.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Psikologji - Ēka ėshtė psikologjia?

Shkruan: Prof.dr. sci. Mujo HASKOVIQ

 

  ĒKA ĖSHTĖ PSIKOLOGJIA?

 

Psikologjia ėshtė shkenca mbi shpirtin.

 

Psikologjia studion proceset dhe sjelljet e vetėdijshme dhe tė pavetėdijshme psikike tė individit.

 

Librin e  Prof. dr. sci. Mujo Haskoviq „PSIKOLOGJI“, mund ta shkarkoni falas nė sektorin:

„Literaturė“

dhe nė web faqen

www.syri3.com

 

 

 

            Psikologjia studion nė aspektin shkencor sjelljen dhe proceset psikike. Objekti i interesimit tė psikologėve pėrfshin sistemin nervor, ndjenjat dhe percepcionin, tė mėsuarit dhe kujtesėn, intelegjencinė, gjuhėn dhe tė folurit, mendimin, rritėn dhe zhvillimin, personalitetin, stresin dhe shėndetin, ērregullimet psikologjike, mėnyrat e zbutjes dhe tė mėnjanimit tė ērregullimeve psikologjike, sjelljen seksuale, si dhe sjelljen e njerėzve nė rrethana sociale, d.m.th. nė grupe tė ndryshme dhe nė organizata shoqėrore.

 

            PSIKOLOGJIA SI SHKENCĖ

 

            Psikologjia, si edhe shkencat e tjera, pėrpiqet t’i pėrshkruajė, sqarojė, parashohė dhe kontrollojė dukuritė qė i studion. Pra, psikologjia pėrpiqet tė pėrshkruajė, sqarojė, parashohė dhe kontrollojė sjelljen dhe proceset psikike.

            Kurdoherė qė kjo ėshtė e mundur, emėrtimet dhe nocionet pėrshkruese lidhen me teorinė. Teoritė paraqesin formėsimin e tėrėsishėm tė raporteve tė qarta midis dukurive tė vrojtuara. Teoritė psikologjike mbėshteten nė supozimet mbi sjelljen dhe proceset psikike, pėrmbajnė pohime mbi parimet dhe ligjshmėritė qė sundojnė midis tyre dhe na bėjnė tė mundshėm paraqitjen e sqarimeve dhe tė parashikimeve. Teoritė psikologjike mund t’i ndėrlidhin pohimet mbi sjelljen (siē ėshtė tė ushqyerit ose agresioni), proceset psikike (mentale) (siē janė qėndrimet ose parafytyrimet), si dhe mbi strukturat anatomike ose proceset biologjike. Pėr shembull, shumė prej reaksioneve tona ndaj drogės sikurse ndaj alkoolit apo marihuanės, mund tė maten kur manifestohen nė sjellje, e supozohet se ajo sjellje shpreh veprimin biokimik tė drogave si dhe parashikimet tona (mentale) mbi ndikimin e tyre. Psikologėt verifikojnė, gjithashtu, teoritė e veta tė pėrpiluara me kujdes me anė tė metodave hulumtuese, siē janė hulumtimet dhe eksperimentet nė terren. Teoria e kėnaqshme psikologjike na i bėn tė mundshme parashikimet. Pėr shembull, teoria e kėnaqshme mbi urinė do tė na bėjė tė mundshėm parashikimin kur do tė hanė njerėzit e kur jo. Mirėpo, nė psikologji pėr shumė teori ėshtė konstatuar se nuk janė tė afta tė sqarojnė ose parashikojnė atė qė ėshtė vėrejtur. Pėr kėtė arsye, ato teori janė braktisur ose janė ndryshuar.

            Nocioni i kontrollimit tė sjelljeve dhe tė proceseve psikike ėshtė kontravers. Disa njerėz gabimisht mendojnė se psikologėt kėrkojnė mėnyra qė t’i shtyjnė njerėzit e tjerė ta bėjnė atė qė u urdhėrohet – sikurse kukullave nė pe. Kjo nuk ėshtė ashtu. Psikologėt janė tė prirur tė besojnė nė dinjitetin e qenieve njerėzore, kurse dinjiteti i njeriut kėrkon qė njerėzit tė jenė tė lirė tė marrin vendime tė veta dhe tė zgjedhin sjelljen e vet. Tėrė kohėn psikologėt mėsojnė gjithnjė e mė shumė pėr ndikimet nė sjelljen e njeriut, por atė dijeni ata e aplikojnė vetėm nė bazė tė kėrkesės dhe pėr t’u ndihmuar njerėzve nė realizimin e nevojave tė tyre.

 

            PSIKOLOGJIA E APLIKUAR

 

            Psikologėt kanė interesim tė shprehur tė pėrbashkėt pėr sjelljen, por mund tė dallohen shumė mes veti. Disa psikologė nė radhė tė parė janė tė angazhuar nė hulumtime themelore (qė ndonjėherė quhen bazike ose teorike apo hulumtime tė pastra). Hulumtimet themelore nuk kanė aplikim tė drejtpėrdrejtė nė problemet personale ose shoqėrore, prandaj pėr kėtė arsye konsiderohen hulumtime qė kanė vetveten pėr qėllim. Psikologėt e tjerė merren me hulumtime aplikative, qė i dedikohen kėrkimit tė zgjidhjeve pėr problemet specifike personale ose shoqėrore. Megjithėse hulumtimet themelore nxiten nga kurreshtja dhe dėshira pėr dije dhe mirėkuptim, hulumtimet e sotme themelore shpeshherė pėrmirėsojnė mėnyrėn e nesėrme tė jetesės. Pėr shembull, hulumtimet themelore tė tė mėsuarit dhe tė motivimit tė kryera ndaj kafshėve nė fillim tė kėtij shekulli kanė gjetur njė aplikim tė gjerė nė sistemet e sotme shkollore. Hulumtimet themelore tė veprimit tė sistemit nervor i kanė zgjeruar njohuritė mbi ērregullimet siē janė epilepsia, sėmundja e Parkinsonit, sėmundja e Alzheimerit.

            Shumė psikologė nuk janė inkuadruar nė kurrfarė hulumtimesh. Nė vend tė kėsaj, ata aplikojnė njohuritė psikologjike qė t’ju ndihmojnė njerėzve tė ndryshojnė sjelljen e vet nė mėnyrė qė tė mund t’i arrijnė nė mėnyrė mė tė efektshme qėllimet e veta.

            Psikologė tė shumtė merren kryesisht me mėsim. Ata i zgjerojnė njohuritė psikologjike nė klasė, seminare dhe punishte tė ndryshme. Mirėpo, tė shumtė janė psikologėt e inkuadruar nė tė gjitha kėto aktivitete: hulumtim, kėshillim dhe mėsim. Pėr shembull, profesorėt e psikologjisė zakonisht zbatojnė hulumtime tė pastra ose tė aplikuara, u japin kėshilla klientėve individualė ose industrialė dhe i mėsojnė.

 

 

            Psikologėt klinikė dhe psikologėt kėshillėdhėnės

 

            Psikologėt klinikė u ndihmojnė njerėzve qė kanė probleme psikologjike nė pėrshtatjen ndaj kėrkesave jetėsore. Problemet e klientėve mund tė shkojnė nga ankthi dhe depresioni, vėshtirėsitė nė jetėn seksuale e deri te humbja e qėllimeve jetėsore.

            Psikologėt klinikė i vlerėsojnė problemet me anė tė intervistave strukturore dhe tė testeve psikologjike. U ndihmojnė klientėve tė vet nė zgjidhjen e problemeve tė tyre dhe nė ndryshimin e sjelljes sė papėrshtatshme me aplikimin e psikoterapisė dhe tė terapisė biheviorale.

 

            Psikologėt shkollorė dhe arsimorė

 

            Psikologėt shkollorė janė tė punėsuar nė sistemin shkollor dhe u ndihmojnė atyre qė kanė tė bėjnė me problemet qė e pengojnė tė mėsuarit. Problemet e tilla pėrfshijnė problemet sociale dhe familjare, problemet emocionale dhe vėshtėrsitė specifike tė tė mėsuarit. Psikologu shkollor i konstaton problemet e nxėnėsve me anė tė intervistės me mėsuesit, prindėrit dhe vetė nxėnėsit.

 

            Psikologėt zhvillimor

 

            Psikologėt zhvillimor i studiojnė ndryshimet – trupore, emocionale, kognitive dhe sociale – qė ndodhin gjatė tėrė jetės. Ata pėrpiqen tė veēojnė ndikimin relativ tė trashėgimisė (natyrės) nga rrethina (edukimi) nė zhvillim. Psikologėt zhvillimor zbatojnė hulumtime mbi ndikimin e pėrdorimit tė drogės nga ana e nėnės nė embrion, pėrfundimet e formave tė ndryshme tė edukimit tė fėmijėve, njohuritė e fėmijėve mbi hapėsirėn dhe kohėn, konfliktet e adoleshentėve, pėrshtatjen e njerėzve mė tė moshuar.

 

            Psikologėt qė merren me personalitetin dhe psikologėt socialė

 

            Psikologėt qė merren me personalitetin e njeriut pėrpiqen t’i caktojnė tiparet njerėzore; tė pėrcaktojnė se ēka ndikon nė proceset mendore tė njeriut, ndjenjat dhe sjelljet, si dhe t’i sqarojnė ērregullimet psikologjike. Ata merren sidomos me problemet e njeriut sikur janė ankthi dhe agresioni, si dhe me ēėshtjet e roleve gjinore.

            Psikologėt socialė nė rend tė parė orientohen nė natyrėn dhe nė shkaqet e tė menduarit dhe tė ndjenjave tė individėve dhe nė sjelljen e tyre nė situatat sociale.

            Psikologėt qė studiojnė personalitetin pėrpiqen qė brenda personit t’i gjejnė disa interpretime tė sjelljes, kurse psikologėt socialė orientohen nė ndikimet shoqėrore ose tė jashtme. Nė sjellje veprojnė edhe ndikimet e brendshme dhe tė jashtme.

 

            Psikologėt industrialė

 

            Psikologėt industrialė janė tė orientuar nė raportet midis njeriut dhe punės.

            Psikologėt e organizatave studiojnė sjelljen e njerėzve nė organizata siē janė ndėrmarrjet e ndryshme. Mirėpo, shumė psikologė janė tė arsimuar pėr tė dy fushat. Psikologėt industrialė dhe ata tė organizatave janė tė punėsuar nė organizatat afariste me detyrė qė t’i pėrmirėsojnė kushtet e punės, tė shtojnė produktivitetin dhe – nėse kanė arsimim pėr kėshillime – punojnė me tė punėsuarit qė kanė probleme nė punė. Ndihmojnė gjatė punėsimit, arsimimit dhe pėrparimit.

 

            Pjesė nga libri “Psikologji”