Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe - Rexhep Shahu

REXHEP SHAHU

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

REXHEP SHAHU

 

 

 

 

 

          

             Hyrje

  

           Rexhep Shahu u lind nė vitin 1960 nė Bardhoc tė Lumės, mes Kukėsit e Prizrenit. Fėmijėrinė e kaloi nė breg tė Drinit tė Bardhė me Pikėllimin nė shpinė e Pashtrikun nė sy, aty, nė mesin e dheut, ku pajtohen e bėhen njė dy Drinat, i Bardhi dhe i Ziu dhe rendin bashkė me ėndrrat e tyre drejt detit.

            Nė Durrės kreu shkollėn e mesme teknike-mekanike. Atje u mėkua me det dhe lau ėndrrat nė tė. Universitetin pėr letėrsi e kreu nė Shkodėr.

            Ka provuar gjithfarė lloj punėsh e profesionesh nė fusha e male me bujq e blegtorė, kosėtarė e korrės gruri... Ka jetuar me mineral kėrkuesit, minatorėt, vagonistėt, ka punuar si motorist e xhenerik, ka bėrė sekretarin nė prokurori, shpesh duke u dridhur pėr fatet e tė tjerėve, ka qenė drejtues kulture, tregtar, ka themeluar njė kompani ndėrtimi, ka punuar gazetar nė Radio Kukėsi, nė Radio Tirana, nė Top Albania Radio e nė organe tė shumta shtypi tė Tiranės e Prishtinės, zėdhėnės nė Qarkun e Kukėsit, zėdhėnės shtypi nė Ministrinė ė Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit nė Tiranė, mė pas drejtues i sektorit tė Informacionit Bujqėsor nė kėtė Ministri.

            Ka drejtuar si kryeredaktor  revistėn kulturore “Dy Drina”, revistėn pėr fėmijė “Kallz”, organe kėto tė Qendrės Kulturore “Dy Drina”, tė pėrkohshmen “Gazeta e Kukėsit” dhe shtatė vite edhe revistėn kombėtare “Bujqėsia Shqiptare”, organ i Ministrisė sė Bujqėsisė, Tiranė.

            Rexhep Shahu ka botuar  10 libra :  “Mali i Hėnės”, poezi, Tiranė, 1988; “Bregu i Brengės”, poezi , Prizren, 2000; “Misioni pėr Paqen”, kushtuar krizės sė Kosovės dhe aktorėve tė kohės; “Bllaca” monografi; “Marsi i Minave”, Tiranė, 2006; “Lis i Vetėm nė Fushė, Tiranė 2011; “Apologji pėr Udhėn e Kombit”, Tiranė 2012; “Bukėn Tonė tė Pėrditshme”, Tiranė 2014 “Qyteti i Lutjeve”, Tiranė 2014  dhe “Sytė e Lirisė” – monografi, kushtuar heroit kaēanikas Ismail Raka.

            Rexhep Shahu ėshtė kryetar i Klubit tė Poezisė, organizatė Kulture qė synon tė mbledhė bashkė gjithė poetėt shqiptarė nė hapėsirėn e tyre dhe nė diasporė.

 

 

 

 

BULEVARDI I MBRETIT

 

Nė qytetin tim jam sa hala e njė pishe

Nė bulevardin e madh qė ndėrtoi mbreti

Nė kundėrshtim me ata qė s’e donin tė madh

Bulevardin e tė nesėrmės sė tyre tė vogėl.

 

Nė qytetin tim, jam sa jehona e emrit tim tė parė

Qė me dhunė e pėr interes tė parėt ma ndėrruan

Qė unė tė mbetėm me kokėn pas nga emri im i parė

Dhe tė mos shoh ku vė kėmbėn nė udhėn e tė nesėrmės.

 

Nė qytetin tim piskama e minareve dhe meloditė e

kambanave

Nuk mė thonė asgjė, s’janė meloditė e shpirtit tim,

Nuk janė thirrjet e zemrės sė tokės time, tė malit tim

Tė cilėve nėna ime u falet dhe u bėn kurban.

 

Nė qytetin tim gjurmėt nuk shkruhen thellė nė tokė

Qė tė mos i fshijė mbivendosja e gjurmėve tė reja.

Nė qytetin tim fshihet pėrditė dėrrasa e zezė

Dhe shkrimi tretet ajrit nė thėrmija tė pambledhshme.

 

Nė qytetin tim gomari vihet para kalit dhe tėrheq karrocėn

Liliputėt bėjnė hatanė urrejnė Guliverin

Sakatėt rendin me vrap tė jenė kudo tė parėt

Dhe urrejnė tė shėndoshėt pse nuk janė sakatė.

 

Nė qytetin tim qiellin e bėjnė dysheme, e shtrojnė nė rrugė,

Shkelin nėpėr tė. Toka dysheme pėrdoret si tavan a qiell.

 

 

VETJA IME E ĒMENDUR MĖ THOTĖ

 

Vetja ime e ēmendur mė thotė

Mos mė ndiq kot, lėrmė tė shijoj lirinė e munguar,

Mė ke ndrydhur njė jetė. Lėrmė se

Do tė bėj tė gjitha gjėrat qė ke dashur t’i bėsh ti e s’i ke bėrė

Do t’i kėpus prangat e moralit falls qė tė ka mbajt lidhur,

Do tė mėsoj tė qeshėsh pa frikė, tė fėrshėllesh sa do,

Ta derdhėsh tė qeshurėn tėnde hokatare nė bulevard,

Ta thuash gjithmonė tė vėrtetėn, le tė dalė ujė nga ajo,

Tė mos mbetesh si gjarpri nėn gur,

Tė mos gėnjesh as para vdekjes, tė vdesėsh i bukur,

Tė mos mbetesh rob i askujt, as i shėmtive tua,

T’i  thuash mosmirėnjohjes,  mos t’i  pafsha sytė,

Ik prej botės time, kolerė e njerėzimit. Me emrat qė kanė

T’i thėrrasėsh gjithė tė kallaisurit, hajdut e kopukė gėrdhu,

Tė skuqen para teje.  As Presidenti s’vjen nga planeti Mars,

Qė tė rėndojė mbi shpatullat e tua, deputeti, ministri

Nuk janė me frymė hyjnore,

Kujtova preshin sa herė tė mos u kujtohet!

Vetja ime e ēmendur mė thotė

Bota s’ėshtė e ikanakėve, por e qėndrestarėve qė s’pajtohen 

Me dhunėn, qė duan pa frikė,  ēelin lule edhe mes acarit,

Preja hundėt krekosjes sė sigurimsave qė kullosin

Tufėn e bashkėpunėtorėve tė tyre tė vobektė,

Pėr tė ruajt frikėn dhe dy breza njerėzorė pas vetes,

Frikėn dhe gjithė pasuritė e vendit

Qė i vodhėn  kur u shemb diktatura.

Lėri lakuriq snobėt qė turpėrohen pėr  nėnėn e tyre,

Qė e ēojnė tė vdesė nė azile,

Qė duan mė shumė qentė se jetimėt,                                                                                        

Hidhe nė erė kujtimin e Faraonit dhe tė piramidės sė tij

Mes qytetit, tė kullojė e liga dhe tė shuhet shpresa spiune

Pėr varrin nė themele.

Detyroi mediat tė mos pėrqyrren nga kurvėritė e byrosė

Politike, por tė vajtojnė qėndresėn e burgosur qė lėpinte

Kockat qė  hidhnin xhelatėt nė kanalin e ujrave tė zeza,

Qė hante morrat e vet tė mos vdiste!

Nxirri nė shesh me dhunė Pėrdhunuesit,

Tė nderojnė monumentin e At Zef Pėllumbit,

Tė gjithė hajnat- minj zyrash suvatoi me mut,

Bėji pėrmendore muti mu nė mes tė sheshit,

Deri sa tė binden tė gjithė se nuk ėshtė i pazoti

Ai qė punon ndershėm nė zyrat e shtetit.

 

 

PO BĖHEM MBRĖMJE

 

Dalėngadalė

Po bėhem mbrėmje,

S’kam mė sy,

Por dy male mjegulle.

Brenda syve dy kalorės pa kuaj zvarriten

Dhe njė diell i shuar qė kush e di kur ka vdekė.

 

Dalėngadalė po bėhem ikje,

S’kam mė kėmbė,

Por dy kaproj vetmie.

Nė brirė kaprojsh ėshtė ngatėrrua pylli,

Nuk di nga mund tė dilet.

 

Dalėngadalė po bėhem dhimbje,

S’kam mė duar,

Por dy mjellma malli.

Nė krahėt e tyre do ta mbaj qiellin

Dhe botėn qė ėshtė veē prej ajri.

 

 

PAQE S’DO TĖ KETĖ

 

Nga varrimet vijmė, nė varrime shkojmė

Te varrosė njerėz na shkoi kjo jetė.

Derisa vrasėsit ngushėllojnė nė vdekje

Paqe s’do tė ketė.

 

Nga talljet vijmė, nė pėrbuzje shkojmė

Te pėrbuzė njerėz rrinė nė pushtet.

Derisa shpėrblehen njerėzit me pėrbuzje

Paqe s’do tė ketė.

 

Nga mashtrimet vijmė, drejt mashtrimesh shkojmė

Shpėrblimi me vdekje quhet jetė.

Sa tė ketė shtetarė qė vjedhin, vrasin shpresa

Paqe s’do tė ketė.

 

 

LIRIA E VDEKJES

 

Luftėrat e mėdha po digjen me shpejtėsi

Mijėra njerėz vdesin para syve tonė tė heshtjes.

Bota vallėzon me muzikėn qė bėjnė lopatat

Tek hedhin baltė mbi tė vdekurit qė harrohen.

 

Shakatė e mėdha po bėhen tė gjitha

Shtirjet luhen nė teatrin e urrejtjes qė vret.

Njerėzit sot vlejnė mė pak se qentė

Pėr tė cilėt bota moderne nxjerr sytė e vet.

 

Luftėrat e mėdha po sosen me shpejtėsi

Digjen nė luftėra tė vogla me vdekje tė mėdha.

Nė petkat e vdekjes shkruhet fjala liri

Liri veē vdekja ka…

 

 

PARULLA

 

Nė brigjet e kėtij viti dolėn shumė plehra

Kufoma tė kalbura ėndrrash me hero

U bėnė digė nė breg me ndalė tė ligėn

T’i thonė pėrbuzjes : Jo!

 

Nė brigjet e kėtij viti u mblodhėn shumė eshtra

Tė mundurish e qeniesh pa fat

U shqyen nė dete tė rij me ujė tė vjetėr

S’thanė kurrė jo, prit pak!

 

Nė brigjet e kėtij viti u mblodh mal dėshpėrimi

I njerėzve qė s’guxojnė tė thonė : Jo!

Qė fshijnė pėshtymėn qė ua hedhin nė fytyrė

Dhe prapė s’thonė : Jo!

 

Nė brigjet e kėtij viti dolėn shumė njerėz

Heronj qė ushqehen me parulla ngado

Ngopen me parulla, refuzojnė lirinė

Heronjtė tanė kurrė s’thonė : Jo!