Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji - Politika dhe politikanėt (nga kėndvėshtrimi psikologjik)

Shkruan:  Sabir KRASNIQI

POLITIKA DHE POLITIKANĖT

(nga kėndvėshtrimi psikologjik)

 

          Politika, pavarėsisht nga ajo qė ka ndikimi tė madh nė rrethanat tė ndryshme shoqėrore e shtetėrore, nuk pėrmban shumė tė vėrteta, ose thėnė mė troē: nuk pėrbėhet nga e vėrteta. Pra, nuk e kurorėzon realiteti, sinqeriteti, dashamirėsia, konsekuenca, por: fleksibiliteti, ambicioziteti, stimulimi, dredhia, dyfytyrėsia, dėshira pėr pushtet sa mė tė lartė nė hierarkinė shoqėrore e shtetėrore etj.

  

 

            Politika ėshtė pjesa ose, mė mirė tė thuhet, ėshtė bėrė pjesė mė dominante e secilės strukturė nė pushtet, pa dallim shtetin apo kontinentin. Dhe nė kėtė drejtim harxhohet aq shumė kohė, aq shumė energji, aq shumė kapital saqė, po tė shikohet cilido emision lajmesh (BBS-i Euronews, CCN  e deri te RTK-ja apo TVSH-ja), krijohet pėrshtypja se ēdo fushė tjetėr e jetės ėshtė e parėndėsishme!!! Shikuar nė kontekstin e ngjarjeve tė pėrgjithshme globale ndoshta edhe mund tė “arsyetohen” nė njė farė mėnyre kėto veprime pasi ato pėrputhen drejtpėrdrejt me interesat dhe strategjitė politike tė shteteve, fuqive, blloqeve tė ndryshme, por edhe me interesat e ngushta partiake e personale tė lidershipave, dhe aty, pushtetarėt, pėrpiqen tė  demonstrojnė, imponojnė, ēoftė edhe nė forma mė tė paskrupullta, mė dinake, pra makiaveliste edhe “fuqinė” e tyre dominuese. Por, shikuar nga prizma tjetėr, nga ajo etiko-morale, sociale, humane etj. kjo propagandė ka marrė formėn e njė virusi, qė lirshėm mund tė thuhet, me pėrmasa tė njė epidemie tė gjerė. E nga kjo epidemi nuk ka mbetur pa u “infektuar” asnjė shtresė e shoqėrisė, qė nga individi mė i thjeshtė e deri te intelektuali mė me zė. Dėshmi mė bindėse pėr kėtė ėshtė shoqėria jonė kosovare!

            Por ta zbėrthejmė njėherė  nocionin “Politikė”.

            Sipas fjalorėve, nocioni politikė do tė thotė: greqisht - qytetar; shtetėror, ndėrsa latinisht - punė e ēėshtje shtetėrore. Nė politikė ky nocion ka kuptimin e veprimtarisė sė njė individi, njė grupi, njė shoqėrie (partie) ose e njė pushteti shtetėror, e qė lidhet me tėrėsinė e ēėshtjeve e problemeve dhe ngjarjeve nė jetėn shoqėrore e shtetėrore, tė brendshme e tė jashtme. Ndėrsa nė zhargonin e bisedave tė pėrgjithshme shoqėrore, ky nocion kuptohet si veprimtari e shkathėt e zhdėrvjellėt dhe e zgjuar, e pėrshtatur sipas njerėzve, rrethanave e qėllimeve. Nė kuptim negativ konceptohet si dinakėri nė qėndrime e nė sjellje, dredhi qė pėrdoret nga njerėz joparimor pėr tė arritur qėllimet e caktuara a pėr ta mashtruar dikė, dyfytyrėsi etj. Nė tė shumtėn e rasteve na ka ra tė dėgjojmė edhe shprehjen “arti i sė mundshmes”. Pra, siē mund tė kuptohet nga nocionet e shumta, politika, pavarėsisht nga ajo qė ka ndikimi tė madh nė rrethanat tė ndryshme shoqėrore e shtetėrore, nuk pėrmban shumė tė vėrteta, ose thėnė mė troē: nuk pėrbėhet nga e vėrteta. Pra, nuk e kurorėzon realiteti, sinqeriteti, dashamirėsia, konsekuenca, por: fleksibiliteti, ambicioziteti, stimulimi, dredhia, dyfytyrėsia, dėshira pėr pushtet sa mė tė lartė nė hierarkinė shoqėrore e shtetėrore etj.

             Politikanėt, shikuar nga kėndvėshtrimi psikologjik, gjegjėsisht, nga kėndvėshtrimi psikoanalitik i Frojdit, qė ėshtė edhe qėllimi i kėtij shkrimi, mund t’i ndajmė nė katėr grupe:

            Nė grupin e parė bėjnė pjesė personalitetet servil dhe fleksibil; personalitete qė i karakterizon: lajka, shpirt-skllavėria, pėrkulshmėria, paqėndrueshmėria, dyfytyrėsia e deri te tradhtia, dhe e gjithė kjo si pasojė e faktorėve tė ndryshėm nga periudha e parė e fėmijėrisė, nga ku edhe pėrcaktohen disa veti psikologjike nė zhvillimin e mėvonshėm tė personalitetit dhe qė quhet: stadi oral.

            Mungesa e plotėsimit tė disa faktorėve nė kėtė fazė pasqyrohet qartė nė konturat e personalitetit tė rritur. P.sh.: Sasia e pakėt dhe e parregullt e ushqimit, si pasojė ka: ligėsinė, lypėsinė, lajkat, pėrkulshmėrinė etj., ndėrsa mungesa e kontakteve fizike me prindėr, si pasojė ka pasigurinė, paqėndrueshmėrinė etj. prandaj kėto personalitete gjatė gjithė periudhave tė jetės janė tė varura prej direktivave tė huaja, pra janė marionetė e huaj.

 

 

            Nė grupin e dytė bėjnė pjesė personalitetet filistin tė cilėt, pėr nga numri, janė mė  masivėt nė rrjedhat politike. Kėto personalitete i karakterizon: horizonti i ngushtė i diturisė, karakteri pseudointelektual, profanizmi, megalomania etj., por qė nė fakt, ata mendojnė se dinė shumė, dinė gjithēka, janė tė gjithanshėm etj.

            Te kėto personalitete ėshtė i theksuar posaēėrisht karrierizmi; ata nuk i preokupon fare ndėrgjegjja e as morali; oratoritė e tyre i mbėshtesin vetėm nė nevojat utilitare dhe shfrytėzojnė ēdo mundėsi (siē thamė makiaveliste) pėr t’ia arritur qėllimit. Pasi qė janė tė paaftė qė nė mėnyrė logjike, tė arsyeshme, pra reale t’i vlerėsojnė gjėrat, ta kuptojnė realitetin e koncepteve tė mirėfillta, ata edhe pa hezitime, pa pėrsiatje shkojnė pas ose votojnė pėr atė, qė nė rastet e dhėna, i pėrshtatet pragmatizmit tė tyre.

            Te kėto lloje personalitetesh, karakteristik ėshtė ndikimi i faktorėve nga faza e stadit tė tretė - stadit falik, ku si pasoj e tolerancės sė prindėrve nga dashuria e tepruar, fėmijėt ndihen mė autoritar dhe fitojnė pėrshtypjen e superioritetit, qė tek personalitetet e rritura reflekton sensualizėm, egolatri, megalomani etj., pra, i nxitė kėto personalitete drejt veprimeve diletant, qė nė tė shumtėn e rasteve, diskreditojnė ēėshtjen shoqėrore ose kombėtare, dhe ata vet, bien nė pozita groteske.

            Nė  grupin e tretė bėjnė pjesė personalitetet intelektuale tė cilėt i karakterizon: erudicioni profesional, mendimet dhe qėndrimet eksplicite dhe konsekuente, veprime deduktive, mendime mediative etj., por nė profesion tė tyre adekuat. Te kėto personalitete baza fillestare rrjedh nga faza e stadit tė katėrt - stadit latent, fazė e cila ka rėndėsi parėsore nė zhvillimin e vetive tė qėndrueshme e intelektuale tė personalitetit nė moshėn madhore. Por, e keqja qėndron nė atė, se shumica e kėtyre personaliteteve si pasoj e shumė faktorėve nė stadin latent, vuajnė nga disa simptoma tė pasioneve si: predikacione, sensualizėm etj.

            Duke mos e kuptuar rolin e tyre primar nė fushat e ndryshme tė shoqėrisė ku jetojnė e veprojnė nė shėrbim tė profesionit tė tyre, ata  implikohen nė rrjedhat e turbullta e jo kompetente pėr ta, dhe natyrisht, pėrfundojnė me pėrmbytje, pasi qė siē thamė mė lartė, personalitetin intelektual e karakterizon: profesionalizmi, dituria, vendosmėria, urtėsia, qartėsia etj., e qė janė nė kontradiktė me nocionin politik, qė nėnkupton: dinakėrinė, dyfytyrėsinė, egocentrizmin, dredhinė etj., pra, karakteristika diametralisht tė kundėrta, kėshtu qė personalitetin intelektual e komprometojnė dhe diskreditojnė, pra e vėnė nė pozitė dėshtuese.

            Nė grupin e katėrt dhe tė fundit bėjnė pjesė personalitetet politike (nė kuptimin e plot tė fjalės) e qė fatkeqėsisht mė sė paku figurojnė dhe aderojnė nė shoqėrinė tona, pra mendoj nė skenėn politike gjithshqiptare. Kėtė (po e quaj) kontingjent personalitetesh e karakterizon: elokuenca, independenca, variacioni, zhdėrvjelltėsia etj., veti kėto tė absorbuara nga periudhat e ndryshme tė fazave tė hershme tė zhvillimit  psiko-fizik dhe psiko-social.

            Kėto personalitete, edhe pse nė shoqėritė e zhvilluara kanė prioritet (sepse nė kompetenca tė tyre janė ēėshtjet politike), nė shoqėrinė tonė, edhe pse tė pakė, prapėseprapė ngulfatėn e mbisundohen nga personalitetet e grupit filistin e sidomos atij intelektual, tė cilėt (sidomos tė dytėt) qėndrimet, bindjet apo mendimet mund t’i shprehin theksueshėm edhe nė mėnyra apo rrugė tė tjera, sepse dihet, se veprat rezultojnė e jo fjalėt. Prandaj, do tė ishte shumė mė i drejt reagimi i tyre nė suaza logjiko-intelektuale, se sa ai nė suaza euforiko-emocionale (egocentrike). Pra, mendoj, shfrytėzimi i energjisė, potencialit tė tyre nė erudicionin profesional, pasi qė, qėndrimet e veprimet politike mund tė artikulohen edhe nė forma tjera tė “ftohta”, por gjithsesi tejet efikase!...

            Ky ishte njė vėshtrim psiko-analitik mbi politikėn edhe politikanėt nė pėrgjithėsi. Por ku qėndron vallė masa e njerėzve e quajtur popull?  Problemi i tyre qėndron nė atė se, edhe pse nuk janė politikanė - janė tė pėrfshirė, involvuar e besa edhe tė “pushtuar” nga kjo epidemi! Ata mendojnė e besojnė nė mundėsinė ose ekzistencėn e mundshme tė moralit nė veprimtarinė politike dhe kėshtu, ata plotėsisht i deponohen njė iluzioni, tė bindur nė tė “vėrtetėn absolute” e “shpėtimtare” dhe me kėtė bėhen vegėl e verbėr e mekanizmave tė pakompletuara ose tė amortizuara me efekt tė shkurtėr veprimi dhe me pasoja tė mėdha pėr tėrė shoqėrinė ose kombin.

            Nė situata amullie, siē mbretėron edhe nė hapėsirėn tonė, natyrisht qė kėtij fluidi politik nuk mund t’i shmanget pothuajse askush - me dėshirė apo pėrkundėr saj! Mirėpo kėtė fluid, qė pėr nga forma duket i pazbėrthyeshėm dhe evaziv e qė nė realitet pėrmban elemente tė njohura me forcė vepruese dinamike e rapide, mundemi dhe duhet ta absorbojmė tė gjithė, por: nė mėnyra e forma progresive, ta ruajmė, transformojmė, dhe nė rastin e parė tė dhėnė, tė volitshėm ose tė caktuar, ta emitojmė (shkarkojmė) kolektivisht tė drejtuar (orientuar) ka qėllimi ynė madhor, kah caku i pėrbashkėt shekullor, kah bashkimi kombėtar, natyrisht tė dirigjuar nga auditoriumi mė i lartė, mė i denjė dhe mė kompetent i kombit tonė.