Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 3 - Popull i tradhėtuar

Shkruan: Koēo DANAJ

      

POPULL I TRADHĖTUAR

 

 

Libri  i autorit Koēo Danaj "Popull i tradhėtuar", u ofrohet tė interesuarve pėr shkarkim falas nė sektorin

 "Literaturė"

 

 

 

            Nė vend tė prologut

 

            A mund tė thuhet se urrejtja dhe dhuna e shekullit tė 20-tė, janė thjesht shėmbėlltyre e thelbit tonė tė pashmangshėm? Po qe se kjo nuk ėshtė e vėrtetė, atėhere si shpiegohen fatkeqėsitė qė kanė pllakosur sot botėn dhe si mund tė krijojmė njė koncept mė tė thellė dhe tė aplikueshėm? Ēfarė aftėsish kemi pėr ta realizuar kėteØ? A ėshtė e mjaftueshme forca njerėzore apo mos vallė? ” Glen Tinder

 

            Vija politike qė ndoqėn politikanėt shqiptarė gjatė periudhės 1991-1996 pati njė fund tragjik, nje fund te turpshem. Nė muajt shkurt-mars 1997, pushteti shqiptar per here te pare ne historine moderne te shtetit shqiptar, vendosi gjendjen e jashtezakonshme e pas kesaj, shteti shqiptar, pushoi sė qėni. Elementėt e tij bazė, qė janė ushtria, policia dhe financa u shkatėrruan plotėsisht. Mbeti vetėm njė pushtet i arnuar, i sakatosur, qė u quajt qeveri e pajtimit kombėtar e cila kishte fuqi nė Tiranė dhe pėrreth saj. Pėr tė mbajtur rendin dhe qetėsinė nė Shqipėri, klasa politike shqiptare e pluralizmit e djathtė dhe e majtė, thirri nė ndihmė forcat shumėkombėshe.

            Janė shkruar me qindra analiza, janė dhėnė me qindra opinione pse ndodhi njė gjė e tillė. Janė bėrė me qindra aluzione dhe supozime, qė nga pėrzierja e fuqive tė huaja dhe e shėrbimeve tė ndryshme sekrete, e rebelimit komunist, e mafies etj. Por opinionet dhe aluzionet janė tė kota dhe nuk i japin pėrgjigje ēėshtjes kryesore qė shtrohet para ēdo shqiptari. Ajo shtrohet nė formėn e dileme tė madhe qė qėndron pezull nė ndėrgjegjen e ēdo shqiptari, nė ndėrgjegjen kombėtare: Edhe nė kohėn e Ahmet Zogut kishte rebelime, pėrzierje tė shėrbimeve tė huaja, dhe nė kohėn e Enver Hoxhės kishte tė tilla, por asnjėherė nuk u vu nė pikėpyetje ekzistenca e shtetit shqiptar. Si shpiegohet qė kjo ndodhi nė kohėn e “ demokracisė ”, nė tė cilėn, sipas politikanėve shqiptarė nuk ka armiq? E dyta nė gjithė historinė e shtetit shqiptar, gjėndja e jashtėzakonshme nuk u vendos as nė kohėn e monarkisė, as tė komunizmit, por u vendos nė kohėn e demokracisė, kur gjithė propaganda europiane dhe botėrore predikon krijimin e rendit tė ri botėror dhe avantazhet e tij. Si shpiegohet njė gjė e tillė? E treta: Populli shqiptar as nė kohėn e monarkisė e as nė atė tė komunizmit, nuk ėshtė ndodhur nė pragun e luftės civile.

            Nė pragun e kėsaj lufte ai u ndodh vetėm nė kohėn e demokracisė. E katėrta : Si shpiegohet qė deri nė datėn 13 mars 1997, kur populli kryengritės ishte nė kėmbė dhe nė llogore, numėri i tė vrarėve ishte vetėm 27, ndėrsa pas kėsaj date kur frenat i morėn nė dorė politikanėt, pra kur u krijua qeveria e ashtuquajtur e “ pajtimit kombėtar ”, numėri i tė vrarėve arriti me mijra vetė ? Dhe, e fundit, nė kohėn e demokracisė, njė popull i tėrė ngrihet nė revoltė kundėr pushtetit tė tij, duke kėrkuar nė fillim nė rrugė paqėsore dhe mė vonė me mjete dhune dorėheqjen e kėtij pushteti. Analiza dhe pėrgjigja shkencore e ēėshtjeve tė shtruara mė lartė, do tė jetė me interes tė veēantė jo vetem per shpiegimin shkencor te ngjarjeve qe ndodhen ne Shqiperi ne pranveren 1997 por akoma me shume, ato do te jene me interes pėr njė rishikim tėrėsor tė predikimeve dhe propagandės sė bėrė deri mė sot ndaj tė kaluarės sė Shqipėrisė, ndaj historise se saj, ndaj tė sotmes dhe veēanėrisht ndaj sė ardhmes sė saj.

 

            Pjesė nga libri "Popull i tradhėtuar"