Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 2 - PSIKOLOGJIA E USHQYERJES

Shkruan: Sazan GURI

      

PSIKOLOGJIA E USHQYERJES

(Tė shqyesh, tė hash apo tė ushqehesh?!)

 

 

Librin e autorit Sazan Guri, "Psikologjia e ushqyerjes" mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

dhe

 

www.librariaelektronike.com

 

 

 

 

 

            Tė ushqehesh apo tė shqyesh ėshtė ēėshtje, qė i ėshtė dashur njeriut dhe njerėzimit tė pėrballet me mėdyshjen: thjesht tė hash apo tė dish tė hash. Katėr instinktet bazė tė familjes sė madhe tė botės sė qenieve tė gjalla, si tė pasurit frikė, tė seksuarit, tė ndjenjės sė gjumit dhe tė tė ngrėnit, ende nuk po gjejnė dot ekuilibrin e duhur te qenia gjoja me ndėrgjegje tė lartė tė mbiquajtur homo sapiens.

            Instinkti i frikės, me tė cilin njeriu ėshtė pajisur pėr t’u treguar i matur nė rrugėn e gjatė tė mbijetesės, shpeshherė e bėn tė druhet ose tė tmerohet mė shumė seē duhet. Instinkti i seksit, me tė cilin njeriu ėshtė pajisur pėr tė kryer riprodhimin e jetės e ka ēuar njerėzimin drejt njė popullimi tė tejskajshėm, tė krahasueshėm me ciklet biologjike tė insekteve, karkalecave le tė themi. Mendohet se nė kohėn e trojanėve, 3000 vjet mė parė, popullsia e rruzullit avitej jo mė shumė se 50 milion banorė. Ndėrsa, instinkti i tė ngrėnit, qė njerėzve u ėshtė dashur pėr tė pėrballur energjitė e ditės, sigurisht jo “tamah” e tij, ka bėrė apo mė saktė e ka ēuar atė mė tepėr drejt njė mosarsyetimi tė pėrbashkėt, drejt njė agresiviteti individual deri nė luftėra tė pakuptimta. Iu desh 1000 vjet luftė, vendeve si Gjermania, Anglia e Franca pėr tė kuptuar se gjerat mė mirė zgjidhen kėshtu, si sot me paqe. Po aq dhe Perandorisė Turke, etj. Madje, instinkti i ushqyerjes sa vjen dhe po e humbet kodin e vet gjenetik. Nėse dikur, njerėzimi mund tė krahasohej, pėr nga stili i tė ngrėnit, pėr nga mėnyra e tė siguruarit deri nė teknikat e gjetjes sė ushqimit, me botėn tjetėr tė gjallė, sot njeriu modern, veēanėrisht ai i pasluftės sė fundit botėrore nuk rend mė si ujk nė kėrkim tė presė, sepse me rregullat e sotshme, ai qė punon ha, ndėrsa ai qė nuk punon ha e pi, sepse njė pjesė e mirė e njerėzimit, sot po harron tė ketė oreks ose mė saktė nuk ka mė konceptin e urisė, ngase njė frigorifer plot pėrbėn armikun mė tė madh tė oreksit, sikundėr pjesa tjetėr e ka urinė nė skajin tjetėr, pothuaj si ujku nė shkurt, qė shkurt thirret bishė. Ndaj, sot nė mbarė botėn ka njė miliard njerėz, qė vuajnė nga mosngrėnia, po aq njerėz ka qė plangosin e shkurtojnė jetėn e tyre nga mbingrėnia, por qė tė dyja epitetizohen si shtresa nė nevojė pėr mbijetesė shėndetėsore, pasi tė dyja nuk ushqehen, por thjesht hanė e nuk hanė ose mė saktė, shqyejnė ose s’kanė ēfarė tė shqyejnė.

            Por, njė veti tjetėr e qenieve tė gjalla, megjithėse me arsyetim mė tė ulėt, por thjesht me bazė instinktesh, ėshtė se ato me tė vėrtetė ushqehen dhe kėnaqen me prenė e tyre, pa e torturuar mė parė atė, sikundėr bėn qenia me ndėrgjegje gjoja tė lartė (njeriu), me arsyetim kinse tė shėndoshė, qė mė parė e tromaks gjėnė, duke i xixėlluar hanxharin para syve, pastaj e gjuan dhe mbasi e ther dhe e rrjep, luan e tallet me tė (kujtoni disa skena nė lajmet televizive, ku therėtarėt nė rrugė u hipnin viēave tė therur). Nėse njė kafshė ėshtė armik pėr njė lloj tė caktuar, atėherė ai njėherėsh ėshtė pre pėr njė lloj tjetėr, ndėrkohė qė njeriu ėshtė armik me tė gjithė. Nuk mund tė gjendet njė lloj tjetėr, veē qenies me dy kėmbė, qė tė ketė njė tamah kaq tė gjerė nė llufitje. Dihet qė kali ushqehet vetėm me bar, ujku vetėm me dele e drerė, lopa vetėm me jonxhė, luani vetėm me zebra, ndėrsa njeriu mbasi ha e shqyen pjesėn dėrmuese tė zinxhirit ushqimor, pjesėn tjetėr e gjuan, e shkel, e shuan, si konkurrent pėr sigurimin e presė sė vet. Ndryshe nga luani, qė mbasi zė, edhe si me tė luajtur njė zebėr, bėn tė ushqehen syresh kafshėsh tė tjera, njeriu mbasi i mjel qumėshtin njė kafshe tė caktuar, mbasi i merr leshin, mbasi i shet lekurėn, mbasi ia ha dhe mishin, arrin i merr dhe jetėn, duke i hungėruar tranxhėn nė thertore ose hanxharin nė rrugė.

            Ndryshe nga kafshėt, si Qeni a kushdo tjetėr, qė kurrė nuk e lėnė prenė nė tokė, madje kujdesen pėr tė aq sa e mbulojnė, njeriu pasi e dėng pjatėn pa karar e braktis ushqimin nė tryezė, madje shpesh e flak atė.

            Pra, mėnyra se si njeriu sillet me pėrgatitjen dhe trajtimin e lėndės ushqyese, pėrbėn hapin e parė drejt njė ushqyerje tė shėndetshme apo drejt njė ngrėnie dendje barku. Madje, thonė, qė ofti i ngrėnies tė ketė pėr njerėzit kuptimin e njė vakti tė ushqyerjes duhet tė kėndohet nėn bėlbėzim qysh nė gatim e gatitje. Po nė kėtė kuptim, tė paktėn njė vakt nė ditė duhet tė hahet bashkėrisht me tė tjerė pjesėtarė tė familjes apo miq e shok, pėr shkak tė njė sinergjie pozitive qė formohet nė kėsi tryezash. Ndjesinė e njė ushqyerje tė shėndetshme, njeriu e merr edhe nga tė ngrėnit ulur, kurrė nė kėmbė, madje mundėsisht nė sofėr, pėr shkak tė qarkullimit tė gjakut dhe pėrqendrimit tė energjisė nė gjysmėn e sipėrme tė trupit. Njė arsye tjetėr po aq e shėndetshme nė ushqyerje ėshtė se jo tė gjitha ushqimet kėrkojnė pėrdorimin e pirunit, si pula, peshku, etj., por kėrkojnė pėrdorimin e ndjeshmėrisė sė mollėzave tė gishtėrinjve.

            Por, arsyeja mė e shėndoshė pėr tė shquar, nėse njė njeri ha (shqyen) apo di tė hajė (ushqehet) ėshtė marrėdhėnia, qė ai vendos nė pėrdorimin e lėndėve ushqimore, nėse ai pėrdor ato me bazė vegjetarizmi (pėrfshi kėtu produktet e mishit tė bardhė tė peshkut apo tė pulės) apo ato me bazė tė produkteve tė mishit, aq mė keq kur moda sot ėshtė qė syresh tė shumtė nė botė pėrdorin mish tė gjakosur. Njė doktor i postės sė kufirit porosiste ushtarėt, qė tė mos i hidhnin mish me gjak qenit, sepse njė ditė prej ditėsh, nga hormonet agresive qė ai merrte, mund t‘u kthehej vetė atyre.

            Pra, ngrėnia e produkteve vegjetare, ndryshe nga ato mishtore pėrbėn atė qė quhet ushqyerje dhe jo shqyerje. Ky ėshtė edhe thelbi i kėtij libri, tharmi i tė cilit buron nga jeta praktike e pothuaj njė milion viteve tė jetės sė njeriut, dobia e sė cilės buron nga jeta konkrete e njerėzve tė mėdhenj, si nė historinė e lashtė edhe nė atė tė sotme, ku ushqyerja me bazė vegjetarizmi ka ēuar nė piedestalet mė tė larta mendimtarėt e shkencės, korifejtė e politikės, udhėheqėsit shpirtėrorė tė besimeve fetare deri nė rekordmenėt e sporteve, shembuj tė tė cilėve, do t‘i ndeshni, veē tė tjerave, nė faqet e kėtij libri.

 

Autori

 

Pjese nga libri "Psikologjia e ushqyerjes"