Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 2 - Psikiatria dhe feja (1)

Shkruan: Prof. Adj. MSc. Ferid AGANI

 Psikiatria online

      

PSIKIATRIA DHE FEJA (1)

 

            Si psikiatria ashtu edhe feja janė tė mbėshtetura fuqishėm nė traditat e pasura tė mendimit dhe praktikės njerėzore. Mėnyrat nė tė cilat njerėzit tentojnė qė tė kuptojnė dhe ndėrveprojnė me botėn e tyre dhe t’ua japin kuptimin jetėve tė tyre kanė preokupuar filozofėt, udhėheqėsit fetar, dhe shkencėtarėt gjatė shekujve.

 

 

Sqarim: Ky punim ėshtė prezantuar nė Konferencėn e Dytė tė Lidhjes sė Psikiatrisė Shqiptare (LPSH), prill 2008, Prishtinė

 

  

 

            ABSTRAKT

 

            Shumė psikiatėr dhe psikoterapeut, nė vend dhe nė botė janė tė hutuar, sillen nė mėnyrė indiferente ose kanė skotom, kur nė praktikėn e tyre ballafaqohen me dukuri fetare nė pėrmbajtjen psikopatologjike tė pacientėve tė tyre, ose me pyetje tė drejtpėrdrejta ose indirekte tė natyrės fetare, qė ata u bėjnė?

            Si psikiatria ashtu edhe feja janė tė mbėshtetura fuqishėm nė traditat e pasura tė mendimit dhe praktikės njerėzore. Mėnyrat nė tė cilat njerėzit tentojnė qė tė kuptojnė dhe ndėrveprojnė me botėn e tyre dhe t’ua japin kuptimin jetėve tė tyre kanė preokupuar filozofėt, udhėheqėsit fetar, dhe shkencėtarėt gjatė shekujve.

            Psikiatria ėshtė unike nė mesin e shkencave tė tjera mjekėsore nė atė se, nė pėrpjekjet e saja pėr tė shpjeguar spektrin e gjerė tė sjelljes njerėzore, shpesh shtrihet pėrtej realitetit tė shkencave natyrore dhe nė filozofi. Nė kėtė prezantim do tė shqyrtoj: polarizimet dhe aspektet e pėrbashkėta tė kėtyre realiteteve, me pėrqendrim tė veēantė nė pikėn ku ato takohen; parimet dhe trendet themelore teorike, perspektivat klinike, sociologjike dhe ndėr-kulturore tė teorisė dhe praktikės nė kėtė aspekt, si dhe marrėdhėniet e ardhshme tė psikiatrisė dhe fesė.

            Poashtu do tė shqyrtohet edhe roli i besimeve dhe bindjeve fetare nė pėrgjigjet ndaj sėmundjes dhe ērregullimeve; pasojat e ndėrhyrjes sė kultit nė procesin terapeutik psikiatrik; ēėshtjet morale dhe shpirtėrore pėrkitazi me pėrvojat traumatike; roli i ndarė por komplementar i punėtorėve tė shėndetit mendor dhe personave fetar nė ripėrtėritjen e shėndetit tė pacientit; si dhe modelet e mundshme tė integrimit tė shkencės dhe fesė nė praktikėn psikiatrike, procesin mėsimor, dhe hulumtime; veēanėrisht duke e pas parasysh faktin se gjithnjė e mė shumė programe tė trajnimit psikiatrik dhe tė fakulteteve tė mjekėsisė kanė filluar qė tė pėrfshijnė kurse mbi fetė dhe aspektet shpirtėrore tė qenies njerėzore.

 

            HYRJE

 

            Edhe sot e kėsaj dite shumė psikiatėr dhe psikoterapeut, nė vend dhe nė botė janė tė hutuar, sillen nė mėnyrė indiferente ose kanė skotom, kur nė praktikėn e tyre ballafaqohen me dukuri fetare nė pėrmbajtjen psikopatologjike tė pacientėve tė tyre, ose me pyetje tė natyrės fetare, qė ata u bėjnė?

            Shumė komentues kanė insistuar se shkenca dhe feja janė botėra tė papajtueshme, kategorikisht tė dallueshme dhe reciprokisht tė pėrjashtueshme. Nė vitin 1984, Akademia Amerikane Kombėtare e Shkencave, insistoi nė kėtė ndarje: “Religjioni dhe shkenca janė realitete tė ndara tė mendjes njerėzore, qė pėrjashtohen njėra me tjetrėn; prezentimi i tyre nė kontekstin e njėjtė ēon nė keqkuptime, si tė teorisė shkencore ashtu edhe tė besimit religjioz” (Jones 1994, f.186).

            Ky insistim nė ndarjen e shkencės dhe fesė, i shoqėruar me pikėpamjet e njohura negative tė Frojdit mbi religjionin, ka pas ndikim nė psikiatrinė, qė “nė sistemet klasifikuese diagnostike si dhe nė teoritė, hulumtimet, dhe praktikėn e saj ka manifestuar tendencė qė tė anashkalojė ose tė patologjizojė dimensionet shpirtėrore dhe fetare tė jetės” (Lukoff dhe bashkp. 1992, f. 673).

            Ndonėse historikisht, gjithnjė kanė ekzistuar personalitete shkencore si William James dhe Carl Gustav Jung tė cilėt gjatė punės sė tyre pa vėshtirėsi gjetėn themel tė pėrbashkėt me religjionin, psikoterapeutėt nė mėnyrė shumė graduale filluan tė pranonin konceptin se dimensioni fetar i ekzistencės njerėzore mund tė jetė pėrcaktues i drejtpėrdrejtė i suksesit tė punės sė tyre (Jones 1994, f. 18).

            Sot, megjithatė gjejmė pėrfaqėsues tė fesė dhe tė psikiatrisė tė cilėt “kėrkojnė filozofi publike tė cilat do tė tejkalojnė hendekun ndėrmjet tyre” (Wind 1990, f. 89). Aktualisht, duket se ekziston gatishmėria e pėrbashkėt pėr tė pranuar se, nga njėra anė feja ėshtė mė shumė se sa njė mekanizėm primitiv psikologjik, dhe nga ana tjetėr se psikiatria nuk ka nevojė qė tė kėrkojė zėvendėsimin e fesė.

            Feja paraqet kodifikim kulturor tė metaforave tė rėndėsishme shpirtėrore dhe themel pėr fokusimin adekuat tė marrėdhėnieve sociale tė njeriut.

            Bindjet e mirėfillta fetare organizojnė fuqishėm pėrvojėn jetėsore tė njeriut duke i siguruar atij autonomi, mundėsi pėr vet-organizim dhe mbajtjen e qėndrimit stabil nė situata tė rėnda jetėsore. Mjafton ta pėrkujtojmė pėrvojėn e popullit Shqiptar tė Kosovės gjatė periudhės sė gjatė tė okupimit dhe tė luftės nė Kosovė, kur bindjet fetare erdhėn nė shprehje tė plotė dhe ndikuan si mbrojtės tė rėndėsishėm psikik tė popullatės rėndė tė traumatizuar.

            Nė kontekstin e hyrjes nė temėn e kėtij punimi ėshtė e domosdoshme qė tė elaborohet edhe fakti se pėrmbajtjet fetare janė shpesh tė inkorporuara nė idetė deluzive dhe nė pėrmbajtjet psikotike tė individėve me ērregullime bipolare, skizofreni, depresion psikotik, ose ērregullime tė tjera serioze psikiatrike. Madje, individėt me ērregullime tė personalitetit mund tė kenė preokupime jo tė zakonshme me fenė ose mund ta keqpėrdorin atė. Pėr shembull individėt me ērregullim tė vartėsisė mundohen qė nėpėrmjet “pritjes nga Perėndia” tė arsyetojnė mosaktivitetin e tyre. Ata tė cilėt kanė ērregullim obsesiv-kompulziv mund tė angazhohen nė lutje kompulzive ose tė angazhohen nė mėnyrė tė tepėruar nė rituale fetare tė cilat, pėr fat tė keq mund tė inkurajohen, me qėllim tė keqpėrdorimit, nga grupe tė caktuara tė personave “fetar” si kinse shenja tė posaēme tė spiritualitetit. Personat me ērregullim anti-social mund ta keqpėrdorin fenė, si mėnyrė pėr t’i shfrytėzuar tė tjerėt nė aspektin financiar ose tė manipulojnė me ēėshtjet fetare pėr qėllime tė interesave personale. Individėt me ērregullim kufitar mund tė drejtojnė mllefin dhe urrejtjen kah ata qė kanė bindje dhe besime tė ndryshme nga tė tyre. Personat me ērregullim narcisoid mund ta prezentojnė veten si udhėheqės fetar ose si prijėtar shpirtėror me qėllim qė tė tėrhjekin vėmendjen nė veten dhe “fuqitė” e tyre. Kėto janė vetėm disa shembuj se si feja mund tė keqpėrdoret duke u vėnė nė shėrbim tė psikopatologjisė. Ėshtė qartė se nė kėto raste problemi nuk qėndron tek feja, mirėpo ajo shfrytėzohet si medium pėr shprehjen e nevojave psikopatologjike.

            Besimet fetare dhe filozofike qė pacientėt tonė i sjellin nė mjedisin terapeutik, ose tė cilat ata i pėrvetėsojnė nė pėrpjekjen pėr tė arritur njė shkallė tė rehatisė ose pėr t’i dhėnė kuptim vuajtjes sė tyre, kanė anėt e tyre tė forta dhe dobėsitė. Pacientėt ose terapeutėt ndonjėherė nėnēmojnė qasjet e vlefshme terapeutike qė dalin nga traditat fetare ose filozofike, tė cilat dallojnė prej tė tyre. Edhe me evolucionin dhe pėrparimin e metodės shkencore, ėshtė pak e mundshme tė pritet, qė gjenetika dhe neuroshkenca ndonjėherė do tė arrijnė tė jenė tė afta qė plotėsisht tė shpjegojnė ērregullimet e mendimeve, veprimeve, dhe qėllimeve tė mendjes njerėzore. Mendjet tona janė nė mėnyrė tė pazgjidhshme tė ndėrlidhura dhe tė ndikuara nga forcat sociale dhe kulturore rreth nesh. Brengat ekzistenciale, shpirtėrore dhe fetare pėrbėjnė pjesėn mė tė madhe tė kėtyre forcave socio-kulturore. Tė kuptuarit e pikėpamjeve tė individit do tė mbes qenėsore pėr studimin gjithėpėrfshirės tė sjelljes dhe psikopatologjisė njerėzore (Johnson&Westermeyer 2000, f. 105).

 

 

            HISTORIA

 

            Feja dhe psikiatria kanė pasur marrėdhėnie tė komplikuara, disa herė bashkėpunuese dhe disa herė garuese ndėrmjet veti, gjatė historive tė tyre tė gjata. Marrėdhėnia e tyre ėshtė bėrė edhe mė e komplikuar nga ndryshimet qė ndodhėn gjatė kohės nė fetė, si edhe nga zhvillimi i praktikės mjekėsore tė psikiatrisė, gjatė kohės (Kinzie, 2000). Filozofi dhe teologu bashkėkohor gjerman Hans Kung (1987), nė librin e tij “Frojdi dhe ardhmėria e religjionit” konstatoi se nė tekstet bashkėkohore tė psikiatrisė, feja paraqet fenomen anėsor ose patologjik. Pėr arritjen deri te ky realitet kontribuoi edhe ajo pjesė e psikoanalizės qė lindi nė klimėn pozitiviste – materialiste tė shkencės sė shekullit 19, kur besimi u desht tė zėvendėsohet me dije, e feja si mbetje e neurozės, me shkencė. Ky ishte qėndrim logjik i shkencės materialiste qė psikėn e kuptonte si aparat mekanik ndėrsa shpirtin si epifenomen tė materies.

            Si psikiatria ashtu edhe feja janė tė mbėshtetura fuqishėm nė traditat e pasura tė mendimit dhe praktikės njerėzore. Mėnyrat nė tė cilat njerėzit tentojnė qė tė kuptojnė botėn e tyre dhe t’i japin kuptim jetės sė tyre kanė preokupuar filozofėt, udhėheqėsit fetar, dhe shkencėtarėt gjatė shekujve. Perspektivat e shkolluara mbi tė sėmurin psikiatrik janė paraqitur nė shkollarėt konfuēian, misionet budiste, spitalet e hershme tė krishtera, mjekėt mesjetar ebrej, dhe spitalet islame tė mesjetės sė hershme. Megjithatė, shumė shoqėri qė patėn lulėzim tė kujdesit tė shkolluar shėndetėsor, mė vonė iu kthyen praktikave joshkencore dhe nė shumė raste jonjerėzore. Ky regresion ėshtė mishėruar nė mėnyrėn mė tė qartė nė inkuizicionin e krishterė mesjetar, kur shumė individė tė sėmurė mentalisht u identifikuan si shtriga e dreqėr dhe u mbytėn. Fetė e mėdha dhe paraardhėsit e mjekėve bashkėkohor, Hipokrati, Ibn Sina dhe Wyer, qė ishin tė inspiruar nga parimet e tyre, udhėzojnė punėn tonė klinike edhe nė ditėt e sotme. Sfida jonė ėshtė qė tė jemi tė denjė pėr moralin, dhe trashėgiminė morale dhe klinike, qė na ėshtė lėnė.

            Pikėn kthesė nė marrėdhėniet bashkėkohore ndėrmjet psikiatrisė dhe fesė e paraqet vepra epokale e Karl Jaspersit ”Psikopatologjia e pėrgjithshme”. Kufiri, qė nė kohėn e Grizingerit ishte pėrcaktuar ashtuqė tė pengonte shpjegimin e patogjenezės sė sėmundjeve psikiatrike me koncepte fetare, pas publikimit tė kėsaj vepre paraqiste pengesė pėr shpjegimin racional tė fenomenologjisė fetare nė psikopatologji.

            Shqyrtimi i ndėrlidhjes sė psikiatrisė dhe fesė pat shtytje tė rėndėsishme nė fund tė shekullit 19 dhe nė gjysmėn e parė tė shekullit 20, nga psikolog dhe sociolog nė zė si, Wilhelm Wunt, Wiliem James, Max Weber dhe Emil Durcheim; dhe psikiatėr si, Kurt Schneider, Hans Jung Waytbrecht, Hubertus Telenbah dhe natyrisht Frojdi, Viktor Frankl, Adleri dhe Jungu.

            Historia e feve dhe teologjia “mund tė jenė burime tė menēurisė nė territorin qė ėshtė i pahulumtuar nga ana e shoqėrisė sekulare, edhe atėherė kur individi nuk i pėrket religjionit qė ėshtė burim i kėsaj menēurie” (Ahronheim 1994, f.7)

 

            VETĖDIJA FETARE DHE REALITETI PSIKIK – BOTĖRA TĖ NDARA?

 

            Ē’ėshtė nė tė vėrtetė pėrjetimi religjioz? A kemi tė bėjmė me ndjenjė apo me ide?            Konsiderohet se rrėnjėt e fesė qėndrojnė nė gjendjen emocionale e cila njėkohėsisht paraqet ide dhe funksion tė un-it. Ėshtė e sigurt se tė menduarit ėshtė pjesė qenėsore e pėrjetimit fetar, mirėpo situata ndryshon kur duhet tė bėhet vlerėsimi se a kemi tė bėjmė me tė menduar logjik (konceptual), apo para sė gjithash tė menduar intuitiv, tė ngjashėm me intuitėn filozofike ose artistike.

            Vetėm tė menduarit dhe dija mbi fenė nuk nėnkupton tė qenit fetar. Ėshtė e qartė se bazėn psikologjike tė fesė e paraqet tendenca e cila nuk ėshtė lehtė tė thjeshtohet nė logjikė (nė kuptim tė ngushtė tė fjalės), prandaj feja nuk mund t’i nėnshtrohet nė tėrėsi racionalizimit. Rrjedhimisht, psikologjia e nė veēanti psikopatologjia e fesė ka detyrė, qė tė pėrcaktojė marrėdhėnien e komponentės racionale dhe iracionale nė idenė e Zotit. Nė fe, nė tė vėrtetė ekziston tendosja e vazhdueshme ndėrmjet racionales dhe iracionales; ajo qė sė paku duhet bėrė ėshtė dallimi ndėrmjet iracionales, respektivisht asaj qė nuk mund tė nxirret dhe kuptohet nga logjika, dhe antiracionales, respektivisht asaj qė ėshtė nė kundėrshtim me logjikėn e shėndoshė.

            Sipas disa psikologėve tė fesė pėrjetimi fetar ėshtė pėrjetim kreativ, qė nuk ėshtė vetėm pjesė e procesit tė imagjinatės, por ndryshim kreativ i unit tė njeriut, dhe ndonjėherė rilindje – ndryshim i plotė i brendshėm i tij; dukeqenėse ndikon nė tė gjitha funksionet e tjera psikike (tė menduarit, ndjenjat, vullnetin) dhe ka ndikim nė jetėn e ndėrdijshme tė njeriut, si dhe nė ndėrtimin dhe ndryshimin gradual tė gjithė qenies njerėzore.

            Tė kuptuarit e shtuar tė domethėnies dhe tė rėndėsisė sė besimit fetar pėr pacientėt psikiatrik do tė influencojė nė pėrpilimin e programeve tė trajtimit pėr ta duke i shtyer psikiatrat qė tė shqyrtojnė faktorėt kulturor dhe sistemet e besimeve, tė cilėt mund tė ndikojnė nė pranimin dhe nė zbatimin e kėtyre programeve.

            Por duhet theksuar se sistemet fetare tė shėrimit, shumė herė nuk ėshtė lehtė qė tė jenė komplementarė me trajtimin psikiatrik. Pėr shembull, pacienti mund tė pėrjetojė situatė konfliktuoze kur duhet qė tė vendosė, t’i nėnshtrohet tėrėsisht vullnetit tė Zotit duke e lutur atė pėr shėrim apo t’i nėnshtrohet metodave tė ndryshme tė shėrimit psikiatrik. Kėto ndjenja konfliktuoze mund tė shoqėrohen me ndjenjėn e rėndė tė fajit se ata janė duke bėrė diē qė ėshtė nė kundėrshtim me bindjet e tyre fetare. Nė rast se kėto ēėshtje nuk diskutohen nga ana e terapeutit kjo mund tė rezulton me mospėrmbushjen e procedurave terapeutike dhe me rezultate tė dobėta tė shėrimit. Ekzistojnė disa lėvizje nė krishterimin fundamentalist tė cilat nė mėnyrė absolute e ndalojnė shėrimin psikiatrik dhe nė veēanti aplikimin e psikoterapisė si metodė e trajtimit tė vėshtirėsive mendore sepse paraqet rivalitet me sistemin e tyre religjioz tė shėrimit (Bobgan dhe Bobgan, 1989). Nga ana tjetėr, sjellja dhe shprehitė specifike tė cilat inkurajohen gjatė procesit psikoterapeutik (veēanėrisht nė rastin e psikoterapisė bihejviorale – kognitive) mund tė bijnė nė kundėrshtim me mėsimet e disa grupeve tė tjera fetare. Pėr shembull, vėnia e theksit gjatė psikoterapisė sekulare nė plotėsimin e nevojave individuale dhe nė arritjen e vet-realizimit mund tė kuptohet si konflikt me mėsimet fetare, se duhet sakrifikuar pėr tė tjerėt ose se duhet shėrbyer tė tjerėve.

            Pėrdorimi i barnave psikotrope, mundet poashtu tė krijon situata konfliktuoze me sistemin e besimit tė grupeve tė caktuara fetare. Pėr shembull, disa barna mund tė lehtėsojnė, nė mos ta eliminojnė, tėrėsisht ankthin. Ky redukim i ankthit mund tė rezulton me dėshirė tė zvogėluar tė pacientit pėr ndryshim dhe pėr rritje qė ėshtė nė kundėrshtim me konceptet fetare por edhe psikoterapeutike. Nė rast se terapeuti nuk i shqyrton kėto aspekte, rrezikohet realizimi i planit terapeutik pa marrė parasysh kualitetin e tij tė lartė.

            Nė rast se dėshirohet arritja e rezultateve optimale nė procesin terapeutik duhet qė tė zhvillohet proces i njėkohshėm nė tė dy drejtimet: profesionistėt e shėndetit mendor duhet tė arsimojnė profesionistėt fetar lidhur me shenjat, simptomat dhe mundėsit e trajtimit tė ērregullimeve psikiatrike nė mėnyrė qė ata tė jenė nė gjendje qė t’i njohin kėto ērregullime nė mjediset ku veprojnė dhe nė anėn tjetėr profesionistėt fetar duhet qė t’i arsimojnė profesionistėt e shėndetit mendor lidhur me bindjet fetare, shprehitė, sjelljet dhe pėrvojat tė cilat drejtpėrdrejtė influencojnė nė jetėn e njerėzve dhe nė vendimet lidhur me procesin e shėrimit.

            Sipas William James fusha fetare e tė kuptuarit pėrfshin pėrvojat e individėve “deri atėherė sa ata tė mendojnė se qėndrojnė nė marrėdhėnie me ēkado qė ata e konsiderojnė hyjnore” (James 1902/1963, f. 50). Vetėdija fetare ripozicionon selfin nė relacion me misterin hyjnor dhe pėrbėn “shtesė absolute nė spektrin jetėsor tė Subjektit” (James 1902/1963, f. 64). Ajo i jep besimtarit “fushė tė re tė fuqisė” qė ofron stabilitet, kontinuitet, ngushėllim, dhe fuqi pėr t’u ballafaquar me sfidat dhe pasiguritė e jetės – sėmundjet, vdekjen, tė kėqijat, tragjeditė personale. Pėr besimtarin, vetėdija fetare ėshtė qendra e energjisė dinamike “pika e nxehtė nė vetėdijen e njeriut, grup i ideve tė cilave ai u pėrkushtohet, nė bazė tė cilave ai punon; quani qendra e natyrshme e energjisė sė tij personale” (James, 1902/1963, f.200).

            Feja dhe psikiatria fokusohen nė fusha tė ndryshme tė tė kuptuarit, qė reflektojnė elemente tė ndryshme pėrbėrėse. Vetėdija fetare lėvizė nga selfi kah “tjetra”; pėrfshinė spektrin e pėrvojės qė ngjallė “ndjenjėn e tė qenit nė jetė mė tė gjėrė se sa bota e interesave tė vogla meskine, dhe bindjes, jo thjeshtė intelektuale, se ekziston njė Fuqi Ideale (James 1902/1963, f. 269). Vetėdija fetare pėrbėn sjellje konstruktive, pozitive, dhe sjellje tė angazhuar nė aspektin social ndaj jetės.

            Psikiatria dhe feja dallojnė jashtėzakonisht shumė sepse operojnė brenda fushė veprimit tė lėmive tė pavarura dhe pashndėrrueshme tė kuptimit, ēdonjėra e cilėsuar me stilin e veēantė dhe special tė ekzistencės. Objekti autentik i pėrvojės fetare nuk mund tė ekzistojė nė vetėdijen psikotike dhe e kundėrta. Pėr shembull, pėrvoja mistike qė ėshtė autentike nė aspektin fetar nė tė njėjtėn kohė nuk mund tė jetė edhe epizodė psikotike. Dhe anasjelltas, gjendja gjenuine psikotike nuk mund tė jetė pėrjetim autentik fetar.

            Me fjalė tė tjera, “nuk ekziston mundėsia e referimit tė njėrės nga kėto lėmi tek tjetra duke pėrdorė formulėn e transformimit”; pėrkitazi me kėtė nuk ekzistojnė hibridet (Schutz 1941, f. 232).

            Por kjo nuk do tė thotė se nuk mund tė ekzistojnė urat e bashkėpunimit tė mirėfilltė.

 

            NDARJE STRIKTE APO BASHKĖPUNIM?

            ĒKA THONĖ HULUMTIMET?

 

            Psikiatria ėshtė unike nė mesin e shkencave mjekėsore, sepse nė pėrpjekjet e saja pėr tė shpjeguar spektrin e gjėrė tė sjelljes njerėzore, shpesh shtrihet nė filozofi, pėrtej realitetit tė shkencave natyrore. Aspekte tė rėndėsishme tė marrėdhėnieve ndėrmjet psikiatrisė dhe fesė, janė: polarizimet dhe aspektet e pėrbashkėta tė kėtyre dy realiteteve, me pėrqėndrim tė veēantė nė pikėn ku ato takohen; parimet dhe trendet themelore teorike, perspektivat klinike, sociologjike dhe ndėr-kulturore tė teorisė dhe praktikės nė kėtė aspekt, si dhe marrėdhėniet e ardhshme tė psikiatrisė dhe fesė. Poashtu kanė rėndėsi: shqyrtimi i rolit tė besimeve dhe bindjeve fetare nė pėrgjegjet ndaj sėmundjes dhe ērregullimeve tė rėnda; pasojat e ndėrhyrjes sė kultit nė procesin terapeutik psikiatrik; ēėshtjet morale dhe shpirtėrore pėrkitazi me pėrvojat traumatike; roli i ndarė por komplementar i punėtorėve tė shėndetit mendor, personave fetar dhe shėruesve tjerė tė shpirtit nė ripėrtėritjen e shėndetit tė pacientit; si dhe modelet e mundshme tė integrimit tė shkencės dhe fesė nė praktikėn psikiatrike, procesin mėsimor, dhe hulumtime; veēanėrisht duke e pas parasysh faktin se gjithnjė e mė shumė programe tė trajnimit psikiatrik dhe tė fakulteteve tė mjekėsisė, kanė filluar qė tė pėrfshijnė kurse mbi fetė dhe aspektet shpirtėrore tė njeriut.

            Ndonėse hulumtimet e fundit, kanė vėrtetuar dobishmėrinė e padyshimtė tė besimit fetar sa i pėrket tejkalimit tė vėshtirėsive psikologjike dhe psikiatrike, ende shumė pak hulumtime kanė arritur qė tė identifikojnė elementet specifike dobiprurėse tė tyre. Problemi qėndron nė faktin se ka vėshtirėsi me rastin e zbatimit tė metodave ekzakte tė hulumtimit tė funksioneve tė veēanta psikike, siē e kėrkon psikologjia eksperimentale, pėrkitazi me pėrjetimet fetare tek njerėzit.

            Sipas rezultateve tė hulumtimeve tė shumta, besimet fetare kanė rėndėsi substanciale pėr mirėqenien e shėndetit mendor tė njerėzve. Lukoff dhe bashk. (1992) konstatuan se “dimensionet fetare dhe shpirtėrore tė kulturės janė ndėr faktorėt mė tė rėndėsishėm qė strukturojnė pėrvojėn njerėzore, bindjet, vlerat, sjelljen, madje edhe veēoritė e sėmundjeve”. Si ilustrim, Bearon (1990) dhe Sheehan (1990) vėrtetuan se bindjet fetare tė pacientit mund tė ndikojnė nė qėndrimin e tij ndaj ērregullimit prej tė cilit lėngon. Krolli (1991) konstatoi se shumė pacientė psikiatrik besojnė se sėmundja e tyre ėshtė dėnim nga Zoti ose rezultat i mėkateve tė bėra, ndėrsa studimi kombėtarė i psikologėve tė Amerikės nė vitin 1990 tregoi se afėr dy tė tretat e pacientėve pėrdorin gjuhėn fetare kur pėrshkruajnė problemet dhe konfliktet e tyre. Disa hulumtues si Hadaway dhe Roof (1978) gjetėn se njerėzit e devotshėm janė mė tė kėnaqur me jetėn, ose siē konstatuan Mayo dhe bashkp. (1969), manifestojnė shkallė mė tė ulėt tė depresionit krahasuar me grupet e individėve jo-religjioz. Williams dhe bashk. (1990) identifikuan besimin nė Zot si amortizator tė rėndėsishėm nė situatat stresogjene dhe traumatike, dhe parandalues tė ērregullimeve serioze psikologjike dhe psikiatrike, pas tyre.

            Studimet kanė treguar se numri i rasteve dhe serioziteti i ērregullimeve psikiatrike tė personave tė vizituar nga profesionistėt fetar, personat qė merren me trajtime shpirtėrore dhe profesionistėt e shėndetit mendor ėshtė pėrafėrsisht i njėjtė (Larson dhe bashkp. 1988). Jam i bindur se ky konstatim vlen nė masė tė plotė edhe pėr Kosovė dukeqenėse, ėshtė mirė i njohur fakti se afiniteti i popullatės shqiptare ndaj vizitave te profesionistėt fetar dhe personat e tjerė paramedicinal ėshtė i lartė. Sipas Rossit (1993), studimi i Gallupit gjeti se 66% e popullatės sė pėrgjithshme nė SHBA preferonte ndihmėn nga ana e kėshilltarit profesional i cili ėshtė besimtarė fetar. Rezultate tė ngjajshme tregoi edhe studimi i bėrė me qytetarėt e shtetit Konektikat nė SHBA prej tė cilėve, kur u pyetėn se cilin kėshilltarė pėr shėndet mendor do tė preferonin, 37 u pėrgjigjėn psikologun, 32 psikiatrin, 22 profesionistin fetar dhe 21 punėtorin social (Murstain dhe Fontain 1993).

            Kėto hulumtime, nė rrethanat e nevojave dita mė ditė mė tė mėdha nė rrafshin psiko-social, udhėzojnė nė bashkėpunimin e domosdoshėm ndėrmjet grupeve tė ndryshme tė profesionistėve, tė cilėt ofrojnė kėshillime pėrkitazi me shėndetin mendor. Nė mėnyrė qė ky bashkėpunim tė zhvillohet rrjedhshėm dhe nė mėnyrė efikase pjesėtarėt e secilit grup profesional duhet t’i lėnė anash dallimet ideologjike, duhet tė njohin vlerėn e kontributit specifik tė cilin secili prej tyre e jep dhe duhet tė kenė dėshirė, qė tė komunikojnė njėri me tjetrin nė mėnyrė kolegiale.

            Gartner dhe bashkp. (1991) kryen meta-analizė tė hulumtimeve tė bėra mbi korelacionin ndėrmjet shkallės sė vetėvrasjeve dhe devotshmėrisė fetare, qė tregoi se pėrkushtimi fetar ishte i shoqėruar me shkallė tė ulėt tė vetėvrasjeve, nė gati ēdo studim. Disa hulumtime, si ai i Blacconierit (1991), identifikuan devotshmėrinė fetare si variabėl e cila nė mėnyrė konstante ishte e shoqėruar me shkallė mė tė ulėta tė konsumimit tė duhanit, tė alkoolit dhe tė drogės.

            Ndonėse shumica e hulumtimeve pėrkitazi me fenė dhe marrėdhėniet e saj me shėndetin mendor janė pėrqendruar nė aspektet e parandalimit tė ērregullimeve tė ndryshme psikiatrike, kohėn e fundit janė mė tė shpeshta hulumtimet qė udhėzojnė se devotshmėria fetare shoqėrohet me pėrmirėsim tė rėndėsishėm klinik edhe pas paraqitjes sė sėmundjes, si rezultat i pėrmirėsimit tė funksionimit emocional.

            Megjithatė, hulumtimet e pėrmendura cilėsohen me disa mangėsi. Me pėrjashtime tė pakėta, siē janė studimet e Koenigut (1992) dhe Markides (1987), shumica e hulumtimeve qė kanė shqyrtuar marrėdhėnien ndėrmjet besimit fetar dhe shėndetit mendor kanė qenė hulumtime kros-sekcionale, transverzale. Ndonėse kėto hulumtime sigurojnė informata mbi interaksionin e devotshmėrisė fetare dhe shėndetit mendor, ato nuk e ndriēojnė edhe kauzalitetin e kėtij procesi. Nėse p.sh., hulumtimet transverzale udhėzojnė se njerėzit fetar kanė mė shumė gjasa qė tė lėngojnė nga sėmundjet mendore, kjo nuk ndriēon ndikimin e bindjeve fetare nė shėndetin mendor; sepse rezultati i kėtillė mund thjeshtė tė shpjegohet me kthimin kah feja tė njeriut i cili ka vėshtirėsi emocionale, njėlloj sikurse qė njeriu i cili ka vėshtirėsi emocionale e ndien veten mė tė qetė kur gjendet nė zyrėn e psikiatrit. Pėr t’i kuptuar mė drejtė kėto aspekte, janė tė domosdoshme studimet prospektive dhe krahasuese longitudinale ose hulumtimet klinike, tė mėnyrave fetare dhe jo-fetare tė pėrballimit tė situatave tė vėshtira jetėsore. Vėshtirėsi paraqet fakti se, ky lloj i hulumtimeve ėshtė zakonisht mjaft i kushtueshėm si nė aspektin financiar ashtu edhe nė aspektin kohor, gjė qė realizimin e tyre e bėnė mjaft tė vėshtirė.

 

            Vazhdon...       

 

      (2)