar ēdo tentativė pėr t'a riparė atė..., kometė.
Se e tillė m'u shfaq nė qiellin parisjen dhe ( me shumė dhimbje ) po me atė ngut, m'u zhduk.

Megjithatė, tė vėrtetėn, do t'a mėsoja vetėm pesė vjet mė vonė. Saktėsisht javėn e shkuar kur u ndodha sėrish me shėrbim nė Paris.
Por le tė mos shkėputemi edhe pėr njė grimė herė nga ēasti i parė:

- Pagova kollaren bordo qė ma paketoi ndihmėsi i saj, vėrsniku qė (siē do tė mėsoja pesė vjet mė vonė,) ishte adashit im algjerian.
Unė, u bėra gati tė largohesha pa marrė kusurin.
Ajo mė ndaloi vetėm me njė fjalė:
- Monsieur! - dhe bėri shenjė pėr reston.

Mė kot kurseu fjalorin. Ndofta nga qė e dinte se zėri i saj qe njė tjetėr tregues magjepseje dhe donte tė mėnjanonte humbjen e rėndesėn tek unė.
Dhe kishte tė drejtė.
Toni i atij zėri, qe radiofonik dhe plot muzikalitet.
Ajo e njihte vetveten.
Kurse unė, si pėrpara njė ndriēimi, isha jo vetėm larg dallimit tė ēdo tipari tė saj, qė fekste me pamje breroreje, a komete, por kisha harruar tanimė edhe emrin tim.
Veē kėsaj, njė ngazėllim i beftė mė largonte edhe nga ēdo arsyetim.

Algjeriani, qė mesadukej, e kishte zakon t'i numėrojė mbetjen nė kohėn qė pronarja e tij, i nxjerr tė hollat nga arka, vuri re qė ato ishin me tepri. Kur ia tha, zonjusha bėri rinumėrimin dhe, bashkė me purpurin nė fytyrė, mė hodhi mua njė buzėqeshje tė plotė qė tė zbrisja nga qielli i shtatė. Dhėmbėt e saj si inxhi, nė atė gojė tė bukur, pėr mua qenė njė tjetėr befasim e njė tjetėr ngasje qė s'kishte tė bėnte me pėrcjelljen e klientit. Por mbase me tė kundėrtėn:   mbajtjen, gozhdimin, a robtimin e tij.

Portreti i saj, o Zot, pas kėsaj, qe kthyer nė njė aorerore tė mėvetėshme.
Nė atė kioskė, Hėna shfaqej e Plotė edhe pse ishte mesditė!
Mua mė mjaftonte edhe vetėm ky hutim i natyrshėm, qė tė bindesha se edhe ajo e kishte gėlltitur, pa e kuptuar, atė qė e quajmė jo thjesht dėshirė, por dashuri, me shikim tė parė.
Se miklimin tim ajo pati pėrthithur.

Tė them se ndjehesha gati tė fluturoja pas kėsaj, s'mjaftonte.
Nuk e di se ē'ishte. Por, vetėm trupėrisht gjėndesha aty, se mėndėrisht, kisha kapur majėn e Kullės Eifel.
Dhe kjo, ngjante kaq e vėrtetė, sa: nė ēastin qė mė lindi njė pėrshtypje e tillė, pranė meje, o Zot, bėri ballė ajo.

Tė dy tė gatshėm drejt kozmosit.
Algjeriani i bėjshėm, nė fillim me ėmbėlsi dhe tejet i mirėsjellė, mė tregoi paketėn e kollaros mbėshtjellur me kujdes dhe, tė lidhur me njė fjongo tejet tė hijshme, si paping.

Por, kur pa hutimin tim, me njė qesėndi ngacmuese deri nė cingrisje, mė ēiku paksa nė gjoks, qė tė mė pėrmendte.
Atėhere ndjeva gravitetin e humbur vetėm nga njė buzėqeshje pėrzier me njė skuqje e hutim tė atij portreti kthyer tashmė, nė kometė tė vėrtetė nė ikje dhe....: zbritjen time, tė detyruar, me kėmbė nė tokė, nga vetėm cikja e njė dore arabe.

 

2
- Pesė vjet mė vonė.
I gjithė grupi i vizitorėve, shkuan nė Luvėr.
Kuptohet: pavijonet e saj janė objekt i gjithkujt.
Pėr mua, Monaliza ishte zonjusha nė atė kioskė, emrin e sė cilės nuk e mėsova qė nuk ia mėsova dot.
Ndonėse nė pėrfytyrimin tim e kisha quajtur: "E shenjta pa emėr".
Kuptohet: kėtė s'guxoja t'ia thosha kėrkujt....

Dhe ngutesha tė mbėrrija pėrpara se tė bėhej pushimi i drekės, siē u tha.
Apo, se do tė kishte grevė dhe lokalet mbylleshin pėr tė shmangur pėrplasjen medemostruesit, siē pėshpėritej.

Dhe ashtu ndodhi.
Unė vrapoja dhe dallova qė nga larg se: qepeni i sapo ulur, u ngrijt.
Njė pėrndritshmėri, si atij qė po mbytej nė detin e errėt, fari iu shfaq edhe unė qartėsisht dallova.

-Kė, miku im?
-Vajzėn, emėrin e sė cilės nuk e dija, po e dalloja dhe isha i sigurt qė mė kishte njohur.
Ishte “E shenjta pa emėr”.

"Portat e Qiellit" pėr mua befas, u hapėn.
Unė, me po atė veshje, (si ngjyra tė para pesė viteve ) dhe pėrveē kėsaj, nė kėmishė shquhej qė tutje edhe kollarua bordo, blerė nė dyqanin e saj.

Dėgjo tani dialogun mė tė dhimbshėm midis dy njerėzve qė..., janė pėlqyer nė shikimin e parė:

- Mirėse erdhėt, zotni.
- Mirėse u gjej, zonjushė! - iu pėrgjigja.
- Gaboheni zotni. Nuk jam mė zonjushė, por zonjė!
"Portat e Qiellit",
nė njė grimcė tė sekondės, u mbyllėn.
Unė shtanga nga befasia, ndonėse kalimi i saj nė njė tjetėr shkallė respekti qytetarie, nė atė tė ZONJĖS, ishte plotėsisht i natyrshėm.

- Mos ndofta dėshironi njė tjetėr kollare?
Pas goditjes sė parė, erdhi edhe e dyta. Vetja mė ngjau me njė penglėnės. Ajo mė kujtonte kollaron. Mė barazonte me blerėsit e rėndomtė tė saj.
Unė pohova duke ulur kryet dhe jo me tundjen, siē edhe ndodh rėndom.
Nė kėtė mėnyrė, instiktivisht pranoja nė njė farė mėnyre kėrkesėn dhe, klasifikimin e saj, por edhe pendesėn e rishfaqjes sime, kaq vonė, pas pesė vjetėsh.
Ishte po ai zė radiofonik, po ato tinguj me muzikalitet veēse..., njė vėshtrim krejt i ndryshėm.
Jo si pėrpara kėsaj gjysmė dekade.
Jo vetėtimė!
Jo si shigjetė!
Jo dhe jo, do tė pėrsėris njėqind herė.
Se "Jo"-ja duhet tė ketė brėnda dridhjen jo vetėm tė buzės e tė zėmrės. Por tė tė gjithė trupit.
Shkaku? Tepėr i thjeshtė: dikur, tė gjitha tiparet nė atė portret, mė dukeshin nė shpėrpjestim me botėn e saj tė brėndshme  ku, njė lloj trishtimi dilte mė nė pah.
Kurse tani ai vėshtrim qe: Plot dritė.
Pėr mė tepėr se pranė trotuarit ndali njė "Peugeo".
Prej andej zbriti Algjeriani me njė fėmijė tri a katėr vjeē.
E zonja e kioskut iu drejtua arabit:
- Ali! Zotnisė paketoi njė kollaro bordo dhe fjongon vure Natalinė tonė t'ia lidhi, se ajo ėshtė me fat.

Unė, me duart qė s'ishin mė tė miat, zbėrtheva kollaren time dhe ia lashė nė dorė vogėlushes pėr t'a paketuar. Kurse tė renė e vendosa nė qafė dhe u ula qė tė m'a shtrėngonte miturakja Natali.
Duart e njomzakes e kryen me dėshirėn fėminore tėrheqjen e atij rripi bordo.
Pagova si pėrpara pesė viteve me monedhė qė kėrkonte resto.

Francezes, edhe asaj,  po i dridheshin duart tek pėrgatiste kusurin.
Turbullt, por vėrejta nė ato duar njė tejnderje.
E zonja u mundua t'a paraqiste si tejnxitje, aty mė parė, kur i tha tė shoqit qė tė vinte tė bijėn, Natali, kėtė dlirėsi kristali si mė tė denjė, a si njė kujtim lamtumire tė kėsaj "romance" shikimesh e dialog shpirtėrash, vetėm nė heshtje.
Unė i mora tė hollat dhe...bashkė me faturėn e blerjes, edhe njė copė pusullė,
tė cilėn s’guxoja t’a hapja e t’a lexoja.

Nė ēast, qepeni u ul me ulėrimė si tė donte tė ilustronte britmėn qė ndrynte shėnimi. Se tė tillė, parandjenja m’a sillte.
Sikur tė kishin shpėrthyer nga Qielli bubullima e vetėtima me shtrėngatė, nuk do tė bėnin ndonjė efekt mė tė butė e paqėsor.
Gjest, qė fliste pėr ndėrprerjen pėrfundimtare tė ēdo..., dialogu.
Pas njė grimė herė ZONJA e kioskut me fėmijėn e saj pėr dore, po hidhte hapat nė trotuar.
- Ali! - I tha arabit.
- Do eci pak me vajzėn se ka edhe kjo nevojė tė lozi.
Ajo mė bėri njė pėrshėndetje me dorė pėrpara se tė mė kthente shpinėn dhe tha me tonin plot muzikalitet.
Por zėri i saj, tingėllonte, megjithatė, orakullitaritar.
- Orvua!
Qytetaria kishte fituar mbi ēdo mėdyshje.
A mė duhej falja e saj, pėrveēse: si njė kujtim i hidhur?

- Orvua ZONJĖ! Orvua, Natali! - pėrsėrita.
Fjalėt mė pėrziheshin me dhimbjen e natyrshme tė njė ndarjeje pėrgjithmonė.
Zėri mė dridhej.

Pėrkitas ndali hapin njė afroamerikan. Pepagalli i tij tha diēka nė anglisht: - E ka me ju zotni, - m'u kthye i zoti.
- Dhe ēfarė thotė?
- Ai ėshtė i veēantė zotni. Ju ka studiuar nga larg dhe e kanė zėnė ethet e tij qė quhen PSITAKOZĖ.
- Qė do tė thotė?
- Ethet e Papagallit. Ato shfaqen me pėrqeshje.
Unė i dhashė njė bakshish dhe ndjeva pėrqeshjen e njė mendtė tė shpendit. 
Ky, i kėnaqur qė i zoti mori monedhėn, ashtu si papagalli te Bonoparti, u ndje i pėrfillur dhe tha diēka shtesė:
- Paraselenė*)
Ktheva edhe njė herė kryet nga ZONJA, emėrin e sė cilės, nuk e mėsova qė nuk e mėsova kurrė.

Hapat e saj largoheshin dhe vetėm atėhere kuptova se ku ishte burimi i atij trishtimi e mosbesimi nė propozimin tim tė para pesė viteve.
Kėtė ma tregoi ajo pusullė. Aty shkruhej:

“ LAMTUMIRĖ! JAM ME LEUĒEMI"!

Tutje papagalli pėrsėriste: - Paraselenė, paraselenė, paraselenė.

-------
*) Paramnezi = Pėrzierje e realitetit me fantazinė
*) Paraselenė = Njollė nė breroren e Hėnės.

 

Athinė, 9, Prill, 2016