Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 2 - PSIKOLOGJIA E EVOLUCIONIT TĖ MUNDSHĖM TĖ  NJERĖZIMIT

P. D. OUSPENSKY

Shqipėroi: Hasan HAMĖZBALA

      

Ligjėrata e parė (1)

 

PSIKOLOGJIA E EVOLUCIONIT TĖ MUNDSHĖM TĖ  NJERĖZIMIT

( Hyrje nė mėsimet e Gurxhievit )

 

            Psikologjia ndonjėherė quhet shkencė e re. Kjo ėshtė plotėsisht gabim. Ajo ėshtė ndoshta shkenca mė e vjetėr, dhe nė vijat e saj mė esenciale, pėr fat tė keq, ėshtė shkencė e harruar. Pėr ta kuptuar kėtė, ėshtė e domosdoshme tė kuptohet se ajo, pėrveēse nė kohėn tonė, kurrė nuk ka ekzistuar me emrin e vet. Nga ky apo ai shkak psikologjia pėrherė ėshtė dyshuar pėr tendenca tė gabuara apo subversive, qoftė fetare, qoftė morale, qoftė tė natyrės politike, dhe ka qenė dashur tė tebdiloset nė mėnyra tė ndryshme.

 

 

HYRJE

 

Para disa vitesh kam zėnė tė marr letra nga lexuesit e librave tė mi. Nė tė gjitha ato letra ka qenė njė pyetje: Ēfarė kam bėrė pasi i kam shkruar librat e mi, tė cilėt nė anglisht janė botuar mė 1929 e 1931, kurse shkruar ishin mė 1910 e 1912.

Nė ato letra nuk do tė mund tė pėr-gjigjesha asnjėherė. Do tė mė duheshin libra tė tėrė, madje edhe vetėm po tė provoja qė ta bėja kėtė. Por njerėzit qė mė kishin shkruar e banonin nė Londėr, ku kam jetuar nga viti 1921, i kam ftuar dhe kam organizuar pėr ta njė varg ligjėratash. Nė kėto ligjėrata kam provuar tė pėrgjigjem nė pyetjet e tyre dhe tė shpjegoj se ēfarė kam zbuluar pasi qė i kam shkruar dy librat e mi dhe cili ka qenė drejtimi i punės sime.

Mė 1934 kam shkruar dy ligjėratat e mia hyrėse tė cilat kanė dhėnė njė ide tė pėrgjithshme mbi atė se ēfarė kam hulumtuar, dhe cilėt ishin udhėrrėfyesit mbi bazėn e tė cilėve njė numėr i caktuar njerėzish kanė punuar me mua. Ka qenė plotėsisht e pamundur qė e tėrė kjo tė pėrmblidhet nė njė, apo edhe nė dy a tri ligjėrata: prandaj, njerėzve gjithnjė ua kam tėrhequr vėrejtjen se nuk mjafton tė dėgjohen vetėm njė apo dy ligjėrata, por se pėrfytyrimin mbi drejtimin e punės sime mund ta japin vetėm pesė, apo edhe mė mirė dhjetė sosh. Kėto ligjėrata prej atėherė kanė vazhduar, kurse unė shpesh i kam korrigjuar ato apo rishkruar.

Shikuar nė tėrėsi me ēėshtjen pėrgjithėsisht kam qenė i kėnaqur. Janė lexuar pesė ligjėrata, nė praninė time apo pa mua. Dėgjuesit kanė mundur tė parashtrojnė pyetje, e sikur tė provonin t’i ndiqnin kėshillat a paralajmėrimet qė u janė dhėnė e tė cilat pikė sė pari kanė pasur tė bėjnė me vetėkontrollin e disiplinėn e caktuar, shumė shpejt e zinin mjaftueshėm mirėkuptimin punu-es tė asaj me ēfarė jam marrė.

Tėrė kohėn, natyrisht, kam vėnė re se pesė ligjėratat nuk ishin tė mjaftueshme, prandaj nė bisedat qė kanė vazhduar pas tyre i kam pėrpunuar dhe zgjeruar tė dhėnat e mėparshme, duke provuar qė njerėzve t’ua tregoj pozitėn e tyre personale karshi dijes sė re.

Kam konstatuar se shumica e njerėzve vėshtirėsi kryesore e kanė atė qė tė vėrejnė se vėrtet kanė dėgjuar gjėra tė reja, gjegjėsisht gjėra tė cilat kurrė mė parė nuk i kanė dėgjuar.

Kėtė ata nuk e thonė qartė, por realisht nė vetvete pėrherė kanė provuar qė kėsaj t’i kundėrvihen dhe qė atė qė e kanė dėgjuar ta pėrkthejnė nė gjuhėn e tyre tė zakonshme, cilado qė tė ketė qenė ajo. E kėtė unė pėr gjithsecilin nuk kam mundur ta kem parasysh.

E di se njeriu nuk e ka tė lehtė ta kuptojė se vėrtet ka dėgjuar gjėra tė reja. Aq shumė jemi mėsuar me tregimet e vjetra dhe me motivet e vjetra saqė kaherė kemi pushuar tė shpresojmė e tė besojmė se mund tė ekzistojė more ēfarėdo qoftė e re.

E kur gjėrat e reja i dėgjojmė, ne i shohim si tė vjetra ose mendojmė se mund tė sqarohen e tė interpretohen me diēka tė vjetėr. Ėshtė e vėrtetė se nuk ėshtė lehtė tė vihet re mundėsia dhe domosdoshmėria e ideve krejtėsisht tė reja, dhe se kjo me kohė kėrkon rivlerėsimin e tė gjitha vlerave tė zakon-shme.

Nuk mund t’ju garantoj se qė nga fillimi do tė dėgjoni gjėra tė reja, d.m.th. ide tė cilat kurrė mė parė nuk i keni dėgjuar; por, nė qoftė se jeni tė durimshėm, shumė shpejt do tė filloni t’i vini re ato. E atėherė ju dėshiroj qė tė mos i lėshoni, dhe tė mos provoni qė t’i interpretoni nė mėnyrėn e vjetėr.

 

Nju Jork, 1945

 

 

 

 

LIGJĖRATA E PARĖ

 

Do t’ju flas mbi mėsimin e psikologjisė, por mė duhet t’jua tėrheqė vėrejtjen se psikologjia pėr tė cilėn flas unė ėshtė shumė mė e ndryshme nga ēdo gjė qė ju mund ta keni tė njohur nėn kėtė emėr.

Pėr fillim mė duhet t’ju them se psikologjia praktikisht kurrė nė histori nuk ka qenė nė nivel kaq tė ulėt si sot. Ajo ka humbur ēdo kontakt me origjinėn e vet dhe domethėnien e vet, ashtu qė sot ėshtė vėshtirė madje edhe tė definohet nocioni i psikologjisė, gjegjėsisht tė thuhet se ē’ėshtė psikologjia dhe ēfarė studion ajo. Dhe kjo ėshtė kėshtu pėrkundėr faktit se kurrė nė histori nuk ka pasur kaq shumė teori psikologjike dhe kurrė mbi psikologjinė nuk ėshtė shkruar sa sot.

Psikologjia ndonjėherė quhet shkencė e re. Kjo ėshtė plotėsisht gabim. Ajo ėshtė ndoshta shkenca mė e vjetėr, dhe nė vijat e saj mė esenciale, pėr fat tė keq, ėshtė shkencė e harruar. Pėr ta kuptuar kėtė, ėshtė e domosdoshme tė kuptohet se ajo, pėrveēse nė kohėn tonė, kurrė nuk ka ekzistuar me emrin e vet. Nga ky apo ai shkak psikologjia pėrherė ėshtė dyshuar pėr tendenca tė gabuara apo subversive, qoftė fetare, qoftė morale, qoftė tė natyrės politike, dhe ka qenė dashur tė tebdiloset nė mėnyra tė ndryshme.

Psikologjia me mijėra vite ka ekzistuar nėn emrin e filozofisė. Nė Indi tė gjitha trajtat e Jogės, e cila nė esencė e paraqet psikologjinė, pėrshkruhen si njė nga gjashtė sistemet e filozofisė. Mėsimet e sufive, tė cilat pėrsėri pikė sė pari janė psikologjike, konsiderohen pjesėrisht si fetare e pjesėrisht si meta-fizike. Nė Evropė madje edhe vetėm para pak kohėsh, gjatė dekadave tė fundit tė shekullit nėntėmbėdhjetė, shumė punime nga lėmi i psikologjisė janė konsideruar filozofi. Dhe pėrkundėr faktit se gati tė gjitha disiplinat filozofike, siē ėshtė logjika, teoria e njohjes, etika dhe estetika bazohen mbi punėn e mendjes njerėzore dhe tė shqisave njerėzore, psikologjia ėshtė konsideruar inferiore nė raport me filozofinė dhe si diēka qė ka tė bėjė vetėm me tė ulėtėn, gjegjėsisht me anėt mė triviale tė natyrės njerėzore.

Paralelisht me ekzistencėn e vet nėn emrin e filozofisė, psikologjia madje edhe mė gjatė ka ekzistuar si e lidhur pėr kėtė apo atė religjion. Kjo nuk do tė thotė se religjioni dhe psikologjia ndonjėherė kanė qenė njėjta gjė, apo se midis religjionit dhe psikologjisė ka lidhshmėri. Por nuk ka kurrfarė dyshimi se gati ēdo religjion – patjetėr se nuk mendoj nė religjionet bashkėkohore false – e ka zhvilluar kėtė apo atė trajtė tė mėsimit psikologjik, shpesh-herė tė lidhur edhe me praktikėn e caktuar, ashtu qė studimi i religjionit shumė shpesh ka pėrfshirė studimin e psikologjisė.

Ekzistojnė edhe shumė punime tė shkėlqyeshme psikologjike tė cilat gjenden nė literaturėn fetare krejtėsisht ortodoksiste tė vendeve dhe epokave tė ndryshme. Nė krishterimin e hershėm, pėr shembull, ka ekzistuar njė pėrmbledhje librash autorėsh tė ndryshėm nėn emrin e pėrbashkėt Filokalia (Philokhalia), qė nė kohėn tonė pėrdoren nė kishėn ortodokse, veēanėrisht pėr trajnimin e kallogjerėve.

Nė kohėn kur ka qenė e lidhur me filozofinė dhe religjionin, psikologjia gjithashtu ka ekzistuar edhe nė formėn e artit. Poezia, drama, skulptura, vallėzimi, e madje edhe arkitektura, ishin mjetet pėr transmetimin e dijeve psikologjike. Katedralet gotike, pėr shembull, nė kuptimin e tyre esencial kanė qenė vepra psikologjike.

Nė kohėt e lashta, para se filozofia, religjioni dhe arti tė merrnin trajtat e tyre tė veēanta siē i kemi sot tė njohura, psikologjia ka ekzistuar nė trajtėn e misterit, ngjashėm me ato tė Egjiptit apo Greqisė sė Vjetėr.

Mė vonė, pas zhdukjes sė mistereve, psikologjia ka ekzistuar nė trajtė mėsimesh simbolike, tė cilat ndonjėherė kanė qenė tė lidhura me religjionin e asaj periudhe, e ndonjėherė jo. Kėto janė, pėr shembull, astrologjia, alkimia, magjia, kurse nga masoneritė bashkėkohėse, okultizmi dhe teozofia.

Kėtu ėshtė e domosdoshme tė pėrmendet se tė gjitha sistemet dhe doktrinat psikologjike, ato tė cilat ekzistojnė haptazi apo kanė ekzistuar dhe ato qė kanė qenė tė fshehta apo tė maskuara, mund tė ndahen nė dy kategori kryesore:

E para: sistemet qė e studiojnė njeriun ashtu siē ėshtė, apo ashtu siē e supozojnė apo e mendojnė se ėshtė. Psikologjia “shkencore” moderne, gjegjėsisht ajo qė nėn kėtė emėr ėshtė e njohur, bėn pjesė nė kėtė kategori.

E dyta: sistemet tė cilat njeriun nuk e studiojnė nga pikėpamja e asaj ēfarė ai ėshtė, por nga pikėpamja e asaj ēfarė do tė mund tė ishte, domethėnė nga pikėpamja e evolucionit tė tij tė mundshėm.

Kėto sistemet e fundit nė tė vėrtetė janė ato tė zanafillės, apo gjithsesi mė tė vjetrat, dhe vetėm kėto mund tė sqarojnė origjinėn e harruar si dhe domethėnien e psikologjisė.

Kur e kuptojmė rėndėsinė e studimit tė njeriut nga pikėpamja e evolucionit tė tij tė mundshėm, do ta kuptojmė edhe se pėrgjigjja e duhur nė pyetjen: Ē’ėshtė psikologjia? duhet tė jetė se psikologjia ėshtė studim i parimeve, ligjeve dhe fakteve tė evolucionit tė mundshėm tė njeriut.

Kėtu, nė kėto ligjėrata, do tė flas ekskluzivisht nga ky kėndvėshtrim.

Pyetja jonė e parė do tė jetė – ē’do tė thotė evolucion i njeriut, kurse e dyta, mos vallė pėr tė janė tė domosdoshme disa kushte specifike?

Sa u pėrket qėndrimeve tė zakonshme bashkėkohore mbi origjinėn e njeriut dhe evolucionin e tij tė mėparshėm, mė duhet tė them menjėherė se ato nuk mund tė jenė tė pranuara. Duhet tė kuptojmė se mbi origjinėn e njeriut nuk dimė asgjė, dhe se nuk kemi kurrfarė argumenti mbi evolucionin fizik apo mental tė njeriut.

Nėse e marrim njerėzimin historik, gjegjėsisht njerėzimin nė dhjetė mijė apo pesėmbėdhjetė mijė vjetėt e shkuara, mund tė gjejmė shenja tė pagabueshme mbi ekzistimin e tipit tė lartė tė njeriut, praninė e tė cilit mund ta konstatojmė mbi bazėn e pėrmendoreve tė lashta, tė cilat njerėzimi i sotėm nuk ėshtė nė gjendje t’i pėrsėrisė e as t’i imitojė.

Sa i pėrket njeriut parahistorik, apo qenies me dukje tė ngjashme me njeriun, e megjithatė aq i ndryshėm prej tij, eshtrat e tė cilit gjenden ndonjėherė nė shtresat e tokės nga epoka e akullt apo edhe mė tė vjetra, do tė mund ta pranonim tezėn krejtėsisht tė mundshme se kėto eshtra i kanė takuar ndonjė krijese krejtėsisht tė ndryshme prej njeriut, e cila kaherė ėshtė zhdukur.

Duke qenė se e kontestojmė evolucionin e mėparshėm tė njeriut, duhet tė kontestojmė edhe ēdo mundėsi tė evolucionit mekanik tė ardhshėm tė njeriut, gjegjėsisht tė evolucionit qė zhvillohet nga vetvetja, nė pėrputhje me ligjet e trashėgimisė e tė seleksionimit, porse pa pėrpjekjen e vetėdijshme tė njeriut e duke mos e kuptuar zhvillimin e vet tė mundshėm.

Ideja jonė themelore do tė jetė ajo se njeriu, ashtu siē e njohim, nuk ėshtė qenie e pėrsosur; se natyra e zhvillon vetėm gjer nė pikėn e caktuar e pastaj e lė, qė mė tutje ose tė zhvillohet me pėrpjekjet e zotėsitė e veta, ose tė jetojė e tė vdesė i tillė siē ka lindur, gjegjėsisht tė degjenerojė e ta humbasė mundėsinė pėr t’u zhvilluar.

Nė kėtė rast evolucion do tė thotė zhvillimi i kualiteteve dhe vetive tė brendshme tė caktuara tė cilat rėndom mbesin tė pazhvilluara dhe nuk mund tė zhvillohen vetvetiu.

Pėrvoja dhe vėzhgimi tregojnė se ky zhvillim ėshtė i mundur vetėm nė disa rrethana tė caktuara, me pėrpjekje tė llojit tė caktuar (tė cilat i bėn vetė njeriu) dhe me ndihmėn e mjaftueshme nga ana e atyre tė cilėt, mė parė, kanė bėrė punė tė tillė e tė cilėt veēse kanė realizuar shkallė tė caktuar tė zhvillimit apo sė paku kanė arritur njohje tė caktuar tė metodės.

Duhet t’ia fillojmė me idenė se evolucioni nuk ėshtė i mundur pa investimin e pėrpjekjeve; i pamundur ėshtė, gjithashtu, edhe pa ndihmėn e caktuar.

Pas kėsaj, duhet ta kuptojmė se njeriu nė rrugėn e zhvillimit duhet tė bėhet qenie tjetėrndryshe, dhe duhet tė mėsojmė se nė ē’kuptim e nė ē’drejtim duhet tė bėhet qenie tjetėrndryshe, pra se ē’do tė thotė qenia tjetėrndryshe.

Duhet, pastaj, tė kuptojmė se nuk munden tė gjithė njerėzit tė zhvillohen e tė bėhen qenie tjetėrndryshe. Evolucioni ėshtė ēėshtje e pėrpjekjeve individuale dhe ai nė raport me masėn e njerėzve ėshtė pėrjashtim i rrallė. Mund tė na duket e habitshme, por duhet tė kuptojmė se ai jo vetėm se ėshtė i rrallė, por edhe po bėhet gjithnjė e mė i rrallė.

Nga pohimet e mėsipėrme, natyrisht, rezultojnė shumė pyetje:

1 - Ē’do tė thotė qė njeriu nė rrugėn e evolucionit duhet tė bėhet qenie tjetėrndryshe?

2 - Ē’do tė thotė “qenie tjetėrndryshe”?

3- Ē’kualitete e ē’veti tė brendshme mund tė zhvillohen tek njeriu dhe si mund tė arrihet kjo?

4 - Pėr ē’arsye tė gjithė njerėzi nuk mund tė zhvillohen e tė bėhen qenie tjetėrndryshe?

5 - Prej nga vjen njė padrejtėsi e kėtillė?

Do tė provoj tė pėrgjigjem nė kėto pyetje, dhe atė duke filluar nga kjo e fundit.

Pėr ē’arsye tė gjithė njerėzi nuk mund tė zhvillohen e tė bėhen qenie tjetėrndryshe?

Pėrgjigjja ėshtė tepėr e thjeshtė: pėr arsye se kėtė nuk e dėshirojnė. Sepse pėr kėtė nuk dinė dhe se pa pėrgatitje tė gjata as nuk do ta kuptojnė se ē’do tė thotė ajo, madje edhe po qe se iu thuhet.

 

  Vazhdon...

 

    (2)     (3)