Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 2 - Psikiatria dhe feja (2)

Shkruan: Prof. Adj. MSc. Ferid AGANI

 Psikiatria online

PSIKIATRIA DHE FEJA (2)      

      Duke qenė se plotėsimi i nevojave psikologjike dhe shpirtėrore tė njerėzve ėshtė brengė e pėrbashkėt e psikiatėrve dhe e profesionistėve fetar, dhe dukeqenėse kėto dy lloje tė nevojave, nė shumė aspekte janė tė ngjashme, kufijtė qė i ndajnė kėto dy profesione janė jo tė qartė. Ndodhin raste kur psikiatri duhet tė merret me aspektet shpirtėrore tė pacientit sepse kėtė e imponon koha specifike e intervenimit, dhe e njėjta gjė mund tė ndodhė me profesionistin fetar tė cilit pėr shkak tė intervenimit me kohė do t’i duhet tė merret me problematikėn thjesht psikologjike ose trupore.

 

 

 

            SFIDA E BASHKĖPUNIMIT

 

            Njerėzit sot, ēdo ditė e mė pak, mund tė llogarisin nė mjete tė sigurta nga jashtė, qė do t’u sillnin siguri dhe lirim nga frika. Prandaj gjithnjė e mė shpesh dėgjohet pyetja me rėndėsi, si pėr psikiatėr ashtu edhe pėr teolog: – Ēfarė kuptimi ka jeta dhe a ka kuptim fare?

            Marrja e qėndrimit ndaj kėsaj dhe shumė pyetjeve tė ngjashme me cilėsi ekzistenciale imponon nevojėn qė psikiatri, fillimisht ta qartėson pozitėn e tij ndaj fesė; si dhe ta njehė mirė: fenė e tij, psikopatologjinė fetare si dhe psikologjinė dhe filozofin e fesė.

            Megjithatė, pėrkundėr kėtyre kualiteteve, psikiatri ka vėshtirėsi se si tė mos e manifestojė, tė mos e bartė, ose tė mos ndikojė nė pacientin me qėndrimin e tij ateist, agnostik ose teist. A ėshtė kjo e mundur dhe sė fundi a ėshtė kjo e nevojshme? Pėrgjegja me siguri, ėshtė e kushtėzuar me orientimin teorik dhe nė ēdo rast ėshtė individuale; mirėpo, kur ky lloj i qėndrimit tė terapeutit bartet nė pacientin atėherė paraqitet ndikimi i pashmangshėm manipulativ, qė nuk ėshtė larg prej ideologjisė.

            Psikiatria nuk guxon tė shndėrrohet nė ideologji, dhe nė veēanti kjo nuk guxon tė ndodhė me fenė qė ėshtė transhistorike dhe e pėrjetshme, qė gjithmonė plotėson mungesat ontologjike tė njeriut bashkėkohor dhe jetesės sė tij. Pėr fat tė keq, feja mund tė shndėrrohet nė ideologji njėlloj si edhe psikiatria, nė situatėn kur me to manipulohet, me vetėdije ose pa vetėdije. Ky rrezik, gjithnjė ekziston, dhe atė jo vetėm nė marrėdhėnien e ndėrsjellė ndėrmjet fesė dhe politikės. Pėr kėtė arsye psikiatri duhet tė respektojė dinjitetin e personalitetit, me tė cilin ėshtė nė kontakt tė afėrt, pa marr parasysh se a e konsideron atė krijesė tė Zotit ose krijesė tė rastit, tė gjuajtur, pa qėllim, nė kėtė botė.

            Bashkėpunimi ndėrmjet personave fetar dhe psikiatėrve, qė nė kushtet tona ėshtė ende i pamundur, nė SHBA dhe nė shumicėn e shteteve europiane, ėshtė frytdhėnės qėmoti. Nė klinikat e mėdha psikiatrike nė perėndim ėshtė praktikė e zakonshme qė nė to tė punojnė teolog tė shkolluar prej tė cilėve disa kanė vijuar edhe trajnime tė veēanta psikoterapeutike. Nga ana tjetėr teologėt ose personat qė merren me trajtimin paramedicinal – shpirtėror, tė vėshtirėsive psikike gjejnė nė psikiatrat ndihmė tė pazėvendėsueshme nė trajtimin e sėmundjeve dhe ērregullimeve tė ndryshme psikiatrike. Personat fetar ose tė tjerė qė merren me trajtime paramedicinale, bėjnė gabim tė madh kur trajtojnė pacientin e rėndė psikiatrik pa qenė tė pėrgatitur pėr kėtė ose kur e pengojnė dėrgimin e tyre deri tek psikiatri.

            Njėra prej pyetjeve ėshtė se a mund tė mėsojė diē psikiatri qė ka njohuri mė tė thella mbi funksionimin e vetėdijshėm dhe tė pavetėdijshėm psikik tė njeriut, nga personi fetar qė merret me trajtimin e personave me vėshtirėsi psikike?

            Njeriu nuk ėshtė vetėm enigmė por edhe fshehtėsi. Enigma mund tė zgjidhet, ndonjėherė kjo ėshtė vetėm ēėshtje e informatės dhe komunikimit. Fshehtėsisė mundemi vetėm t’i afrohemi, por jo edhe ta zgjidhim (Jerotiē, 1990). Prandaj ēdo psikiatėr, veēanėrisht ai me orientim psikoanalitik, i cili mendon, ose i cili ėshtė i bindur, se paraprakisht e dinė se prej ēfarė “kompleksi” lėngon klienti i tij dhe se nė ēfarė drejtimi do tė zhvillohet psikoterapia, nė tė vėrtetė nuk do t’i ndihmojė atij dhe procesit tė tij tė “individuacionit”, qė domosdo pėrfshin edhe hapėsirat fetare – shpirtėrore tė njeriut.

            Edhe teologėt edhe psikiatrėt janė koshient se kanė punė me njeriun, tė shėndoshė dhe tė sėmurė. Si tė ndihmohet mė sė shumti? Kush mund tė ofrojė ndihmė mė tė mirė; psikiatri apo personi qė merret me anėn shpirtėrore tė problemit? Ėshtė e padiskutueshme ndihma qė mund tė ofrojė psikiatri nė rastet e sėmundjeve dhe ērregullimeve tė ndryshme psikiatrike. Pse duhet tė refuzojė teologu kėtė lloj tė ndihmės? Atė qė psikiatrat shpesh e harrojnė, por jo edhe personat qė merren me trajtim paramedicinal – shpirtėror, ėshtė fakti se krahas shumė supresioneve, nė ditėt e sotme gjithnjė e mė shumė ėshtė duke ndodhė supresioni i shpirtėrores (fetares) nė njeriun.

            Nėse arketipi religjioz, ėshtė me tė vėrtetė njėri nga arketipet mė tė vjetra nė ndėrdijen kolektive tė njeriut atėherė a mos duhet menduar mė seriozisht mbi vėrejtjen e personave fetar se ky supresion nuk mund tė mbes i padėnuar? Tregues i bindshėm i pasojave tė supresionit tė arketipit religjioz ėshtė paraqitja gjithnjė e mė e shpeshtė e njė forme tė neurozės, tė cilėn Viktor Frankl qysh para njė shekulli e quajti neurozė neogjene ose sėmundje e qenies psikike – shpirtėrore tė njeriut, esencėn e sė cilės e pėrbėn dobėsimi ose humbja e plotė e “vullnetit pėr njohjen e kuptimit tė jetės”.   

            Vėshtrimet e karakterit tė njeriut, nga ana e psikiatėrve tė shumicės sė shkollave bashkėkohore psikiatrike si dhe personave zyrtar tė feve tė mėdha, ėshtė i ngjashėm. Ndonėse ndikimi i trashėgimisė gjenetike si dhe viteve tė para tė jetės sė tė posalindurit ėshtė i padyshimtė, megjithatė karakteri i njeriut, sipas mendimit tė psikologėve, psikiatėrve dhe teologėve tė sotėm, nuk ėshtė domosdoshmėrisht i pėrcaktuar me kėta faktorė (mendim plotėsisht tė kundėrt ka shkolla orthodokse psikoanalitike). Karakteri i njeriut nuk ėshtė strukturė statike por faktor dinamik nė personalitetin e njeriut, qė nė aspektin e procesit ėshtė i drejtuar kah transformimi dhe vet-transcedenca. Ky proces kreativ “individual” nuk mund tė paramendohet pa njohjen e gabimeve personale, korrigjimin, si dhe pendimet pėrkitazi me to. Paaftėsia e individit pėr ta bėrė kėtė sipas shumė mendimtarėve ėshtė shenjė e neurozės ekzistenciale dhe imponon nevojėn pėr ndihmėn e psikiatrit ose personit fetar, ose qė tė dyve. Pendimi nuk ėshtė shprehje e dobėsisė por e fuqisė sė njeriut dhe nuk nėnkupton humbjen e vetėbesimit.

            Sipas mendimit tė Lewis Volberg, psikoterapia e mirė jo vetėm qė nuk guxon tė nėnēmojė besimet fetare tė pacientit, por ajo duhet tė lirojė nė tė shtytje shpirtėrore tė drejtuara kah vlerat tė cilat ose mbėshtesin, ose janė identike me vlerat e fesė.

            Poashtu, duhet tė jetė e qartė se psikoterapia e mirė nuk tenton qė tė indoktrinojė pacientin me “shiqimin nė jetė” tė terapeutit, e as qė i sulmon bindjet fetare tė klientit, pėr tė cilin feja paraqet forcė konstruktive morale. Mirėpo, nėse feja vehet nė shėrbim tė neurozės, e jo nė shėrbim tė Zotit, detyra e psikiatrit nuk ėshtė qė tė zbėrthej besimin fetar tė pacientit, por tė udhėzoj kah mėnyrat mė tė pjekura tė manifestimit tė bindjeve fetare, me ēka ato e ndryshojnė edhe drejtimin e tyre tė veprimit.

            Ndoshta sot, pėr herė tė parė pas njė kohe tė gjatė, jemi nė situatė qė nė fushėn e marrėdhėnieve ndėrmjet psikiatrisė (psikopatologjisė) dhe fesė (teologjisė, psikologjisė dhe filozofisė sė fesė), tė lirohemi nga teprimet redukcioniste, siē janė tejtheksimi i parimit shpirtėror ose dimensionit biologjik tė njeriut duke e ashpėrsuar dualizmin nė mes tyre.

            Duke i falėnderuar zgjerimit tė horizontit antropologjik nė tė cilin njeriu shihet nė tėrėsinė e tij, si dhe duke i falėnderuar qasjes metodologjike ndaj dukurive psikopatologjike pėrfshirė ato fetare, po paraqitet si i mundshėm edhe bashkėpunimi i psikiatėrve dhe psikologėve me teologėt, nė trajtimin e problemeve me interes tė pėrbashkėt. Pėrkitazi me kėtė, pajtohem me ata qė nuk preferojnė afrimin e sforcuar tė fesė dhe psikiatrisė, tė psikiatrit dhe personit qė merret me trajtim shpirtėror, por edhe kundėrshtoj lėnjen e tyre nė distancė tė panatyrshme, siē ndodhė sot.

            Psikiatria dhe feja, si dy lėmi nė dukje tė parė tė ndryshme tė jetesės dhe veprimit, nė tė vėrtetė i takojnė njėra tjetrės. Pa njohjen e ndėrsjellė, psikiatri me qasje medicinale dhe personi fetar qė ka qasje shpirtėrore, nuk mund tė ofrojnė tėrė atė qė ka nevojė dhe qė ėshtė e dobishme pėr klientin e tyre. Nė mėnyrė pėrmbledhėse, mund tė themi se derisa “kujdesi pėr shpirtin” ėshtė “ndihmė nė fe”, psikiatria dhe psikoterapia janė “ndihmė nė zhvillim”. Si tė kėtilla, psikiatria dhe feja zakonisht lėvizin nė fusha tė ngjashme tė interesimit dhe hulumtimit, gjė qė kėrkon angazhim dhe bashkėpunim.

            Dy fushat ofrojnė vektor paralel tė koshiencės dhe tė kuptuarit sepse ndonėse nuk kryqėzohen janė reciprokisht instruktive. “Religjioni duhet tė jetė i preokupuar me dinamikat psikologjike sepse ato ndikojnė dhe pėrcaktojnė funksionimin religjioz” (McCarthy 1990, f.59). Dhe ngjashėm, “psikologjia duhet tė jetė e preokupuar me ēėshtjet fetare dhe morale si faktorė psikologjik derisa ato tė ndikojnė nė funksionimin psikologjik” (McCarthy 199), f.59).      Por, megjithatė, “Psikiatria dhe feja jo vetėm qė i shohin gjėrat ndryshe, por nė aspekte tė rėndėsishme ato shohin gjėra tė ndryshme” (McCarthy 1990, f. 41).

 

            PROBLEMET ETIKE

 

            Antropologjia kulturore ofron njė mori faktesh mbi inkibimet tona tė brendshme dhe tendencat pėr tė pa njerėzit qė dallojnė prej nesh, si “tė tjerė”. Ne ndjehemi mė sė miri brenda kufijve tė pėrshkruar dhe rrethanave familjare. Xenophobia shkon tej pėr tejpėrtej nėpėr historin e njerėzimit (O’Connell, 2000).

            Duke qenė se plotėsimi i nevojave psikologjike dhe shpirtėrore tė njerėzve ėshtė brengė e pėrbashkėt e psikiatėrve dhe e profesionistėve fetar, dhe dukeqenėse kėto dy lloje tė nevojave, nė shumė aspekte janė tė ngjashme, kufijtė qė i ndajnė kėto dy profesione janė jo tė qartė. Ndodhin raste kur psikiatri duhet tė merret me aspektet shpirtėrore tė pacientit sepse kėtė e imponon koha specifike e intervenimit, dhe e njėjta gjė mund tė ndodhė me profesionistin fetar tė cilit pėr shkak tė intervenimit me kohė do t’i duhet tė merret me problematikėn thjesht psikologjike ose trupore. Nė mėnyrė qė puna tė zhvillohet me sukses ėshtė i domosdoshėm komunikimi i qartė ndėrmjet psikiatėrve dhe profesionistėve fetar – dhe atė shumė mė i qartė, dhe me mė shumė respekt tė dyanshėm, se ai i cili ekziston nė momentin e tanishėm nė mes tyre.

            Si, dhe kur mundet psikiatri tė merret me problemet shpirtėrore tė pacientit tė tij dhe me kėtė rast tė mos i kalojė kufijtė e profesionit tė tij? Ashtu siē ėshtė e domosdoshme qė profesionisti fetar tė jetė i njohur me historinė paraprake psikiatrike tė klientit tė tij ashtu edhe psikiatri duhet ta ketė tė njohur historinė fetare tė pacientit duke nėnkuptuar me kėtė rast pėrvojat pozitive dhe negative tė cilat ai i ka patur me fenė. Nė kėtė mėnyrė marrja e historisė fetare duhet tė jetė pjesė pėrbėrėse e vlerėsimit fillestar tė ēdo pacienti psikiatrik. Madje, te pacientėt pėr tė cilėt feja paraqet rėndėsi tė posaēme, psikiatri duhet ta merr parasysh kėtė fakt me rastin e pėrpilimit tė planit individual tė trajtimit.

            Studimet kanė vėrtetuar (Propst dhe bashkp. 1992) se pėrdorimi i koncepteve fetare te pacientėt me besim fetar ka shėnuar rezultate tejet tė mira dhe pėr mė tepėr kjo nuk ka qenė e varur nga fakti se a ėshtė terapeuti fetar apo jo. Bazuar nė kėtė, mendoj se nė tė ardhmen terapeuti duhet t’i pėrdorė bindjet fetare tė klientit tė tij nė procesin terapeutik me qėllim tė arritjes sė rezultateve mė tė shpejta dhe mė tė mira. Nė rast se psikiatri vendos qė ta bėjė kėtė, ai duhet gjithmonė tė ketė parasysh ēėshtjen e kufijve tė mundėsive tė tij dhe problemet delikate tė kundėrtransferit tė cilat mund tė paraqiten. Problemet nė kėtė lėmi janė shumė mė tė theksuara nė situatėn kur bindjet fetare tė psikiatrit dhe tė pacientit janė tė ndryshme.

            Pėr shkak tė pėrkushtimit tė madh me tė cilin janė tė investuara bindjet fetare, terapeuti duhet tė jetė i kujdesshėm qė tė mos tentojė t’ia imponojė bindjet dhe perspektivat e tij fetare pacientit i cili ėshtė i turbulluar dhe tejet i ndijshėm. Seansa terapeutike nuk ėshtė vend ku duhet tė diskutohet vėrtetėsia ose paqėndrueshmėria e doktrinave tė ndryshme fetare ose qė tė manipulohet me shprehitė ose me sjelljen e pacientit ashtu qė tė jetė nė pajtim me nevojat e terapeutit.

            Veēanėrisht diskutabile janė intervenimet e psikiatrit nė kuptim tė pėrdorimit tė lutjeve ose tė citateve nga librat e shenjtė, me qėllim tė riorientimit tė sjelljes dhe tė shprehive tė pacientit. Intervenimet e kėtilla i testojnė kufijtė ndėrmjet fushave tė ekspertizės psikiatrike dhe fetare. Ēėshtja e lutjeve tė pėrbashkėta me pacientin ėshtė tejet delikate nė psikiatri, sepse psikiatri ka tė bėjė me individė tė hutuar tek tė cilėt kufijtė e un – it janė fluid dhe tė cilėt nė intervenimet e natyrės fetare mund tė reagojnė nė mėnyrė tė paparashikueshme. Megjithatė, lutjet mund tė jenė tejet tė dobishme nė situata tė zgjedhura mirė (p.sh., nė kohėn e stresit akut tė precipituar me ngjarje tė rėndė, reale, jetėsore atėherė kur profesionistėt fetar nuk janė afėr), ose nė rastet kur kemi tė bėjmė me pacientė religjioz tek tė cilėt un-i, ka funksionim tė ruajtur dhe tė cilėt i japin terapeutit pėrkrahje tė plotė pėr kėtė lloj tė intervenimeve (Koenig dhe bashkp., 1996).

            Ndikimi i intervenimeve tė ndryshme fetare – spirituele tė ndėrmarra nga ana e profesionistėve fetar ose/dhe personave tė ndryshėm me “aftėsi” tė mbinatyrshme, nė procesin e shėrimit duhet tė jetė temė pėr diskutim urgjent, fillimisht nė mesin e asociacioneve relevante fetare dhe nė stadin e dytė ndėrmjet tyre dhe asociacioneve profesionale psikiatrike. Ky lloj i shqyrtimit, deri mė tani, nė mėnyrė tė pajustifikueshme ka munguar plotėsisht. Dukuria e reklamimit nė gazetat ditore, tė shėrimit tė plotė tė sėmundjeve mė serioze me metoda paramjekėsore, ose psh., keqpėrdorimi i pacientit skizofren i cili, ende nė gjendje tė sėmurė, pas “realizimit tė konvertimit” nga njėra fe nė tjetrėn, shfrytėzohet pėr tė shpėrndarė literaturė fetare nė ambientet e reparteve psikiatrike, paraqesin vetėm dy prej shumė keqpėrdorimeve nė kėtė lėmi. Kėto dukuri paraqesin goditje tė rėndė nė radhė tė parė pėr bashkėsinė fetare tė cilės ai “profesionist” ose ai “misionar” i takon, por poashtu edhe pėr profesionistėt e shėndetit mendor tė cilėve u vėshtirėsohet angazhimi i mirėfilltė profesional dhe shkencor nėpėrmjet krijimit tė mosbesimit nė masėn e gjėrė tė popullit pėr shkak tė “pa-aftėsisė sė tyre”. Siē thash, aktiviteti nė kėtė drejtim deri mė tani plotėsisht ka munguar dhe kjo ka rezultuar me anarki tė plotė nė kėtė lėmi. Pasojat e kėsaj situate dita mė ditė janė duke i pėrjetuar njerėzit e pėrvuajtur me vėshtirėsi mendore dhe familjet e tyre tė hutuara dhe tė lodhura.

            “Me gjasė tė madhe, afrimi i fesė dhe psikiatrisė do tė ishte i dobishėm si pėr terapeutėt dhe pacientėt e tyre, ashtu edhe pėr personat fetar dhe klientėt e tyre. Megjithatė, ėshtė e rėndėsishme qė tė diferencohen qartė fushat respektive tė psikiatrisė dhe religjionit, si dhe qė tė themelohet kodeksi mirė i pėrgatitur etik i cili do tė ndihmonte nė bashkėpunimin e kėtyre “botėrave” tė ndryshme duke e ruajtur integritetin e ēdonjėrės prej tyre” (O’Connell 2000, f. 146). Nė mungesė tė kėsaj perspektive dhe tė kėtyre dallimeve keqkuptimet janė shumė tė mundshme. Pėr fat tė mirė ekzistojnė instrumente tė mira pėr tė realizuar kėtė detyrė. Pėr shembull, fenomenologjia ofron metodė tė pėrshtatshme pėr tė bėrė dallimin ndėrmjet fushave respektive tė fesė dhe shkencės, ndėrsa bioetika ofron kornizė tė pėrshtatshme pėr shqyrtimin e parametrave moral tė marrėdhėnies sė tyre. Mprehtėsia fenomenologjike e James-it e ēoj atė tė konkludojė se “tėrė dallimi ndėrmjet reales dhe joreales, dhe tėrė psikologjia e besimit, mosbesimit, dhe dyshimit, janė tė mbėshtetura nė dy fakte mentale – i pari se ēdonjėri prej nesh ka tė drejtė tė mendojė ndryshe pėr tė njėjtėn gjė, dhe – e dyta se kur e bėjmė kėtė, mund tė zgjedhim se cilės mėnyrė tė tė menduarit t’i bashkohemi dhe cilėn mos ta pranojmė” (James 1890/1950, f. 290).

            Ndonėse duhet pranuar disa dallime absolute, ėshtė qartė se interesimet e psikiatrisė dhe fesė kryqėzohen nė mėnyrė sinjifikante. Tė dy sferat ofrojnė vektor paralel tė koshiencės dhe udhėzimit derisa individėt mundohen qė tė arrijnė dhe ruajnė jetė koherente, kuptimplote dhe tė qėndrueshme nė aspektin moral. Si edhe nė marrėdhėnien ndėrmjet ēfarėdo dy individėve, bashkėsive, ose fushave tė pėrpjekjes, me paraqitjen nė skenė tė kėrkesave konkurente morale, ngriten brengat etike nė pikat e takimit tė punės psikiatrike dhe jetės fetare.

            Me kėto dilema etike merret fusha, relativisht e re e bioetikės, qė ofron skenė tė pėrshtatshme pėr gjykimin e kėrkesave konkurente shpesh kontradiktore morale tė psikiatrisė dhe religjionit. Metodat e saj inkurajojnė vlerėsimin e plotė tė problemeve etike nė ballafaqimin e fesė dhe psikiatrisė.

            E kuptuar nė mėnyrė tė pėrgjithshme, bioetika paraqet identifikim sistematik, analizė, dhe zgjidhje tė problemeve etike qė shoqėrojnė shkencat biomjekėsore dhe aplikimin e tyre, veēanėrisht nė praktikėn e mjekėsisė. Si e kėtillė, bioetika pėrpiqet tė formojė koshiencė morale dhe tė ofrojė udhėzime praktike nė fushat relevante, qė shtrihen nga pėrkujdesi pėr pacientė individual deri te zhvillimi i politikave sociale. Nė realizimin e kėtyre qėllimeve, bioetika tenton t’i pėrgjegjet pyetjes themelore njerėzore: “Cilat janė detyrat dhe obligimet e mia ndaj individėve tė tjerė, jeta dhe mirėqenia e tė cilėve mund tė jetė e ndikuar nga veprimet e mia” (Callahan 1995, f. 251).

            Bioetika, ka poashtu rol tė rėndėsishėm mediator nė diskutimet publike politike qė tentojnė tė gjejnė ekuilibrin ndėrmjet qėndrimeve respektive tė profesionistėve kompetent mjekėsor, nga njėra anė dhe kėrkesave tė besimtarėve tė pėrkushtuar nga ana tjetėr. Nė Shtetet e Bashkuara dispozita mbi ushtrimin e lirė tė fesė nė amandamentin e parė ndonjėherė shkakton tendosje ndėrmjet lirive fetare dhe praktikės sė mjekėsisė. Gjatė zhvillimit tė udhėzuesve etik pėr zbatimin e praktikės klinike, bioetika ndėrmjetėson interesat morale tė fesė dhe tė mjekėsisė.

            Mbi tė gjitha duhet tė kuptohet dallimi absolut kualitativ ndėrmjet vetėdijes gjenuine fetare dhe vetėdijes patologjike psikiatrike. As psikiatria, as feja nuk kanė kompetencė pėr tė bėrė gjykime autoritative mbi integritetin e brendshėm tė tjetrit. Psikiatria nuk ėshtė mė pak ideologjike se sa feja, ndėrsa feja sigurisht se nuk ėshtė mė pak arrogant se sa psikiatria. Aty ku problemet e pazgjidhshme persistojnė, duhet tė ruhet distanca respektive. Atėherė kur tė pėrdoren tė gjitha resurset e bioetikės nė ndėrmjesimin e ēėshtjeve, interaksioni ndėrmjet psikiatrisė dhe fesė premton dobi tė mėdha pėr tė dyja.

 

 

            PĖRFUNDIM

           

            Marrėveshja e deritanishme e heshtur nė shtetet dikur socialiste, mbi kufirin e pakalueshėm ndėrmjet fesė dhe psikiatrisė nuk ėshtė treguar e suksesshme dhe nė dobi tė njerėzve me vėshtirėsi psikike. Ky qėndrim, po paraqitet gjithnjė e mė shumė arteficial dhe anakronik. Ėshtė e njohur thėnja e Ajnshtajnit se “tė pyesėsh pėr kuptimin e jetės do tė thotė tė jesh religjioz”; vet fakti mbi rritjen e interesimit nė botė pėr ēdo gjė fetare dhe shpirtėrore, ėshtė arsye e mjaftueshme qė psikiatri tė jetė i informuar me rezultatet e sociologjisė dhe psikologjisė sė religjionit, nė mėnyrė qė duke e marr parasysh edhe anėn shpirtėrore tė personalitetit tė njeriut, pa tė cilin tėrėsia e njeriut ėshtė e paparamendueshme, shėrimi i tij tė jetė mė i suksesshėm,.

            Shpresoj se nė tė ardhmen do tė shohim bashkėpunim mė tė ngushtė ndėrmjet profesionistėve psikiatrik, teologėve dhe personave tė tjerė fetar. Pėr dallim nga ndarjet dhe konfliktet me tė cilat ėshtė cilėsuar kjo marrėdhėnie gjatė shekujve tė kaluar dhe dekadave tė fundit, shekulli 21 premton mirėkuptim dhe bashkėpunim shumė mė tė madh nė kėtė aspekt.

            Shtimi i nevojave tė shėndetit mendor tė popullit sė bashku me rėnjen ose kufizimet e finansimit pėr kujdesin e shėndetit mendor, thjeshtė do tė sforcojė kėtė bashkėpunim. Nėse pėrkujtojmė katėr nevojat themelore tė njeriut: pėr prejardhje, pėrkatėsi, identitet dhe orientim, si dhe mundėsitė e degjenerimit dhe keqpėrdorimit tė tyre, nuk ėshtė vėshtirė qė tė pajtohemi se njerėzit sot, nė tė katėr aspektet janė shumė tė frustruar, ndoshta nė radhė tė parė pėr shkak tė shkėputjes nga tradita dhe me tė edhe nga feja.

            Trendet aktuele sociodemografike dhe kulturore, si dhe mundėsit tejet modeste organizative dhe financiare tė sistemit shėndetėsorė nė Kosovėn e pasluftės do tė ndikojnė, nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė, nė marrėdhėnien ndėrmjet fesė dhe psikiatrisė.

            Rezultatet e tri hulumtimeve shkencore tė shėndetit mendor tė popullatės, nė rrafsh vendi1, nė periudhėn e pasluftės flasin pėr gjendje jo tė mirė tė shėndetit mendor tė popullatės 15 vjet dhe mė tė vjetėr nė Kosovė; nė vitin 2005, prevalenca e ērregullimit tė stresit post-traumatik ishte 22% (vetėm 3% mė pak se nė vitin 2000); prevalenca e depresionit ishte 41.8% dhe e distresit emocional (anksiozitetit) 43.1%.

            Indeksi i vetėvrasjeve nė Kosovė ka shėnuar rritje prej 1.6/100.000 banorė nė vitin 1987, nė 4.2/100.000 banorė nė vitin 2006; ndėrsa hulumtimi i kryer nė vitin 2001 mbi sėmundjet e varėsisė nė mesin e rinisė shkollore tė Kosovės, vėrtetoi prevalenca tė larta tė pėrdorimit tė substancave psikoaktive, si vijon: duhani 29.7%; alkoholi 24.5%; kanabisi 4.4%, heroini 0.2%, ekstazy 0.2%2.

            Ekziston brenga e bazuar se nė tė ardhmen e afėrt, ballafaqimi me stresin kronik psikosocial do tė rezultojė me shtimin e sėmundjeve psikiatrike. Derisa numri i personave me ērregullime emocionale pritet qė tė rritet nė vitet qė vijnė, kjo nuk vlen edhe pėr mundėsit financiare dhe organizative, tė nevojshme pėr tu ballafaquar me to. Nga pėrvoja e shumė shteteve, ėshtė e njohur se shumė kohė para se shteti tė zhvillojė programet e nevojshme psikosociale janė strukturat fetare ato tė cilat, tė parat gjenden afėr popullatės pėr tė ofruar ndihmė veēanėrisht pėr pjesėt e varfėra tė shoqėrisė (Stevens, 1989). Nė situatėn ku Qendrat e shėndetit mendor dhe Qendrat sociale do tė jenė tė pėrmbytura me klientė, nevojtarėt do tu drejtohen edhe institucioneve fetare pėr tu ndihmuar. Bashkėpunimi ndėrmjet shėrbimeve tė shėndetit mendor, shėrbimeve fetare dhe shėrbimeve sociale do tė jetė i domosdoshėm pėr tu ballafaquar me shkallėn e shtuar tė kėrkesave pėr ndihmė psikosociale qė pritet nė tė ardhmen e afėrtė.

            Duke kuptuar mė mirė rolin e fesė nė kulturėn tonė, psikiatrat kosovar, nė tė ardhmen duhet tė shtojnė ndjeshmėrin ndaj besimit dhe manifestimeve fetare tė pacientėve tė tyre. Si edhe nė ēdo vend tjetėr, tė pėrparuar ata duhet tė shtojnė njohurit pėr traditat fetare tė besimeve fetare tė cilat dominojnė nė Kosovė si edhe pėr traditat fetare me tė cilat nuk janė tė njoftuar nė masė tė duhur deri mė tani. Kjo dituri do t’u ndihmojė atyre qė tė tėrhjekin kufirin delikat ndėrmjet shprehjes sė shėndoshė tė identitetit fetar tė personalitetit dhe psikopatologjisė. Nė shumė raste, psikiatėrve do t’u duhet qė tė kėrkojnė ndihmė nga profesionistėt fetarė tė kėtyre besimeve me qėllim tė njoftimit mė tė mirė me bindjet fetare, me praktikat dhe pėrvojat e klientėve tė tyre. Nė tė kundėrtėn pėrvoja specifike fetare e klientėve mund tė ngatėrrohet me simptomat e psikopatologjisė. Njohurit tona mbi pėrvojat fetare do tė na mundėsojnė tė pėrcaktojmė se cilėt simptoma duhet tė trajtohen dhe cilėt simptoma ėshtė e nevojshme qė tė observohen mė tutje.

            Nė vend qė tė bėjnė gara se kush do tė ofrojė mė shumė shėrbime pėr njerėzit me ērregullime tė shėndetit mendor, profesionistėt fetar dhe ata psikiatrik duhet tė gjejnė mėnyra se si tė bashkėpunojnė nė mes vedi. Ata duhet mėsuar qė t’i njohin kufijtė e profesioneve tė tyre tė rrespektuara dhe qė tė jenė koshient pėr dobėsit dhe forcat e njėri tjetrit. Pėr shembull, psikiatrat kanė pėrvojė dhe dije tė nevojshme pėr t’i diagnostikuar sėmundjet psikiatrike dhe posedojnė aftėsi specifike terapeutike pėr trajtimin e tyre. Nga ana tjetėr shumė nga depresionet e lehta, format mesatare tė depresioneve tė mėdha, gjendjet e lehta ose mesatarisht tė rėnda anksioze, gjendjet pas pėrvojave traumatike si dhe vėshtirėsit mė tė lehta tė adaptimit dhe tė pėrballimit tė situatave stresogjene dhe traumatike jetėsore (qė pėrndryshe prekin pjesėn mė tė madhe tė popullatės), mund dhe trajtohen mjaft mirė nga ana e profesionistėve fetar nė ambientet e tyre tė punės.

            Vlerėsimi fillestar i sėmundjeve serioze psikiatrike, nė situatėn ideale do tė mund tė kryhej edhe nė komunitetin fetar, nė mėnyrė qė tė sigurohet zbulimi i tyre i hershėm dhe udhėzimi me kohė tek profesionistėt psikiatrik. Pasiqė tė bėhet diagnostikimi dhe tė fillohet trajtimi nga ana e profesionistėve tė shėndetit mendor, personat fetar mund tė asistojnė nė pėrcjelljen e kėtyre pacientėve duke e pėrkrahur programin e trajtimit, duke e vėzhguar me kujdes zbatimin e tij, dhe duke qenė tė vėmendshėm pėr simptomat e keqėsimit eventual. Nė kėtė mėnyrė, bashkėpunimi i ngushtė ndėrmjet psikiatrit, profesionistit fetar dhe familjes (duke rrespektuar normat e bioetikės), jep shpresa se nevojat pėr kujdesin e shėndetit mendor do tė plotėsohen me kohė, nė mėnyrė tė koordinuar dhe efektive.

            Psikiatrat, qysh heret nė trajnimin e tyre, duhet tė bashkėpunojnė me profesionistėt fetar tė cilėt duhet tė jenė pjesė integrale e ekipit tė kujdesit tė shėndetit mendor qė punon nė komunitet (si nė mjedisin spitalor ashtu edhe nė atė jasht – spitalor). Kjo pėrvojė do t’u mundėsojė psikiatėrve tė ardhshėm, qė tė kuptojnė rėndėsin e bashkėpunimit me profesionistėt fetar nė procesin e tė kuptuarit gjithpėrfshirės tė klientit si dhe pėrpilimit tė planeve individuale tė trajtimit. Profesionistėt e shėndetit mendor duhet tė edukojnė personat fetar pėr shenjat, simptomat dhe trajtimet e ērregullimeve psikiatrike, nė mėnyrė qė ata tė jenė nė gjendje qė t’i njohin ato; ndėrsa personat fetar, nga ana tjetėr duhet tė edukojnė profesionistėt e shėndetit mendor pėrkitazi me besimet fetare, qėndrimet dhe praktikat qė ndikojnė nė jetėrat e njerėzve dhe vendimet pėrkitazi me shėndetin e tyre.

            Pyetjet me rėndėsi tė cilat kėrkojnė pėrgjegje sa mė tė shpejtė shkencore janė:

 

            1. Nė ēfarė korelacioni janė besueshmėria nė Zot dhe distribuimi i ērregullimeve psikiatrike, nė popullatėn e pėrgjithshme?

 

            2. Cili ėshtė korelacioni ndėrmjet besueshmėrisė nė Zot dhe shfrytėzimit tė shėrbimeve tė shėndetit mendor, nė popullatėn e pėrgjithshme?

 

            3. Cilat besime dhe praktika fetare janė mė tė shpeshta nė mesin e personave tė cilėt kanė shėndet tė mirė mendor, veēanėrisht tė atyre qė kanė pėrjetuar trauma tė rėnda zhvillimore, dhe strese ose sėmundje tė rėnda trupore?

 

            4. Si mund tė funksionalizohet besimi nė Zotin e madhėrishėm si mjet nė terapi? (hulumtime tė randomizuara klinike tė ndikimit tė lutjeve, leximit tė librave fetar, dhe procedurave tė tjera spirituele, nė pacientėt psikiatrik; ngjashėm me studimet e Al-Issas (1989) dhe Al-Sabairit (1989).

 

            5. Si mund tė bashkėpunojnė institucionet e shėndetit mendor tė mbėshtetura nė bashkėsi me shėrbimet e mirėqenies sociale dhe me organizatat fetare?

 

            6. Cila ėshtė mėnyra mė e mirė pėr edukimin e profesionistėve psikiatrik pėrkitazi me funksionalizimin e personave fetar nė kujdesin pėr pacientėt psikiatrik? Cila ėshtė mėnyra mė e mirė pėr edukimin e zyrtarėve fetar pėr rolin e psikiatėrve?

 

            Po e pėrfundojė kėtė punim me mendimet e dy ekspertėve eminent ndėrkombėtar nė kėtė lėmi. James Boehnlein nė veprėn e tij “Psikiatria e Religjioni” (2000) tha: “psikiatria dhe religjioni janė korniza referente, paralele, dhe komplementare konceptuale, pėr tė kuptuar dhe shpjeguar sjelljen dhe pėrvojėn njerėzore. Ndonėse, gjatė definimit tė natyrės njerėzore vendosin shkallė tė ndryshme tė theksit nė rėndėsinė relative tė mendjes, trupit dhe shpirtit, perspektivat objektive dhe subjektive tė psikiatrisė dhe religjionit mund tė integrohen nė model gjithėpėrfshirės tė kujdesit shėndetėsor”. Ndėrsa nė tė njejtėn vepėr Koenig (f. 182) vazhdon: “Profesionistėt fetar duhet tė jenė tė integruar nė ekipet e shėndetit mendor tė cilat ofrojnė kujdes pėr tė sėmurėt psikiatrik nė spitale dhe mjediset jasht-spitalore. Sė fundi, profesionistėt e shėndetit mendor duhet tė jenė tė gatshėm qė tė vizitojnė organizatat fetare duke u paraqitur tė gatshėm pėr tė bashkėpunuar, madje deri nė pikėn e pjesėmarrjes nė bordet e bashkėsive fetare atėherė ku dhe kur kjo ėshtė e mundur. Ndonėse kėto konstatime mund tė duken revolucionare nė krahasim me praktikat e kaluara, nė to qėndrojnė shanset tona mė tė mira pėr t’u pėrgjegjur nė mėnyrė efektive dhe efikase ndaj nevojave tė shtuara tė popullatės nė rrafshin e shėndetit mendor, nė dekadat qė vijnė”.

 

            1 Cardozo LB, Agani F, Vergara A, Gotway C. Mental health, social functioning, and attitudes of Kosovar Albanians following war in Kosovo. JAMA. 2000; 284:569-577.

            Cardozo LB, Agani F, Kaiser R, Gotway AC. Mental health, social functioning, and feelings of hatred and revenge of Kosovar Albanians one year after the war in Kosovo. Journal of Traumatic Stress, Vol. 16, No. 4, pp. 351-60, (© 2003).

            Wenzel Th, Agani F, Rushiti F: Long-term sequels of war, social functioning and mental health in Kosovo six year after the war (in press), August 2006.

            2 Report of the WHO/UNICEF Rapid Assessment and Response Program 8 April – 12 May 2001.

 

            LITERATURA

 

            1. Al-Jauziyah IQ: Healing with the Medicine of the Prophet. Riyadh. Darussalam, 1999.

            2. AmericanPsychiatric Association: Diagnostic and Statistical Manual of Mental Disorders, 4th Edition. Washington DC, American Psychiatric Association, 1994.

            3. Armstrong K: A History of God. The 4000 year of Judaism, Christianity and Islam. New York, Alfred A Knopf, 1993.

            4. Boehnlein J: Psychiatry and religion. The convergence of mind and spirit. Washington DC, American Psychiatric Press, 2000.

            5. Cardozo LB, Agani F, Vergara A, Gotway C. Mental health, social functioning, and attitudes of Kosovar Albanians following war in Kosovo. JAMA. 2000; 284:569-577.

            6. Cardozo LB, Agani F, Kaiser R, Gotway AC. Mental health, social functioning, and feelings of hatred and revenge of Kosovar Albanians one year after the war in Kosovo. Frankl VE: Man’s searching for meaning. An introduction to logotherapy. New York, Washington Squere Press, 1963.

            7. Freud S: The future of an illusion. London, Hogarth, 1961.

            8. Fromm E: Psychoanalysis and religion. New Haven, CT, Yale University Press, 1950.

            9. Griffith JL&Griffith ME: Encountering the Sacred in Psychotherapy. New York, the Guilford Press, 2002.

            10. James W: The varietes of religious experience. New York, Modern Library, 1929.

            11. James W: The principlesof psychology, Vol 2. New York, Dover, 1950.

            12. Journal of Traumatic Stress, Vol. 16, No. 4, pp. 351-60, (© 2003).

            13. Turner RP, Lukoff D, Barnhouse RT, et al: Religious or spiritual problem: a culturally sensitive diagnostic category in the DSM-IV. J Nerv Ment Dis 183:435 – 444, 1999.

            14. Report of the WHO/UNICEF Rapid Assessment and Response Program 8 April – 12 May 2001.

            15. Wenzel Th, Agani F, Rushiti F: Long-term sequels of war, social functioning and mental health in Kosovo six year after the war (in press), August 2006.

 

 

 

 (1)