Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 5 - PSALM I  HARRUAR

Shkruan: Adem ZAPLLUZHA

      

PSALM I  HARRUAR

 

 

 

Librin me poezi tė autorit Adem Zaplluzha, "Psalm i harruar"  mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

 

(E falėnderojmė pėrzemėrsisht autorin)

 

 

 

 

 

PĖR DITĖLINDJEN TĖNDE

 

Tani ndoshta ti je nė gjumė

Kurse unė dhe gjyshja

Rrimė nėn njė ēati tė rrėnuar

Ku pandėrprere

Pikon loti i dhembjes

 

Ne nė kėtė vetmi tė heshtur

Festojmė pa bujė e zhurmė

Ditėlindjen tėnde tė tretė

 

Me njė tavolinė tė drunjtė

Nė kėto orė tė vona

Bisedojnė me njė qiri tė ndezur

Bisedojmė

Pėr hijet e tejdukshme tė ngjyrave

 

Ti diku nėpėr ēerdhet Evropės

Reciton poezi

Nė gjuhė tė huaj

Dhe qanė vetėm shqip

 

Kur tė ngacmojnė mushkonjat

Po ashtu qanė edhe gjyshja

Me lot mallėngjimi

As loti im

Nuk ėshtė prej guri

 

Unė gjyshja dhe qiriu

Qė pėrherė rri ndezur

Festojmė ditėlindjen tėnde

Pėr herė tė parė kėshtu tė vetmuar

 

Kjo tavolinė e vjetėr

Cilės i mungon njė kėmbė

Sa shumė po i pėrngjan

Trishtimit tė kėtyre ēasteve

                  

Prishtinė, 18 prill 2013

 

 

VALIXHJA

 

Hape mendjen dhe shpirtin

Prej saftjani

Merr ēfarė tė dush

Nė kėtė valixhe tė vjetėr

Kam disa lloje ėndrrash

 

Prej atyre tė adoleshencės

Dhe deri te ato tė sotme

Kudo qė isha

Pas meje erdhėn edhe kujtimet

Me ėndrra tė ndukta

 

Dhe ato me makthe

Kjo ėshtė njė valixhe e mbushur

Me pėrrallat mė tė bukura

Pėr udhėtimet e mia

Ku fshihen itineraret

E tė gjitha trenave tė ēmendur

 

Tė lutem

Mos ma ngacmo gjumin

Nė urtin e kėsaj valixheje

Kudo qė shkova

Ēfarėdo qė punova

Me mua ishte lagja e ime

Me tė gjithat tė bėmat e fėmijėrisė

 

 

KĖPUCĖT

 

Pa u ndalur nė asnjė ēezme

Ecin kalldrėmeve tėrmal

Prej shuplakave tė gjetheve

Pinė ujė tė kristaltė

Kėpucėt e mia tė shqyera

Dashurohen nga dy herė nė ditė

 

Dikur vonė pasi tė ulen gjethet

Nė pėrparėsen e ditės

Zbresin tė pushojnė nė mjerimin e pluhurit

Dhe ia nisin kėngės blu

Nuk flenė

Derisa i zė gjumi meteorėt

 

Tė nesėrmen zgjohen para kėndesit

Dhe nėpėr faltoret e qytetit

Diku marrin avdes

E diku

I bien kambanave tė ndryshkura

 

Sa herė qė bie shi nė kėtė qytet

Me ėndrra tė trishtė

Pas kėpucėve tė arnuara

Fare pa nguruar  

Vrapojnė arkivolet e kalbura

 


KĖMISHA

 

Kėtu mbi kėtė gardh

Rri varur

Njė kėmishė e harruar prej motesh

Kaluan edhe shirat por s’e panė

Ngjyrėn rozė  tė komēave

 

Kjo therė qė pėr ēdo ditė

I shpalos sekretet e saja

Herė kthehet kah lindja

E herė kah perėndimi

Dhe bisedon me mjegullat

 

Kur i shohim dyndjet e zogjve

Na pėrkujtojnė si asnjėherė mė parė

Karvanėt e bardhė prej njerėzve

Dhe hijet e tyre

Tė gjymtuara prej erės

 

Kalojnė edhe lukunitė e bishave tė egra

Por  ky lis qė i pėrngjanė qėndresės

Asnjėherė nuk u pėrkul

Pėr t’i respektuar

Egėrsitė e kodeve pagane

                                   

Prishtinė, 06 maj 2013

 

 

ATDHEU

 

Ja shikoni se si paska mbetur

Si ky lis

Me degė tė thyera nė hapėsirė

Njė trishtimi i tillė kurrė s’ėshtė parė

Loti i rėnd i gurėve 

Mė duket mė se e pėshtirė

 

Diku nė atdheun tim

Lozin ca dema tė egėr nė arenė

Nė njė shteg tė pakapėrcyeshėm

Dėgjohet piskama

E shelgut tė pikėlluar

Ku gjethet e fishkura tė lisave

U pėrngjajnė

Duarve tė ngrira tė erės

 

Dėnesa njė kohė tė gjatė

Mbase me shekuj

Nuk u ndalėn vajet

Ditėt mė bėheshin net

Kurse netėt

Trishtime prej dhembjeve

Kur nė portretin e atdheut tim

Dikush kafshonte cepat e sinorėve  

                          
Prishtinė, 08 maj 2013

 

 Poezi nga libri "Psalm i harruar"