Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 2 - PROVA TEKNIKE TĖ KOMUNIKIMIT

Shkruan: Mr. sci. Bekri METAJ

www.gazetatelegraf.com

       PROVA TEKNIKE TĖ KOMUNIKIMIT

     Rregulla e parė pėr tė kuptuar dhe pėr tė qenė i kuptuar, ėshtė qė tė kesh harmoni dhe tė mėsosh tė vėshtrosh tjetrin duke vėnė nė funksion vėzhgimin dhe dėgjimin. Duhet tė mėsosh tė shikosh bashkėfolėsin se ēfarė pamje ka, ēfarė pozicioni zė (mund tė dėgjosh me vėmendje pa paragjykime, tė dallosh ēfarė fjalėsh pėrdor mė shpesh, me ēfarė toni e bėn bisedėn). Dhe kjo nuk do tė thotė tė shprehėsh njė paragjykim. Vėzhgimi duhet tė jetė i distancuar nga pėrshtypja.

 

 

 

 

Pėrgjigjet qė marrim janė pasojė e mesazheve qė dėrgojmė. Pėr kėtė duhet tė vlerėsojmė gjestet, tonin, fjalėt.

 

 

            Njė marrėdhėnie qarkulluese

 

            Problemi ėshtė qė nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve ne mendojmė se jemi tė qartė dhe habitemi kur tė tjerėt nuk komunikojnė me ne nė mėnyrė po aq tė qartė.

            Pyesim veten pėr pėrgjigjet e tyre, nevrikosemi sepse nuk arrijmė tė kuptojmė, por as nuk na vjen fare nė mend dyshimi, qė ato fjalė nuk janė gjė tjetėr vetėm pėrgjigjet e atyre qė kemi thėnė ne.

            Nė mendje ne e kemi tė qartė atė qė duam tė themi, por nė momentin kur pėrkthejmė mesazhin tonė nė fjalė tė thėna nė njė mėnyrė tė shoqėruar me gjeste (qė ndoshta nuk kanė tė bėjnė fare me mesazhin) ajo deformohet. Personi tjetėr interpreton dhe pėrgjigjet nė bazė tė interpretimit tėnd. Studiuesit kanė vėnė re qė interpretimi i njė mesazhi mbulohet 55% nga lėvizjet e trupit, 38% nga gjuha (pra nga toni i zėrit), 7% nga komunikimi verbal ashtu siē ėshtė (d.m.th nė bazė tė fjalėve qė thuhen). Pėr kėtė duhet tė dish kush janė me tė vėrtetė elementet pėr t’u mbajtur nėn kontroll, ndoshta dhe duke parė shumė biseda tonat.

            Njė veturė ka ndaluar nė semafor. Ėshtė njė grua nė timon. Burri qė ėshtė ulur nė anėn e pasagjerit po e vėshtron: “Shiko se ėshtė e gjelbra!” dhe gruaja i pėrgjigjet: “Po i jap unė veturės, apo po i jep ti?”. Ky shkėmbim i shkurtėr batutash mund tė jetė njė domethėnie pėr tė kuptuar diēka mbi komunikimin dhe mesazheve qė jep njė pėrgjigje e thjeshtė.

            Sė pari jepet njė mesazh pėrcaktues: semafori ėshtė nė tė gjelbrėn. Por na jep dhe disa informacione pėr dėrguesin, pra pėr atė qė thotė mesazhin; dallon ngjyrat, ėshtė i kujdesshėm dhe pėr mė shumė thotė edhe diēka mbi opinionin qė ka pėr pritėsin, toni ėshtė mė i lartė kur thotė frazat, tregon se nuk ka shumė besim tek aftėsia e gruas qė po i jep veturės. Tė gjitha kėto shqyrtime dalin nė pah duke analizuar njė batutė tė thjeshtė.

            Secili nga ne ėshtė mėsuar tė deshifrojė nė kėtė mėnyrė, nė shumė pak sekonda, ēdo mesazh qė merr. Por kjo nuk do tė thotė qė, interpretimi ėshtė gjithmonė i drejtė. Pikėrisht sepse mesazhet qė vijnė janė mė shumė se njė: sinjalet pėr t’u vėnė re, shumohen (fjalėt, por dhe toni i zėrit dhe gjestet qė e shoqėrojnė, mendimi i atij qė e thotė), dhe tundimi pėr tė dhėnė konkluzionet ėshtė e parezistueshme (gruaja mendon se burri nuk ka besim nė mėnyrėn se si ajo i jep veturės). Pėr tė gjitha kėto arsye, shpesh komunikimi ynė nuk ėshtė i qartė siē duam. Dhe pėr kėtė ja vlen tė dish disa rregulla, qė tė lejojnė tė vėshtrosh e tė dėgjosh korrektėsisht e pastaj tė shprehesh mė mirė.

 

            Njė trup nė harmoni

            55% e komunikimit tonė ėshtė jo verbale d.m.th vjen nga lėvizjet e trupit. Pėr kėtė arsye duhet tė dimė tė kontrollojmė, ose mė mirė akoma tė jetojmė nė harmoni. Ēdo bisedė ėshtė mė pėrfituese nėse i komunikon tjetrit njė sensacion ekuilibri, qetėsie dhe mirėqenieje. Nėse e kupton mund t’i drejtohesh shumė teknikave tė shlodhjes dhe ushtrimeve tė frymėmarrjes. Nuk ėshtė nė fakt e domosdoshme tė studiosh gjuhėn e trupit.

            Tė dish qė krahėt e kryqėzuara nė gjoks tregojnė mbyllje ose duke pėrkėdhelur flokėt i tregon tjetrit joshjen, nuk ėshtė gjithmonė e lehtė pėr t’u komunikuar. Ndodh qė ndonjėherė tė ēon dhe nė nėnkuptime. Duart e kryqėzuara p.sh mund tė jenė njė pengesė por, dhe mėnyra qė bashkėfolėsi ynė adopton pėr tė tėrhequr vėmendjen (e nė kėtė rast mesazhi qė jepet ėshtė i kundėrt).

 

 

 

            TĖ VĖSHTROSH & TĖ DĖGJOSH

 

            Rregulla e parė pėr tė kuptuar dhe pėr tė qenė i kuptuar, ėshtė qė tė kesh harmoni dhe tė mėsosh tė vėshtrosh tjetrin duke vėnė nė funksion vėzhgimin dhe dėgjimin. Duhet tė mėsosh tė shikosh bashkėfolėsin se ēfarė pamje ka, ēfarė pozicioni zė (mund tė dėgjosh me vėmendje pa paragjykime, tė dallosh ēfarė fjalėsh pėrdor mė shpesh, me ēfarė toni e bėn bisedėn). Dhe kjo nuk do tė thotė tė shprehėsh njė paragjykim. Vėzhgimi duhet tė jetė i distancuar nga pėrshtypja.

            E nėse nuk arrijmė tė nxjerrim konkluzionin (p.sh personi po na flet me njė ton tė lodhur, i ka shpatullat e varura e nga kjo ne kuptojmė qė ėshtė shumė i lodhur dhe nuk i intereson asgjė nė bisedėn tonė) duhet tė verifikojmė me njė pyetje tė drejtpėrdrejtė: “Mė fal, ndjehesh e lodhur? Do ta bėjmė mė vonė kėtė bisedė?”

            Ndodh shpesh tė zbulosh se je gabuar (personi nuk ėshtė i lodhur, ndoshta mban atė pozicion sepse i dhemb kurrizi). E njėjta punė bėhet dhe me veten tonė. Duhet tė mėsohemi tė vetėkontrollohemi. Nėse nė fillim duket e vėshtirė mund t’i kėrkosh ndihmė njė shoqeje qė tė tė thotė sjelljen qė ke dhe pozicionin qė mban ndėrsa flet, tė na tregojė kush ėshtė toni i zėrit dhe ritmi i ndjekur nga fjalėt e tua.

 

 

            TĖ STABILIZOSH NJĖ LIDHJE

 

            Njė komunikim i pėlqyeshėm arrihet duke ndjekur njė pėrshtatje precize e skematike qė po ju tregojmė mė poshtė.

 

            1. Kalibrimi

            Kontakti i parė mes dy personave krijohet duke vėshtruar me kujdes tjetrin pa tentuar nė interpretime personale.

           

            2. Pasqyrimi

            Dy persona nė harmoni me njėri tjetrin, kur flasin pėrpiqen tė mbajnė pozicionet e njėjta, tė njėjtin ton tė zėrit sikur po shihen nė pasqyrė. Nėse pasqyrim nuk ekziston krijohen kontradikta (p.sh nėse gjatė njė bisede njėri ėshtė ulur e tjetri nė kėmbė qė e bėjnė komunikimin mė tė vėshtirė). Por pasqyrimi duhet tė vijė nė mėnyrė natyrale e tė mos shtrėngohet, pėrndryshe kthehet “papagallisht” e rrezikon tė nevrikosėsh tjetrin.

 

            3. Kalkimi

            Konsiston nė kėrkimin e mėnyrės sė bėrjes, mendimit, shprehjet verbale, tė vėzhguara mė parė tek tjetri. P.sh. nėse bashkėfolėsi ynė bėn gjeste shumė ndėrsa flet, mund tė jetė njė mėnyrė pėr ta bėrė tė ndjehet rehat, “nė familje”.

 

            4. Drejtimi

            Gjatė njė bisede, njėri nga personat “drejton” tjetrin, pra e ēon drejt njė argumenti, njė pikėpamje, njė konkluzioni. Kjo nganjėherė ėshtė e paparashikueshme nga rolet sociale (nė punė mes shefave dhe punėtorėve, nė familje mes prindėrve dhe fėmijėve). Por drejtimi funksionon nėse brenda komunikimit ka bashkėpunim mes tė dy roleve. P.sh tjetri po na drejton duke na bėrė pyetje, por ne me pėrgjigjet tona mund t’i tregojmė pikėpamje qė nuk i pret.

 

 

            USHTRIMET

 

            Gjatė bisedave propozohen shumė ushtrime pėr tė pėrmirėsuar aftėsitė e vėzhgimit ose tė drejtimit. Pėr tė kuptuar se si dėgjohet, mėso tė hysh shpejt nė sintoni me njė tė huaj. Ja disa shembuj qė mund tė pėrsėriten edhe me ndihmėn e dy miqve.

 

            Vėzhgimi
            I kėrkohet njė personi tė vėshtrojė me kujdes bashkėfolėsin. Pastaj nxirret jashtė nga dhoma. Njė person i tretė i sugjeron bashkėfolėsit tė ndryshojė mendimin e tij ose njė tė veēantė tė veshjes. Vėshtruesi rihyn dhe duhet tė dallojė ndryshimet. Ky ushtrim shumė i thjeshtė na lejon tė kuptojmė cili ėshtė niveli i vėmendjes, nga ēfarė tėrhiqet dhe ēfarė lė pas dore.

 

            Tregimi
            Dy persona tregojnė secili nga njė histori. Pastaj kėrkojnė njė tė tretė t’i dėgjojė dhe secili pėrsėrit historinė e tjetrit. Ky ushtrim tė lejon tė verifikosh cilėsinė e dėgjimit dhe aftėsinė ose jo aftėsinė e sjelljes sė informacioneve tė marra pa ndėrhyrė dhe interpretuar.

 

            Shkalla tretė

            Njė njeri ecėn nėpėr dhomė. Njė tjetėr pėrshkruan nė mėnyrė objektive atė qė sheh. Njė i tretė bėn pyetje rreth situatės. P.sh personi i dytė thotė: “X po ecėn me hap ushtari”. I treti pyet: Pse ushtari?” “Sepse pėrplas kėmbėt si ushtar”. Pyetjet detyrojnė personin qė po pėrshkruan veprimin pėr tė mos dhėnė konkluzione tė pėrshpejtuara dhe pėr tė qenė sa mė shumė asnjanės dhe i distancuar.

 

            Prova drejtimi

            Njė njeri tregon se si e ka kaluar ditėn. Tjetri bėn pyetje pėr tė ditur mė shumė, pėr tė kuptuar mė mirė ndjenjat e provuara nga ai qė tregon. Nėse p.sh personi thotė “ishte njė ditė e mrekullueshme”, tjetri pyet “ēfarė do tė thuash me njė ditė e mrekullueshme”. Nė kėtė ushtrim mund tė vihen nė provė aftėsitė e pasqyrimit, tė ripėrsėritjes sė atyre qė janė thėnė, dėgjimit dhe drejtimit.