Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 2 - Ritmi i jetės

Shkruan: David GUNSON

Pėrktheu: Vladimir MARKU

       RITMI I JETĖS

       Zemra jonė ka njė ritėm natyral dhe kjo reflektohet nė ritmin tonė tė brendshėm e tė veēantė, ndonėse kjo nuk ėshtė fikse ose konstante. Ajo ndryshon me emocionet dhe eksperiencat. Eksitimi, zjarri (vrulli), zemėrimi, frika dhe entuziazmi e rrisin ritmin e pulsit ndėrsa kėnaqėsia, rehati, paqja (qetėsia), ēlodhja, pushimi dhe gjumi e ulin ritmin.

 

 

 

            Ne nuk do tė ekzistonim tė lumtur pa influencėn mirėdashėse tė ritmit tė jetės. Nė jetėn tonė ēdo gjė ka ritmin e vet, ashtu si te tė gjitha krijesat e tjera. Por ky ritėm te njerėzit shkon mė thellė nga ēmendojmė ne. Mendje serioze, kohėt e fundit, i kanė kushtuar kėtij subjekti mahnitės studime mė tė plota, duke marrė rezultate dhe duke arritur nė pėrfundime nga tė cilat tė gjithė do tė mund tė pėrfitonim. Do t'i vinim kėto dije nė funksion tė mėnyrės se si e jetojmė jetėn tonė tė pėrditshme ne.

          Natyrisht, e gjithė natyra i nėnshtrohet njė modeli tė caktuar ritmi, kėtu nuk ka asgjė tė re. Kėto modele ritmi mund tė jenė komplekse si psh lindja dhe vdekja, rigjenerimi dhe shpėrbėrja, koha e hedhjes sė farės dhe korrja, bashkimi dhe lidhja e frutit, vera dhe dimri etj. Ose mund tė pėrmendim disa qė kuptohen mė lehtė si tė ngrėnit dhe urija, tė pirit dhe etja, dita dhe nata, tė nxehtit dhe tė ftohtit, koha me diell dhe shiu, batica dhe zbatica, pulsi ynė dhe frymėmarrja etj. Asgjė nuk ėshtė statike dhe kaotike nė universin nė tė cilin jetojmė.

          Nė studimin e tij zoologjik mbi kafshėn njerėzore, 'Majmuni lakuriq', Dr. Desmond Morris arrin nė shumė pėrfundime pas krahasimeve qė ai ka bėrė me mjeshtėri midis jetės fizike tė njerėzve dhe asaj tė majmunėve mė tė zhvilluar, prej tė cilave jo tė gjitha mund tė pranohen menjėherė nga njeriu me mend.

          Megjithatė, nė kapitullin e tij mbi rritjen, Dr. Morris hedh idenė mjaft interesante se, qysh pa lindur, njė qėnie njerėzore stampohet padiskutim mendėrisht me tingullin konstant ritmik tė rrahjeve tė zemrės sė nėnės qė pėrplasen mbi mitėr. Kjo, ndofta, stampohet mbi ndėrgjegjen e foshnjės si njė tingull pėrfundimtar dhe si njė ndjenjė fizike ritmike.

          Pas lindjes, kur fėmija lėshohet nė botėn e jashtme, tė ēuditshme, tė frikshme dhe, nė thelb, armiqėsore, ēdo rizbulim i ndjenjės sė njohur tė rrahjes ka njė efekt qetėsues. Fillimisht kjo vjen thjesht nga nėna qė e mban foshnjėn nė gjirin e saj dhe studimet e fundit kanė treguar se 80 % e nėnave e mbajnė foshnjėn e tyre instiktivisht nė krahun e tyre tė majtė ku rrahjet e zemrės janė mė tė theksuara. Mė vonė, modeli i ngjashėm ritmor mund tė krijohet pėr fėmijėn nga nėna duke e tundur nė krahė, nė rastet kur ai qan ose nuk ėshtė nė formė. Njė provė interesante nė njė maternitet tregoi se foshnjet e ushqyera normalisht, por qė u ishin ekspozuar pėr periudha tė konsiderueshme kohe rregjistrimeve tė rrahjeve normale te zemrės sė njeriut (72 rrahje nė minutė) qanin shumė mė pak dhe fitonin peshė mė shpejt se sa foshnjet e tjera tė ushqyera njėlloj, por tė paekspozuara ndaj rrahjeve qetėsuese tė zemrės.

          Nė njė provė tjetėr me disa grupe fėmijėsh, por mė tė rritur, doli qė fėmijėt qė viheshin nė gjumė me rregjistrime tė rrahjeve tė zemrės me 72 nė minutė i zinte gjumi shumė herė mė shpejtė se sa fėmijėt qė viheshin nė gjumė me kėngė "djepi" ose nė qetėsi tė plotė. Kjo tregon qartė se tingulli i rrahjeve tė zemrės ėshtė njė faktor i fuqishėm qetėsues nė jetėn e fėmijėve shumė tė vegjėl. Ndėrsa rritemi, vazhdon pėlqimi i brendshėm pėr njė ritėm tė rregullt qetėsues; pėlqim qė zhvillohet drejt ritmesh tė tjera, mė pak tė dallueshme. Ritmi i lehtė i punės sė njė ore nė dhomėn e gjumit ėshtė shumė qetėsues pėr fėmijėt dhe pėr tė rriturit. Pothuaj ēdo formė muzike ėshtė ndėrtuar rreth njė ritmi bazė tė cilin ne e njohim, e kėndojmė, e vallėzojmė, pėrplasim kėmbėt, reagojmė, shpesh pa ndėrgjegje. Muzika pop, qė ka rrėmbyer zemrėn e tė rinjėve nė shumė vende tė botės dallohet pėr ritmin e vet tė fuqishėm e tė pėrcaktuar mirė. E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr muzikėn popullore tė ēdo vendi nga ato mė tė thjeshtat si tam-tamet e deri te mė tė ndėrlikuarat.

          Ne, normalisht, marrim frymė rregullisht dhe ritmikisht. Zemra jonė normalisht rreth 72 herė nė minutė. Ne shijojmė gjithēka qė na lėkund nė mėnyrė tė rregullt qoftė ajo njė trampolinė, kal apo karrige lėkundėse. Kur jemi tė mėrzitur ose nė njė situatė tė papėlqyeshme ne provojmė ritmet tona qetėsuese duke pėrdredhur duart nė mėnyrė tė rregullt, duke u lėkundur nė kėmbė ose duke dalė pėr njė shėtitje tė shkurtėr.

 

 

            Ritmi personal

 

            Dr. Artur J. Brodbek, psikolog social amerikan, qė specializohet nė kėrkimet nė format e komunikimit njerėzor, e ka ēuar kėtė subjekt mė tutje. Ai thekson se ne duhet tė bėhemi tė ndėrgjegjshėm pėr ritmin tonė vetiak, megjithėse kjo ėshtė e vėshtirė sepse ritmi i jetės ėshtė i stampuar kaq thellė sa qė ne jemi mjaft tė pandėrgjegjshėm pėr tė.

          Zemra jonė ka njė ritėm natyral dhe kjo reflektohet nė ritmin tonė tė brendshėm e tė veēantė, ndonėse kjo nuk ėshtė fikse ose konstante. Ajo ndryshon me emocionet dhe eksperiencat. Eksitimi, zjarri (vrulli), zemėrimi, frika dhe entuziazmi e rrisin ritmin e pulsit ndėrsa kėnaqėsia, rehati, paqja (qetėsia), ēlodhja, pushimi dhe gjumi e ulin ritmin.

          Sipas Dr. Brodbek, ka tė dhėna tė forta shkencore qė dėshmojnė se secili prej nesh jeton sipas njė ritmi normal tė preferuar qė shpjegon faktin pse dy njerėz shpesh irritohen nga njėri tjetri nė mėnyrė tė pashpjegueshme; sepse secili jeton duke u bazuar nė 'rrahje' tė ndryshme. Njė person reagon, mendon, lėviz, flet madje edhe ha dhe lexon shumė ngadalė sipas mendimit tė njė personi tjetėr i cili i bėn tė gjitha ato gjėra mė shpejt. "Ndėrprerja qė i bėjnė njėri tjetrit dy njerėz qė po bisedojnė mund tė shpjegohet me ritmet e tyre tė ndryshme", thotė ai. Ndryshime tė tilla nė modelet e ritmeve njerėzore mund tė ēojnė nė antipati violente ose edhe nė lodhje ose indiferencė kur dikush mendon, flet dhe gjestikulon sipas njė modeli tė brendshėm krejt asinkron me tė tonin. Nga ana tjetėr, takimi me dikė me model mjaft tė ngjashėm ritmi qė menjėherė pėrshtatet me tonin mund tė shpjegojė lehtėsinė me te cilėn ne nganjėherė ingranohemi me biseda me njerėz tė tjerė ose pse "na hahet muhabeti" me tė tjerė qysh nė takimin e parė. Ata kanė tė njėjtin ritėm me tonin ose kanė njė ritėm qė i pėrshtatet tonit.

          Ekziston mundėsia qė ne tė kontrollojmė ritmin tonė vetiak; mundėsi qė lehtėsohet nė qoftė se qė herėt ne e kushtėzojmė atė me muzikė duke arritur atė qė ne t'u pėrshtatemi mė mirė ritmeve tė tė tjerėve. Dr. Brodbek deklaron se kjo mund tė arrihet duke ia ekspozuar veten tonė njė diapazoni tė gjerė ritmesh muzikore. Ai mendon se kjo tolerancė ndaj ritmeve tė njėri tjetrit ėshtė njė faktor mjaft i lashtė nė vullnetin e mirė njerėzor bazė: 'Pjesė e ndarjes sė pandėrgjegjshme nė nivelin e ndjenjave'. Ai sugjeron gjithashtu se entuziazmi botėror pėr muzikėn e gjallė ritmike i tė rinjėve tė sotėm nė njė sėrė vendesh tė ndryshme, mund tė jetė njė nga mėnyrat e thjeshta me anėn e tė cilės rinia rreth e qark botės ka filluar tė ndjejė njėsimin (tė afrohen me njėri tjetrin) dhe po bėhet gati pėr kulturėn e re nė zhvillim tė botės.

          Ėshtė e qartė se nė rast se ne e njohim ritmin tonė vetiak ashtu siē ėshtė, e kuptojmė origjinėn dhe qėllimin e tij dhe e kontrollojmė me sukses atė kur ėshtė e nevojshme pėr t'ju pėrshtatur miqėsisht ritmeve tė ndryshme rreth nesh, atėhere do tė jemi duke dhėnė njė kontribut pozitiv mirėkuptimit njerėzor, dhe, nė rast se shumė prej nesh e bėjnė kėtė, do tė kontribuohet pėr paqen botėrore.

          Ne, gjithashtu, mund tė ndihmojmė tė tjerėt tė shkojnė drejt llojit tė ritmit qė preferojmė ne dhe e anasjellta. Nė secilin rast, ne nuk jemi thjesht duke pėrdorur ritmin e jetės qė ndodhet te secili prej nesh, por ne po sjellim edhe harmoni.

 

            Nga libri "Bota drejt barbarizmit dhe Profetėt"