Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 2 - Pse ėshtė komunikimi i rėndėsishėm pėr mua?

Shkruan: Gentijana MIKUSHNICA

       PSE ĖSHTĖ KOMUNIKIMI I RĖNDĖSISHĖM PĖR MUA?

     Tė flasėsh me botės tėnde shpirtėrore, nuk ėshtė aq e lehtė, sepse atė bisedė nuk e dėgjon askush - ti je dėgjuesi i mesazhit dhe kthyesi i mesazhit! Eh, tė dėgjosh shpirtin, kėrkesat e shpirtit, pėshpėritjet e shpirtit, heshtjen, nganjėherė ėshtė shumė e dhimbshme.

 

 

 

            Aty tek vargu i heshtur unė gjejė qetėsin, thellohem nė magjinė e cila mė pėrkėdhel ėmbėl si fėmijė... Kur lexuesi arrin tė kuptoj mesazhin e vargut, dora e njom e ngrirė e poetit, fillon dhe ngrohet nga vlerėsimi i lexuesit... Pra, kur flet ndjen njė emocion tė ngrirė nė shpirt, strukesh nganjėherė nga mosdija, apo dhe pasiguria se mesazhi nuk ėshtė dhėnė nė mėnyrė tė drejtė, ai mund tė keqinterpretohet, dhe kur bashkėbiseduesi tė ndez njė dritė se mesazhi ka shkuar nė rregull, emocioni fillon dhe shkrihet, prandaj shumė herė preferojmė tė flasim me veten ton, t'i bėjmė ndasi tė mirės dhe tė keqes, t'i klasifikojmė mendimet, t'i flasim botės, t'i rrėfejmė pėr tė mirat, dhimbjet, ta pėrgatisim pėr sfidat e jetės, t'i rrėfesh pėr tunelin e gjatė nė tė cilin takon plot errėsirė, t'i rrėfesh pėr vetmin, t'i tregosh rrugėn tė dal nga tuneli tė gjej dritėn dhe ngrohtėsinė e diellit, ta mėsosh pėr suksesin...

            T'i flasėsh botės nuk nėnkupton se ajo do tė dėgjoj gjithmonė, por "mos harro" kur ti flet, dhe bota hesht, apo dhe flet, atėherė ti mėson, prandaj sa mė shumė qė kemi kontakt me botėn, njerėzit, natyrėn, kafshėt, ne ēdo ditė e mė shumė rrisim pjekurin shpirtėrore, formėsojmė personalitetin tonė. Paramendoni: sikur tė gjithė tė ishim tė shurdhėr, memec, apo tė verbėr, bota nuk do tė ishte e mbushur me fjalė, bota nuk do tė pėrqeshte, nuk do tė vlerėsonte, nuk do tė shihte... te verbėritė shohin bardhėsinė e shpirtit, dhe ata flasin! Memecėt shohin, ndjejnė artin e tė folurit dhe pse nuk kanė zė tė pėshpėritin. Tė shurdhėritė ndjekin hapat ton, vallėzojnė mbi kėngėt pa melodi, ata nuk dėgjojnė, ndjejnė ēdo prekje... Eh, kjo ėshtė njė botė, tė cilėn po u ndale e mendove dhe bėre ndasi, koha tė ikėn. Ti mund tė flasėsh me njė tė verbėr, mund ta ngrohėsh shpirtin e tij, ti mund ta prekėsh dhe t'ia japėsh dorėn njė tė shurdhuri, dhe thellė nė shpirt t'i japėsh njė drithėrim tė kėngės pa melodi... Ti mund tė rrish dhe tė flasėsh, ta kesh shok njė memec, sepse ai, duke shikuar duart dhe mimikėn tėnde, do tė komunikoj me ty, pra ti mund t'i flasėsh botės, dhe ajo nė mėnyrėn e saj do tė kuptoj…

 

 

            Dhe ti mund tė bėsh miq me anė tė komunikimit…

            Tė flasėsh me botės tėnde shpirtėrore, nuk ėshtė aq e lehtė, sepse atė bisedė nuk e dėgjon askush - ti je dėgjuesi i mesazhit dhe kthyesi i mesazhit! Eh, tė dėgjosh shpirtin, kėrkesat e shpirtit, pėshpėritjet e shpirtit, heshtjen, nganjėherė ėshtė shumė e dhimbshme. Shumė herė mė kaplon njė heshtje, heshtje e cila fillon njė dialog me shpirtin tim! Pyes veten: Pse vallė ėshtė kjo jetė plot fjalė? Pse kur dua tė flasė, tė shpreh mė tė shenjtėn ndjenjė, fjalė, nuk mundem, sikur mė rrėmben ai oqeani plot kaltėrsi, nė pafundėsinė e tij humbas dhe prapa kėsaj - Pse?  vazhdon njė: Sepse e tillė ėshtė jeta...

            Jo ēdo kush posedon aftėsi pėr tė falė njė magji. Kur ti flet, ai dėgjon, pastaj heshtja si tingull i pianos pėshpėrit, dhe vazhdon njė zė melodik, drithėron zemra, dhe ai zė ėshtė i qetė, plot jetė, tė magjepsė tė futė nė ngjyra tė jetės, tė bėnė tė vallėzoj njė emocion i ēastit, emocion qė zgjatė... tė falė njė Jehonė, dhe tė braktis, duke tė dhėnė mesazhin "Jeta ėshtė pėr ty"...!

            Ėshtė e lehtė apo e vėshtirė tė flasėsh me ata tė cilėt tė rrethojnė, gjithēka varet nga ēasti! Ndodh qė nganjėherė preferon tė flasėsh me pėllumbat tė cilėt shijoj kaltėrsinė e qiellit, sepse njeriu ndjen nevojė ta dėgjoj dikush, dhe mesazhin ta mare lart nė kaltėrsinė e ėndrrės nė qiellin e pafund... Sepse bota nuk kupton nganjėherė, ėshtė e zėnė me punėt e saj, injoron tė dėgjoj pėrrallėn tė cilėn ti e thur dhe ka vlera tė mėdha, pėrrall qė tė ngroh shpirtin tėnd, gjersa pėr botėn mund tė jetė shumė qesharake..

            Poetėt mes vargjesh shkruajnė sekretet e tyre, shkrijnė bardhėsinė e ėndrrave, ata qajnė, e vargu i tyre rrjedh si ujėvarė... mes vargjesh dhembjen tretin, apo dhe mes realitetit ėndrrėn pėrkėdhelin..!