Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

kulturė 6 - POLEN GRUAJE

Shkruan: Sotir ATHANASIU

      

Roman

 

POLEN GRUAJE

- Stafetė e dhimbshme e njė dashurie parisiene -

 

 

Romanin e autorit Sotir Athanasiu, "Polen gruaje", mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

 

„Literaturė“

 

(E falėnderojmė pėrzemėrsisht autorin)

 

 

 

            NJĖ TAKIM I BUKUR, I PAZAKONTĖ-HYJNOR

 

            Me kapelėn e kashtės, rrasur mbi fytyrė, e zuri gjumi. Rrezet e diellit, atė pasdite, nuk ėshtė se kishin forcėn qė sjell djegie nė trupat e zhveshur, por gjithsesi, nxehtėsia e tyre shkaktonte vapė. Madje, djersitja deri nė kullim, ishte e pashmangshme, po tė pėrballeshe. Gjė, qė kishte guxuar poeti. Ai kishte zėvendėsuar me njė gjumė tė munguar freskinė nė det, qė bėnin tė gjithė, ēikė e fėt, si nė njė ritual kulti. Se adhurohej dielli, teksa trupat e lakuriqtė i pėrkėdhelte uji i kripur. Poeti flinte. Shkaku? E kishte tejlodhur nata e shkuar pėr tė zbardhur pėrkthimin nga frėngjishtja me shėnimet e njė udhėtari tė dytė nė gjurmėt e tė parit, ekspedita e tė cilit fatkeqėsisht kishte pėrfunduar nė tragjedi, vite mė parė nė Antarktidė. Pas kėrkimeve, ishte me shans qė kishte arritur tė gjente ditarin e fatkeqit. Nė to, njeriu i tragjedisė, shėnonte: “Tė pėrpiqesh, tė kėrkosh, tė gjesh e tė mos jesh nė gjendje tė tregosh. Se koha s’mjafton.”

            Ky duhet tė qe, me gjasė, akti i fundit e mbase edhe tabloja e mbrame. Se, si nė zgrip, pėrpara mbarimit, “vdekja si ‘Perėndesha’ Hipotermi’ mė erdhi si e dashur.” Kėshtu e mbyllte ditarin udhėtari nė Antarktidė. Kėto kishte lexuar njė natė mė parė poeti dhe, tek po flinte, iu shfaq nė gjumė ajo qė vite e vite e kishte ėndėrruar. Jo akujt e kontinentit tė ftohtė, por ikona e njė femre, qė mishėronte aktin final nė pėrvetėsimin e gjuhės sė huaj nė mėnyrė autodidakte, laurimin e tij.

            Marrėdhėniet me frėngjishten ai i trajtonte me kujdesin, vėmendjen dhe durimin e njeriut pėr tė pakapshmen e tejet tė vėshtirėn, pėr tė rrokur idealen. Me sa dukej, ai kishte mbėrritur nė stadin sipėror tė saj dhe Poeti nuk e kuptonte se ishte me shumė fat qė iu shfaq ky vegim. Perėndesha ishte fotokopje. Po, e tillė ajo qe. Fotokopje e asaj femre tė panjohur me tė cilėn vetėm pas njė grimė here do tė takohej. Po. Se ai e kishte ėndėrruar dhe, siē edhe do ta shohim, kjo do tė ndodhte me tė vėrtetė. Njė pėrmbushje e tillė ėndėrrore i tejkalonte tė gjitha fluturimet pindarike pėr mbrėmjen e “laurimit” tė tij nė frėngjisht. Atė qė, sigurisht, gjithmonė e kish parė tepėr tė paarritshme, tanimė s’e vinte nė dyshim aspak njėmendėsinė e asaj. Mrekullia ishte duke ardhur. Madje-madje, nimfa kishte zbritur nė Tokė pas gjashtėqind e pesėdhjetė vjetėsh, tejet solemnisht. Kjo qe Perėndesha Hipertermi (dhe jo Hipotermi).

            Ajo nuk foli vetė. Dikush (siē ndodh nė sallonet mbretėrore, por edhe nė kopshtet e trėndafilave,) lajmėroi dukjen e saj. Dhe, meqė poeti s’pa njeri tjetėr, duhet tė ketė qenė jehona qė kishte marrė pėrsipėr kėtė rol. E shprehur nė kėtė mėnyrė bėhej mė domethėnėse vėrtetėsia, si dhe mė tronditėse gjasa. Poetit, ato ēaste, jo vetėm i qe tharė e rreshkur trupi nga uji i kripur, por mė pas kishte ndier rrėqethje e tė dridhura pėr t’u ri-djersitur deri nė aht. Veēse kėsaj here, pėr njė shkak krejt tė kundėrt me fillestarin. Sepse do tė bulėzonin e, mė pas, avullonin, palė tė tjera djerse. Se, brenda asaj ore qė ishte shtrirė si nė pėrballje me diellin nė gjumė, shtati i tij sikur kishte udhėtuar nė tė katėr stinėt e vitit i... zhveshur. Ja dhe tani Perėndesha. Kuptohet se pas kėsaj, baraspesha mendore duhet tė qe disi e prishur.

            Gjithsesi nuk ishte aspak kundėrshtuese ajo qė syri i kapi atje tutje, valėn qė kish mbartur nė gjirin e saj hyjninė. Por ai u ndėrmend se ishte nė gjumė dhe njė gjendje e tillė s’duhej tė merrej pėr e vėrtetė. Pasi, jo rrallė, e rrejshmja e kishte zhgėnjyer. Prandaj mėnjanėsia e tij ngrinte krye edhe kur ai jetonte diēka tėrheqėse dhe tė mirėfilltė. Rasti i tanishėm kėtu grupohej. Por atij i duhej tė shihte farin qė tė rrokte rrėmbimthi, se ndodhej nė rėrėn e plazhit tė Durrėsit dhe jo nė njė breg ishulli tė panjohur pranė njė varke tė shkatėrruar dallgėsh. Dhe nuk mund t’i shkonte kurrė ndėr mend se kopja e kėsaj hyjneshe (a vegimi) por tokėsore ishte nisur e do tė vinte njėmend pas ca ēasteve. Mėnjanė shakatė. Ai do tė njihej me njė franceze moshatare me tė. Por, le tė mos ua shuajmė miqtė e mi, kuriozitetin.

            ...Poeti dremiste si i nderur mbi varkė.

            Por siē ngjet nė botėn e ėndrrave me ēudira, barka u shndėrrua nė delfin. Se ky (e kush veē tij), e kish ndjellė e mė pas, udhėhequr tė dilte nė sipėrfaqe tė ujit, tė dėrguarėn e Qiejve, qė... Nga deti, si nimfė doli,/ Krifėn e saj,/ Si harpėn me gishtėrinjtė e lirės/ lėmonte.

            I lindėn kėto vargje dhe s’qe nė gjendje ta pėrcaktonte kėtė krijesė: ishte hyjni, shtijni apo Hipertermi. Gjithsesi kėnaqėsia e zbritjes sė saj, ndaj-afėrsia e njė lidhjeje shpirtėrore me tė, por edhe sepse u kap nė befasi, e ēoi nė njė pyetje si tė fliste me dikė tė kėsajbotshme:

            -Si ishte uji... Perėndesha ime?

            “Kėshtu ndodh rėndom me tė rinjtė tokėsorė, -mendoi Qiellzana dhe shtoi: Ata i befason bukuria. U mpin trurin e u merr gojėn se e kanė tė zhvilluar ndjesinė e sedrės si njė ngarkesė vetėtimore. Pėr ta shkarkuar disi atė tendosje, mbėshteten (dhe bėjnė mirė), tek ajo tendė e gjerė me krahė, degė e gjethe, si dhe me njė shtrirje tė pamatė, me emrin NATYRĖ.

            Ajo buzėqeshi dhimbshėm. Por pėr njė arsye gazmore sa edhe tronditėse. Njė shoqe e sėrės kishte zbritur pėr tė parė gjendjen ekonomike nė kėtė skaj tė Adriatikut dhe ishte kthyer nė Olimp, duke u shkrirė sė qeshuri. Kur e pyetėn pėr shkakun, me vėshtirėsi shpjegoi se njerėzit nė ato brigje ngriheshin pėr qumėsht qė mė dy tė natės dhe se fustanin e saj s’e kishin krahasuar me bardhėsinė e reve nė shtegtim, por me bardhėsinė e qumėshtit tė paskremuar.

            Perėndesha e poezisė kujtonte se gjashtė shekuj e gjysmė mė parė, kishte prekur bregun e kundėrt tė Adriatikut. Se dihet, qė dy brigje janė po aq larg e tė huaj me njėri-tjetrin, sa edhe zemra me trurin, qė s’bėhen kurrė, as motra e as shoqe. Se diktator ishte dhe Ēezari. Por njerėzit e bregut tjetėr e vranė atė. Shprehja: “Edhe ti, o Brut!” mbėrriti deri nė Olimp, kolege, - do t’i thoshte ajo homologes sė saj, kur dėgjoi krahasimin e fustanit me qumėshtin. Kurse njerėzit e bregut tė kundėrt tė Adriatikut e mbushėn me lot detin pas vdekjes sė tij, nė vend qė ta vrisnin atė e ta ēonin nė Ferr. Dy brigjet janė larg si zemra me trurin, kolege.

            Perėndesha e Poezisė, kėshtu i kujtonte, brigjet e Italisė, kur zbriti atėherė. Ishte koha e Rilindjes Europiane. Qendra e kish nisur me ‘mision’, pėr tė takuar pėrfaqėsuesin mė tipik tė kohės: Franēesko Petrarkėn. Duhet tė linte tek ai porositė pėr shėrbimin qė kishte marrė pėrsipėr tė kryente...

 

            Pjesė nga romani "Polen Gruaje"