.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Meditime - Pranverė nė shpirt

Shkruan: Vlora BANUSHAJ

      PRANVERĖ NĖ SHPIRT

 

      Pėr njė ēast shikoj lartė kaltėrsinė e qiellit, ngjyrėn e tė cilit do tė kisha dėshirė ta vendosja nė sytė e mi, ndėrsa pastėrtinė qė reflekton ajo ngjyrė ta shtresoja nė zemrat e gjithė njerėzimit... Dhe prapė kthehem e hedhė poshtė shikimin dhe vėrej se si ngadalė dhe lehtė njė puhizė pranverore i lėkund lulet, barin, gjethet dhe tė gjitha sė bashku vallėzojnė sipas njė ritmi,  nė tė njėjtėn kohė, thuajse janė marrė vesh mė parė apo i dirigjon dikush!

   

            Sipas thirrjes sė shpirtit tim fillova tė ecė e ta shijojė, ta "prekė" pranverėn nė natyrė, duke lėvizur lehtazi edhe drejt pranverės nė shpirt. Qė nė hapat e parė seē me dehte njė valė shumė e kėndshme e aromės. E njohė, ėshtė aroma e natyrės, aroma e pranverės, aroma e rilindjes sė natyrės dhe menjėherė dėgjojė tinguj tė cicėrimave tė zogjve qė shpėrndahen si himn i kėsaj madhėshtie nėpėr kėtė mrekulli natyrore.

            Pėr njė ēast shikoj lartė kaltėrsinė e qiellit, ngjyrėn e tė cilit do tė kisha dėshirė ta vendosja nė sytė e mi, ndėrsa pastėrtinė qė reflekton ajo ngjyrė ta shtresoja nė zemrat e gjithė njerėzimit... Dhe prapė kthehem e hedhė poshtė shikimin dhe vėrej se si ngadalė dhe lehtė njė puhizė pranverore i lėkund lulet, barin, gjethet dhe tė gjitha sė bashku vallėzojnė sipas njė ritmi,  nė tė njėjtėn kohė, thuajse janė marrė vesh mė parė apo i dirigjon dikush! Krejt ecin nė mėnyrė tė njėtrajtshme, tė unisuar... e bashkė me atė vallėzim edhe qetėsia dhe paqja, me tingujt e saj tė padėgjuar, fillon tė rrjedhė nė brendinė time pėr t'u mishėruar  me tė pastaj.

            Sa mė shumė qė rri, aq mė shumė thellohet kjo qetėsi. Kėtu gjithēka ėshtė e bukur, mahnitėse, frymėzuese, e harmonizuar. Nuk mund tė ngopem me kėtė ajėr tė pastėr... dhe dua ta qes nga brendia atė gazė tė ndotur qė mė rrethon nga ambientet me ngjyrė tė hirtė, ku frymėn ta zė betoni, nga ambientet e mjegulluara nga tym, nga ambientet e zhurmshme, nga ambientet ku vėshtirė ėshtė ta dallosh ndėrrimin e stinėve si kėtu.

            Dua ta hedhė, ta derdhė kėtu gjithė energjinė negative tė akumuluar... dua ta marrė kėtė ajėr tė pastėr, tė freskėt, ta kem si "mburojė"... dua, dua ta ndjejė natyrėn, frymėmarrjen e saj ta dėgjojė, ta dėgjoj pulsin e saj. Ky ajėr i freskėt dua tė mė shoqėrojė edhe atėherė kur jam larg nga kjo mbretėri e bukurisė, e paqes, e origjinalitetit...

            Nuk e di, se a do tė mund ta qes nė letėr gjithė kėtė qė po e shohė, qė po e ndjejė, e qė po e pėrjetojė?! Mendoj se fjalėt, ndonjėherė, apo shpeshherė, nuk kanė fuqi tė mjaftueshme pėr tė shprehur, pėrshkruar atė qė dėshirojmė tė themi!!!  Kėtė e ndjejė nė shumė situata jetėsore... e shumėherė janė mjaft tė fuqishme edhe pėr te tė lėnduar pa u shkrirė nė harresė fare...

            Por, unė do ta marr mundin e tė fillojė tė udhėtoj sė bashku me fjalėn, letrėn, frymėzimin, dėshirėn, vullnetin... dhe prapė kthehem tek gumėzhima e bletėve, e insekteve tė llojeve tė ndryshme. E pėrcjellė rrugėn e tyre, ndalesat e tyre, stacionet e tyre... Stacioni i tyre ėshtė njė lule, pėr tė kaluar nė stacionin tjetėr tek lulja tjetėr.  Njė atmosferė e akorduar aq mirė dhe krejt nė mėnyrė origjinale, pa ndėrhyrje, pa stilizime, e pa zbukurime, pa imitime, krejt rrjedhė nė mėnyrė natyrale. Nuk kanė nevojė qė tė jenė mė tė bukura, me frymėzuese, mė tė akorduara...

            Mė tutje hedhė ca hapa dhe e ndjejė freskinė e ujit, ushtimėn e tij. I shikojė valėt qė shndrisin si margaritarė kur puqen me rrezet e diellit, e si rezultat japin njė pasqyrė ku shihet ky ambient i mrekullueshėm. Po, po, janė valėt e lumit qė e mban emrin e qytezės sime, e qė pak mė larg prej vendit ku unė tani gjendem, bashkohet edhe me lumin tjetėr “Drini i Bardhė” pėr ta vazhduar rrjedhėn tė bashkuar nė rrugėn e pėrhershme.

            Nuk ka kufij kjo bukuri e natyrės. E shikon njė lule dhe thua: sa e bukur qė ėshtė! Ndalesh tek tjetra dhe pėrsėritet i njėjti mendim, e njėjta pėrshtypje... gjithēka ėshtė bukuri nė vete. Dhe ajo bukuri tė provokon pėr ta marrė pėr vete, ta kėputesh, por, vije njė mendim tjetėr dhe fillon dialogu nė mes tė dėshirės dhe arsyes: pse ta kėpus e ta ndajė nga ky ambient? Pse? Vetėm pse e kam kėtė mundėsi ? Unė e kam kėtė mundėsi, pra jam mė e "fortė" fizikisht se sa ajo, por unė nuk e kam bukurinė, origjinalitetin, ndjeshmėrinė e saj! Unė nuk mund ta krijojė njė bukuri tė tillė asnjėherė!!!

 

 

            Tė gjitha ngjyrat i gjen kėtu, tė gjelbrėn, tė kuqen, tė verdhėn, tė kaltrėn, tė bardhėn... dhe secila e ka hapėsirėn e vet. Janė ngjyra me tė vetmin mision dhe atė: nė shėrbim tė sė bukurės. Por, mbi tė gjitha e blerta kėtu mė duket e mban kurorėn.

            Kush e ka krijuar gjithė kėtė bukuri? Kėtu e shoh forcėn krijuese tė Perėndisė dhe vazhdon kjo madhėshti; drunjtė me pėrplot kurora mė duket sikur dojnė ta prekin qiellin, por, mbi tė gjitha rrezet e diellit janė ato me meritoret qė i japin shkėlqim edhe ma tė theksuar kėsaj mrekullie natyrore. E kur tė gjendesh nė gjirin e njė bukurie tė tillė natyrore sigurisht se mendimet i lėnė tė tė parakalojnė - shkojnė e vijnė e pa i ndalur ti tek vetja. Gjithė kjo harmoni, bukuri, madhėshti tė bėn pėr vete.

            Duke e "dėgjuar" natyrėn, duke e soditur atė, mendoj se kėtu secili bėn punėn e vet nė mėnyrė krejt tė pavarur, tė heshtur, pa zhurmė, duke mos i penguar askujt dhe pėr njė ēast tė duket sikur ēdo gjė ėshtė e planifikuar aq mirė. Secili e ka hapėsirėn e vet tė "veprimit", secili gjen mjaft vend pėr tė mbijetuar, pa e sfiduar askėnd dhe pa ia shkelur hapėsirėn tjetrit... Kėtu s'ka pretendime, kėtu s'ka garė, kėtu s'ka tendenca pėr tė qenė i pari, kėtu secili e din vendin e vet!

            Ndėrsa, pak mė tutje, padashtas, sa pėr ta zbehur e besa edhe "lėnduar" paksa kėtė kėnaqėsi qė e pėrshkova, mė shkon syri tek do pėrzierje disharmonike ngjyrash! Ato janė ngjyra tėrėsisht artificiale, ato nuk kanė aromė, pėrkundrazi, ato kundėrmojnė! Ato tregojnė shėmtinė, ato tregojnė pakujdesinė, ato tregojnė se janė "vepėr" e njeriut. Janė mbeturinat qė i kanė hedhur pikėrisht qeniet njerėzore dhe e kanė "stolisur" natyrėn kudo, ia kanė zėnė frymėn asaj, e kanė pushtuar ēdo kėnd, ēdo cep! Ato kanė krijuar "piramida" tė mbeturinave, ato e kanė shėmtuar natyrėn... dhe ato vazhdojnė tė rriten, ato vazhdojnė tė shtohen. Eh pra, sa shumė o Zot kemi nevojė pėr njė ambient tė pastėr, sa shumė indiferencė i dhurojmė kėsaj natyre, derisa ajo na dhuron aq shumė frymėzim, aq shumė bukuri.... Sa do tė dėshiroja qė tė rritet dhe kultivohet dashuria, kujdesi pėr natyrėn, e tė zvogėlohen kėto "piramida" tė krijuara nga hedhurinat, sepse kėto flasin vet se si dhe nė ēfarė gjendje jemi - janė pasqyrė e realitetit tonė!!!

 

  (Autorja ėshtė juriste e diplomuar)