Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 3 - PSIKOLOGJIA E EVOLUCIONIT TĖ MUNDSHĖM TĖ  NJERĖZIMIT (2)

P. D. OUSPENSKY

Shqipėroi: Hasan HAMĖZBALA

Ligjėrata e pestė (2)

 

PSIKOLOGJIA E EVOLUCIONIT TĖ MUNDSHĖM TĖ  NJERĖZIMIT

( Hyrje nė mėsimet e Gurxhievit )

 

 

Nėse mė pyesni se si kjo mund tė argumentohet, do t’ju them se mund tė argumentohet vetėm me studimin e vetėvetes dhe me vrojtim tė mėtutje-shėm. Nėse konstatojmė se me studimin e sistemit mė mirė mund ta kuptojmė vetveten dhe njerėzit tjerė, apo ta zėmė se mė mirė mund t’i kuptojmė librat e caktuar, apo tė themi idetė e caktuara, e veēanėrisht nėse gjemė fakte konkrete tė cilat tregojnė se ajo kuptueshmėri e re po zhvillohet, kjo do tė jetė, nėse jo argument, atėherė sė paku shenjė se ai argument ėshtė i mundshėm.

Duhet ta kemi parasysh se kuptuesh-mėria jonė, mu si edhe vetėdija jonė, nuk ėshtė pėrherė nė tė njėjtin nivel. Ai pandėrprerė lėkundet.

Kjo do tė thotė se nė njė moment kuptojmė mė tepėr, kurse nė tjetrin mė pak. Nėse e vrojtojmė nė vetvete kėtė dallim tė kuptueshmėrisė, do tė mund tė kuptojmė se njėherė ekziston mundėsia qė kėso nivelesh tė larta tė kuptuesh-mėrisė t’i mbajmė, e pastaj qė ato t’i huqim.

Por, studimi teorik nuk ėshtė i mjaftueshėm. E domosdoshme ėshtė tė punoni nė qenien tuaj dhe nė ndryshimin e saj.

Po qe se qėllimin tuaj e formuloni nga pikėpamja e dėshirės qė t’i kuptoni njerėzit tjerė, duhet ta keni nė mendje njė parim shkollor tejet tė rėndėsishėm: Njerėzit tjerė mund t’i kuptoni vetėm nė atė masė nė tė cilėn jeni nė gjendje ta kuptoni edhe vetveten, dhe vetėm nė nivelin e qenies suaj personale. Kjo do tė thotė se mund tė gjykoni mbi nivelin e njohjes sė dikujt, por jo edhe mbi nivelin e qenies sė huaj. Nė njerėzit tjerė mund tė shihni vetėm aq sa keni nė vetvete. Njerėzit, prandaj, pėrherė bėjnė gabim pėr aq sa mendojnė se janė nė gjendje tė gjykojnė (edhe) mbi qenien e huaj. Gjėrat qėndrojnė ashtu qė nėse dėshirojnė t’i takojnė e t’i kuptojnė njerėzit nė shkallė mė tė lartė tė zhvillimit sesa qė janė ata vetė, duhet tė punojnė me qėllim qė ta ndryshojnė qenien e tyre personale.

Tani duhet tė kthehemi nė studimin e qendrave dhe nė studimin e vėmendjes dhe tė mbajturit mend tė vetvetes, sepse kėto janė shtigjet e vetme tė cilat ēojnė kah kuptueshmėria.

Krahas ndarjes nė dy pjesė, pozitive e negative, e cila, siē kemi parė, nuk ėshtė e njėjtė pėr tė gjitha qendrat, gjithsecila nga katėr qendrat tona ėshtė e ndarė edhe nė tri pjesė tė tjera. Kėto tri pjesė i pėrgjigjen definicionit tė vetė qendrave. E para nga to ėshtė “mekanike” dhe nė vete pėrfshin parimin motorik dhe instiktiv, me ē’rast njėri prej tyre mund tė dominojė; e dyta ėshtė “emocionale”, kurse e treta “intelektuale”. Diagrami qė pason e tregon pozitėn e pjesėve tė qendrės intelektuale. Kjo qendėr ėshtė e ndarė nė pjesėn pozitive dhe negative. Kurse secila nga ato dy pjesė pėrsėri ėshtė e ndarė edhe nė tri. Kėshtu qė qendra intelektuale nė tė vėrtetė pėrbėhet nga gjashtė pjesė.

 

 

 

                  

Secila nga kėto gjashtė pjesė ėshtė pėrsėri e ndarė nė tri pjesė: mekanike, emocionale dhe intelektuale. Mbi ndarjen e dytė, sakaq, do tė flasim tek mė vonė, me pėrjashtim tė njėrės pjesė, e ajo ėshtė pjesa mekanike e qendrės intelektuale, pėr tė cilėn do tė flasim menjėherė.

Ndarja e qendrave nė tri pjesė ėshtė tepėr e thjeshtė. Pjesa mekanike punon pothuajse automatikisht; ajo nuk kėr-kon kurrfarė vėmendjeje. Pėr kėtė shkak, ndėrkaq, nuk ėshtė nė gjendje t’u pėrshtatet ndryshimeve tė rrethanave, nuk ėshtė nė gjendje “tė mendojė” dhe vazhdon tė punojė ashtu siē ka filluar, madje edhe po qe se rrethanat krejtėsisht kanė ndryshuar.

Nė qendrėn intelektuale pjesa mekanike e kryen gjithė punėn rreth regjistrimit tė pėrshtypjeve, kujtimeve dhe asociacioneve. Kjo ėshtė krejt ajo qė normalisht edhe do tė duhej ta bėnte po qe se pjesėt tjera e kryejnė punėn e vet. Ajo kurrė nuk u pėrgjigjet pyetjeve qė i bėhen tėrė qendrės, kurrė nuk do tė duhej tė provonte tė zgjidhė problemet e gjithė qendrės dhe kurrė nuk do tė duhej tė vendoste asgjė.

Pėr fat tė keq, kjo pjesė nė tė vėrtetė ėshtė pėrherė gati pėr tė sjellė lajme dhe pėrherė pėrgjigjet nė pyetje gjithėfarėshe, nė mėnyrė shumė tė ngushtė e tė kufizuar, me fraza tė gatshme, me shpre-hjet kolokfiale dhe slogane partiake. Tė gjitha kėto dhe shumė elemente tjera tė reaksioneve tona tė zakonshme paraqe-sin punėn e pjesės mekanike tė qendrės intelektuale.

Kjo pjesė ka emrin e vet tė veēantė. Quhet “aparati i formatizuar” apo ngandonjėherė “qendra e formatizuar”. Shumė, e sidomos njerėzit nr. 1, pėrkatėsisht pjesa e madhe e njerėzimit, e jetojnė jetėn e vet vetėm me aparatin formativ, kurrė pa i prekur pjesėt tjera tė qendrės sė vet intelektuale. Aparati formativ ėshtė krejtėsisht i mjaftueshėm pėr nevojat imediate jetėsore, pėr pranimin e ndikimeve A dhe pėr pėrgjigje ndaj tyre si dhe pėr shtrembėrimin dhe refuzimin e ndikimeve C.

“Mendimi formativ” pėrherė mund tė njihet. Qendra formative, pėr shembull, mund tė numėrojė vetėm deri nė 2. Ajo tė gjitha, pa ndėrprerė, i ndanė nė dy: “bolshevizėm dhe fashizėm”, “punėtorėt dhe borgjezia”,  “proletarėt dhe kapitalis-tėt” e kėshtu me radhė. Shumicėn e frazave bashkėkohore mund t’ia atribuojmė mendimit formativ, kurse rasti i njėjtė ėshtė edhe me shumicėn e teorive popullore. Ndoshta do tė mund tė thuhej edhe se tė gjitha teoritė e popullarizuara tė tė gjitha kohėve janė formative.

Pjesa emocionale e qendrės intelektu-ale pėrbėhet nė radhė tė parė prej asaj qė quhet emocioni intelektual, do tė thotė nga dėshira pėr tė ditur, nga kėnaqėsitė qė po di, pakėnaqėsitė qė nuk po di, nga gėzimi pėr shkak tė zbulimeve e tė tjera... megjithėqė krejt kjo mund tė manifest-tohet nė nivele shumė tė ndryshme.

Puna e pjesės emocionale kėrkon vėmendje tė plotė, por nė kėtė pjesė tė qendrės vėmendja nuk kėrkon kurr-farė pėrpjekjeje. Atė e tėrheqė dhe e mban vetė objekti, shumė shpesh me ndihmėn e identifikimit, i cili rėndom quhet “interesim”, gjegjėsisht “entuzia-zėm”, “pasion” apo “pėrkushtim”.

Pjesa intelektuale e qendrės intelektu-ale pėrfshin nė vetvete aftėsinė e krijimit, tė konstruktimit, tė tė gjeturit dhe tė zbulimit. Ajo nuk mund tė punojė pa vėmendjen, por vėmendja nė kėtė pjesė tė qendrės duhet tė jetė e kontrolluar dhe mbajtur me anė tė vullnetit dhe pėrpjekjes.

Ky ėshtė kriteriumi kryesor pėr studimin e pjesėve tė qendrės. Nėse i vėshtrojmė nga pikėpamja e vėmendjes, menjėherė kemi pėr ta ditur se pėr ē’pjesė tė qendrės ėshtė fjala. Kur s’ka vėmendje, apo kur ajo bredh, ndodhemi nė pjesėn mekanike; nėse vėmendjen e tėrheq dhe e mban objekti i vrojtimit, pra i tė menduarit, fjala ėshtė pėr pjesėn emocionale; e po qe se vėmendjen e kontrollon dhe tė lidhur me objektin e mban vullneti, nė pyetje ėshtė pjesa intelektuale.

 

 

Metoda e njėjtė njėkohėsisht tregon edhe sesi pjesa intelektuale e qendrės tė vihet nė punė. Me atė se e vrojtojmė vėmendjen dhe provojmė ta kontrollo-jmė, e detyrojmė vetveten tė punojmė nė pjesėt intelektuale tė qendrės, duke qenė se parimi i njėjtė vlen pėr tė gjitha qendrat njėsoj, megjithėse ne ndoshta nuk do ta kemi gjithaq lehtė tė dallojmė pjesėn intelektuale tė qendrave tjera, si pėr shembull: pjesėn intelektuale tė qendrės instiktive, e cila punon pa kurrfarė vėmendjeje tė cilėn ne do tė mund ta vėrenim e ta kontrollonim.

Ta marrim qendrėn emocionale. Momentalisht nuk do tė flas mbi emocionet negative. Do tė shohim vetėm ndarjen e kėsaj qendre nė tri pjesė: mekanike, emocionale dhe intelektuale.

Pjesa mekanike pėrbėhet nga lloji mė sė liri i paguar i humorit tė gatshėm dhe i kuptimit tė vrazhdė pėr qeshara-ken, nga prirjet pėr shqetėsime, prirjet pėr shfaqje spektakulare, nga kėnaqėsia e shkėlqimit tė jashtėm, sentimentalizmi, prirja pėr tė qenė nė turmė dhe pjesė e turmės, dhe prirjet pėr tė gjitha format e ndjesisė sė turmave dhe pėr humbje tė plotė nė ndjenjat e ulėta, gjysmėshtazore: nė vrazhdėsi, egoizėm, smirė, xhelozi, lakmi etj.

Pjesa emocionale mund tė jetė shumė e ndryshme tek njerėz tė ndry-shėm. Ajo mund ta pėrmbajė sensin pėr humor, gjegjėsisht kuptimin pėr qeshara-ken, si dhe ndjenjėn religjioze, ndjenjėn estetike, ndjenjėn morale dhe nė atė rast mund tė ēojė te zgjimi i vetėdijes. Me identifikim, ndėrkaq, mund tė jetė krejtėsisht tjetėr ndryshe, mund tė bėhet tejet ironike, sarkastike, e pagdhendur, kokėforte, e ligė dhe xheloze – vetėm se nė mėnyrė mė pak primitive sesa pjesa mekanike.

Pjesa intelektuale e qendrės emocionale nė vetvete e pėrmban mundėsinė e krijimit artistik, e cila zhvillohet me ndihmėn e pjesėve intelektuale tė qendrės motorike dhe intelektuale. Nė rastet kur pjesėt intelektuale tė qendrės motorike dhe intelektuale, qė janė tė domosdoshme pėr manifestimin e aftėsive kreative, nuk janė mjaft tė ushtruara apo pėr nga zhvillimi i vet nuk i pėrgjigjen kėsaj pjese, ajo mund tė manifestohet nė ėndrra. Kjo i shpjegon ėndrrat e mrekullueshme dhe artistike, pėrndryshe tė njerėzve me orientim aspak artistik.

Pjesa intelektuale e qendrės emocionale po ashtu paraqet edhe selinė kryesore tė qendrės magnetike. Dua tė them se qendra magnetike, nėse ekziston vetėm nė qendrėn intelektuale, ose vetėm nė pjesėn emocionale tė qendrės emocionale, nuk mund tė jetė mjaft e fortė pėr tė qenė efikase dhe pėrherė u nėnshtrohet gabimeve dhe mossuksesit. Pjesa intelektuale e qendrės emocionale, atėherė kur ėshtė plotėsisht e zhvilluar dhe punon me tėrė fuqinė, paraqet shtegun kah qendrat e larta.

Nė qendrėn motorike, pjesa meka-nike ėshtė automatike. Asaj i pėrkasin tė gjitha lėvizjet automatike tė cilėt rėndom quhen “instiktive”, si dhe imitimi dhe aftėsia imituese qė nė jetė luan rol aq tė madh.

Pjesa emocionale e qendrės motorike nė radhė tė parė ėshtė e lidhur me kėnaqėsinė ndaj lėvizjes. Dashuria ndaj lojėrave dhe sporteve normalisht se i pėrket kėsaj pjese tė qendrės motorike, porse kur me tė pėrzihen identifikimi dhe emocionet tjera, ajo tepėr rrallė ndodhet nė atė vend, ashtu qė dashuria pėr sportet nė tė shumtėn e rasteve ndodhet nė pjesėn motorike tė qendrės intelektuale apo emocionale.

Pjesa intelektuale e qendrės motorike ėshtė instrument shumė i rėndėsishėm dhe tepėr interesant. Gjithsecili qė sė paku ndonjėherė e ka bėrė mirė ndonjė punė fizike, ēfarėdo qė tė ketė qenė, e di se pėr ēfarėdo lloj pune nevojiten shumė zbulime (shpikje, gjetje). Njeriu duhet t’i gjejė metodat e veta tė vogla personale pėr ēdo gjė qė bėn. Kėto zbulime paraqesin punėn e pjesės intelektuale tė qendrės motorike, kurse puna e saj ėshtė po ashtu e nevojshme edhe pėr shumė shpikje tjera njerėzore. Aftėsia e imitimit tė vullnetshėm tė zėrit, tė intonacionit dhe lėvizjes sė njerėzve tė tjerė, tė tillė ēfarė e posedojnė aktorėt, gjithashtu i takon pjesės intelektuale tė qendrės motorike. Pėr shkallė mė tė larta, gjegjėsisht mė kualitative tė kėsaj aftėsie ėshtė e nevojshme, sakaq, edhe pjesė-marrja e pjesės intelektuale tė qendrės emocionale.

Puna e qendrės instiktive ėshtė e fshehur tepėr mirė prej nesh. Ne vėrtet e njohim, gjegjėsisht e ndjejmė dhe mund ta vrojtomė vetėm pjesėn e saj shqisore dhe emocionale. Pjesa mekanike nė vetvete pėrmban ndjesi tė zakonshme, tė cilat shumė shpesh fare nuk i vėrejmė, por tė cilat na shėrbejnė si prapavijė pėr ndjesitė tjera. Aty janė, gjithashtu, edhe lėvizjet instiktive nė kuptimin e vėrtetė tė kėsaj fjale, do tė thotė tė gjitha lėvizjet e brendshme siē ėshtė qarkullimi i gjakut, lėvizja e ushqimit nė organizėm si dhe reflekset e brendshme dhe tė jashtme.

Pjesa intelektuale e qendrės instiktive ėshtė shumė e madhe dhe shumė e rėndėsishme. Nė gjendjen e vetėdijes pėr veten apo nė gjendjen qė ėshtė e afėrt me tė njeriu mund tė vijė nė kontakt me pjesėn intelektuale tė qendrės instiktive dhe prej saj mund tė mėsojė shumė kur ėshtė fjala pėr funksionimin e makinės njerėzore dhe mundėsitė e saj. Pjesa intelektuale e qendrės instiktive ėshtė mendja e cila qėndron prapa punės sė gjithėmbarshme tė organizmit, dhe kjo ėshtė mendje krejtėsisht e ndryshme nga mendja intelektuale.

Studimi e pjesėve tė qendrave dhe i funksioneve tė tyre speciale kėrkon njė shkallė tė caktuar tė mbajtjes mend tė vetvetes. Ai i cili nuk e mban mend vetveten nuk ėshtė nė gjendje tė vrojtojė mjaft gjatė e as mjaft qartė pėr tė ndjerė dhe kuptuar dallimin midis funksioneve tė cilat u pėrkasin pjesėve tė ndryshme tė qendrave tė ndryshme.

Studimi i vėmendjes vėrteton pjesėt e qendrave mė mirė se ēfarėdo qoftė tjetėr, por edhe pėr kėtė ėshtė e nevojshme njė shkallė e caktuar e tė mbajturit mend tė vetvetes.

  Shumė shpejt do tė kuptoni se puna juaj e gjithėmbarshme me vetveten ėshtė e lidhur me tė mbajturit mend tė vetvetes dhe se pa kėtė nuk mund tė zhvillohet suksesshėm. Kurse tė mbajturit mend tė vetvetes paraqet zgjim tė pjesshėm, do tė thotė fillim tė zgjimit. E natyrshme ėshtė – dhe kjo duhet tė jetė tepėr e qartė – se kurrfarė pune nuk mund tė zhvillohet nė gjumė

 

            Fund i ligjėratės sė pestė

(1)