Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera - Prostitucioni - lloj i eksploatimit seksual

Shkruan: Adnan ABRASHI

www.syri3.com

            PROSTITUCIONI –LLOJ I EKSPLOATIMIT SEKSUAL

         Aspak nuk mund tė thuhet se gjatė etapave tė ndryshme tė emancipimit tonė si popull, nuk ka ekzistuar fare prostitucioni si fenomen, por kurrsesi ajo nuk ka qenė si karakteristikė aq e shprehur e moralit tonė kolektiv, saqė, fenomenologjia e paraqitjes sė saj, tė jetė njė breng serioze shoqėrore. Fatkeqėsisht, kjo e vėrtetė e pamohueshme, viteve tė fundit po ndodhė nė Kosovė dhe statistikat zyrtare tė pėrhapjes janė marramendėse.

 

 

            Shprehur me zhargonin e popullarizuar -“zanati mė i vjetėr nė botė” - prostitucioni, si njė fenomen negativ i etikės kolektive tė njė shoqėrie, sikur me njė ekspansion marramendės po shpaloset edhe nė realitetin tonė tė pasluftės kosovare. Mos ėshtė vallė kjo edhe njė flijim i yni i paevitueshėm moral, qė nė emėr tė lirisė dhe proceseve tė pashmangshėm tė integrimeve ndėrkombėtare, patjetėr si risk duhet ta paguajmė sot ne kosovarėt?!


            Aspak nuk mund tė thuhet se gjatė etapave tė ndryshme tė emancipimit tonė si popull, nuk ka ekzistuar fare prostitucioni si fenomen, por kurrsesi ajo nuk ka qenė si karakteristikė aq e shprehur e moralit tonė kolektiv, saqė, fenomenologjia e paraqitjes sė saj, tė jetė njė breng serioze shoqėrore. Fatkeqėsisht, kjo e vėrtetė e pamohueshme, viteve tė fundit po ndodhė nė Kosovė dhe statistikat zyrtare tė pėrhapjes janė marramendėse.

            Qė tė jetė ky fenomen njė breng edhe mė e madhe dhe mė e dhembshme shoqėrore, pėrveē anės sė saj kriminale, po na paralajmėron njė krizė serioze morale qė po e kalon shoqėria e jon e re demokratike.
            A nuk mund tė merret si shqetėsues fakti se sot gjatė ushtrimit tė kėsaj veprimtarie nė Kosovė, si prostitute nuk paraqiten vetėm femra tė importuara nga vendet tjera tė regjionit, por ėshtė numri nė rritje progresive i shqiptareve vendase, tė cilat, nė shumicėn e rasteve, pėr t’u marr me kėtė zanat, e kanė edhe bekimin e heshtur tė familjarėve tė tyre?

 
            Ēka ėshtė nė realitet prostitucioni dhe si definohet ajo?


            Prostitucioni ėshtė njėra prej formave tė eksploatimit seksual tė seksit tė kundėrt, ku trupi i femrės shndėrrohet nė send pėr shit-blerje. Pra, bėhet mall tregu. Me kėtė veprim, seriozisht rrezikohet integriteti fizik dhe dinjiteti njerėzor, vlera kėto, qė sipas standardeve tė legjislaturės normative bashkėkohore, konsiderohen si tė drejta tė pacenueshme individuale tė njeriut.

            Praktikisht, prostitucioni ėshtė forma pėrmes sė cilės mashkulli, pėr qėllime tė kėnaqjes sė kėrkesave tė veta seksuale, nė mėnyrė komerciale, si dhe duke pėrdorur metoda tjera tė ushtrimit tė dhunės, realizon nevojėn e qasjes sė vetė nė trupin e femrės. Pra, motivi i pėrmbushjes i kėsaj dėshire epshore, do tė arrihet: ose pėrmes detyrimit me dhunė, pagesės me para tė shėrbimit, apo tė dyjave sė bashku.

            Femrat si subjekte, pse mos tė themi edhe si objekte tė prostitucionit, zakonisht janė nga shtresat sociale tė kategorive tė ulėta shoqėrore, gjegjėsisht, janė ato viktima, qė nė rrethin e tyre ku punojnė dhe veprojnė kanė njė ndikim mė tė vogėl shoqėror.

            Tė gjitha ato qė zakonisht pėrfundojnė si prostitute janė nga shtresat mė tė vobekta. Shumica nuk kanė shtėpi ose nė atė vend kanė qėndrim tė pėrkohshėm dhe tretmanin e refugjates. Ato, pra, janė njėra prej kategorive sociale tė gjinisė femėrore, tė cilat mė sė shumti diskriminohen nė ēdo shoqėri.
            Edhe pse realisht, shoqėria i urren femrat qė merren me prostitucion, ajo nė mėnyrė indirekte edhe vetė i prodhon ato. Prostitutat , zakonisht janė femra qė pak kanė alternativa tjetėr qė ta ushqejnė, sė pari veten, pastaj fėmijėt dhe familjen e tyre nė pėrgjithėsi. Meqė, papunėsia dhe lufta pėr ekzistencė janė shkaqet mė themelor qė i shtyjnė shumė femra tė merren me kėtė profesion, zgjedhja e problemit tė papunėsisė sė shprehur nė njė shoqėri, duhet tė jetė detyrė prioritare e asaj elite politike qė ėshtė nė pushtet.

            Pasi, prostitucioni si dukuri ėshtė shumė e pėrhapur nė tė gjitha shoqėritė kudo nė botė, ajo fatkeqėsisht edhe tentohet tė konsiderohet si normale.

            Si arritje pa mund deri tek parat, kjo veprimtari ėshtė njė biznes finacijarisht tejet profitabile. Andaj, qendrat dhe punktet e ndryshme ku ajo ushtrohet legalisht dhe ilegalisht, zakonisht kontrollohen nga “bossėt” dhe “makrotė” tė qarqeve mafioz, tė cilėt, pėr tė siguruar rregullisht numėr tė konsiderueshėm tė femrave, nuk kursejnė kurrfarė metoda tė veprimit: qė nga gėnjeshtrat dhe mashtrimet, e deri tek ushtrimi direkt i dhunės fizike. Si mėnyra mė e shprehur e regrutimit tė femrave pėr ushtrimin e veprimtarisė sė prostitucionit ėshtė premtimi gjoja se pėr njė pasurim tė shpejtė dhe njė jete mė e mirė.

            Shifrat e fundit statistikore tregojnė se burimet mė tė mėdha tė femrave viktima tė mashtruara pėr t’i futur nė prostitucion, janė nga shtetet transitore postkomuniste.

            Dallojmė dy mėnyra tė nxitjes sė femrave pėr marrje me prostitucion: mėnyra e vullnetshme dhe e dhunshme.

            Sikur cekėm mė sipėr, tanimė na ėshtė i njohur mėnyra e dhunshme e nxitjes sė femrave pėr tu marr me prostitucioni, ndėrsa, tek shkaktarėt e vullnetshme, mė tepėr dominojnė motivet materiale, e shumė mė pak ato fiziologjike dhe psikologjike tė nevojave tė shfrenuara epshore tek femrat.
            Pa marrė parasysh se nė ēdo shoqėri tė organizuar, prostitucioni sanksionohet me ligje tė ashpra, nėn pretekstin e respektimi tė drejtės individuale tė vullnetit tė lirė, nėn njė mbikėqyrje mė tė rreptė institucional, nė disa shtete dhe shoqėri, kjo veprimtari lejohet edhe legalisht.

 

            Nė vazhdim, do t’i paraqesim disa forma tė lejueshme dhe tė tolerueshme tė biznes-seksit, nė disa shtete tė botės:

 


            1. Tregtia seksuale me gra


            Nė shtetet e ekonomikisht tė zhvilluara, pėrmes rrugės sė letėrkėmbimit tė ndėrsjellėt, meshkujt e pasur, arrijnė qė t’i blejnė femrat nė rrugėn legale. Deri para disa viteve, numri mi i madh i femrave pėrmes letėrkėmbimit sigurohej nga Azia dhe Amerika Latine. Kurse, kohėn e fundit, ky letėrkėmbim dhe marrėveshje, bėhet me femrat nga ish shtetet socialiste tė Evropės lindore. Nė kėto raste, mėnyra e vėnies sė kontaktit tė ndėrsjellėt, mė tepėr arrihet pėrmes shpalljeve tė publikuara nėpėr revista tė ndryshme, ndėrsa me pėrhapjen e rrjetit digjital tė komunikimit global, kėto kontakte realizohen pėrmes internetit.

           
            2. Prostitucioni nė shtėpitė legale publike.


            Ky lloj i prostitucionit ėshtė njė formė e ushtrimit legal tė kėsaj veprimtarie, ku femrat qė dėshirojnė tė merren me kėtė profesion, pėr kėtė “marrėdhėnie pune” paraqiten vullnetarisht dhe pa imponim. Kryhet nė objekte dhe vende tė caktuara qė nėnshtrohen kontrollit tė rreptė institucional. Kjo formė e prostitucionit, ėshtė mė e shprehur nėpėr metropolet e mėdha botėrore dhe qendrat e ndryshme tė biznesit. Vendi apo objekti ku kryhet kjo veprimtari, mund tė jetė si “bordel” klasik, apo lokal turistik hotelier, i cili, pėrveē ofertės turistike-hoteliere, pėr mysafirėt e vetė qė zakonisht vijnė nga vendet tjera, ėshtė i kombinuar edhe me kėtė shėrbim specifik.


            3. Prostitucioni ushtarak


            Kjo formė e prostitucionit legal ėshtė e shprehur nė zona tė ndryshme tė konflikteve ndėrkombėtare; mė sė shumti nėpėr ato vende dhe regjione ku janė tė pėrqendruara kontingjentet e mėdha tė trupave ushtarake. Bėhet si shėrbim me pagesė, pėr kėnaqjen e epsheve ushtarėve tė tyre, tė cilėt, gjatė shėrbimit ushtarak, njė kohė tė gjatė kanė qėndrua jashtė familjeve tė tyre. Shpesh nga disa komanda ushtarake tė kėtyre shteteve, nė mėnyrė tė organizuar sillen grupe tė pėrkohshme tė prostitutave qė do ta kryejnė kėtė shėrbim.

           
            4. Seks-turizmi


            Edhe seks-turizmi, ose pėrcjellja afariste, i takon njėrės prej formave legale dhe tė tolerueshme tė marrjes me prostitucion. Ndoshta kjo formė ende nuk ėshtė zyrtarizuar nė Kosovė, por nė shumė shtete tė zhvilluara tė botės, ekzistojnė agjenci tė caktuara turistike qė ofrojnė pėrcjellje dhe shoqėri tė femrave pėr afaristėt dhe vizitorėt e ndryshėm turistik. Kėtė lloj tė prostitucionit, kohėn e fundit, me tė madhe po e shfrytėzojnė edhe qarqet shtetėrore institucionale, nė kėtė formė, duke siguruar shoqėri femrash atraktive pėr miqtė e tyre tė huaj diplomat.

            Nėse me vėmendje i shikojmė kėto forma tolerante apo tė lejueshme tė prostitucionit nė shoqėritė e pėrparuara dhe moderne, do tė vėrejmė se tė njėjtat, si nė mėnyra legale dhe gjysmė-legale, me tė madhe janė prezentė edhe nė Kosovė?!

            Dhe pėr fund, t’i kthehemi edhe njė herė asaj pyetje shqetėsuese nga fillimi, e cila, si duket, edhe mė tej do tė mbetet pa pėrgjigje adekuate: Vallė, a ėshtė kjo edhe njė risk tjetėr tejet i dhembshme qė duhet ta paguajmė ne kosovarėt pėr kėtė liri dhe modernizim tė pashmangshėm tė shoqėrisė tonė si vazhdimėsi?!