Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Psikologji 3 - PSIKOLOGJIA E EVOLUCIONIT TĖ MUNDSHĖM TĖ  NJERĖZIMIT (1)

P. D. OUSPENSKY

Shqipėroi: Hasan HAMĖZBALA

Ligjėrata e pestė (1)

 

PSIKOLOGJIA E EVOLUCIONIT TĖ MUNDSHĖM TĖ  NJERĖZIMIT

( Hyrje nė mėsimet e Gurxhievit )

       Mendimi modern idenė mbi qenien dhe mbi nivelet e ndryshme tė qenies e injoron. Njerėzit, pėrkundrazi, besojnė se dikush mund tė jetė person aq mė interesant dhe mė brilant po aq sa nė qenien e tij ka mė tepėr mosharmoni dhe kundėrthėnie.

 

 

 

LIGJĖRATA E PESTĖ

 

Kur ėshtė fjala pėr studimin e zhvillimit tė mundshėm tė njeriut jam borxhli t’ju pėrkujtoj njė gjė shumė tė rėndėsishme.

Nė njeriun ekzistojnė dy pjesė tė cilat duhet tė zhvillohen, do tė thotė dy drejtime tė mundshme tė zhvillimit tė cilat duhet njėkohėsisht tė ndiqen.

Ato dy anė tė njeriut, do tė thotė dy drejtime tė zhvillimit tė mundshėm, janė njohja dhe qenia.

Shumė herė veēse kam folur mbi domosdoshmėrinė qė tė zhvillohet njohja, e veēanėrisht vetėnjohja, pasi qė njėrėn nga vijat mė karakteristike tė gjendjes sė tanishme tė njeriut e paraqet fakti se ai nuk e njeh vetveten.

Njerėzit, nė parim, e kuptojnė idenė mbi nivelet e ndryshme tė njohjes, mbi relativetetin e njohjes dhe mbi domosdo-shmėrinė e njė njohjeje plotėsisht tė re.

Ajo qė nė tė shumtėn e rasteve nuk e kuptojnė ėshtė ideja mbi qenien, si plotėsisht e ndarė nga njohja, si dhe idenė mbi relativitetin e qenies, mbi mundėsinė e niveleve tė ndryshme tė qenies dhe domosdoshmėrinė qė qenia tė zhvillohet, me ē’rast ai zhvillim ėshtė i ndarė nga zhvillimi i njohjes.

Filozofi rus Vladimir Solojev nė shkrimin e tij ka shfrytėzuar terminin “qenia”. Ka folur mbi qenien e gurėve, mbi qenien e bimėve, qenien e shtazėve, qenien e njeriut dhe qenien hyjnore ose qenien e Perėndisė.

Kjo ėshtė mė mirė se termini i zakonshėm, duke qenė se sipas kuptimit tė zakonshėm – qenia e njeriut nuk konsiderohet me asnjė gjė e ndryshme nga qenia e gurėve, qenia e bimėve apo qenia e ndonjė shtaze. Nga pikėvėshtrimi i rėndomtė, guri, bima dhe shtaza janė, do tė thotė ekzistojnė, pikėrisht siē edhe njeriu ėshtė, respektivisht ekziston. Fakti, ndėrkaq, ėshtė se ekzistojnė nė mėnyra krejtėsisht tjetėr ndryshe. Porse definicioni i Vladimir Solojev-it nuk ėshtė i plotė. Nuk ekziston asgjė qė do tė mund tė quhej qenia e njeriut. Njerėzit janė tepėr tė ndryshėm pėr tė qenė kjo e vėrtetė. Siē e kam sqaruar, nga pikėpamja e sistemit tė cilin e shqyrtojmė, kuptimi i njeriut ndahet nė shtatė kuptime: njeriu nr. 1, njeriu nr. 2, njeriu nr. 3, njeriu nr. 4, njeriu nr. 5, njeriu nr. 6 dhe njeriu nr. 7. Kjo nėnkupton shtatė shkallė, pėrkatėsisht kategori tė qenies, qenia nr. 1, qenia nr. 2, qenia nr. 3 e kėshtu me radhė. Pėrpos kėsaj, veēse na janė tė njohura edhe ndarjet mė tė hollėsishme. E dimė se mund tė ketė njerėz shumė tė ndryshėm nr. 1, njerėz shumė tė ndryshėm nr. 2 dhe njerėz shumė tė ndryshėm nr. 3. Ata mund tė jetojnė krejtėsisht nėn ndikimin e A-sė. Munden nė masė tė njėjtė t’i shtrohen veprimit tė ndikimit A dhe B. Mund tė jenė mė tepėr nėn veprimin e ndikimit B sesa tė ndikimit A. Mund tė kenė qendėr magnetike. Ėshtė e mundur qė veē tė kenė ardhur nė kontakt me shkollėn, do tė thotė me ndikimet C. Mund tė jenė nė rrugė qė tė bėhen njerėzit nr. 4. Tė gjitha kėto kategori tregojnė nivele tė ndryshme tė qenies.

Nė mendimin religjioz ideja mbi qenien ka paraqitur elementin e bazės sė mendimit dhe tė debatit mbi njeriun, kurse tė gjitha ndarjet tjera nė krahasim me kėtė janė konsideruat tė parėndėsishme. Njerėzit janė ndarė nė paganė, pabesimtarė apo heretikė nga njėra anė dhe nė besimtarė tė vėrtetė, njerėz tė drejtė, shenjtėr, profetė etj. nga ana tjetėr.

Tė gjitha kėto definicione nuk kanė pasur tė bėjnė me dallimet nė qėndrime dhe bindje, domethėnė nuk janė bazuar nė njohje, por nė qenien.

Mendimi modern idenė mbi qenien dhe mbi nivelet e ndryshme tė qenies e injoron. Njerėzit, pėrkundrazi, besojnė se dikush mund tė jetė person aq mė interesant dhe mė brilant po aq sa nė qenien e tij ka mė tepėr mosharmoni dhe kundėrthėnie. Nė parim pranohet, megjithėqė heshturazi, e madje jo pėrherė dhe vetėm heshturazi, se dikush mund tė jetė gėnjeshtar i papėrmirėsueshėm, se mund tė jetė vetjak, i pabesė, i paarsyeshėm, bastard, e qė pėrkundrejt kėsaj tė jetė shkencėtar i madh, artist i madh apo filozof i madh. Natyrisht se kjo ėshtė krejtėsisht e pamundur. Kjo palidhshmėri e vijave tė ndryshme tė qenies sė ndokujt, e cila mund tė konsiderohet origjinalitet, nė tė vėrtetė do tė thotė dobėsi. Askush nuk mund tė jetė mendimtar i madh apo artist i madh, po qe se mendjen e ka tė ēoroditur e jokonseguente, pikėrisht siē askush nuk mund tė jetė sportist kulminant apo atlet cirku nėse e ka tuberkulozin. Pranimi gjerėsisht i idesė se moskonseguenca dhe amoraliteti nėnkuptojnė origjinalitet ėshtė pėrgjegjės pėr shumė shtrembėrime shkencore, artistike e religjioze tė kohės sonė, e mbase edhe tė tė gjitha kohėve.

Ėshtė e domosdoshme tė kuptohet qartė se ē’do tė thotė qenie, dhe pėr ē’arsye ajo duhet tė rritet e tė zhvillohet paralelisht me njohjen ose pavarėsisht prej saj.

Nėse njohja e tejkalon nė rritje qenien apo qenia e kalon nė rritje njohjen, rezultati pėrherė paraqet zhvillim tė njėanshėm, kurse zhvillimi i njėanshėm nuk mund tė shkojė gjithaq larg. Ai duhet tė bie nė ndonjė kundėrthėnie tė brendshme serioze dhe nė atė ka pėr t’u ndalur.

Mė vonė, nė njė rast tjetėr, do tė mund tė flisnim mbi llojet e ndryshme dhe rezultatet e ndryshme tė zhvillimit tė njėanshėm. Nė jetė rėndom hasim vetėm nė njė lloj, atė ku njohja e ka tejkaluar me rritje qenien. Rezultati merr pėrmasat e dogmatizimit tė ideve tė caktuara dhe tė pamundėsisė konsekuente tė zhvillimit tė mėtejmė tė njohjes, gjer tek e cila vihet shkaku i humbjes sė kuptueshmėrisė.

Tani do tė them diēka mbi kuptueshmėrinė.

Ē’ėshtė kuptueshmėria?

Provoni qė vetvetes t’ia parashtroni kėtė pyetje dhe do tė shihni se nuk do tė mund tė pėrgjigjeni nė tė. Kuptueshmėrinė pėrherė e keni ngatėrruar me dijen, diturinė, do tė thotė me tė poseduarit e informacionit. Tė dish e tė kuptosh janė, sakaq, dy gjėra krejtėsisht tė ndryshme dhe duhet tė mėsoheni qė midis tyre ta bėni dallimin.

 

 

Qė ndonjė gjė ta kuptoni, duhet tė shihni lidhjen e saj me ndonjė objekt mė tė madh, gjegjėsisht ndonjė tėrėsi mė tė madhe, si dhe pasojat e mundshme tė kėsaj lidhjeje. Tė kuptuarit pėrherė paraqet tė kuptuarit e problemit mė tė vogėl nė raport me problemin e madh.

Supozojmė, ta zėmė, se po jua tregoj rublėn e vjetėr ruse prej argjendi. Ajo ka qenė monedhė e madhe sa gjysma e krunės, vlera e sė cilės i ėshtė pėrgjigjur vlerės prej dy shilingash e njė peni.

Ju kėtė monedhė mund ta shikoni, mund ta studioni, tė pėrcaktoni nė cilin vit ėshtė farkuar, tė dini ēdo gjė mbi perandorin portreti i tė cilit ėshtė nė tė, mund ta matni, e madje edhe ta bėni analizėn kimike dhe ta pėrcaktoni saktė sasinė e argjendit qė pėrmban. Mund tė konstatoni se ē’do tė thotė fjala “rubla” dhe nė ē’vit ka hyrė nė pėrdorim. Mund t’i dini tė gjitha kėto, e sigurisht edhe shumė mė shumė se kaq, porse atė dhe domethėnien e saj nuk do ta kuptoni nėse nuk dini se fuqia e saj blerėse para lufte shpeshherė ka qenė e barasvlershme me funtėn e sotme angleze dhe se fuqia blerėse e funtės sė sotme prej letre nė Rusinė bolshevike rėndom i pėrgjigjet vlerės sė monedhės angleze prej katėr penish, madje edhe mė pak. Nėse e mėsoni kėtė, do tė kuptoni diē mbi rublėn, e ndoshta edhe mbi disa gjėra tė tjera, pasi qė tė kuptuarit e njė gjėje menjėherė dėrgon tek tė kuptuarit e shumė tė tjerave.

Njerėzit, madje shpeshherė, mendojnė edhe se kuptueshmėri do tė thotė gjetje e emrave, fjalėve, thirrjeve apo shenjave pėr dukurinė e re, gjegjėsisht tė papritur. Kjo gjetje, pra sajimi i fjalėve pėr gjėra tė pakuptueshme, nuk ka kurrfarė lidhjeje me tė kuptuarit. Pėrkundrazi, po tė mund tė ēliroheshim nga gjysma e fjalėve tona, ndoshta do tė kishim pasur shanse mė tė mira tė realizonin njė kuptueshmėri tė caktuar.

Po e pyetėm veten se ē’do tė thotė tė kuptosh apo tė mos kuptosh ndonjė njeri, duhet para sė gjithash ta parafytyrojmė rastin ku nuk jemi nė gjendje qė me dikė tė flasim nė gjuhėn e tij amtare. Ėshtė e natyrshme qė dy njerėz tė cilėt nuk e flasin gjuhėn e pėrbashkėt tė mos mund tė kuptohen. E domosdoshme ėshtė qė ta dinė gjuhėn e pėrbashkėt, apo sė paku qė tė pajtohen rreth shenjave tė caktuara apo simboleve me tė cilat do t’i shėnonin gjėrat. Tė supozojmė, pra, se gjatė bisedimit me dikė nuk po pajtohemi rreth domethėnies sė fjalėve tė caktuara, shenjave apo simboleve. Edhe nė atė rast mė nuk kemi pėr t’u kuptuar njėri me tjetrin.

Nga kjo vjen parimi se nuk mund tė kuptoni, e tė mos pajtoheni. Nė biseda tė zakonshme shumė shpesh themi: E kuptoj, por nuk pajtohem me tė. Nga pikėpamja e sistemit tė cilin e studiojmė kjo ėshtė e pamundur. Nėse dikė e kuptoni, pajtoheni me tė; nėse me tė nuk pajtoheni, nuk e kuptoni dot.

Kėtė ide ėshtė vėshtirė ta pranoni, qė do tė thotė se ėshtė vėshtirė ta kuptoni.

Siē pikėrisht kam thėnė, nė njeriun ekzistojnė dy anė tė cilat duhet tė zhvillohen me rrjedhėn normale tė evolucionit tė tij: ato janė njohja dhe qenia. Por as njohja dhe as qenia nuk mund tė vendnumėrojnė, e as tė mbesin nė tė njėjtėn gjendje. Nė qoftė se cilado prej tyre nuk rritet e fuqizohet, ajo dobėsohet dhe zvogėlohet.

Kuptueshmėria mund tė krahasohet me mesataren aritmetike nė mes njohjes dhe qenies. Kjo tregon domosdoshmėrinė e rritjes sė njėkohshme tė njėrės dhe tjetrės. Nėse vetėm njėra nga kėto tė dyja rritet, kurse tjetra zvogėlohet, mesatarja aritmetike nuk ka pėr t’u ndryshuar.

Kjo sqaron gjithashtu edhe pėr atė se “tė kuptosh” do tė thotė tė pajtohesh. Njerėzit tė cilėt nė mes tyre kuptohen nuk do tė thotė vetėm se kanė tė njėjtėn dije, porse edhe tė njėjtėn qenie. Vetėm atėherė ėshtė e mundur kuptueshmėria reciproke.

Ide tjetėr e gabuar tė cilėn e kanė njerėzit, dhe e cila ėshtė karakteristike veēanėrisht pėr kohėn tonė, ėshtė ajo se kuptueshmėria mund tė jetė e ndryshme, kjo do tė thotė se njerėzit edhe mund tė kenė tė drejtė qė tė njėjtėn gjė ndryshe ta kuptojnė.

Nga pikėpamja e sistemit kjo ėshtė krejtėsisht e gabuar. Kuptueshmėria nuk mund tė jetė e ndryshme. Mund tė ekzistojė vetėm njė kuptueshmėri, derisa ēdo gjė tjetėr ėshtė moskuptushmėri, gjegjėsisht kuptueshmėri jo e plotė.

Njerėzit, ndėrkaq, shpesh mendojnė se i kuptojnė ndryshe disa gjėra. Shembuj pėr kėtė mund tė gjejmė pėr ēdo ditė. Si ta kuptojmė kėtė kundėrthėnie?

Kundėrthėnia, nė tė vėrtetė, nuk ekziston. Kuptueshmėria do tė thotė tė kuptuarit e pjesės nė raport me tėrėsinė. Ideja mbi tėrėsinė, ndėrkaq, tek njerėzit mund tė dallojė shumė duke marrė parasysh njohjen e tyre dhe qenien. Ja pėrse, pėrsėri, ėshtė i nevojshėm sistemi. Tė kuptuarit mėsohet nėpėrmjet kuptueshmėrisė sė sistemit dhe tė ēdo gjėje tjetėr lidhur me sistemin.

Por, po qe se flitet nė nivel tė zakonshėm, pa e pasur parasysh shkollėn apo sistemin mbi tė cilin po diskutojmė, duhet pranuar se kuptueshmėri ka aq sa ka edhe njerėz. Gjithsecili gjithēka do tė kuptojė nė mėnyrėn e tij personale, do tė thotė nė harmoni me atė sesi e ka ushtruar veten apo sipas shprehive tė tij; por krejt kjo ėshtė kuptueshmėri subjektive dhe relative. Rruga kah tė kuptuarit objektiv ēon nėpėr sistemet shkollore dhe nėpėr ndryshimin e qenies.

Pėr ta sqaruar kėtė, duhet pėrsėri tė kthehem nė ndarjen e njeriut nė shtatė kategori.

Ėshtė e domosdoshme ta kuptoni se midis njerėzve 1, 2 dhe 3 nga njėra anė dhe njeriut tė kategorive tė larta nga ana tjetėr ekziston dallim i madh. Ky dallim, nė tė vėrtetė, ėshtė shumė mė i madh sesa mund ta marrim me mend. Ai ėshtė aq i madh saqė e tėrė jeta nga kjo pikėpamje shihet si e ndarė nė dy rrathė koncentrikė – rrethi i brendshėm dhe i jashtėm i njerėzimit.

Nė rrethin e brendshėm hyjnė njerėzit nr. 5, 6 dhe 7, nė tė jashtmin njerėzit 1, 2 dhe 3. Njerėzit nr. 4 gjenden nė pragun e rrethit tė brendshėm, respektivisht midis dy rrathėve.

 

 

          

                                           

Rrethi i brendshėm, nga ana e tij, ndahet nė tre rrathė koncentrikė; i brendshmi, ku bėjnė pjesė njerėzit nr. 7, i mesmi, ku bėjnė pjesė njerėzit nr. 6 dhe rrethi i jashtėm i brendshėm, ku bėjnė pjesė njerėzit nr. 5.

 

                                                          

Kjo ndarje momentalisht neve nuk na intereson. Pėr ne qė tė tre rrathėt e brendshėm e formojnė njė rreth tė brendshėm.

Rrethi i jashtėm nė tė cilin jetojmė ka disa emėrtime qė shėnojnė vetitė e tij tė ndryshme. Ai quhet rreth mekanik, sepse nė tė ndodh gjithēka, gjithēka nė tė ėshtė mekanike, kurse njerėzit tė cilėt jetojnė nė tė janė makina. Ai gjithashtu quhet edhe rrethi i ngatėrrimit tė gjuhės, sepse tė gjithė njerėzit tė cilėt jetojnė nė kėtė rreth flasin me gjuhė tė ndryshme dhe kurrė nuk kuptohen. Gjithsecili ēdo gjė e kupton ndrysh.

Kėshtu kemi ardhur gjer tek definicione interesante pėr kuptueshmėrinė. Kjo ėshtė diēka qė i pėrket rrethit tė brendshėm tė njerėzimit, e jo neve tė gjithėve. Nėse njerėzit e rrethit tė jashtėm e kuptojnė se nuk po kuptohen dhe nėse ndjejnė nevojė pėr kuptueshmėri, duhet tė depėrtojnė nė rrethin e brendshėm, sepse tė kuptuarit nė mes njerėzve ėshtė i mundur vetėm nė tė.

Lloje tė ndryshme shkollash shėrbejnė si porta nėpėr tė cilat njerėzit mund tė kalojnė nė rrathėt e brendshėm. Por pėr hyrje nė rrathė mė tė lartė se ata nė tė cilėt kemi lindur, ėshtė e nevojshme njė punė e gjatė dhe e mundimshme. Hapin i parė nė kėtė punė e paraqet studimi i gjuhės sė re. Mund tė parashtroni pyetjen:  Ēfarė ėshtė ajo gjuhė qė mėsojmė?

Tani mundem edhe t’ju pėrgjigjem nė kėtė.

Nė pyetje ėshtė gjuha e rrethit tė brendshėm, gjuha nė tė cilėn njerėzit mund tė merren vesh midis tyre.

Duhet ta keni tė qartė se plotėsisht qėndrojmė jashtė kėtij rrethi tė brendshėm dhe pėr kėtė mund tė dimė vetėm pjesėt rudimentare tė asaj gjuhe. Por madje edhe ato pjesė rudimentare do tė na ndihmojnė qė tė kuptohemi mė mirė sesa qė ndonjėherė kemi qenė nė gjendje pa to.

Secili nga tre rrathėt e brendshėm ka gjuhėn vetanake. Ne studiojmė gjuhėn e rrethit tė jashtėm midis tė brendshmėve. Njerėzit e rrethit tė jashtėm midis tė brendshmėve e studiojnė gjuhėn e tė mesmit, kurse njerėzit e tė mesmit gjuhėn e tė brendshmit.

 

Vazhdon...

 (2)