Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 2 - PSIKOLOGJIA E EVOLUCIONIT TĖ MUNDSHĖM TĖ  NJERĖZIMIT 3

P. D. OUSPENSKY

Shqipėroi: Hasan HAMĖZBALA

Ligjėrata e dytė (3)

PSIKOLOGJIA E EVOLUCIONIT TĖ MUNDSHĖM TĖ  NJERĖZIMIT

( Hyrje nė mėsimet e Gurxhievit )

 

       Vetinė tjetėr tė rrezikshme tė cilėn (njeriu) e gjen nė vetvete ėshtė fantazia. Sapo ta ketė filluar vetėvrojtimin do tė vijė nė pėrfundim se pengesėn kryesore nė vrojtim e paraqet fantazia. Ai dėshiron tė vrojtojė diēka, porse nė vend tė kėsaj ai fillon tė fantazojė mbi po kėtė objekt dhe e harron vrojtimin.

   

           

Duhet ta kuptoni se kėtė nuk e them nga kurrfarė pikėpamje morale. Akoma nuk kemi ardhur tek ēėshtja mbi atė se ēfarė vetvetiu ėshtė mirė, e ēfarė keq. Flas vetėm nga pikėpamja praktike, nga pikėpamja e asaj ēfarė ėshtė e dobishme ose e dėmshme pėr studimin e vetvetes dhe zhvillimit personal.

Ai i cili fillon nė kėtė mėnyrė shumė shpejt do tė mėsojė t’i zbulojė shenjat sipas tė cilave nė vetvete mund t’i njohė dukuritė e dėmshme. Ai zbulon se ndonjė dukuri mund t’i bėjė dėm aq mė pak sa mė shumė qė ky ėshtė nė gjendje ta kontrollojė, dhe nėse mė pak ėshtė nė gjendje ta kontrollojė, domethėnė nėse ajo ėshtė mė shumė mekanike, dukuria e tillė mund tė bėhet mė e dėmshme.

Kur kėtė ta kuptojė, njeriu fillon t’i frikėsohet gėnjimit, prapė jo nga arsyet morale, por pėr arsye se gėnjimin e vet nuk ėshtė nė gjendje ta kontrollojė dhe sepse gėnjimi e udhėheqė atė, gjegjėsisht funksionet tjera tė tij.

Vetinė tjetėr tė rrezikshme tė cilėn (njeriu) e gjen nė vetvete ėshtė fantazia. Sapo ta ketė filluar vetėvrojtimin do tė vijė nė pėrfundim se pengesėn kryesore nė vrojtim e paraqet fantazia. Ai dėshiron tė vrojtojė diēka, porse nė vend tė kėsaj ai fillon tė fantazojė mbi po kėtė objekt dhe e harron vrojtimin. Shpejt e kupton se njerėzit fjalėve fantazi, gjegjėsisht imagjinatė, ia pėrshkruajnė njė domethėnie krejtėsisht tė panatyrshme dhe jomeritore, duke e konsideruar kreative, domethėnė funksion selektiv. Ai e kupton se imagjinata ėshtė funksi-on destruktiv, se kurrė nuk mund ta kontrollojė dhe se ajo pėrherė e devijon nga vendimet e tij tė vetėdijshme nė kahjet kah tė cilat nuk ėshtė nisur tė shkojė. Fantazia gati se ėshtė njėsoj e keqe sa gėnjimi, nė tė vėrtetė ajo paraqet gėnjimin e vetvetes. Njeriu zė tė mendojė diēka me tė cilėn do ta kėnaqte vetveten, e pastaj shumė shpejt fillon tė besojė nė atė qė vetė e ka sajuar, apo sė paku nė diēka prej saj.

Pastaj, e ndoshta edhe para kėsaj, zbulon shumė pasoja tė kėqija tė tė shprehurit tė ndjenjave negative. Nocioni “ndjenja negative” shėnon tė gjitha ndjenjat e dhunshme dhe tė gjitha ndjenjat depresive: ankimin e vetvetes, mllefin, dyshimin, frikėn, trishtimin, melankolinė, mėrzinė, mosbesimin, xhelozinė etj. Kjo shprehje e ndjenjave negative rėndom pranohet si krejt e natyrshme, madje edhe e domosdoshme. Shumė shpesh e quajnė “sinqeritet”. Natyrisht se kjo me sinqeritetin nuk ka kurrfarė lidhjeje. Kjo thjesht paraqet shenjė tė dobėsisė sė njeriut, shenjė tė tabiatit tė tij tė keq dhe paaftėsisė qė vėshtirėsitė e veta t’i mbajė pėr vete. Kėtė e vėrejmė kur provojmė t’iu kundėrvihemi, prej nga mund tė nxjerrim edhe njė mėsim. Mėsojmė se manifest-timet mekanike nuk mjafton vetėm t’i vrojtojmė, por se atyre duhet t’iu kundėrvihemi, sepse po qe se nuk iu kundėrvihemi, nuk jemi nė gjendje t’i vrojtojmė. Ato ndodhin aq shpejt, aq lėmuet dhe aq pahetueshėm saqė ai i cili nuk bėn pėrpjekje pėr t’i penguar nuk mundet madje as t’i vėrejė.

Pas shprehjes sė ndjenjave negative njeriu tek vetja dhe tek njerėzit tjerė fillon tė vėrejė edhe njė veti mekanike tejet interesante. Kjo ėshtė tė folurit (dėrdėllisja). Nė vetė tė folurit nuk ka asgjė tė keqe. Por tek disa njerėz, e veēanėrisht tek ata qė kėtė mė sė paku e vėrejnė, kjo bėhet e metė e vėrtetė. Ata flasin tėrė kohėn, more kudo qofshin, nė punė, nė rrugė, madje edhe nė gjumė. Kurrė nuk ndalen sė foluri dikujt, nėse ndokush ėshtė, e nėse nuk ėshtė askush, ata flasin vetė me vete.

Dhe kėtė duhet jo vetėm ta vrojtojmė, por edhe t’i rezistojmė sa tė jetė e mundur. Ai qė nuk i kundėrvihet dėrdėllisjes nuk mund tė vrojtojė asgjė, dhe tė gjitha rezultatet e vrojtimit tė tij do tė avullohen domosdo nga dėrdėllisja e vet.

Vėshtirėsitė qė i konstaton me rastin e vrojtimit tė kėtyre katėr manifestimeve – gėnjimit, imagjinimit, shprehjes sė ndjenjave negative dhe dėrdėllisjes – ia dėshmojnė njeriut mėnyrėn plotėsisht mekanike (tė veprimit) dhe pamundėsinė qė t’i kundėrvihet kėsaj mekanike nėse nuk ka ndihmė, domethėnė pa dije tė reja dhe pa ndihmė konkrete prej anash. Ai nė tė vėrtetė, madje edhe kur merr materialin e caktuar, harron qė atė material ta shfrytėzojė, harron tė (vetė)vrojtohet; me fjalė tjera, pėrsėri bie nė gjumė dhe e domosdoshme ėshtė qė dikush pėrherė ta zgjojė.

Kjo “rėnie nė gjumė” ka vetitė e veta tė caktuara tė cilat nė psikologjinė e zakonshme janė tė panjohura, apo sė paku nuk janė tė shenjuara dhe tė emėrtuara. Ato veti duhet posaēėrisht tė studiohen.

Gjithsej janė dy. E para quhet identifikim. “Tė identifikuarit”, gjegjė-sisht “identifikimi”, paraqet gjendje interesante nė tė cilėn njeriu e kalon mė tepėr se gjysmėn e jetės sė vet. Ai identifikohet me ēdo gjė: me atė qė flet, me atė qė ndjen, me atė nė ēfarė beson dhe me atė qė nuk e beson, me atė qė dėshiron dhe qė nuk dėshiron, qė e tėrheqė dhe e refuzon. E gjithė kjo plotėsisht e kaplon dhe ai nuk ėshtė nė gjendje qė vetveten ta ndajė nga idetė, ndjenjat apo objektet qė e preokupojnė. Kjo do tė thotė se ai i cili ndodhet nė gjendjen e identifikimit nuk ėshtė nė gjendje qė objektin e identifikimit tė vet ta shikojė pa anim. Vėshtirė ėshtė tė gjendet edhe gjėja mė e vogėl me tė cilėn njeriu nuk do tė ishte nė gjendje “tė identifikohet”. Njėkohėsisht, ai nė gjendjen e identifikimit ka kontroll edhe mė tė vogėl mbi reaksionet e veta mekanike. Pėr dukuritė e tilla, siē ėshtė gėnjimi, imagjinimi, shprehja e ndjenjave negative dhe tė folurit e pandalshėm (dėrdėllisja) ėshtė i nevojshėm identifiki-mi. Ato pa identifikimin nuk mund tė ekzistojnė. Sikur tė mund tė ēlirohej nga identifikimi, njeriu do tė mund tė ēlirohej edhe nga shumė dukuri tė pakuptim-shme dhe tė padobishme.

Identifikimi, kuptimi i tij, shkaqet dhe pasojat janė jashtėzakonisht tė pėrshkru-ara bukur nė Filokalia, e cila pėrmendet nė ligjėratėn e parė. Nė psikologjinė moderne, ndėrkaq, nuk mund tė gjendet as njė gjurmė e tė kuptuarit tė kėtyre dukurive. Kėto janė njė “zbulim psikologjik” krejtėsisht i harruar.

Gjendja e dytė tė cilėn e shkakton gjumi, simotėr me identifikimin, ėshtė “tė dhėnėt rėndėsi”. “Tė dhėnėt rėndėsi” nė tė vėrtetė paraqet identifiki-min me njerėzit. Kjo ėshtė gjendje nė tė cilėn dikush pėrherė brengoset mbi atė se ēfarė njerėzit tjerė pėr tė mendojnė; a po i japin atė qė i takon, a po mrekullohen me tė mjaftueshėm, e kėshtu me radhė. “Tė dhėnėt rėndėsi” luan rol me shumė rėndėsi nė jetėn e gjithsecilit, por tek disa njerėz kjo bėhet obsesion. Ata tėrė jetėn e kanė tė mbushur me “tė dhėnėt rėndėsi”, pėrkatėsisht me brengėn, dyshimin dhe dilemėn, dhe nė tė nuk mbetet vend pėr asgjė tjetėr.

 

 

“Kompleksin e inferioritetit” dhe “komplekset” tjera i kanė krijuar dukuritė jo qartė tė vėrejtura, edhe mė pak tė kuptuara, tė “identifikimit” dhe tė “tė dhėnit rėndėsi”.

Edhe “identifikimi” edhe “tė dhėnėt rėndėsi” duhet tė shqyrtohen nė mėnyrėn mė serioze. Vetėm dituria e plotė mbi to ėshtė nė gjendje pėr t’i zvogėluar. Nė qoftė se nuk mund t’i vėrejė nė vetvete, njeriu lehtė mund t’i shohė ato tek njerėzit tjerė. Duhet, sakaq, qė tė kihet parasysh edhe ajo se askush nuk dallon nga tė tjerėt. Nė kėtė kuptim tė gjithė njerėzit janė njėsoj.

Nėse tani kthehemi nė atė qė kemi thėnė mė parė, duhet tė provojmė qė mė qartė ta kuptojmė sesi zhvillimi i njeriut duhet tė fillojė dhe se nė ē’mėnyrė studimi i vetvetes mund ta ndihmojė atė fillim.

Qė nga vetė fillimi hasim nė vėshtirėsi tė natyrės gjuhėsore. Tė themi se dėshirojmė tė flasim mbi njeriun nga pikėpamja e evolucionit. Fjala “njeri” nė kuptimin e zakonshėm nuk lejon, ndėrkaq, kurrfarė variacionesh e as gradacioni. Njeriu qė kurrė nuk ka qenė dhe nuk ėshtė i vetėdijshėm dhe i cili kurrė nuk dyshon se ėshtė ashtu dhe njeriu i cili lufton tė bėhet i vetėdijshėm – nė gjuhėn tonė ėshtė krejt njė. Nė ēfarėdo qoftė kuptimi fjala ėshtė pėr “njeriun”. E qė kėsaj vėshtirėsie t’i iket dhe nxėnėsit t’i ndihmohet t’i klasifikojė idetė e reja qė ka fituar, sistemi njerėzit i ndan nė shtatė kategori.

Tri kategoritė e para praktikisht janė nė tė njėjtin nivel.

Njeriu nr. 1 ėshtė njeriu nė tė cilin qendra motorike, gjegjėsisht instiktive dominon mbi atė emocionale dhe intelektuale. Ky ėshtė njeriu fizik.

Njeriu nr. 2 ėshtė njeriu nė tė cilin qendra emocionale dominon mbi atė intelektuale, motorike dhe instiktive. Ky ėshtė njeriu emocional.

Njeriu nr. 3 ėshtė njeriu nė tė cilin qendra intelektuale dominon mbi atė emocionale, motorike dhe instiktive. Ky ėshtė njeriu intelektual.

Nė jetėn e zakonshme takohemi vetėm me kėto tri kategori njerėzish. Secili prej nesh dhe secili qė e njohim ėshtė numėr 1, numėr 2 ose numėr 3. Ekzistojnė edhe kategoritė mė tė larta, por njerėzit nė to nuk lindin. Tė gjithė lindin si numri 1, 2 ose 3 dhe kategorinė mė tė lartė mund tė kalojnė vetėm pėrmes shkollės. 

Njeriu nr. 4 nuk lind si i tillė. Ai paraqet produkt tė kulturės shkollore. Ai nga njeriu nr. 1, nr. 2 dhe nr. 3 dallon me diturinė pėr vetveten, me tė kuptuarit nga ana e tij e pozicionit tė vet dhe, tė shprehemi teknikisht, me atė se ka fituar epiqendėr tė pėrhershme. Kjo e fundit do tė thotė se ideja mbi arritjen e unitetit, vetėdijes, “un-it” tė pėrhershėm dhe vullnetit, pra ideja mbi zhvillimin e tij, pėr tė ėshtė bėrė mė e rėndėsishme nga interesimet tjera tė tij.

Karakteristikave tė njeriut nr. 4 duhet t’u shtohet dhe ajo se funksionet e tij dhe qendrat janė mė tė ekuilibruara nė mėnyrėn nė tė cilėn nuk do tė mund tė bėheshin pa punuar me vetveten, nė harmoni me parimet dhe metodat shkollore.

Njeriu nr. 5 ėshtė njeriu i cili ka mbėrritur unitet dhe vetėdijesim pėr veten. Ai prej njeriut tė thjeshtė dallon me atė se nė tė veē punon njė nga qendrat e larta dhe se ka shumė funksione dhe aftėsi tė cilat njeriu i rėndomtė, pra njeriu nr. 1, 2 dhe 3, nuk i posedon.

Njeriu nr. 6 ėshtė njeriu qė ka arritur vetėdijen objektive. Nė tė punon edhe njė qendėr mė e lartė. Ai ka shumė mė tepėr veti tė reja dhe aftėsi tė cilat e tejkalojnė tė kuptuarit e njeriut tė zakonshėm.

Njeriu nr. 7 ėshtė njeriu i cili i ka arritur tė gjitha qė njeriu mund t’i arrijė. Ai e ka “unin” e pėrhershėm dhe “vullnetin e lirė”. Nė gjendje ėshtė qė vetvetes t’ia kontrollojė tė gjitha gjendjet e vetėdijes dhe nuk mund tė humbasė asgjė prej asaj qė ka mbėrritur. Sipas njė kėndvėshtrimi tjetėr, ai ėshtė i pavdekshėm nė kufijtė e Sistemit Diellor.

Tė kuptuarit e kėsaj ndarjeje tė njerėzve nė shtatė kategori ėshtė shumė i rėndėsishėm, duke qenė se kjo ndarje ka vėrtet shumė zbatim nė tė gjitha aspektet e mundshme tė studimit tė aktivitetit njerėzor. Kjo, atij qė e kupton, i jep nė dorė instrumentin tejet tė fuqishėm dhe shumė preciz, pėrkatėsisht mjetin pėr definimin e dukurive qė pa kėtė nuk ėshtė e mundur t’i definosh.

Tė marrim, pėr shembull, nocionin e pėrgjithshėm tė religjionit, tė artit apo filozofisė. Kėtu, po filluam nga religjioni, menjėherė mund tė vėrejmė se duhet tė ekzistojė patjetėr religjioni i njeriut nr. 1, do tė thotė tė gjitha trajtat e fetishizmit pavarėsisht sesi quhen ato; religjioni i njeriut nr. 2, do tė thotė religjioni emocional, sentimental i cili ndonjėherė kalon nė fanatizėm, trajtat mė tė vrazhda tė intolerancės, ndjekja e heretikėve e tė ngjashme; religjioni i njeriut nr. 3, i cili teorikisht ėshtė religjion skolastik, pėrplot debat mbi nocionet, format dhe ritualet, qė bėhen mė tė rėndėsishme se ēdo gjė tjetėr; religjioni i njeriut nr. 4, do tė thotė religjioni i njeriut i cili punon nė zhvillimin e vet; religjioni i njeriut nr. 5, do tė thotė religjioni i njeriut i cili e ka mbėrritur unitetin (integritetin e brend-shėm) dhe i cili mund t’i shohė dhe tė njohė shumė gjėra tė cilat njerėzit nr. 1, 2, dhe 3 nuk i njohin dhe nuk i shohin; ekziston, pastaj, dhe religjioni i njeriut nr. 6 dhe religjioni i njeriut nr. 7, mbi tė cilėt nuk mund tė dimė asgjė.

E njėjta ndarje vlen edhe pėr artin, shkencėn dhe filozofinė. Duhet tė ekzistojė arti i njeriut nr. 1, njeriut nr. 2 dhe njeriut nr. 3; shkenca e njeriut nr. 1, nr. 2 dhe nr. 3, nr. 4 e kėshtu me radhė. Pėr kėtė arsye duhet qė vetė tė provoni t’i gjeni shembujt.

Ky zgjerim i nocioneve nė masė tė madhe rrit aftėsinė tonė pėr tė gjetur zgjidhje pėr shumė nga problemet tona.

E kjo do tė thotė se sistemi na e jep mundėsinė qė tė hulumtojmė gjuhė tė re, pra gjuhėn qė ėshtė e re pėr ne dhe e cila ka pėr tė na i lidhur nė mes veti idetė e kategorive tė ndryshme tė cilat nė tė vėrtetė janė unikate, kurse ka pėr tė na i ndarė idetė nė dukje tė kategorive tė njėjta tė cilat nė tė vėrtetė janė tė ndryshme. Ndarja e fjalės “njeri” nė shtatė fjalė: njeriu nr. 1, 2, 3, 4, 5, 6 dhe 7, me tė gjitha qė prej kėsaj burojnė, paraqet shembullin e kėsaj gjuhe tė re.

Kjo na e jep definicionin e katėrt mbi psikologjinė si studim i gjuhės sė re. Ajo gjuhė e re ėshtė gjuhė universale, tė cilėn njerėzit ngandonjėherė provojnė ta gjejnė apo ta sajojnė. Shprehja “gjuhė universale” ose “gjuhė filozofike” nuk guxon tė kuptohet metaforikisht. Kjo gjuhė ėshtė universale nė kuptimin siē janė universale edhe simbolet matematikore. Kjo, pėrpos tjerash, pėrfshin krejt ēfarė njerėzve ka mundur t’u bie ndėrmend. Madje edhe vetėm disa fjalė tė kėsaj gjuhe qė veēse ju janė shpjeguar e japin mundėsinė qė tė mendoni dhe tė flisni mė me precizitet sesa qė ėshtė e mundur nė gjuhėn e zakonshme, qoftė dhe me shfrytėzimin more tė cilėsdo qoftė terminologji apo nomenklaturė ekzistu-ese shkencore ose filozofike.

 

 

Fund i ligjėratės sė dytė

 

(1)     (2)