.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Tema tė tjera 2 - Religjionet, prejardhja dhe llojet (3)

www.explorerunivers.com

       RELIGJIONET, PREJARDHJA DHE LLOJET (3)

      Nė religjionet profetike, fokusimi qendror ėshtė shoqėria dhe veprimet njerėzore – ato qė manifestojnė dėshirėn dhe prezencėn e hyjnores. Kėshtu, njė person qė kėrkon hyjnoren do tė shikojė nė natyrėn e shoqėrisė dhe rrugėn e historisė sė njerėzimit – pėr shembull, ngritjen dhe rėnien e perandorive tė mėdha. Dėshira e hyjnores shihet nė ngjarje tė kėtilla, nė marrje tė asaj se gjėrat e mira nė historinė e njerėzimit reflektojnė lumturinė e hyjnores derisa ngjarjet e kėqija zemėrimin e hyjnores.

 

 

  

            Ēka janė Religjionet Profetike?

 

            Karakteristikat dalluese, Besimet dhe Zbatimi

 

            Religjioni Profetikėshtė fort i lidhur me Religjionin e Shpallur dhe ka momente kur kėto dy terme mund tė pėrdoren kėmbyeshėm, por nuk janė saktėsisht tė njėjtė.

            Nė religjionet profetike, nė shpalljet e shenjta roli i profetėve ėshtė nė njė status tė veēantė. Profetėt janė pėr tė udhėhequr dhe pėr tė kėshilluar shoqėrinė kur tė jetė nė ngecje – kėshtu, ata luajnė rolin e vepruesit dhe rolin dinamik ku teksti statik i shpalljes nuk mund t’i arrijė lehtė.

            Ka disa mospajtime nė pikėn e fundit. Disa shkollarė sugjerojnė se roli historik i profetėve ėshtė i mjaftueshėm pėr njė religjion ta kualifikojė atė si religjion profetik, bile edhe nėse nė tė nuk ka mė rol veprues pėr tė. Nga kjo, Judaizmi shpesh quhet religjion profetik edhe pse koha e profetėve ēifut ėshtė shumė e hershme.

            Nė kuptimin mė tė ngushtė tė religjionit profetik, Judaizmi nuk do tė kualifikohej nė kėtė lloj. Shembull i kėtij religjioni ėshtė Mormonizmi. Anėtarėt e Kishės sė Jezu Krishtit tė Ditėve tė Fundit besojnė se udhėheqėsi i kishės sė tyre ėshtė njė profet aktiv i Zotit dhe ėshtė i aftė pėr pranimin e shpalljeve tė reja pėr atė se ēfar don Zoti nga njerėzimi.

            Nė religjionet profetike, fokusimi qendror ėshtė shoqėria dhe veprimet njerėzore – ato qė manifestojnė dėshirėn dhe prezencėn e hyjnores. Kėshtu, njė person qė kėrkon hyjnoren do tė shikojė nė natyrėn e shoqėrisė dhe rrugėn e historisė sė njerėzimit – pėr shembull, ngritjen dhe rėnien e perandorive tė mėdha. Dėshira e hyjnores shihet nė ngjarje tė kėtilla, nė marrje tė asaj se gjėrat e mira nė historinė e njerėzimit reflektojnė lumturinė e hyjnores derisa ngjarjet e kėqija zemėrimin e hyjnores.

            Kjo don tė thotė se njė vėmendje e afėrt drejt hyjnores ėshtė e domosdoshme sepse askush nuk don tė prodhojė zemėrim. Si pasojė, bindja pėr hyjnoren luan njė rol tė rėndėsishėm nė religjionet profetike – e qė zakonisht shpjegohet si Besim. Ky theks nė sjellje tė duhura ēon religjionet profetike tė vėnė mė shumė theks nė orthopraksė (orthopraxy – sjellje tė drejtė) sesa nė orthodoksi (besim i drejtė).

            Kjo nuk don tė thotė se religjionet e kėtilla nuk kan dert se ēfar besojnė njerėzit. Besimet e drejta nuk janė tė mjaftueshme pėr njerėzit tė deklarohen se janė tė “mirė”. Nė tė vėrtetė, ata duhet qė drejtė tė mbėshteten nė pritjet e sjelljeve qė janė tė transmetuara nga Zoti pėrmes profetėve.

            Nėse i kuptojmė religjionet profetike se janė cilido religjion ku profeti ka luajtur njė rol tė rėnėsishėm, madje nėse tani nuk ėshtė rasti pėr tė, ne gjithashtu do tė kuptojmė se religjionet profetike kanė njė profet tė vetėm, unik i cili ishte krijues i atij religjioni. Ky profet besohet tė ketė transmetuar shpallje unike dhe authoritative, shpesh duke krijuar njė religjion tė ri, jasht nga traditat e religjioneve paraekzistuese.


            Ēka janė Religjionet Mistike?

 

            Karakteristikat dalluese, Besimet dhe Zbatimi

 

            Religjion Mistik ėshtė ai nė tė cilin pėrvojat mistike luajnė rolin mė tė rėndėsishėm nė kuptimin e natyrės, tė mėsuarit pėr hyjnoren dhe tė jesh njė person i devotshėm dhe fetar.

            Nė ekstrem, pėrjashton tė gjitha ēėshtjet me jetėn, shoqėrinė dhe besimtarėt e tjerė – nuk ėshtė pra surprizė qė religjionet mistike nuk kanė njė jetė tė gjatė nė traditėn e religjioneve.

            Sistemi i religjionit mistik ėshtė i pėrafėrt me pėrshkrimin e Maks Veberit pėr autoritetin karizmatik, njė lloj autoriteti qė ėshtė nė besnikėrinė e njė personi dinamik dhe tė fuqishėm. Kur ai person vdes, struktura shoqėore e krijuar nga ai autoritet do tė bie pėrveē atėherė kur njė autoritet i ri e merr pėrsipėr atė ose vetė sistemi transformohet pėr tė pėrfshirė elemente tė tjera tė autoritetit racional (kierarkisė racionale) pse autoriteti tradicional (shenjtėria e traditės).

            E vėrtetė te religjionet mistike ėshtė se: pėrvoja mistike e njė ose disave nuk rezulton nė traditėn fetare qė mbetet koherent dhe jetėgjatė pėrveē nė tekstet e shkruara ku traditat janė tė shtuara nė pėrzierje. Kjo ėshtė e vėshtirė tė arrihet sepse religjionet mistike kryesisht u shmangen ritualeve, kungatave, ēėshtjeve materiale dhe traditave.

            Kontakti me hyjnoren mund tė ndihmohet me rituale tė veēanta, por ato nuk janė tė varura dhe qėllimi kryesor ėshtė tė jenė si mbėshtetėse.

            Njė pasqyrim i veēantė e prirjes pėr religjiozitetin mistik nuk ėshtė pėrmes njė religjioni tė pavarur, por shpesh si njė alternativė Brenda disa traditave tė religjioneve tė tjera. Shumė religjione ofrojnė njė rrugėdalje shumė specifike pėr impulsin mistik; misticizmi ėshtė i kanalizuar dhe udhėhequr nė mėnyrė qė ėshtė i qėndrueshėm me doktrinat e traditave dominante.

            Kjo ėshtė e rėndėsishme sepse misticizmi ėshtė i vėshtirė tė parashikohet dhe kontrollohet. Ēdokush mund tė ketė ndonjė lloj pėrvoje dhe tė dalė me njė lloj mprehtėsie, inspirim apo porosi.

            Kjo mund tė rezultojė ne idetė qė janė nė kundėrshtim me idetė e religjioneve dominante; edhe mė keq, idetė mund tė pėrfitojnė pėrcjellės dhe jenė njė sfidė e autoriteteve fetare.

            Duke kontrolluar kontekstin dhe tė mėsuarit e njė “misticizmi” tė autorizuar, religjioni dominues mund tė ketė njė ndikim tė madh mbi llojet e njerėzve me pėrvoja tė tilla fetare ku ato interpretohen.

 


            Ēka janė religjionet Fisnore?

 

            Karakteristikat dalluese, Besimet dhe Zbatimi

 

            Religjioni Fisnor mė mirė do tė kuptohet me atė se ēka nuk ėshtė: nuk ėshtė njė qė ka mesazh fetar pėr gjithė njerėzimin, nuk ofron ndonjė shpėtim tė pėrgjithshėm, nuk ka kuptimin e pasjes sė njė mprehtėsie unike nė dėshirėn e ndonjė zoti, dhe nuk pret nga tė tjerėt tė kujdesen pėr atė se ēfarė do tė thuhet.

            Religjionet fisnore janė tradita fetare tė njė grupi shoqėror qė kanė ekzistuar nė njė kohė dhe vend tė caktuar. Religjionet fisnore shėrbejnė si depo pėr menēurinė
e mbledhur, historinė dhe besimet e atij fisi.

            Religjionet fisnore mund tė pranojnė konvertim nė rrethana tė veēanta, por ajo shpesh ėshtė e shkurajuar dhe gati asnjėherė e inkurajuar. Aty nuk ka rol ndėrrimi. Anėtarėsimi nė kėtė religjion arrihet nėse lind nė atė fis. Ata tė cilėt nuk janė aq me fat tė linden nė atė fis nuk pritet qė ndonjėherė tė kuptojnė ose vėrtetė ta besojnė atė bile edhe nėse ato kalojnė pėrmes disa riteve tė veēanta konvertimi.

            Religjionet fisnore kanė zakonisht specialist tė cilėt shėrbejnė si autoritete fetare pėr fisin. Kėta specialist interpretojnė historinė e fesė dhe traditėn e njerėzve se si ata duhet a aplikojnė atė nė situate tė reja. Specialisti ėshtė kryesisht njeriu i njejtė i cili ėshtė pėrgjegjės pėr interpretimin e shenjave nga natyra si dėshira tė zotėrave ose shpirtėrave – pėr shembull tė pėrcaktojnė aprovimin apo mosaprovimin pėr luftė ose shpėrngulje.

            Nėse fisi ėshtėi vogėl, specialisti fetar ėshtė i vetėm ose me dy bashkėpunėtor (nxėnės). Nėse fisi ėshtė i madh, kierarkia fetare mund tė zhvillohet me qėllim qė tė ketė njė sistem racional pėr pėrcaktimin e asaj se kush ka autoritet dhe trajnim pėr tė interpretuar traditėn dhe shenjat nga zotėrat.

            Njėri prej religjioneve mė tė mėdha nė botė, Hinduizmi, mendohet tė jetė religjion fisnor sepse fokusohet nė shprehjen e vlerave kulturore dhe historike Indiane. Ata mendojnė se tė jesh njė Hindu, do me thėnė tė jesh pjesė e shoqėrisė Indiane.


            VENDI DHE FUNKSIONI I RELIGJIONIT NĖ SHOQĖRI


            Nė formėn e vet mė tė thjeshtė ēdo religjion mund tė shihet si njė sistem besimi. Ky sistem mund tė ndikojė nė vlera, ligje, zakone, rituale dhe modelet e pergjithshme tė sjelljes.

            Religjioni mund tė ndikojė nė individin, grupin, shoqėrinė ose kombin. Mund tė luajė njė rol periferik ose integral mbrenda shoqėrisė. Struktura e tij mund tė jetė komplekse si ēdo organizatė e madhe byrokratike ose e thjeshtė si njė marėdhėnie dy-kahėshe nė mes njė personi ose njė objekt/subjekti tė njė pune.

            Funksioni i religjionit nė njė shoqėri ėshtė shpesh i sqaruar njerėzve si origjinė primare, natyrė e jetės, funksion, qėllim i jetės dhe arsye pėr tė jetuar. Pėr ta bėrė mė tė thjeshtė, i pėrgjigjemi pyetjes “Pse jam kėtu”.

            Nė tė kaluarėn religjioni ėshtė pėrdorė si mekanizėm kontrolli, mėnyrė e tė arriturit tė urdhėrit, si dhe delegimit tė roleve dhe pėrgjegjėsive. Nga pikėpamja sociologjike “ Dhjetė Urdhėrat” tė dhėnuna Musa-s janė njė grup rregullash tė sjelljes tė cilat mund tė sjellin rend dhe harmoni nė shoqėri, tė cilat do t’i mundėsonin shoqėrisė funksionim nė njė mėnyrė tė organizuar dhe sistematike.

            Religjioni mund tė diktojė njė grup tė pranueshėm standardesh dhe ata tė cilėt duan tė mbeten nė atė shoqėri duhet t’i mbėshteten kėtyre standardeve, mbrenda kufijve tė pranueshmėrisė. Pėr ata tė cilėt nuk mund ta bėjnė kėtė, prej ēfarė do lloj arsyeje, ėshtė opcioni i lėshimit tė shoqėrisė ose fillimit/marrjes pjesė nė njė religjion tjetėr.

            Kryesorja e gjithė religjioneve ėshtė koncepti i njė marėdhėnie. Marėdhėnia mund tė pėrfshijė njė apo mė tepėr njerėz, mund tė jetė fizike apo shpirtėrore, dinamike apo statike, reale apo imagjinative.

            Mbrenda kufijve tė kėsaj marėdhėnie janė tė pėrdorura fjalėt sikurse “pėrkushtim, ndriēim i mendjes, rrespekt, besim, shenjtėrim, i shenjtė, adhurim, ngushėllim, sakrificė mistike dhe karizmatike”.

            Kanalet e komunikimit mund tė jenė formale dhe tė organizuara nėpėrmjet priftit/priftėreshės, magjistar/shamanit, ku ka tė caktuar kohėn dhe vendin ku mund tė mbahen aktivitetet fetare. Komunikimi mund tė jetė jo formal ku individi ka “linjė direkte” nė ēdo kohė dhe nė ēdo vend. Nė shembullin e fundit tė besimit nė objektet fetare(figura, statuja, tempuj ose vizatime) rėndėsia e tyre mund tė mos jetė esenciale.

            Besimi dhe vlerat e mbajtura tė shoqėrisė janė shpesh tė inkorporuara nė shoqėri. Kolektivisht ato mund tė formojnė moralin e shoqėrisė. Ligjet dhe rregullat tė cilat udhėheqin shoqėrinė mund tė reflektojnė kėtė moral. Kontrolli dhe sistemi i ndėshkimit mund tė “thurret nė ndėrtimin e religjionit” dhe nė disa shoqėri kanė rol dominues.

            Ndėshkimi mund tė jetė i menjėhershėm dhe i ashpėr duke kėrkuar legitimacion nėpėr vite ose mund tė jetė i shtyrė deri pas vdekjes kur ashpėrsia ėshtė e lartėsuar nga misticizmi dhe imagjinata. Alternativė e ndėshkimit mund tė jetė kontrolli nėpėrmes faljes dhe pendimit, mėshira ėshtė kualitet i mirė dhe shumica e shoqėrive e pranojnė vlerėn dhe ndikimin e saj.

            Religjioni mund tė shihet si njė process shoqėror nė mes shumė proceseve shoqėrore. Ėshtė prodhim i mendjes sė njeriut , entitet kompleks shoqėror i cili ka kaluar nėpėr gjenerata.

            Si njė prodhim i shoqėrisė ėshtė nė mėnyrė tė pazgjidhur i lidhur me produktet tjera shoqėrore sikurse politka, ekonomia, ligji, muzika dhe arti. Ka njė lloj energjie nė vete, njėherė e lindur mund tė zhvillojė dhe ndėrrojė nė pajtueshmėri me vetvetėn, mund tė nxjerr rregulla tė veta.

            Nė pėrgjithėsi ėshtė domethėnėse vetėm pėr ata tė cilėt i takojnė kulturės nga e cila religjioni ka dalur. Religjioni mund tė pėrcillet nga njė kulturė nė tjetrėn, por zakonisht me vėshtirėsi dhe sukses tė pasigurt.

            Religjioni mund tė jetė i larmishėm sikurse kulturat e ndryshme nga e cila ajo del. Lista e religjioneve mė tė rėndėsishme botėrore ėshtė me sa vijon:

            - Shinto nga Japonia

            - Islamizmi, dominuese nė Lindjen e Mesme dhe pjesė tė Azisė, nga e cila janė dy degė, Suni dhe Shi’izėm.

            - Hinduizmi nė Indi dhe Indonezi.

            - Budizmi nė Azinė Jug-Lindore e cila zhvillohet nė dy besime, “Mjeti i Madh” Mahayana dhe “ Mjeti i Vogėl “ Hinayana.

            - Religjioni Kinez Taoizmi dhe Konfucianizmi.

            - Krishterizmi i shpėrndarė nėpėr Europe dhe Botėn e Re ( Amerikat ) nė formė tė Krishterizmit Ortodoks, Katolicizmit Romak dhe Protestantėt.

            - Judaizmi nė Izrael, shumė religjione fisnore nė Afrikė, Azi dhe Amerikėn Jugore.

            Ka shume religjione tė vogla , disa me njė histori tė gjėrė dhe tė tjerat sapo tė krijuara.
Shumė religjione tentojnė tė fokusohen nė “ Figurėn e Zotit”.

            Disa religjione kanė mė tepėr se njė “ Figurė Zoti”( politeist ) si njė objekt/subjekt pėrkuljeje ose pėrkushtimi. Besimi nė simbolet fetare , objektet e shenjta ėshtė i pėrbashkėt pėr tė gjitha religjionet sikurse ėshtė besimi i sigurtė nė rimėshirim ose “jetė” pas vdekjes.

            Shumėllojshmėria e religjioneve ushtron njė qėndrueshmėri me njė larmi kulturash dhe kufizim rrugėsh tė cilat njerėzve u japin kuptim nė botėn e tyre. Kėtyre praktikave fetare u ėshtė dhėnė legjitimitet dhe besim nė dokumente tė shkruara tė cilat nė vetvete mund tė ofrojnė njė rrugė tė ndritshme pėr ndjekėsin e saj.

            Tė krishterėt e kanė Biblėn e tyre, Hindusėt mėsojnė Vedas-in, Hebrejėt lexojnė Talmud-in, Muslimanėt gjejnė ndriēim tė mendjes nė Kur’an dhe Kinezėt mund tė mėsojnė tė shkruarat e Konfuēies-it.

            Shumė religjione ballafaqohen me paradoksin e prezencės sė njė krijuesi hyjnor i cili ėshtė i dėlirė, i mirė dhe dashamirės nė botėn ekzistuese tė sė keqės, vuajtjes, shkatrrimit dhe dhimbjes. Si mundet njė qenie qė ėshtė i dėlirė dhe i mirė tė krijojė tė keqėn?

            Religjionet kanė tentuar tė e tejkalojnė kėtė problem duke paraqitur njė qenie tė keqe, njė kundėrshtar ose kundėr-zot. Ky anti-zot duke poseduar fuqi tė madhe, ėshtė i prirė nga rėnja e njeriut dhe shkatrrimit tė shoqėrisė. Tė Krishterėt e Judas e kanė ‘Satan-ėn’, nė Hinduizėm ėshtė Ahi dhe Shiva, nė Budizėm ėshtė Mara dhe nė disa religjione Afrikane figura djallesh sikurse marimanga Anansi e njohur pėr njerėzit Ashanti tė Ganės Qendrore.

            Nė vendet e larta tė Guinesė sė Re ka shumė shpirtėra tė djallėzuar tė cilat kanė veti sėmundjesh, apo humbje nė beteja. Nė Afrikė dhe Melanezi veprat e kėqija janė tė drejtuara nėpėrmes aktiviteteve tė shtrigave dhe shamanėve.

            Rėndėsia e “vdekjes dhe varrimit” ėshtė evidente nė shumicėn e religjioneve nė botė. Njerėzit dallojnė gjerėsisht nė trajtimin praktik dhe tė kuptuarit e ketij fenomeni universal. Megjithėse vdesim vetėm shumica e shoqėrive dhe religjioneve e paraqesin vdekjen si njė ngjarje tė rėndėsishme shoqėrore.

            Janė tė themeluara adete familjare, njė strukturė e pranuar e sjelljeve tė shokėve dhe fqinjėve. Njerėzit Bask e shohin si detyrė tė tyre tė vizitojnė tė vdekurin, edhe nėse mund tė jetė farefis apo qė kurrė nuk e kanė parė mė parė. Kjo ‘detyrė’ ėshtė shumė e zakonshme, vetėm se nė shoqėritė urbane dhe ato tė pėrparuara industrialisht tė vdekurit ndonjėherė lihen vetėm nė spitale apo shtėpi tė pleqve.

            Nė shumė religjione ka njė mbėshtetje shumė tė madhe pėr tė afėrmit e tė vdekurit. Dhimbja e tyre mund tė bėhet mė e lehtė nga intervenimet shpirtėrore tė ‘priftėrinjėve’ shamanėve ose figura tjera fetare ose me komunikim direkt me hyjninė madhore.

            Eshtė zakon pėr pėrcjellėsit e tė vdekurit tė identifikohen nė mėnyrė qė shoqėria t’i rrespektojė dhe kujdeset pėr kalimin e dhimbjes. Ne Europė dhe Amerikė pėrcjellėsit e tė vdekurit vishen me tė zeza, nė Kinė ata vishen me tė bardha, nė Indi ata i qethin kokat e tyre dhe nė Madagaskar ata nuk i krehin flokėt e tyre. Koncepti i varrimit tė duhur ėshtė kryesor nė tė gjitha shoqėritė edhe pse mund tė ndryshojė mjaft nga pozita shoqėrore e tė vdekurit.

            Vdekja trajtohet ndryshe tek Hindusėt tė cilėt besojnė se pas vdekjes pason ringjallja. Ėshtė praktikė Hinduse tė kremoset i vdekuri, kėshtu duke i lejuar shpirtit tė jetė i lirė, e jo i burgosur nė varr. Nė traditėn Krishtere Judiste individėt kanė vetėm njė shpirtė, kurse tek fiset Indiane dhe Afrikane individėt kanė 5 shpirtėra tė shumėfishta.

            Dajakėt e Bornesė besojnė se njeriu i vdekur nuk e humb shpirtin menjėherė. Shpirti ka fuqinė tė shkaktojė dėm nė tė gjallin prandaj trupi trajtohet me njė rrespekt tė madh derisa mishi tė jetė komplet i kalbur duke i lejuar shpirtit tė ndahet nė paqė.

            Mosha e tė vdekurit mund gjithashtu tė ndikojė nė praktikėn e varrimit: shumė rite varrimi tė krishterėve janė tė rezervuara pėr ata qė kanė qenė Baptist. Ėshtė njė shprehi e pėrgjithshme nė shumė religjione tė konsiderohet vdekja si njė ndėshkim pėr keqbėrjet e njeriut.

            Tė krishterėt shpjegojnė se vdekja vjen nė botė si rezultat i rrugėve tė kėqija tė njeriut. Shumė njerėz tentojnė tė pėrjetėsojnė vetveten pėrtej vdekjes mbrenda strukturės dhe domethėnies sė religjionit tė tyre. Besimi nė jetėn pas vdekjes nga mėnyra ose e ringjalljes ose tė njė shpirti tė pavdekshėm ėshtė ndoshta njė nga komponentat mė magnetike dhe mė mistike tė tė gjitha religjioneve.


            RELIGJIONI NGA PIKĖPAMJA KONFLIKTUOZE


            Pėrkundėr funksioneve tė dobishme tė religjionit pėr shoqėrinė, ai mund tė implikohet gjithashtu edhe nė konfliktet e ndryshme shoqėrore. Karl Marksi njihet si sociologu qė ka shkruajtur pėr aspektin konfliktuoz tė religjionit. Spas tij, religjioni ėshtė njė vetėdije falso dhe njė mjet qė njerėzit e fortė e pėrdorin nė betejat mes klasave tė shoqėrisė.

            Marksi ka deklaruar se religjioni dominues nė shoqėri ėshtė i klasės dominante nė aspektin ekonomik dhe politik dhe gjithmonė jep justifike pėr barazinė dhe padrejtėsitė e kėsaj klase. Ai thotė: Njeriu e formon religjionin jo religjioni njeriun…Vuajtja religjioze ėshtė nė tė njėjtėn kohė shprehje e vuajtjes reale edhe protestė ndaj saj.

            Religjioni ėshtė ofshamė e krijesave tė shtypura, sentiment i botės pa zemėr dhe shpirt i gjendjeve jo shpirtėrore. Ai ėshtė opium i njerėzimit”.

            Raste tė pabarazisė nė emėr tė religjionit kemi pasur nė Egjipt ku faraonėt janė konsideruar si zotėra dhe tė gjithė njerėzit iu janė pėrmbajtur urdhėrave tė tyre. Ata janė konsideruar si tė shenjtė dhe tė mbinatyrshėm. Pastaj kemi teorinė indiane apo hinduse qė i kėrcėnon individėt qė ndryshojnė statusin e tyre se do tė konsiderohen si kafshė.

            Religjioni gjithashtu mund tė legjitimojė ndryshimet qė favorizojnė mė tė fortin apo tė pasurin. Religjioni shihet edhe si objekt i shumė luftėrave dhe kolonizimeve. Rast e kemi Krishterimin i cili si religjion i Perandorisė Romake u pėrhap mė pas nga kjo perandori nė shumė vende tė tjera me anė tė kolonializimit apo pushtimit.

            Pikpamja e Marksit pėr religjionin si “opium i njerėzimit” mund tė shifet si shumė e ngushtė sepse religjioni mund tė kyēet nė konfliktet shoqėrore nė aspekte tjera gjithashtu duke pėrfshirė mėnyrat qė sfidojnė status kuon.

            Religjioni shpesh pėrdoret si njė armė ideologjike duke justifikuar konfliktet me dallimet fetare qė ekzistojnė mes njerėzve. Njė popull qė ėshtė nė luftė pa dyshim mendon se Zoti ėshtė nė anėn e tyre gjė qė e favorizon religjioni i tyre. Nė kohėn e sotme kemi rastin e konfliktit mes Izraelitėve dhe Palestinezėve, pėrkatėsisht hebrenjėve dhe muslimanėve, konflikt i cili ėshtė religjioz, edhe pse pohohet se luftohet pėr atdhe.

            Luftėrat tė cilat sot ndodhin nė botė e qė zakonisht edhe quhen si ‘kryqėzatat e reja tė krishterėve’ ndryshe quhet edhe “pėrplasja e qytetėrimeve” pėr tė cilėt shumė mendimtarė pohojnė se janė tė bazuar thjesht nė fe dhe nė doktrinat e krishterimit pėr njė dominim nė tė gjithė botėn nė mėnyrė demokratike.

            Ky ėshtė njė funksion tepėr i rrezikshėm i religjionit nė botėn e sotme qė pėrdoret nga shumė njerėz dhe qeveri pėr arritjen e shumė qėllimeve tė tyre personale e kolektive nė emėr tė religjionit tė tyre.


            PĖRFUNDIM


            Religjioni si formė e vetėdijes shoqėrore, pėrkundėr ndikimeve negative nė shoqėri, me forcimin e vetėdijes sė solidaritetit, me kontrollin e shoqėrisė, afrimin e pėrgjigjeve pėr shumė pyetje dhe mistere, dhe me ndihmėn psikologjike qė u jep njerėzve ka arritur tė mbijetojė dhe tė jetė njė nga vlerat kryesore tė njerezimit.

            Ka arritur tė bėhet pjesė e kulturės sė shumė popujve dhe tė ketė ndikim nė moralin, mėnyrat e sjelljes dhe vetėdijen e popujve.

            Religjioni, nė kuptimin e ngushtė sjell paqe, jep shpresė, iu jep njerėzve identitet dhe qėllim jetėsor.

            Njerėzit religjioz, dijnė se pėr ēfar kanė ardhur nė kėtė botė, pse jetojnė dhe e dijnė se ēfarė kėrkon ajo krijesė apo qenie e mbinatyrshme supreme dhe e shenjtė. Njerėzit religjioz kanė familje mė tė qėndrueshme, janė mė tė pėrgjegjshėm pėr komunitetin dhe pėr jetėn e tyre, dhe mbi tė gjitha, janė realist.


            F U N D

 

         Postuar nga Neo

 

  (1)           (2)