Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Parapsikologjia - Posthipnoza

Shkruan: Sabir KRASNIQI

 

       POSTHIPNOZA

 

      Sugjestioni posthipnotik, ose siē quhet edhe ndryshe hipnoza e  tempuar (kurdisur), pėrbėhet nga ajo, qė sugjestioni i dhėnė gjatė gjendjes hipnotike, zbatohet mė vonė dhe atė  deri sa personi  i tempuar ėshtė nė gjendje tė zgjuar, si dhe mund tė bindet  qė asgjė nga sugjestionet e  dhėna ose veprimet e bėra  tė mos i mbaj nė mend.

          

            Njė ndėr paraqitjet mė interesante nė fushėn e hipnozės, ėshtė fenomeni i  sugjestionit posthipnotik. Kjo paraqitje interesante ka zgjuar interesim tė madh jo vetėm ndėr magjistarėt e skenave publike, por edhe nė psikologjinė moderne e sidomos nė qarqet e  shėrbimeve informatimeve  duke e keqpėrdorur deri nė ekstremitet pėr qėllime tė llol-llojshme...

            Sugjestioni posthipnotik, ose siē quhet edhe ndryshe hipnoza e  tempuar (kurdisur), pėrbėhet nga ajo, qė sugjestioni i dhėnė gjatė gjendjes hipnotike, zbatohet mė vonė dhe atė  deri sa personi  i tempuar ėshtė nė gjendje tė zgjuar, si dhe mund tė bindet  qė asgjė nga sugjestionet e  dhėna ose veprimet e bėra  tė mos i mbaj nė mend. Gjatė kėsaj kohe, personi  mbi tė cilin ėshtė  zbatuar  veprimi i detyruar (posthipnoza), ndjenė nevojė tė papėrballueshme  pėr ta kryer atė urdhėr,  pavarėsisht  se kjo nė dukje tė parė  duket diē e pakuptimtė  ose edhe e palogjikshme,  dhe gjatė kėsaj as ai vet nuk di tė sqarojė motivin qė e ka shtyrė ta kryej  veprimin, por gjenė arsye tė ndryshme si p.sh. njė studenteje tė cilės i ishte sugjeruar (nėn urdhrin posthipnotik) qė nė kohėn e caktuar ta hap dritarėn, pasi e kryen  saktė veprimin, arsyetohet me atė se ambienti ėshtė bėrė i tendosur dhe duhet tė ajroset, ndėrsa studentja tjetėr,  e cila kishte hyrė me ombrellė nė amfiteatėr (poashtu nėn urdhrin posthipnotik), arsyetohet se atė veprim e ka ndėrmarrė sepse nuk dėshiron qė t’u pėrulet  rregullave dhe traditave dhe tė jetė konformiste.

            Para zbatimit tė sugjestionit posthipnotik bien nė sy dy momente:  zbatimi me kohė  i  urdhrit  tė dhėnė posthipnotik, si dhe zbatimi i  vetė urdhrit, pavarėsisht nga  intervali kohor qė ka kaluar  nga dhėnia e tij. Gjithashtu ėshtė interesant edhe zbatimi  i urdhrit tė dhėnė  nė kohėn e caktuar, pa pasur kurrfarė mjeti ndihmės pėr orientim kohor, p.sh. edhe  pse nuk ka orė  e kryen veprimin nė kohė tė caktuar sipas sugjerimit. Disa autorė janė tė mendimit se zbatimi i urdhrave posthipnotike nė kohėn e saktė, ėshtė i mundur duke ju falėnderuar njė lloji „ore biologjike“ qė posedon  truri i  gjallesave tė llojit mė tė lartė,  e cila  te disa ėshtė mė e zhvilluar  e te disa mė pak, si dhe  ndikon pėrgjithėsisht nė mėnyrė tė pavetėdijshme. Si fakt ata e marrin  shembullin e shumė njerėzve tė  cilėt mund tė zgjohen nė kohėn e caktuar pa pasur nevojė pėr  mjete ndihmėse.

            Gjithashtu, sugjestioni  posthipnotik  nga kėndvėshtrimi  psikiatrik dhe psikologjik  ėshtė me rėndėsi edhe pėr faktin se vėrteton ekzistimin e  ndėrdijes te njeriu. Nė kėto lėmi, posthipnoza zakonisht pėrdorėt pėr shėrimin e sėmundjeve tė varėsisė si dhe disa shprehive  asociale.

            Nė literaturė tė ndryshme hasim  raste tė shumta qė e vėrtetojnė ndikimin veprues tė kėsaj force tė pasfidueshme. Njė rast interesant  na  jep prof. Bernheimi: Ai njė mediumi - epror ushtarak, i kishte sugjeruar se nė javėn e parė tė tetorit do tė shkojė te mjeku Liebeaulti, ku do ta takojė edhe kryetarin e shtetit i cili do ta dekorojė. Kėtė sugjestion, eprorit ia kishte dhėnė nė muajin gusht. Edhe pse nė mes tė atyre muajve ai atė e kishte takuar edhe disa herė, asgjė nuk i kishte thėnė pėr urdhrin posthipnotik. Me tre tetor, tė premten e parė tė muajit, 63 ditė pas sugjestionit posthipnotik, prof. Bernheimit i arrin njė letėr nga mjeku Liebeaulti, i cili shkruan: „S. sot nė orėn  njė e dhjetė minuta erdhi tek  unė, pa pėrfillur askė u drejtua tek libreza ime. Atje,  me shumė respekt, u pėrkul dhe e dėgjova  duke thėnė „Ekselencė“, pastaj e zgjati dorėn dhe tha: „faleminderit ekselencė“. Kur e  pyeta se me kė po bisedon, ai qetė m‘u pėrgjigj: „me presidentin e shtetit, natyrisht“. F.,  dėshmitar i kėsaj skene, mė pyeti se kush ėshtė ky i marrė, sepse ashtu e konsideronte. Ju pėrgjigja se, S. ėshtė  plotėsisht normal si unė dhe ti...“

            Rastet e tilla tė ndikimit posthipnotik janė tė shumta. Secili hipnotizues ėshtė i njohur me efektin e tyre, njė rast tė tillė po e cek edhe nga pėrvoja ime: Mediumi ishte  njė fėmijė 11 vjeēar. Atij  i sugjerova se kur tė dalė nga gjendja hipnotike, pas 10 minutash, do t’i afrohet  personit A. (person 35 vjeēar, pėr tė cilin mediumi kishte respekt tė posaēėm) dhe t’ia kapė hundėn. Pas daljes nga gjendja hipnotike, saktėsisht pas 10 minutash, mediumi i afrohet personit A.  dhe ia kap hundėn,  por edhe pse e bėri njė veprim tė tillė nė praninė e disa vetėve, ai assesi nuk  mund tė bindej se e ka kryer atė veprim.

            Edhe te posthipnoza kemi tė bėjmė me dy kėndvėshtrime tė ndryshme. Disa mendojnė se mediumi i  zbaton urdhėrat nė gjendje normale, derisa tė tjerėt  mendojnė se mediumi, nė kohėn kur duhet ta zbatojė urdhrin, bie prapė nė gjendje hipnotike, e cila ka baza qė tė jetė mė reale. Por, pavarėsisht nga kjo, se a ėshtė mediumi nė gjendje tė zgjuar apo ėshtė prapė nė gjendje hipnotike, me rėndėsi ėshtė se mediumi, nė te dy rastet, e kryen urdhrin e dhėnė.

            Rast 1. Njė psikolog amerikan shkon tek kolegėt e tij, tė cilėt punonin me hipnozė, dhe kėrkon qė ta hipnotizojnė pėr tė parė efektin e saj. Kolegėt, pasi e hipnotizojnė, i sugjerojnė  se kur tė dalė nga gjendja hipnotike, nė shenjėn e dhėnė pėrkatėse ai do tė shkojė e tė ulet tek karriga e cila qėndronte e veēantė nė qoshe tė dhomės. Pas daljes nga  gjendja hipnotike, biseda vazhdon me tema tė ndryshme deri nė momentin kur ai e vėren  shenjėn e dhėnė. Atėherė, ai  lėviz nga kolltuku ku ishte i ulur, dhe iu thotė kolegėve  se i kishte hipur njė ide e marrė, se duhet tė shkojė e tė ulet tek karriga nė qoshe tė dhomės. „Sigurisht se ju ma keni imponuar  si posthipnozė, iu thotė ai kolegėve,  se duhet tė shkoj atje nė ndonjė shenjė tuajėn, por unė njė veprim tė tillė nuk do ta bėj“.

            Kolegėt nuk  treguan interesim pėr kėtė dhe filluan prapė bisedėn. Por, kolegu i tyre assesi tė qetėsohet. Mė nė fund u ngrit nga kolltuku duke thėnė: „Nuk po mundem mė tė duroj“, dhe drejtohet tek karriga, derisa kolegėt e tij filluan tė  qeshen.

            Rast 2. Nė zyrėn  e gjeneralit S., komandant i divizionit amerikan nė Pacifik, qėndronin  komandanti dhe psikologu pėr tė parė efektin e posthipnozės.  Papritur, nė dhomė futet njė ushtar i thjeshtė, duke e shtyrė adjutantin, kalon nėpėr dhomė qetė dhe shkon tek dritarja, dhe, pa fjalė, heq kėpucėt duke e mbushur hapėsirėn e dhomės  me erė  kundėrmuese. Pastaj, ai merr kėpucėt  nė dorė dhe, ashtu me ēorapė kundėrmuese del ngadalė jashtė. E shikuan orėn  ishte  saktė 12. Psikologu e kishte  urdhėruar: „Nesėr nė ora 12, do tė futesh nė zyrėn e komandantit pa pyetur askė pėr leje. Do tė shkosh tek dritarja dhe do t’i zbathėsh kėpucėt. Pastaj me kėpucė nė duar do tė dalėsh jashtė“. Kėtu nuk duhet  fantazi e madhe qė nga gjithė kjo tė dalė pėrfundimi  se pėr ēfarė qėllimesh mund tė pėrdoren kėta persona!

            Edhe ju, lexues tė nderur,  qė pretendoni tė merreni me aplikimin e hipnozės nė praktikė padyshim qė do tė takoheni me rastet e posthipnozės, pasi qė ēdo sugjestion i dhėnė gjatė gjumit hipnotik zakonisht finalizohet  me efektet e veprimit  nė posthipnozė. Sugjestionet e dhėna duhet t’i formuloni  nė mėnyrė shumė precize pasi, siē e kemi cekur disa herė, efekti i tyre ėshtė i paparashikueshėm. Gjithnjė duhet ta keni qėllimin e caktuar se pėr ēfarė e aplikoni atė. Pėrjashtohen rastet kur keni tė bėni me ndonjė shoqėri tė ngushtė me qėllim argėtimi. Gjithnjė mundohuni qė mos tė jeni ju faktor i ndryshimit tė ndonjė vetie tė personalitetit tė individit, pasi qė mė kėtė ju ndikoni nė sovranitetin  e tij.

            Edhe gjatė aplikimit tė posthipnozės nė shoqėri, si atraksion argėtimi, duhet tė keni shumė kujdes nė zgjedhjen dhe formulimin e sugjestionit, pasi qė sugjestioni i gabuar  mund t’i  kushtojė shumė mediumit. Gjithashtu, duhet ta keni parasysh edhe karakterin e individit. Kėtu po e cekim vetėm njė rast  ku individi i pafajshėm nė duart e njė  hipnotizuesi sharlatan  pėrfundoi nė klinikė. Nė njė paraqitje publike, hipnotizuesi e merr nga publiku kėtė individ pėr tė demonstruar aftėsitė e tij hipnotike dhe pėr tė krijuar atraktivitet nė sallė. Atij i sugjeron se po e ndjek njė qen i tėrbuar, kėshtu qė ai fillon tė vrapojė i tmerruar nga frika nėpėr podium, derisa  publiku qeshte i  ngazėllyer. Edhe pas daljes nga gjendja hipnotike  (pasi qė hipnotizuesi nuk ia kishte fshirė atė sugjestion nga ndėrdija), ai ballafaqohet me atė dukuri tė frikės, se dikush po e ndjek, deri sa mė nė fund kėrkon ndihmė nė klinikėn psikiatrike ku trajtohet njė kohė tė gjatė si i sėmurė  psikik.

            Procesi i posthipnozės zhvillohet kėshtu:  Pasi ta keni futur mediumin nė gjendje tė rėndė hipnotike, me anė tė ndonjė teknike tė cilėn ju e preferoni, ia sugjeroni atij sugjestionin e dėshiruar p.sh.: „sa herė qė do ta ndieni se po ju fillon dhembja e kokės, ju automatikisht do tė bini nė njė gjendje si kjo tani dhe do tė numėroni deri nė tre. Pastaj, prapė do tė jeni nė gjendje normale dhe ēdo gjė me ju do tė jetė nė rregull. Do tė jeni i qetė, i disponuar dhe i kthjelltė, pa dhembje koke. Kėto qė po ua them do ta regjistrojė ndėrdija juaj, ndėrsa vetėdija nuk do tė dijė asgjė. Regjistrojeni nė ndėrdije kėto qė ua thash. Kur tė dilni nga kjo gjendje, vetėdija juaj asgjė nuk do tė mbajė  mend nė lidhje me sugjestionet e dhėna, ato do tė veprojnė nė mėnyrė tė pavetėdijshme. Do tė veprojė ndėrdija juaj...“Ka raste kur mediumit i jepet edhe shifra me tė cilėn ai vetė mund tė hipnotizohet dhe t’i pėrsėrisė sugjestionet e caktuara, por, pėr to do tė bėjmė fjalė nė pjesėn - Autohipnoza.