Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 2 - Roli Pellazgo - Ilir nė krijimin e kombeve...

Shkruan: Elena KOCAQI

      

ROLI PELLAZGO-ILIR

NĖ KRIJIMIN E KOMBEVE DHE GJUHĖVE EVROPIANE

 

 

Librin “Roli Pellazgo - Ilir”, mund ta shkarkoni falas nė sektorin:  „Literaturė“  dhe nė web faqen http://gazetakritika.net  

 

 

 

Hyrje

 

Historianėt flasin dhe shkruajnė pėr kulturat e krijuara nga popuj prehistorik dhe historik, por nė lidhje me etnicitetin e popujve qė krijuan kėto qytetėrime, ata flasin pak ose aspak. Me ose paqėllim ata e trajtojnė problemin e etnisė sė kėtyre popujve si ēėshtje jo parėsore. Duke lėnė pas dore njė temė tė tillė, shpesh janė bėrė edhe gabime trashanike nė histori, pasi nuk janė studiuar kultura dhe gjuha e kombeve, qė janė pasardhės direkt tė kėtyre popujve antik, me qėllim qė tė nxirret nė pah e vėrteta historike.

Kanė qėnė historianėt e huaj dhe veēanėrisht austriakėt, gjermanėt dhe sė fundmi amerikanėt, qė i kanė mėshuar me tė drejtė rolit tė etnisė mė tė vjetėr evropiane. Kjo ēėshtje fatkeqėsisht nuk ėshtė parė fare nga historiografia shqiptare, pasi historianėt shqiptarė janė marrė mė tepėr me vėrtetėsinė se shqiptarėt janė pasardhėsit e ilirėve, gjė qė nuk diskutohet fare nga qarqet e historisė botėrore, duke lėnė pas dore shtrirjen dhe rolin etnik pellazgo-ilir dhe kulturėn e tyre.

Historianėt shqiptar duhet tė jenė tė parėt qė tė shkruajnė, pasi njė mangėsi e historianėve tė huaj ėshtė mosnjohja e gjuhės shqipe, e cila ėshtė ēelėsi i zbėrthimit tė kėsaj historie. Edhe nėse ata do tė dinin shqipen, nuk do njihnin dot dialektet dhe nėndialektet e saj tė cilat edhe unė qė jam shqiptare, nuk i njoh nė nivelin e duhur.

Sigurisht qė historianėt dhe gjuhėtarėt e huaj, nuk dinė se shqipja gjendet nė tė gjitha gjuhėt e Evropės dhe nė tė dy gjuhėt klasike antike, tė cilat pa shqipen shpesh nuk kanė kuptim. Kjo gjetje e shqipes nė kėto gjuhė ėshtė justifikuar nga disa historianė qė nuk dinė asnjė fjalė shqip, si huazim qė ka bėrė shqipja dhe nė mėnyrė tepėr naive edhe gjuhėtarėt e Shqipėrisė, vazhdojnė t’u mbajnė kėngėn duke mos bėrė asnjė studim serioz nė lidhje me kėtė ēėshtje.

Fakti qė shqipja, ndodhet nė tė gjitha gjuhėt evropiane dhe nė tė gjitha gjuhėt e quajtura nga studiuesit si indo-evropiane, tregon se ėshtė gjuha mėmė e tyre. Ajo gjendet kudo dhe ka rolin shpjegues tė kuptimit tė kėtyre gjuhėve, tė emrave tė vendeve, maleve dhe lumenjve.

Tė dhėnat arkeologjike kanė treguar se kultura e bronzit nė Evropė ka qėnė uniforme. Varrimi me tuma dhe sėpata dytehėshe dhe shumė materiale arkeologjike, gjenden nė tė gjithė Evropėn dhe Azinė Qėndrore, madje gjurmė tė tyre janė gjetur deri nė kontinentet Amerikane dhe Aziatike. Sipas tė gjitha tė dhėnave historike, arkeologjike, gjuhėsore dhe antropologjike, popullsia qė krijoi kėtė kulturė tė bronzit ishte e etnicitetit pellazgo-ilir.

Edhe nė Bibėl thuhet pėr njė popull qė lundron tė gjitha detet e botės dhe qė lidhet me njė popullsi tė racės evropiane, e thėnė mė qartė atė pellazgo-ilire, qė themeloi edhe kulturėn mė tė vjetėr evropiane. Pa frikė mund tė thuhet se epoka e bronzit, ishte periudha e dominimit tė kėsaj popullsie nė tė gjithė territoret e zhvilluara tė botės antike, nga Gjibraltari deri nė Indi e ndoshta mė tej. Ata janė krijuesit e qytetėrimeve tė para etnike evropiane si atij tė Kretės, Trojės, Mikenės dhe Etrusk. Tė dhėnat tregojnė se janė ata qė kanė themeluar dhe ngritur qytetėrimet e para nė Egjipt dhe Mesopotami, pasi antropologjia, arkeologjia dhe historia, tregojnė pėr praninė e kėsaj popullsie nė kėto vende.

Pothuajse tė gjitha kombet antike evropiane janė me origjinė nga substrakti pellazgo-ilir. Kėtu, nuk bėn pėrjashtim as Greqia e Roma, pasi tė dhėnat tregojnė se popullsia paragreke, por edhe ajo antike greke, ka qėnė e njė prejardhje pellazgo-ilire, po ashtu dhe ajo romake. Qytetėrimi greko-romak, do ishte mė drejtė qė tė quhej njė nga fazat e zhvillimit tė qytetėrimit pellazgo-ilir. Ai nuk ėshtė gjė tjetėr, veē fundi i kėtij qytetėrimi mijėravjeēar. Njihet qytetėrimi antik, pasi ai ishte mė afėr historisė dhe kėshtu tė gjitha mrekullitė e njė kulture mijėra vjeēare etnike Evropiane, me pa tė drejtė mbėshtillen nė njė epokė, nė atė greko-romake.

Kombet antike evropiane, janė krijuar mbi bazėn e kėtij substrakti pellazgo-ilir, nga lėvizjet e fiseve tė njėjta etnikisht brenda kėtij territori, gjatė epokės sė bronzit, por edhe tė hekurit. Nga Atlantiku deri nė Kaukaz, Evropa e bronzit ka folur njė gjuhė pellazgo-ilire, nga trungu i sė cilės do krijoheshin dialekte dhe mė pas gjuhė dhe kombe.

Ky substrakt ka luajtur rol vendimtar nė krijimin e kombeve moderne evropiane. Emigrimi nė masė, i popullsisė ilire, drejt perėndimit, njihet nė histori me emrin dyndjet gjermanike. Territoret qė popullsia ilirike u detyrua tė lė bosh, u mbushėn nga dyndjet e popullsive iraniano-mongoliane, tė cilat janė quajtur si avare, sllave, turke dhe qė pėrfunduan nė pjesėn lindore tė Evropės vetėm nė shekujt XIII.

Ajo qė kam trajtuar nė kėtė studim, ėshtė roli i ilirėve nė krijimin e kombeve tė Evropės, si dhe roli i gjuhės shqipe nė lindjen e gjuhėve evropiane.

Pra katėr janė tezat qė kam si qėllim tė vėrtetoj:

 

1 – Substrakti pellazgo-ilir i Evropės prehistorike dhe antike.

2 – Origjina pellazgo-ilire e kombeve antike evropiane duke pėrfshirė atė romake dhe atė para-greke dhe antike-greke.

3 – Origjina ilire e shumė kombeve moderne evropiane.

4 – Shqipja apo dialektet e saj, ka qėnė gjuha qė ka folur ky substrakt evropian, nga u krijuan gjuhėt moderne.

 

Pėr tė vėrtetuar kėto teza kam shfrytėzuar tė gjitha burimet historike qė vijnė nga antikiteti si dhe kronikat mesjetare. Jam mbėshtetur dhe nė tė dhėnat arkeologjike dhe antropologjike, pėr tė nxjerrė ngjashmėritė kulturore dhe antropologjike. Risia e kėtij studimi ėshtė fakti se kam analizuar edhe gjuhėt mė kryesore evropiane antike dhe moderne pėr tė nxjerrė nė pah, ngjashmėritė qė ato kanė me shqipen dhe kam shpjeguar kuptimin e fjalėve tė tyre me anė tė shqipes.

Kėto pėrkime dhe pėrkthime gjuhėsore i kam realizuar nga gjuhėt letrare aktuale tė kėtyre kombeve, se nėse do tė njihja dialektet e tyre pa frikė mund tė thuhej se nga ato mund tė dilnin thesare. Siē do e shikojmė, shqipja luan rol kryesor nė formimin e kėtyre gjuhėve, pasi ajo ėshtė pasardhėsja direkte e substraktit pellazgo-ilir tė Evropės. Fal maleve dhe krenarisė sė shqiptarit, sot bota ka tė gjallė gjuhėn substrakt, qė mendon se ėshtė zhdukur, por qė pėr shumė gjuhėtar dhe historianė, ashtu si dhe pėr mua, ajo ėshtė e gjallė dhe ruhet tek gjuha shqipe dhe atyre qė dyshojnė iu themi ta mėsojnė shqipen dhe pastaj tė flasin.

Manjani e quan shqipen si: “... ajo gjuha e mrekullueshme qė i pėrngjan njė vendburimi tė pasur, mbi tė cilin mjafton tė pėrkulesh dhe tė mbledhėsh kokrriza ari filologjik” (Z.Manjani, Fund i Misterit Etrusk, 1973, f.69)

 

Pjesė nga libri “Roli Pellazgo-Ilir nė krijimin e kombeve dhe gjuhėve Evropiane”