.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Shkencė - Politika nė mes reales dhe ideales

Shkruan: Jakup KRASNIQI

www.koha.net

       POLITIKA NĖ MES REALES DHE IDEALES

    Nė tė gjitha kohėrat, mendimtarė tė ndryshėm janė pėrpjekur qė politikės t’ia lėnė terrenin realist dhe idealist. M. Blunēli thotė se: “Dy parimet (realist e idealist), janė tė drejta, kur plotėsojnė njėri-tjetrin dhe tė gabuara, kur veēohen nga njėri-tjetri”. Ndėrsa njerėzit e zakonshėm shpesh mund tė ndahen nė tri e mė shumė grupe.

 

  

 

            Politika “vėrtet ėshtė art i sė mundshmes”, por nuk ėshtė diēka e pamoralshme, “mashtrim apo zbatim brutal i pushtetit”, siē vlerėsohet nga makiavelistėt e djeshėm a tė sotshėm

            Duke e pasur parasysh mendimin e shumicės sė njerėzve tanė pėr politikėn, tė cilėt kryesisht kanė shpjegim tė gabuar, gjithnjė si diēka tė keqe, si diēka shtypėse, diēka si gėnjeshtėr e mashtrim, nga e cila vijnė vetėm tė kėqija e ligėsi tė ndryshme, sigurisht qė edhe kjo ėshtė pjesė e politikės, por domosdo ana mė e errėt e saj qė pėr autorėsi kanė kretinizmin, por njerėzimi gjatė shekujve ka pasur, ka dhe do tė kėtė mundėsinė tė shohė edhe anėn e mirė tė saj – idealizmin, drejtėsinė e pėrkushtimin pėr njė jetė mė tė mirė pėr njeriun. Prandaj, jo mė kot thuhet: “Mos tė ishte nata, nuk do t’i dihej kimeti ditės”. Konsideroj se ia vlen qė pėr njeriun tonė tė bėjmė njė shpjegim tė mbėshtetur nė arritjet shkencore qė vijnė nga antika deri nė ditėt tona, sigurisht qė as sot e kėsaj dite, si nė opinionin e gjerė, si nė atė shkencor, nuk kemi mendim tė unifikuar pėr politikėn si filozofi dhe shkencė.

            Themelet e kėsaj shkence janė vendosur nė Greqinė antike nga Sokrati, Platoni e sidomos nga Aristoteli, i cili politikėn e ka konceptuar si njė veprimtari ku njerėzit nė mėnyrė tė organizuar pėrpiqen t’i bashkojnė energjitė e tyre pozitive pėr tė krijuar njė qeverisje tė mirė pėr tė gjithė anėtarėt e njė shteti (polisi). Kėta tė tre, ishin ajo treshja e madhe e mendimit njerėzor, qė filozofinė politike nga hyjnizimi qiellor e zbriten nė tokė, aty ku njeriu e kishte dhe e ka fuqinė e tij reale. Gjatė historisė, por edhe nė kohėn tonė vazhdojnė tė ekzistojnė pėrkufizime tė ndryshme pėr politikėn, pėrveē atyre qė thamė mė lart, politika pėrkufizohet edhe si: ushtrim i pushtetit shtetėror, i autoritetit, i vendimeve tė pėrbashkėta e transparente, ushtrim nė ndarjen e burimeve ekzistuese dhe kjo do tė ishte njė qeverisje e mirė. Qeverisje tė mirė ka aty ku pėrfaqėsuesit e zgjedhur nė mėnyrė demokratike merren vesh nė caktimin e normave ligjore, pėr respektimin e procedurave demokratike. Kudo ku shkelen procedurat demokratike, pak apo shumė, aty mungojnė demokracia dhe qeverisja e mirė. Politikėn duhet parė si njė veprimtari konfliktesh dhe bashkėveprimesh pėr interesa tė pėrbashkėta apo tė ndryshme. Pėr ambientin tonė ia vlen ta trajtojmė politikėn si: qeverisje tė mirė, si qasje publike, si konsensus dhe kompromis, si pushtet dhe shpėrndarje tė tė mirave materiale. Pėr faktin se kėto ēėshtje zgjojnė dhe kanė njė interes tė veēantė pėr njeriun tonė. Pėr kėto ēėshtje ėshtė shkruar shumė nė literaturėn politike, njė trajtim tė veēantė kėsaj teme i ka bėrė autori Andrevv Heyvvood nė veprėn enciklopedike “Politika”. Sigurisht qė sa herė tė flitet pėr politikėn ėshtė vėshtirė tė ndahet kjo nga filozofia politike dhe nga demokracia, sepse tė gjitha kėto fillet i kanė te: filozofia, demokracia dhe te polisi grek.

            Nė tė gjitha kohėrat, mendimtarė tė ndryshėm janė pėrpjekur qė politikės t’ia lėnė terrenin realist dhe idealist. M. Blunēli thotė se: “Dy parimet (realist e idealist), janė tė drejta, kur plotėsojnė njėri-tjetrin dhe tė gabuara, kur veēohen nga njėri-tjetri”. Ndėrsa njerėzit e zakonshėm shpesh mund tė ndahen nė tri e mė shumė grupe. Disa politikėn e shohin si mashtrim e gėnjeshtėr, si diēka tė ligė, qė nuk ia vlen tė merresh me tė, disa tė tjerė e shohin si burim tė luftėrave e tė konflikteve tė ndryshme, disa tė tjerė e shohin si krijuese tė paqes dhe natyrisht disa tė tjerė idealistė, e nė ndonjė rast mund tė shkojė deri nė ekstremin nacionalist. Nė shumė raste politika ka ditur tė jetė: ”oportunizėm, pėrfitim dhe dhunė”, thotė Kroēe. Kėtė e kemi parė mė se miri midis dy luftėrave botėrore, ndonėse as nė atė kohė nuk ka munguar “pakica intelektuale, rebele dhe jokonformiste”, sigurisht qė kjo pakicė nuk mungon as sot.

            Ndėrsa Giovanni Sartori nė librin: “Edhe njė herė pėr teorinė e demokracisė”, shkruan: ”... ai qė e harron politikėn-luftė, nuk mund ta ēmojė politikėn-paqe”. Se “ēka ėshtė politika”, janė dhėnė shumė mendime e pėrkufizime, por mė duket se mendimin mė racional e jep Giovanni Sartori nė librin e pėrmendur, kur thotė: “Mendja racionale interesohet pėr shtetin dhe jo pėr qeverinė - dhe aq mė pak pėr qeveritė – sepse kėto tė fundit janė tė paqėndrueshme ... ndėrsa shteti ėshtė njė strukturė e qėndrueshme”.

 

 

            Edhe trajtimin e politikės si ēėshtje publike mund ta kėrkojmė nga Aristoteli, i cili nė veprėn e tij :”Politika”, thotė se: “Njeriu nga natyra ėshtė kafshė politike”, me ēka mund tė nėnkuptohet se “njeriu mund tė jetojė mirė vetėm nė njė bashkėsi politike” tė organizuar mirė, mbi bazėn e ligjeve dhe tė parimeve tė pėrcaktuara mirė ndėrmjet njerėzve qė kanė pėrgjegjėsi politike e publike. Nė kohėn moderne lypset bėrė dallimin midis asaj qė ėshtė jetė “publike” dhe asaj qė ėshtė “vetjake”. Dhe politika si shkencė e ka bėrė kėtė. I gjithė aparati shtetėror (legjislativi, ekzekutivi, gjyqėsori, prokuroria, ushtria, policia etj.), janė sferė publike, meqė edhe paguhen nga paraja publike, pra nga paratė e tatimpaguesve. Ndėrsa, “vetjake” ose private janė: shoqėria civile, familja, bizneset vetjake, sindikatat, klubet e ndryshme etj., qė nuk financohen nga publiku, janė “vetjake”, pra gjithēka qė ėshtė krijuar pėr t’i shėrbyer vetvetes e jo shoqėrisė, ėshtė vetjake. Politika publike nga shkencėtarė tė ndryshėm ėshtė trajtuar si “forma mė e rėndėsishme e veprimtarisė njerėzorė” (Hannah Arent), ndėrsa sipas Rousseau-t “vetėm nėpėrmjet pjesėmarrjes sė drejtpėrdrejtė e tė vazhdueshme tė tė gjithė qytetarėve nė jetėn politike mund tė drejtohet shteti nga e mira e pėrgjithshme”. Pėr liberalėt kjo ėshtė njė formė e ndėrhyrjeve tė padėshirueshme, ata parapėlqejnė shoqėrinė civile pėrpara shtetit.

            Politika nga shumė teoricienė shikohet si kompromis dhe konsensus, por politika si shkencė ka njohur dhe forma tė tjera tė veprimeve politike, p.sh. Lenini thoshte se edhe “lufta ėshtė vazhdim i politikės me mjete tė tjera”. Natyrisht qė lufta ka qenė dhe mbetet zgjedhja mė e keqe e politikės, por politika si shkencė e parasheh edhe luftėn si zgjidhje politike. Konsensusi ėshtė forma mė e arrirė e politikės, por vėshtirė i arritur, ndėrsa kompromisi shpesh ėshtė formė e dhimbshme pėr palėt, por kėtė formė tė politikės e kanė njohur dhe formacionet mė revolucionare tė botės, ndėrsa luftėrat me gjithė rezultatet tragjike tė tyre, pėrsėri duhet t’u nėnshtrohen kompromiseve politike. Edhe historia jonė mė e re politike e konfirmon ketė, por jo vetėm kjo. Kompromisi, por jo komprometimi, ėshtė vlerė e politikės sė pėrbotshme ose se paku kjo ėshtė karota qė u jepet atyre qė bėjnė kompromise. Pra, filozofė dhe teoricienė, nga antika janė pėrpjekur tė shpjegojnė si duhej tė ishte qeverisja e mirė, por janė liderėt politikė ata qė duhet tė vendosin qeverisjen e mirė. Ndoshta kjo qė u tha korrespondon me thėnien e njohur tė Marksit: “Filozofėt nuk kanė bėrė tjetėr veēse e kanė shpjeguar botėn nė mėnyra tė ndryshme, por puna ėshtė qė tė ndryshohet ajo” (teza e 11-tė e Fojerbahut). Nė botėn shqiptare, nėse jo edhe pėrtej saj, duhet tė ndryshohet qeverisja pėr tė mirėn e qytetarėve tė kėsaj hapėsire.

            Tė pėrfundojmė, politika “vėrtet ėshtė art i sė mundshmes”, por nuk ėshtė diēka e pamoralshme, “mashtrim apo zbatim brutal i pushtetit”, siē vlerėsohet nga makiavelistėt e djeshėm a tė sotshėm. Politika ėshtė diēka midis “reales dhe ideales”, pra nuk ėshtė as krejt ferr e as krejt parajsė. “Politikani i mirė, thotė Sartori, e di se idetė janė forcė dhe idealet janė armė”, pa tė cilat s’bėhet politika. Politika ėshtė njė domosdoshmėri qė shoqėria njerėzore nuk bėn dot pa tė, sepse demokracia nuk funksionon pa filozofinė dhe pa teorinė politike ose pa politikėn si shkencė. Politika si shkencė, si ēdo shkencė tjetėr, ėshtė krijuar nga mendjet e ndritura tė shekujve pėr tė qenė nė shėrbim tė njeriut, por, po kjo shkencė nuk ka arritur ta pengojė antinjeriun pėr ta shfrytėzuar atė pėr qėllimet e tij meskine. A nuk i shfrytėzuan arritjet e shkencės sulmuesit e Kullave Binjake mė 11 shtator 2001?!



            (Autori ėshtė kryetar i Kuvendit tė Kosovės)