Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 3 - PSIKOLOGJIA E EVOLUCIONIT TĖ MUNDSHĖM TĖ  NJERĖZIMIT 2

P. D. OUSPENSKY

Shqipėroi: Hasan HAMĖZBALA

Ligjėrata e tretė (2)

 

PSIKOLOGJIA E EVOLUCIONIT TĖ MUNDSHĖM TĖ  NJERĖZIMIT

( Hyrje nė mėsimet e Gurxhievit )

 

 

Duhet tė kuptojmė dhe atė se njeriu, sė paku kur ėshtė fjala pėr kushtet e brendshme, nuk i ėshtė lėnė plotėsisht ligjit tė rastėsisė. I janė instaluar shumė drita tė cilat mund t’i ndjekė pėr tė gjetur rrugėn e vet, nėse kėtė e dėshiron dhe nėse ka fat.

 

 

Duhet, pėrveē kėsaj, tė kihen edhe pėrgatitjet e caktuara. Njeriu duhet tė jetė nė gjendje tė kuptojė atė qė i thuhet.

Edhe sė jashtmi, po ashtu duhet tė gjendet nė kushtet e duhura, duhet tė ketė mjaft kohė pėr mėsim dhe duhet tė jetojė nė rrethana tė cilat mėsimi i bėn tė mundshme.

Nuk mund tė numėrohen tė gjitha kushtet e domosdoshme. Nė to, ndėrkaq, ndėr tė tjera, bėn pjesė dhe shkolla. Kurse shkolla nėnkupton kushte tė atilla shoqėrore e politike nė vendin e caktuar ku ekzistenca e saj ėshtė e mundur, duke qenė se shkolla nuk mund tė ekzistojė nė ēfarėdo kushtesh; pėr ekzistimin e shkollės janė tė domosdoshme pak a shumė kushtet e mesme jetėsore dhe niveli i caktuar i kulturės si dhe liritė personale. Koha jonė nė kėtė pikėpamje ėshtė veēanėrisht e vėshtirė. Shkollat nė lindje shumė shpejt avullohen. Nė shumicėn e vendeve ekzistenca e tyre ėshtė absolutisht e pamundur. Kurrfarė shkolle, ta zėmė, nuk do tė mund tė ekzistonte nė Rusinė bolshevike, nė Gjermaninė hitleriane, nė Italinė musoliniane apo nė Turqinė kemaliane.

Nė librin tim “Modeli i ri i gjithėsisė” kam cituar disa vargje qė kanė tė bėjnė me kėtė temė nga “Kodi i Manu-it”.

Nga rregullat pėr Snatak-un (zotin e shtėpisė):

61. Nuk bėn tė jetohet nė tokėn tė cilėn e udhėheqin Sudrej-tė, e as nė atė tė cilėn e popullojnė tė pafetė, as nė atė tė cilėn e kanė pėrvetėsuar heretikėt e pazot, as nė tokėn nė tė cilėn ka pėr sė tepėrmi njerėz tė kastave tė ulėta.

79. Nuk bėn tė shoqėroheni me renegatėt, as me Kandalėt, mė tė ulėtit prej njerėzve, as me Pukasėt, as me budallenjtė, as me njerėzit krenarė, as me njerėzit e shtresės sė ulėt, as me Antravasajinėt (varrtarėt).

Kreu VIII

22. Mbretėria e populluar kryesisht me sudrej-tė, e mbushur me njerėz tė pazot dhe tė privuar dy herė nga banorėt e lindur, sė frikti do tė zhduket pėr fare, e goditur nga uria dhe sėmundjet.

Kėto ide nga Kodi i Manuit janė shumė interesante, sepse na e japin bazėn e cila na e mundėson qė shanset e ndryshme shoqėrore dhe politike t’i vlerėsojmė nga pikėpamja e punės shkollore, dhe tė shohim se cilat kushte vėrtet janė progre-sive, e cilat sjellin vetėm asgjėsimin e tė gjitha vlerave tė vėrteta, megjithėqė bartėsit e tyre shtiren kinse kėto ide janė tė avancuara dhe madje edhe ia dalin tė mashtrojnė njė numėr tė caktuar njerėzish tė cilėt mendjen nuk e kanė anė tė fortė tė tyren.

Shanset e jashtme, ndėrkaq, nuk varen prej jush. Ne nė masė tė caktuar u shtrohemi rrethanave, megjithėse ndo-njėherė me vėshtirėsi tejet tė mėdha, mund ta zgjedhim vendin nė tė cilin dėshirojmė tė jetojmė, por prapėseprapė nuk mund ta zgjedhim periudhėn kohore dhe duhet tė pėrpiqemi qė nė kohėn nė tė cilėn fati na ka vendosur, ta gjejmė atė qė e dėshirojnė.

Duhet, prandaj, ta kuptojmė se madje edhe pėr fillimin e pėrgatitjeve pėr zhvillim nevojitet kombinimi i kushteve tė jashtme dhe tė brendshme, tė cilat tė gjitha arrihen vetėm nė rastet e rralla.

Njėkohėsisht duhet tė kuptojmė dhe atė se njeriu, sė paku kur ėshtė fjala pėr kushtet e brendshme, nuk i ėshtė lėnė plotėsisht ligjit tė rastėsisė. I janė instaluar shumė drita tė cilat mund t’i ndjekė pėr tė gjetur rrugėn e vet, nėse kėtė e dėshiron dhe nėse ka fat. Mundėsia pėr ta gjetur ėshtė aq e vogėl saqė elementi i fatit nuk mund tė shkyēet.

Tė provojmė tani tė pėrgjigjemi nė pyetjen nė vijim: Ēfarė e shtyn njeriun tė dėshirojė tė arrijė dije tė re dhe tė ndryshojė?

Njeriu nė jetė ėshtė i rrethuar nga dy lloj ndikimesh. Kjo duhet tė kuptohet tepėr mirė dhe dallimi midis kėtyre dy lloj ndikimesh duhet tė jetė plotėsisht i qartė.

Llojin e parė tė ndikimit e paraqesin ndikimet dhe tėrheqjet tė cilat i ka krijuar vetė jeta: interesimi pėr shėndetin e vet, sigurinė, mirėqenien, kėnaqėsinė, argėti-min, mburrjen, krenarinė, famėn etj.

Lloji i dytė pėrbėhet nga ndikimet e njė rendi tjetėr, qė vihen nė lėvizje nga idetė tė cilat nuk na janė realizuar nė jetė, e pėr nga origjina na vijnė nga shkollat. Kėto ndikime, gjer tek njeriu, nuk depėrtojnė drejtpėrsėdrejti. Ato janė tė hedhura nė rrėmujėn e pėrgjithshme tė jetės, kalojnė nėpėr shumė mendje tė ndryshme dhe tek njeriu vijnė pėrmes filozofisė, shkencės dhe artit, me ē’rast pėrherė janė tė pėrziera me ndikimet e llojit tė parė dhe nė princip tepėr pak ta pėrkujtojnė atė ēfarė kanė qenė nė zanafillėn e vet.

Njerėzit mė sė shpeshti nuk e shohin origjinėn e ndryshme tė ndikimeve tė llojit tė dytė, dhe shpeshherė i sqarojnė ashtu si tė kishin origjinė tė njėjtė me llojin e parė tė ndikimeve.

Edhe nėse ndokush nuk di pėr ekzis-timin e dy lloj ndikimesh, ato nė tė ndikojnė dhe ai nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr reagon ndaj tyre. Mundet pak a shumė qė tė identifikohet me disa ndikime tė llojit tė parė e qė fare tė mos i ndjejė ndikimet e llojit tė dytė, ose megjithatė mund ta tėrheqin ky apo ai ndikim i llojit tė dytė. Rezultati gjithsesi ėshtė tjetėr fare.

Llojin e parė tė ndikimeve do ta quajmė ndikimet A, kurse llojin e dytė ndikimet B.

Pėrderisa ndokush ėshtė krejtėsisht nėn pushtetin e ndikimeve A, apo tė ndonjė ndikimi konkret A, kurse krejtėsisht i painteresuar pėr ndikimin B, asgjė nuk i ndodh dhe mundėsia e tij pėr zhvillim me ēdo vit tė jetės sė tij zvogėlohet, qė nė vitet e caktuara, ndonjėherė edhe tepėr herėt, plotėsisht tė zhduket. Kjo do tė thotė se njeriu vdes pėrderisa fizikisht ende ėshtė gjallė, si fara e cila nuk ėshtė nė gjendje tė mbijė dhe tė bėhet bimė.

Por, po qe se njeriu, nga ana tjetėr, nuk ndodhet plotėsisht nėn pushtetin e ndikimeve A, dhe po qe se ndikimet B e tėrheqin dhe e shtyjnė tė ndjejė e tė mendojė, rezultatet e mbresave qė ato prodhojnė do tė mblidhen nė tė, do tė tėrheqin ndikime tė tjera tė llojit tė njėjtė dhe do tė rriten, duke zėnė vend gjithnjė e mė tė rėndėsishėm nė mendjen e tij dhe nė jetėn e tij.

Po qe se rezultatet gjer tek tė cilat na ēojnė ndikimet B bėhen mjaft tė fuqishme, ato bashkėngjiten (njėsohen) dhe nė njeriun formojnė atė qė quhet qendra magnetike. Menjėherė duhet ta bėjmė tė qartė se fjala “qendėr” nė kėtė rast nuk do tė thotė e njėjta gjė si kur fjala ėshtė pėr qendrėn “intelektuale” apo atė “motorike”, domethėnė qendrat qė i pėrkasin esencės. Qendra magne-tike ndodhet nė personalitetin dhe ajo thjesht ėshtė grupi i interesimeve tė cilat, kur tė bėhen mjaft tė fuqishme, shėrbejnė nė masė tė caktuar si faktor udhėheqės dhe kontrollues. Qendra magnetike orienton interesimet e dikujt nė kahjen e caktuar dhe ndihmon qė ai orientim edhe tė ruhet. Njėkohėsisht, ajo vetė nuk mund tė bėjė shumė. E domosdoshme ėshtė shkolla. Qendra magnetike nuk mund ta zėvendėsojė shkollėn, por mund tė ndihmojė qė tė shihet nevoja pėr shkollėn; mund tė ndihmojė qė ndokush shkollėn tė fillojė ta kėrkojė, ose qė ta njohė nėse e takon dhe qė tė mos e humbas. Sepse s’ka asgjė qė mė lehtė mund tė humbet sesa shkolla.

Tė poseduarit e qendrės magnetike paraqet kėrkesėn e parė, megjithėse e heshtur, tė cilin shkolla e parashtron. Nėse njeriu pa qendėr magnetike, apo njeriu me qendrėn magnetike tė vogėl, gjegjėsisht tė dobėt, apo ai me disa qendra magnetike, domethėnė i cili njėkohėsisht interesohet pėr mė shumė gjėra qė s’lidhen dot nė mes veti, kur vjen nė kontakt me shkollėn, ai pėr kėtė nuk do tė jetė i interesuar, ose menjėherė ka pėr t’u bėrė kritik, para se ēfarėdo qoftė tė ketė mundur tė mėsojė, ose interesimi i tij shpejt ka pėr t’u zhdukur sapo tė ndeshet me vėshtirėsitė e para tė punės shkollore. Kjo ėshtė mbrojtja kryesore e shkollave. Pa kėtė shkollat do tė mbusheshin me llojin krejtėsisht tė gabuar tė njerėzve, tė cilėt menjėherė do ta devijonin mėsimin shkollor. Qendra e vėrtetė magnetike jo vetėm qė njeriut i ndihmon ta njohė shkollėn, porse gjithashtu i ndihmon qė ta pėrvetėsojė mėsimin shkollor qė ėshtė i ndryshėm edhe nga ndikimi A edhe nga ndikimi B, e tė cilin mund ta quajmė ndikimi C.

Ndikimi C mund tė transmetohet vetėm nėpėrmjet rrugės gojore, me studim tė drejtpėrdrejtė, me sqarimin dhe shembullin.

Kur ndokush vjen nė kontakt me ndikimin C, e po qe se edhe ėshtė nė gjendje qė ta pėrvetėsojė, pėr tė thuhet se nė njė pikė tė veten, do tė thotė nė qendrėn magnetike, ēlirohet nga ligji i rastėsisė. Qė nga ai ēast qendra magnetike nė tė vėrtetė e ka pėrmbushur detyrėn e vet. E ka sjellė njeriun gjer tek shkolla ose i ka ndihmuar nė hapat e tij tė parė drejt saj. Qė prej atij momenti e tutje idetė dhe mėsimet e shkollave zėnė vendin e qendrės magnetike dhe lehtas fillojnė tė depėrtojnė nė pjesė tė ndryshme tė personalitetit, kurse me kohė edhe nė esencė.

Mbi shkollat, mbi organizimin e tyre, mbi aktivitetet e tyre mund tė mėsojmė shumė nė mėnyrė tė rėndomtė, duke lexuar e studiuar periudhėn historike kur shkollat kanė qenė mė tė dukshme e mė tė qasshme.

Ka, ndėrkaq, edhe disa gjėra tė lidhura me shkollat qė mund tė mėsohen vetėm nė vetė ato. Shpjegimi i rregullave shkollore dhe i parimeve zė vend shumė me rėndėsi nė mėsimin shkollor.

 

            Vazhdon...

 

(1)            (3)