Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Psikologji 3 - PSIKOLOGJIA E EVOLUCIONIT TĖ MUNDSHĖM TĖ  NJERĖZIMIT 3

P. D. OUSPENSKY

Shqipėroi: Hasan HAMĖZBALA

Ligjėrata e katėrt (3)

 

PSIKOLOGJIA E EVOLUCIONIT TĖ MUNDSHĖM TĖ  NJERĖZIMIT

( Hyrje nė mėsimet e Gurxhievit )

 

Fatkeqėsisht, nuk ka gjasa qė ndjenjat negative tė zhduken. Ato mund tė ngadhėnjejnė dhe mund tė zhduken vetėm me anė tė diturisė shkollore dhe metodave shkollore. Lufta kundėr ndjenjave negative paraqet njė pjesė tė pėrgatitjes shkollore dhe ėshtė ngushtėsisht e lidhur me punėn e gjithėmbarshme shkollore.

 

  

 

Gjithsecili kishte pėr tė thėnė: “S’ka asgjė mė lehtė”! Njerėzit, ndėrkaq, ēdo gjė tjetėr do tė flijonin me gėzim sesa ndjenjat e tyre negative. Nuk  ka pėrjetime e kėnaqėsi tė cilat njeriu nuk do t’i flijonte pėr arsye krejt tė imėta, por kurrė nuk do ta flijojė vuajtjen e vet. E pėr kėtė, nė njė kuptim tė caktuar, ka arsye.

Njeriu bestytnisht pret se flijimi i kėnaqėsive tė veta diēka do t’i sjellė, por pėr flijimin e vuajtjes sė vet nuk mund tė presė asgjė. Kur fjala ėshtė pėr vuajtjen, ėshtė pėrplot me ide tė gabuara – akoma mendon se vuajtjen ia ka dėrguar Perėndia, apo perėnditė, si ndėshkim apo si mėsim moral, dhe ka frikė madje edhe tė dėgjojė pėr mundėsinė qė nga vuajtja tė ēlirohet nė mėnyrė aq tė thjeshtė. Kėtė ide edhe mė tepėr e rėndon ekzistenca e shumė vuajtjeve nga tė cilat njeriu vėrtet nuk mund tė lirohet, si edhe shumė tė tjerave tė cilat plotėsisht janė tė bazuara mbi fantazinė e tij dhe prej tė cilave nuk mundet dhe nuk dėshiron tė heqė dorė, si, pėr shembull, ideja mbi padrejtėsinė dhe tė besuarit nė mundėsinė qė padrejtėsia tė ērrėnjoset. Shumica, pėrveē kėsaj, edhe nuk kanė kurrgjė tjetėr pos ndjenjave negative. Tė gjithė “unat” e tyre janė negativė. Po qe se do t’ua kishit marrė emocionet negative, thjesht do tė rrėzoheshin dhe do tė zhdukeshin.

E ēfarė pa ndjenjat negative do tė ndodhte me jetėn tonė? Ē’farė kishte pėr tė ndodhur me atė qė art e quajmė: me teatrin, me dramėn dhe me shumicėn e romaneve?

Fatkeqėsisht, nuk ka gjasa qė ndjenjat negative tė zhduken. Ato mund tė ngadhėnjejnė dhe mund tė zhduken vetėm me anė tė diturisė shkollore dhe metodave shkollore. Lufta kundėr ndjenjave negative paraqet njė pjesė tė pėrgatitjes shkollore dhe ėshtė ngushtėsisht e lidhur me punėn e gjithėmbarshme shkollore.

Nėse ndjenjat negative janė artificiale, tė panatyrshme dhe tė padobishme, cila atėherė ėshtė origjina e tyre? Duke qenė se origjina e njeriu nuk na ėshtė e njohur, mbi kėtė ēėshtje nuk mund tė diskutojmė, dhe jemi nė gjendje qė mbi ndjenjat negative tė flasim vetėm duke u bazuar nė vetveten dhe jetėn tonė.

Duke vrojtuar fėmijėt mundemi, ta zėmė, tė vėrejmė se nė ē’mėnyrė ata i mėsojnė ndjenjat negative, dhe se nė ē’mėnyrė vetėmėsohen duke imituar fėmijėt mė tė mėdhenj dhe tė rriturit.

Sikur fėmijėt, qė nga ditėt e para tė jetės, tė mund tė ishin nė mesin e njerėzve qė nuk kanė ndjenja negative, sigurisht se as ata vetė nuk kishin pėr t’i pasur, ose do t’i kishin pasur aq pak saqė do tė kishte qenė lehtė pėr t’i menaxhuar me edukim tė drejtė. Nė jetėn konkrete, sakaq, gjėrat qėndrojnė krejtėsisht ndryshe dhe fėmija dhjetė vjeē, me ndihmėn e shembujve qė sheh dhe dėgjon, me ndihmėn e literaturės, tė filmave e kėshtu me radhė, veēse e ka njohur tėrė gradacionin e ndjenjave negative dhe ėshtė nė gjendje t’i mendojė, t’i reprodukojė dhe qė me to tė identifikohet po aq mirė sa edhe i rrituri.

Nė njerėzit e rritur emocionet negative i mban arsyetimi i tyre i pėrhershėm dhe glorifikimi nė letėrsi e arte, si dhe justifikimi personal i vetvetes dhe lėshimi pe ndaj vetvetes. Madje edhe kur lodhemi prej tyre, nuk besojmė se prej tyre mund tė ēlirohemi krejtėsisht.

Kurse kundrejt ndjenjat negative kemi shumė mė tepėr mundėsi sesa qė mendojmė, veēanėrisht kur e dimė se nė ē’masė ato janė tė rrezikshme dhe se nė ē’masė lufta kundrejt tyre ėshtė detyrė mbi detyrat. Ne, ndėrkaq, pėr kėto ndjenja gjejmė shumė fjalė dhe notojmė nė detin e vetankimeve e tė vetiaksisė, duke e gjuajtur fajin eventual mbi gjithēka tjetėr pėrpos mbi veten.

Krejt kjo qė realisht kemi thėnė na tregon se nė raport me qendrėn tonė emocionale ndodhemi nė pozicion shumė tė ēuditshėm. Ajo nuk e ka pjesėn pozitive e negative. Shumica e funksioneve tė saj negative janė tė sajuara dhe ka plot njerėz qė kurrė nė jetė nuk kanė shijuar ndjenjė tė vėrtetė, duke qenė se kohėn nė masė tė madhe ua mbushin ndjenjat e paqena.

Prandaj, nuk mund tė thuhet se qendrėn emocionale e kemi tė ndarė nė dy pjesė, pozitive dhe negative. Mund ta themi vetėm atė se kemi ndjenja tė kėndshme dhe tė pakėndshme, dhe se tė gjitha ndjenjat tė cilat nė momentin e dhėnė nuk janė negative munden qė nga provokacioni mė i vogėl, e madje edhe pa provokacion fare, tė shndėrrohen nė negative.

 

 

Kjo ėshtė fotografia e vėrtetė e jetės sonė emocionale, dhe po qe se vetveten e shikojmė me sinqeritet, duhet tė vėmė re se gjithnjė derisa kėto ndjenja tė helmatisura i kultivojmė nė vete dhe gjithnjė derisa ato i adhurojmė, nuk mund tė presim se do tė jemi nė gjendje qė nė vetvete tė kemi unitet, vetėdije apo vullnet. Sikur njė zhvillim i tillė tė ishte i mundur, tėra kėto emocione negative do tė hynin nė qenien tonė tė re dhe do tė bėheshin tė pėrhershme nė ne. Kjo do tė thotė se kurrė nuk do tė kishim mundur tė liroheshim prej tyre. Pėr fat tonin, diēka e tillė ėshtė e pamundur. Nė gjendjen tonė tė tanishme ēfarėdo qė bėhet e pėrhershme, ajo do tė thotė sėmundje. Vetėm tė krisurit mund tė kenė ego tė pėrhershme. Ky fakt njėherazi na sjell edhe gjer tek njė termin tjetėr i gabuar, i cili nė gjuhėn psikologjike bashkėkohore ėshtė futur nga e ashtuquajtura psikanalizė: mendoj te fjala “kompleks”. Nė psikiatrinė e shekullit 19 ajo qė sot quhet “kompleks” ėshtė quajtur “ide fikse”, kurse “idetė fikse’ janė konsideruar si shenja sėmundjeje. Kjo edhe mė tej ėshtė plotėsisht e saktė. Njeriu normal nuk mund tė ketė “ide fikse”, “komplekse” apo “fiksione”. Ėshtė e dobishme tė rikujtohet kjo nė rast se ndokush provon qė nė ju tė gjejė komplekse. Tė kėtillė siē jemi edhe ashtu kemi pėrplot veti tė kėqija dhe shanset, madje edhe pa komplekse, i kemi tepėr tė vogla.

Po qe se tani kthehemi tek ēėshtja e punės me veten, nuk mundemi e qė tė mos pyetemi se sa nė tė vėrtetė kemi gjasa. Nė vete duhet t’i zbulojmė ato funksione dhe ato dukuri tė cilat sė paku nė masė tė caktuar jemi nė gjendje t’i kontrollojmė, dhe atė kontroll duhet ta ushtrojmė dhe duhet tė pėrpiqemi ta rrisim sa tė jetė e mundur. Ta zėmė, kontrollin e caktuar e kemi mbi lėvizjet tona, dhe puna me veten nė shumė shkolla, veēanėrisht tė Lindjes, fillon me vėnien nėn kontroll pėr sa tė jetė e mundur tė lėvizjeve. Pėr kėtė, ndėrkaq, janė tė nevojshme: trajnimi special, njė kohė shumė e gjatė, dhe studimi i ushtrimeve tepėr tė ndėrlikuara. Nė kushtet e jetės bashkėkohore kontroll mė tė madh kemi mbi mendimet tona, dhe nė kėtė kontekst ekziston metoda speciale sipas tė cilės nė zhvillimin e vetėdijes sonė mund tė punojmė duke u shėrbyer me instrumentin i cili e dėgjon mė sė shumti vullnetin tonė; kjo ėshtė mendja jonė, gjegjėsisht qendra intelektuale.

Qė ta kuptoni mė mirė atė qė do t’ju them, duhet tė pėrpiqeni ta keni nė mendje se nuk e kemi kontrollin mbi vetėdijen tonė. Kur kam thėnė se mund tė bėhemi mė tė vetėdijshėm, gjegjėsisht se njeriu nė moment mund tė bėhet mė i vetėdijshėm thjesht duke i parashtruar pyetjen “a je i vetėdijshėm”, fjalėt “i vetėdijshėm” dhe “vetėdije” i kam pėrdorur nė kuptimin relativ. Vetėdija ka tepėr shumė shkallė dhe ēdo shkallė mė e lartė nė raport me tė ulėtėn do tė thotė “vetėdije”. Por, po qe se mbi vetė vetėdijen nuk kemi kurrfarė kontrolli, ne atė kontroll e kemi mbi tė menduarit tonė pėr vetėdijen dhe jemi nė gjendje qė tė menduarit tonė ta pėrdorim nė mėnyrėn e cila na sjell tek vetėdija. Dua tė them se duke ua dhėnė mendimeve tona kahjen drejt asaj qė do ta kishin nė ēastin e vetėdijes, mund ta zgjojmė vetėdijen.

Tani provoni ta formuloni atė qė e keni vėrejtur gjatė tentimeve tuaja tė vetėvrojtimit.

I keni vėnė re tri gjėra: Sė pari qė vetveten nuk e mbani mend, e kjo do tė thotė se atėherė kur provoni tė vrojtoni veten, pėr vetveten nuk jeni tė vetėdijshėm. Keni vėnė re, pastaj, edhe se vrojtimin e vėshtirėson rrjedha e pandėrprerė e mendimeve, e fotografive, e jehonave tė bisedave si dhe fragmentet e kujtimeve qė rrjedhin nėpėr mendjen tuaj e tė cilat vėmendjen tuaj shumė shpesh e largojnė nga vrojtimi. Si e treta, keni vėnė re se nė tė njėjtin ēast kur e filloni vetėvrojtimin, diēka nė ju fillon sė fantazuari dhe vetėvrojtimi, nėse pėr kėtė vėrtet pėrpiqeni, paraqet luftė tė pėrhershme kundėr fantazimit.

Kjo ėshtė ajo qė nė punė me vetveten ėshtė kryesorja. Ai i cili e kupton se tė gjitha vėshtirėsitė nė punė varen prej faktit se nuk ėshtė nė gjendje ta mbajė mend vetveten, ai veē e din se ēfarė duhet bėrė.

Duhet tė fillojė ta mbajė mend vet-veten.

Qė kjo tė arrihet, duhet tė luftojė me mendimet mekanike dhe fantazinė.

Po qe se kjo bėhet me ndėrgjegje dhe kėmbėngulėsi, rezultatet do tė jenė tė dukshme pėr njė kohė relativisht tė shkurtėr. Nuk guxoni, sakaq, tė mendoni se kjo ėshtė e lehtė apo se kėtė mund ta zotėroni menjėherė.

E ashtuquajtura tė mbajturit mend e vetvetes paraqet diēka qė ėshtė shumė vėshtirė tė mėsohet dhe realizohet. Ajo nuk guxon tė bazohet nė pritjen e rezultateve, pasi qė njeriu nė tė kundėrtėn do tė identifikohet me pėrpjekjet e veta. Bazamentin duhet ta paraqesė tė kuptuarit e faktit se vetveten s’e mbajmė dot mend, dhe qė nė tė njėjtėn kohė vetveten mund ta mbajmė mend po qe se kėtė tentojmė ta bėjmė me mjaft kėmbėngulėsi dhe nė mėnyrėn e duhur.

Nuk mund tė bėhemi tė vetėdijshėm vullnetarisht, nė momentin kur ne dėshirojmė, sepse nuk e kemi kontrollin mbi gjendjet e vetėdijes. Jemi nė gjendje, sakaq, qė vullnetarisht ta mbajmė mend vetveten pėr kohė tė shkurtėr, sepse disponojmė kontroll tė caktuar mbi mendimet tona. Nėse vetveten fillojmė ta mbajmė mend me ndihmėn e strukturės speciale tė mendimeve tona, gjegjėsisht duke e kuptuar ēfarė do tė thotė ajo, kjo ka pėr tė na sjellė gjer tek vetėdija.

Duhet ta keni parasysh se kemi gjetur vendet e dobėta nė murin e mekanikės sonė. Ato janė njohjet se vetveten nuk e mbajmė dot mend dhe tė kuptuarit se mund tė provojmė ta mbajmė mend vetveten. Gjer nė kėtė moment detyrė jona ka qenė vetėm studimi i vetvetes. Tani, me tė kuptuarit se ėshtė e domosdoshme qė nė ne tė ndodhė ndryshimi i vėrtetė, fillon puna.

    Mė vonė keni pėr ta mėsuar se realizimi i tė mbajturit mend tė vetvetes, qė ėshtė i lidhur me vetėvrojtimin dhe me luftėn kundėr fantazisė, nuk e ka vetėm kuptimin e vet psikologjik, por se gjithashtu kjo i ndryshon dhe pjesėt mė subtile tė metabolizmit tonė dhe nė trupin tonė kryen ndikime tė caktuara kimike, apo ndoshta mė mirė do tė ishte tė themi alkimike. Kėshtu sot nga psikologjia kemi mbėrritur tek alkimia, pėrkatėsisht, me fjalė tjera, gjer tek ideja mbi transformimin e elementeve tė vrazhda nė aso tė rafinuara.

 

    Fund i ligjėratės sė katėrt

 

(1)    (2)