Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė2 - Poezi tė zgjedhura

Poezi tė zgjedhura

 

POEZI TĖ  ZGJEDHURA

 

Nga:

 

Fatos ARAPI

Vlora BANUSHAJ

Jusuf ZENUNAJ

Mehmet BISLIMI

Mimoza AHMETI

Kadri Alit SHERIFI

 

 

 

 

Fatos ARAPI

 

     

SI S'TĖ DESHA PAK MĖ SHUMĖ   

                  

 

Unė e desha pėrtej vdekjes,                     
Ashtu dashurova unė                                      
Edhe prapė s'ia fal dot vetes:                      
S'i s'e desha pak mė shumė...                   

                                        

Pak mė shumė ku shpirti thyhet,                
T'i them ndarjes: - Prit, ca pak...               
Tė gėnjejmė mallin qė s'shuhet,             
Kujtimin tė gėnjejmė pak.                      

                                        

Pėrtej vdekjes, pėrtej botėve,                    

Atje ku nis "ca pak" tjetėr,-                             
Asaj qė mė rri mes Zotėve:                     

Si s'tė desha pak mė tepėr... 

 

 

MOS EJA NE ĖNDĖRR

Mos eja nė ėndėrr, e paėndėrrta ime
Nuk je Safua me zemėr tė brishtė.-
Ngopur me vdekjen e dashurisė
gjer nė gryke, jam!
Edhe nė gjumin e vdekjes
trembem nga britma ime
pėr ty.

Mos eja nė ėndėrr, e paėndėrrta ime.
Mos e bėj shakanė e mbrėmshme.

Si ta duroj ditėn,
qė mė sheh me sy ėndrre?

 

 

EDHE SONTE...

Edhe sonte nė kurrizin e rruzullit
do tė gjejmė njė copė vend
ku tė ulet dashuria jonė.
Edhe sonte, nė ēeturie e qiellit
do tė kėrkojmė yllin,
qe i panevojshėm, mbi kokė na ndriēon.
Dhe diēka tė gėzueshme,
pėr t'i thėnė njeri-tjetrit, do tė gjejmė edhe sonte...

 

 

ATDHEU ...

 

Atdheu ėshtė dhimbje, ėshtė dhimbje.
Njė prill i pikėlluar nė shpirt.
Atdheu ėshtė kryqi, ėshtė kryqi.
E mban - dhe tė mban ty - nė shpirt.

Atdheu ėshtė toka e premtuar.
Ti shkel si njė zot dhe s'e ka ndėn kėmbė.
Atdheu s'ka fjalė, ka sy tė trishtuar.
Vdes dashuria nė dashuri qė tė c'mėnd.

Atdheu ėshtė buka e uritur,
Tė ikėn nga duart e dot nuk e ngop;
Ėndėrr dhe ankth dhe shpresė e sfilitur;
Me sytė n'errėsirė vetveten kėrkon.

Atdheu ėshtė varr i hapur, ėshtė varr.
Njė jetė drejt tij shkon me besė qė bind.
Nė njė pikė loti mbyt lotin fatvrarė.
Nė njė pikė loti lirinė e lind.

Atdheu yt i vogli, i vogli
ai hyjnori i pavdekshmi si loti.    

 

         

 

 

 

 

                                                                      

Vlora BANUSHAJ

 

  

TI JE….!

 

Ti je brenda vargjeve tė mia,

Ti qė shėtitė nė shtigjet e mendjes sime.

 

Mė duhet tė tė lė, e tė ikė unė!

Mė duhet tė tė them: Tė  lutem, ik edhe Ti!

 

Nga ky cep i jetės, unė po nisem drejt njė dimensioni tjetėr...

Nga kjo periferi, mė prit diku dhe atė:  mu nė qendėr tė jetės...

 

Tash me vete do ngjyra tė gėzuara po i marr,

Pjesėn tjetėr ty po t'i lė,

Dhe kur njė ditė do tė takohemi nė atė dimensionin tjetėr,

Do t’i gėrshetojmė ato si askush tjetėr...

 

E tash, TY,

Prapė, brenda kėtyre vargjeve,

Unė po tė lė,

Uroj tė jesh mirė kudo qė tanimė je…

 

 

 

 

 

 

 

Jusuf ZENUNAJ

 

 

PSE

 

Kur tė shikoj ne sy
pyes kush ėshtė perendi?!
Po tė mė sheh njeri
do t'mė quajė i marrė.
Ėndrra pėrveluse
tek ti tė  marrė zjarr,
pleq as tė rinj
dashurisė s'mund t'i vėnė kufi,
pse lojen e tjetrit
e dinė pėr marri?

 


NE KOPSHT


Si hije e trazuar erdhe
tek nxente dielli nė kopsht,
flututres atė mot i ngjaje,
luleve qe rriteshin
s'u more erė dot!
Mos ishte e martė,
kur hyre nė lojė?!
Muajin as vitin s'dua t'i kujtoj!
Ėndrrat e djajve kėrkoje t'i shihje syēelė,
fjala tė rrodhi si vetėtima nė  verė,
rrokjet ēdo gjė prenėn si teh shpate,
kur erdhe ne kopsht sa pranvera i pate?
Valle, gjithė ate helm
ku e mbajte?!

 


RETĖ  S'E DI NGA ERDHEN


Mbi gėrshetin tim pushove, pėllumb;
si shqiponja zogun me vure nė gjumė,
ėndrrat mė pėrveluan si syri yt nė gji,
kur me kalli buzė lumit e mė s'pashė njeri,
retė s'e nga erdhen e m'i moren sytė,
dielli lindur, iku njė ditė!
Pas si hije e vdekjes me ndoqen tradhtitė,
tek lumi qysh t'kthehem, o pėllumbardhė?!
Mbi varrin tim
qyqja tė lėshohet nė vaj.

 


NATA


Nata ėshtė pjellė e ėndrrave
dhembjet
si eren me breshėrin i pėrpjek.
pritjeve shtratin ua rrit
si flutura krahet nektar i lėshon nė dritė.
Nata gjithmone s'eshte e zeze.
Zemrat shpeshherė flakė i ndez
dhe mbjell faren e gėzimit
pas tretjes sė lules sė kujtimit.
Nata me orė tė gjata,
lind shpresa,
rrit shtrėngata.

 


PRITJA


Nusja pret vajin e fėmijės
nėn hijen e qershisė,
pema prej dege kokėrr s'i lėshon.
Ajo pyet veten
mos vallė pėr mua shkroi Migjeni,
apo me nėnėn tė njėjtin fat kemi?

 


KUR ISHIM FĖMIJĖ


Nė fletė bagremi kėrkonim suksesin
shokĖ  e shoqe filloristė,
pas humbjes i hidhnim gjethet
me dhjetėra herė nė ditė,
qėllimit nė lojė ia arrinim
qoftė edhe me hile nė bisk,
kurse tash qė u poqem
si eshke u dogjem,
pa ditur gjė pėr njĖri-tjetrin,
kėndej e matanė detit,
fatet si dikur nė lojė
gjithė jetėn s'mund t'i ndėrrojmė.
Klithme e Kenge (Tirane, 1996)

 


KASAPI I BALLAKANIT

Krekoset kasapi i Ballkanit nė Gjygjin e Hagės
nuk e shqetėsojnė plagėt e tė riut,
tė nuses as tė plakės,

as gratė  shtatzėna tė vara me gjithė fėmijė;
kush pa kėmbė e kush pa sy,
tek i sheh nė fotografi
tė rritura  nė ekran,
nuk rrah ēerpikė,
fare nuk ofshan.
Siē e ka zakon me fjalėt plot vrer
edhe foshnjet e palidura i quan kriminelė!
Nė Bosnjė,Kroaci,Kosovė e nė Luginė tė Preshevės
krimet e Miloshit duken si dimrit edhe verės,
nuk i fshijnė erėrat,stuhitė as vullkani,
kasap ma tė madh s'ka pasur Ballkani...


KTHIMI I KANJUSHĖS SĖ VERDHĖ

Kanjusha e Verdhė
Pas njėzet vjetesh
kthehet nė Dubovikė,
bilbili nga varret
kurrė mė s’do t’ikė.
Nėnė Ajshes
do t ‘i qeshen rrudhat,
prej tingujve
tė kitares sė ndryshkur,
do tė ushtojė fusha,
do tė dridhet kulla.

Kushtuar poetit Jusuf Gėrvalla tė vrarė nga UDBA jugosllave, mė 17 janar 1982,afėr Shtutgardit, rivarrimi i tė cilit do tė bėhet mė 17 janar 2002, nė vendlindjen e tij.

 

KISHA DASHUR

Kisha dashur mjegullen t’ia zhvesh
kėngės sė vjetėr,
me gjethe pranverore
plagėt t’ia shėroj bilbilit
me flokėt e vashave
t’ia zbukuroj shtatin
si nusen duvaku.
Kisha dashur tė them atė qė kurrė s’e thashė
droj qė bilbilin e trazoj
nė lisin e vjėter mė s’do tė kėndojė.

 

 

 

 

 

 

 

 

Mehme BISLIMI

 

ANONIM

 

Ta imponuan vullnetin

Vėrtitje kuajsh pa zot

Ujq e ēakaj ndėr male

Ulurijnė pėr ty

Anonim...

 

Kush tė adhuronte si hyjni

Rrufė e mbaruar

Fanatik i mendjelehtėsisė

Analogji jobindėse

E zgėrdhira mes zemrimit

Plagėn e mbyllur

Rihap...

 

 

GJITHĖMONĖ

 

Mes fjalės e keqkuptimit

Njė ngushėllim i vogėl

Gjithėmonė

Mes shtirjes e vyrtytit

Shqetėsimi si fryt

Gjithėmonė

Kungulli mbi ujė nuk shkon

Kanė thėnė

I ndershmi tė nderon

Gjithėmonė...

 

 

IKJA E ZOGJĖVE

 

Motive vjeshtore n’pikturė

Nga ikja e zogjve n’fluturim

Mbi detin me shkumbė

Peshė e shikimit

Drejt arave tė mbjellura

Me ėndrrat joshėse tė lumturisė

Premtuese tinzare

O tė padjallėzuar n’kusuritje

Tė llogarive tė vonuara

Pre e njė komedie

Qė n’dramė u shndėrrua

Zogjėt ikėn...

 

 

LISI

 

Tė vetmin lis e prenė

Fshehur

N’zhgrryerje tė papara

Si mbi mitet e vjetra

Pėrcjellur besnikėrisht

Mbi lisin kishte goditur

Dorė e vrasjės sė dyfisht

 

I lashtė ishte lisi

Mė i lashtė se fisi

Lashtėsia nuk vritet

Nė Kosovė prapė

Lisat po rriten...

 

 

LIRIKĖ

 

Dashuri herė tragjike

Herė lirike

Kush troket nė derėn e

Lirikave t‘mia

Nga gjurmėt e jetės lėnė

Nė rrugėt e saja t‘gjata

Mendim i pa thėnė...

 

Mes dhėmbėsh pėrtypur dėshirė

Arkitekturė e mendimit

Kontrast kundėrthėnės brenda

N‘mjeshtrinė e ndėrtimit

Lirikat e mia...

Lagur me ujė

Lagur me djerės

Lagur me verė

Lirikė n‘ekzekutim

Fjali e zgjeruar

Kuptimin humbe n’shtjellim

Lirikė

Rini e vendit tim...

 

 

TRAZIM

 

Me ndėrgjegje tė trazuar

Kaq herė kam provuar

Sinqerisht

Kam vrarė mendjen

Netėve tė gjata

Neveritė qė si mbanė fleta

Mendimet m‘i kanė ndrydhur

Mbi mundėsitė e mia

Nuk dola dot

Buzėqeshje e ftohtė

Si dhuratė...

 

Poezi nga libri: “N’ballė t’oxhakut”

 

 

 

 

 

 

Mimoza AHMETI

 

 

ĖSHTĖ ĒUDI KUR JE FEMĖR

 

Mua tani mė vjen pėr tė qarė. Mė duket sikur
shkarkesa yjesh mė  janė grumbulluar te sytė.
Dot nuk duroj,
ndėrsa ēengelat e nervave nderas tėrhiqen
kundrejt njeri-tjetrit.
Kangur me foshnjėn nė xhep
duket figura ime se largu
kėtu nė bregdet.
Mė vjen pėr tė qarė. Jam bėrė barrė.
Me siguri molusqet e buta tani
lėvizin kapakėt e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi ē'udhėtim tė mahnitshėm
kanė marrė
Ėshtė ēudi kur je femėr...
E keni pare natyrėn kur tmerrohet, fryn
e shkatėrron!
Kur si pėrbindėsh shkrifėron gėrmadhat
e mohimit...
Pastaj, kur pastaj, e lehtė dhe e trandur,
me sytė e mėdhenj plot hije
pret njė vazhdim, njė lindje fėmije
buze detit ku i vjen pėr tė qarė, pėr tė qarė,
ngaqė se si ėshtė, ėshtė me barrė.
Nė ato orė tė ditės kur molusqet e buta
hapin kapakėt e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi ē'udhėtim tė mahnitshėm kanė marrė...

 

 

ISHTE NJĖ RRUGĖ

Ishte njė rrugė ku vazhdimisht kaloje,
ti,e dashur,
ti,e bukur,
ti,ekstravagantja ime,
e tė tjerėve, ekstravagante,
e share ,e poshtėruar, e komplimentuar,
si historia e njė pikture tė ēmuar.

Dhe s'dije as vetė pėrse
tė iknin flokėt nė liri,
ndėrsa kėmbėt tė shkelnin nė morg
tė dashurive kufomoide,
qė gjithsesi patėn mani
t'i ekzaminonin gojėt e qytetit.

Tani nuk je,
tani nuk ecėn mė nė rrugėn qė nemitet,
as hapi yt,
as trupi yt i madh,
as goja jote me mpiksje
neverie dhe pakėnaqėsie.

Aty ėshtė rruga,aty,
dhe morgu yt i shpėrbėre...
Kufomat e tė dashurave tė flakura
nėpėr bordurat e plakura.
Tani andej kur kaloj
mungesėn e madhe tė orbitės sate ndjej,
dhe jap pėrshėndetje skematikisht
me ftohtėsinė e njė kartoni
tė cilin e respektojnė pėr ty.

Pėr ty, e dashur,
pėr ty, e share,
pėr  ty, e poshtėruar,
si historia e pikturės
mė tė ēmuar.

 

 

FIKJE

Ti kaltėrim ke qenė dikur. U erre.
Nuk e kupton ēfarė do tė thotė kjo?
Kujto se si vėrsulej rrezja ime
shigjetė drejt qiellit tėnd.
- Kujto.
Kėnaqėsi e sigurisė tė erri.
Tani shpotit tė tjerėt, duarxhep.

Po buzagazin aq krenar tė paqes
pėrse fytyra jote mė s’e jep?

Si paralajm nė ato mbrėmje prilli
me heshtje plumbi ma prisje ēdo fjalė.
Ti kaltėrim, ti egoist i kaltėr,
m'u fike nė duar ngadalė.

 

 

 

 

 

 

Kadri Alit SHERIFI

 

 

NJĖ RREZE DRITE

 

Nė rrugėt e botės

vrapoj...

kur vrapin e ndal

mendoj...

 

S`mendoj pėr dashurinė,

- e kam pėrjetuar,

as pėr fėmijėrinė

edhe ajo ka shkuar.

 

Mendoj nė atė dritė,

qė mė rrezatoi,

nė djep kur u linda,

atė dritė qė shkoi.

 

 

JETA

 

Shenjė e parė e jetės

ėshtė frymė e parė,

shenjė e dytė e saj

kur kjo frymė ka dalė.

 

Njė nismė ka pėrherė

dhe askush s`e di,

kur mbaron kjo nismė

fillon pėrsėri.

 

Beson a s`beson

ėshtė punė pėr ty,

tė gjitha kėto

veē njė Zot i di!

 

 

ATA

 

Ata tė thonė,

ke tė drejtė.

pastaj tė thonė,

s`ke tė drejtė.

 

Ke tė drejtė,

s`ke tė drejtė

me dhe pa

tė ik kjo jetė.

 

 

LINDJA

 

Atje ku lind dielli,

lindi qėnja jonė.

i dha dritė qielli,

dritė, pėrgjithmonė.

 

Poezi nga  libri: “Tregime poetik 2006”